NJËZETË QINDARKA
Nga Timo
Mërkuri
Kam
patur idenë se vetëm unë përjetova mos harrimin e poezisë "Dashuri"
të Natasha Lakos qysh në leximin e parë të saj, menjëherë pas botimit në librin
poetik “Marsi brenda nesh” në vitin 1972, por shpejt kuptova se kjo përshtypje
ishte një iluzion i krijuar nga trazimi shpirtëror që më pati lenë. Ribotimin e
saj të shpeshtë në organet e shtypit, referimet te ajo të kritikës, përkthimet
e botimet të saj jashtë shtetit në serinë e poezisë shqipe së bashku Kadarenë, Dritëroin dhe Arapin qysh
në vitin e botimit, si dhe në botimet e Antologjive botërore të poeteve femra më
vonë, botimet dhe referimet që vazhdojnë edhe sot më bindën se kjo poezi nuk më
kishte lenë mbresa vetëm mua. Është
një poezi shumë e thjeshtë në kuptimshmëri,që trajton temën e dashurisë dhe
vlerës së saj të pamatshme, është një krijim që ngërthen ndjenja të thella dhe
një sinqeritet të jashtëzakonshëm, të shprehur përmes një gjuhe të thjeshtë dhe
të drejtpërdrejtë. Përbëhet nga katër vargje të shkurtër, të cilët me anë të
një imazhi të qartë dhe simbolik arrijnë të shprehin një përvojë të pasur
emocionale dhe mendimi.Vargjet e para, "Njëzetë qindarka për të folur me ty / tridhjetë qindarka për të ardhur
te ty," shfaqin përpjekjet dhe sakrificat që njeriu bën për të qenë
pranë dashurisë, të konkretizuar te personi “ty”. Vargu i tretë, "Sikur miliona të më jepnin / s’do të
kthehesha mbrapsh nga ty," nënvizon përkushtimin dhe besnikërinë e palëkundur
ndaj dashurisë, duke treguar se asgjë materiale nuk mund të zëvendësojë lidhjen
shpirtërore.
I-Poezia
ka një strukturë të thjeshtë, me vetëm katër vargje, por çdo varg është i ngarkuar
me një kuptim të thellë. Lako përdor një gjuhë “ekonomikle”, të kursyer e të
drejtpërdrejtë duke përdorur qindarkat si njësi matjeje për veprimet që lidhen
me dashurinë, zgjedhje stilistike që krijon një kontrast të fuqishëm midis
vlerës monetare dhe vlerës emocionale, duke nënvizuar në përfundim se ndjenjat nuk mund të maten me
para. Poezia evidentohet si krijim i kohës së monizmit, jo vetëm nga data e botimit, por te
elementët e poezisë, ku: “njëzet qindarka
për të folur me ty” na kujton kabinat telefonike anës rrugëve ku mund të
bëje telefonatën me një monedhë njëzet qindarkëshe, ( celularët erdhën në kohë të mëvonëshme), ndërsa vargu: “tridhjetë qindarka për të ardhur te ty”
na sjell imazhin e autobuzëve urbanë fizarmonikë, aq të njohur në ato
vite.
Vlerë
unike i jep poezisë çiltërsia, e cila shprehet
përmes thjeshtësisë së vargjeve, prej nga kuptojmë dhe ndjejmë sinqeritetin e
poetes.Poezia reflekton një sinqeritet të veçantë, i cili mund të shihet si
përfaqësues i një brezi poetësh dhe lidhet me disa faktorë historikë, shoqërorë
dhe kulturorë që kanë ndikuar në formimin e tij. Brezi i Natasha Lakos është brezi që ka përjetuar ndryshime të mëdha
shoqërore dhe politike. Në kohën e krijimit të kësaj poezie në Shqipëri,
ndjenjat, fjalët dhe mendimet ishin të kontrolluara, gjer aty sa që dhe
dashuria kishte parafjalë emrin e Partisë apo udhëheqësin, mirëpo kundër këtij
kontrolli kishte nisur një lëvizje liberalizmi, kryesisht në art dhe kulture,
që kulmoi me Festivalin e XI në Radio Televizion. Në lidhje me këtë brez poetësh
theksojmë se një karakteristikë e tij
ishte thyerja e konvencioneve. Poezia e Lakos, me sinqeritetin e saj të
thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, pasqyron dëshirën për të thyer kufijtë e fjalës
së kontrolluar, pse ky brez poetësh kërkonte autenticitet dhe vetë-shprehje të
sinqertë. Poezia "Dashuri" shpreh ndjenjat personale të dashurisë dhe
përkushtimit në mënyrë të hapur dhe pa komplekse, duke përfaqësuar kështu një
karakteristikë kyçe të këtij brezi, që shumë shpejt u martirizua.
Duhet
të themi se sinqeriteti në poezinë e Lakos pasqyron gjithashtu një lidhje të ngushtë
me realitetin e përditshëm dhe përvojat jetësore. Vargjet e saj flasin për
veprime e ndjenja konkrete që lexuesit mund t'i kuptojnë dhe ndiejnë menjëherë,
duke reflektuar një dëshirë për të kapur thelbin e jetës së përditshme dhe të
emocioneve të përjetshme.
Gjuha
e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë që përdor poetja reflekton sinqeritet. Nuk ka
vend për fjalë të mëdha apo metafora të ndërlikuara; çdo varg është i qartë dhe
i kuptueshëm. Poezia shpreh një përkushtim të palëkundur dhe një dashuri të
thellë që nuk mund të blihet apo të ndryshojë me para, duke pasqyruar një
ndjenjë të fortë të vlerave personale dhe emocionale, që ishin të rëndësishme
për këtë brez. Poezia ka një ndjesi
çiltërsie që del nga një zemër e hapur, dhe kjo çiltërsi është një tipar
që reflekton dëshirën për të qenë të vërtetë me vetveten dhe me të tjerët, një
karakteristikë e fuqishme e brezit që po përjetonte dhe krijonte në një mjedis
të përkohshëm liberalizmi nën diktaturë. Nqse do ta perifrazonim poezinë si një
lumë, do thoshnim se ky lumë rrjedh në një shtrat të gurtë sinqeritetit, prandaj është kaq i kristaltë.
Vargu
përfundimtar, "Pesëdhjetë qindarka
për të bërë dashuri," është një përmbledhje e drejtpërdrejtë dhe e
sinqertë e natyrës njerëzore dhe dëshirës për afërsinë fizike që shpesh
shoqëron dashurinë. Ky interpretim shton një dimension të ri në temën e
dashurisë, por edhe e çliron lexuesin nga ndonjë romantizim i tepërt me
paraqitjen e një perspektivë të vërtetë dhe të hapur.
II-Poezia
"Dashuri" e Natasha Lakos është një poezi e fuqishme dhe e ndjeshme
që arrin të përçojë thelbin e dashurisë përmes një gjuhe të thjeshtë, të
drejtpërdrejtë, ku përmes simbolikës së qindarkave, poetja nënvizon se dashuria
ka një vlerë të pamatshme dhe të pakrahasueshme me ndonjë gjë materiale. Kjo
është arsyeja pse kjo poezi klasifikohet
si një poezi simbolike, pse përdor simbole të thjeshta dhe konkrete, (si
qindarkat), për të shprehur koncepte më të thella dhe abstrakte (si dashuria,
përkushtimi dhe sakrifica).
Përdorimi
i tyre (qindarkave) për të shprehur veprimet dhe ndjenjat që lidhen me
dashurinë krijon një kontrast të
fuqishëm midis vlerës monetare dhe vlerës emocionale, duke theksuar se dashuria
nuk mund të matet me para. Ky është një shembull i qartë i simbolizmit, ku
objekti konkret (qindarkat) përdoret për të përfaqësuar një ide më të gjerë dhe
abstrakte (vlerën e pamatshme të dashurisë).
Poezia
gjithashtu ka një aspekt realist,
pasi përshkruan përvoja të përditshme dhe të kuptueshme nga të gjithë, si
veprimet konkrete, udhëtimi dhe marrëdhëniet intime. Kjo përzierje e
simbolizmit dhe realizmit e bën poezinë të fuqishme dhe të afërt për lexuesin,
duke e bërë atë të reflektojë mbi vlerën e vërtetë të dashurisë në jetën e përditshme,
i jep një jetëgjatësi dhe reflektim të përditshëm ndjenjës së dashurisë, si
shkëmbinjtë pllaka bregdetare dritës së diellit në verë.
Mirëpo
poezia "Dashuri" e Natasha Lakos, duke pasur parasysh elementet e saj
të melodicitetit dhe muzikalitetit që janë të ngjashme me ato të poezive
tradicionale, mund të konsiderohet gjithashtu një poezi moderne. Për të
përcaktuar se cilës rrymë i përket, do të duhet të shqyrtojmë më thellë stilin
dhe temat e saj, ku mund të vërejmë se përmban elemente tradicionale të
ndërthurura me qasje moderne. Elementet tradicionale që përmban poezia janë:a)-Rima
dhe ritmi pse poezia përdor një strukturë të thjeshtë dhe të përsëritur të
vargjeve, duke krijuar një ndjenjë të ritmit dhe melodisë, që është tipike për
poezinë tradicionale. Kjo krijon një efekt muzikor dhe harmonik që është i
këndshëm për t'u dëgjuar.b)-Poezia përdor metafora, simbole dhe krahasime për
të shprehur ndjenjat e dashurisë dhe lidhjes emocionale. Psh, përdorimi i
qindarkave për të shprehur vlerën e lidhjes dhe dashurisë është një metaforë që sjell një
ndjenjë konkretizimi të ndjenjave abstrakte.
Qasjet
moderne të poezisë janë: a)-Tematika dhe konteksti bashkëkohor, ku përdorimi i
qindarkave dhe referencave monetare për të shprehur lidhjen dhe ndjenjat e
dashurisë është një qasje moderne dhe pak ironike. Kjo shpreh një ndjenjë të
vlerësimit material që është shumë e lidhur me realitetin bashkëkohor. Referencat monetare përshkruajnë
lidhjet dhe ndjenjat e dashurisë në një mënyrë ironike dhe materialiste. Kjo
shpreh një qasje moderne dhe bashkëkohore që është shumë e lidhur me realitetin
ekonomik dhe social të kohës sonë, ku aspekti ironik dhe paksa cinik është një
tipar i postmodernizmit b)-Minimalizmi dhe thjeshtësia e strukturës së poezisë,
pa stolisje të tepërta, është një qasje moderne në poezi. Kjo qasje i lejon
lexuesit të përqendrohen në ndjenjat dhe mendimet themelore pa u shpërqendruar
nga elemente të tepërta stilistike. c)-Vargjet shprehin ndjenja personale dhe
introspektive me qartësi dhe drejtpërdrejti, që është karakteristike për
poezinë moderne. Psh, vargjet "sikur
miliona të më jepnin s’do të kthehesha mbrapsh nga ty" tregojnë një
përkushtim emocional të thellë dhe të drejtpërdrejtë.
Duke
kombinuar këto elemente, poezia "Dashuri" e Natasha Lakos ndërthur
elementet tradicionale me qasje modern dhe kjo e bën poezinë një shembull të
mirë të ndërthurjes së neo-tradicionalizmit
dhe postmodernizmit. Në qoftë se do
pyesim se si ka mundësi që Lako të
eksperimentonte postmodernizmin në kushtet e soc.-realizmit unë ju rikujtoj se në vitet kur është shkruar e botuar
kjo poezi në vendin tonë eksperimentoheshin forma dhe rryma të ndryshme të modernizmit dhe është e natyrëshme që
Natasha Lako të ishte një eksperimentu- ese e tyre.
III-
Thamë qysh në krye që kjo poezi e Lakos të mbetet në mendje për vite me rradhë
dhe lexohet me kënaqësi e recitohet me ngrohtësi, por cilat janë karakteri-stikat
që i japin këtë veçanti kësaj poezie? Disa nga këto karakteristika janë:
-Qartësia
e gjuhës së përdorur bën që lexuesi ta kuptojë dhe ta ndiejë mesazhin e poezisë
pa vështirësi ndërsa thjeshtësia e vargjeve krijon ndjesi afërsie e intimiteti.
-Përdorimi
i qindarkave si simbol për veprimet që lidhen me ndjenjat e dashurinë është një
element origjinal dhe i fuqishëm që e bën poezinë të dallueshme dhe të mbetet
në mendje, pasi qindarkat janë një njësi matëse e zakonshme që fitojnë një
kuptim të ri dhe të thellë në kontekstin e poezisë.
-Rmocioni
i sinqertë dhe çiltersia janë elementët bazikë që e bëjnë poezinë të prekshme
për lexuesit. Ndjenja e dashurisë dhe përkushtimit që del nga vargjet është e
përjetshme dhe universale, duke bërë që çdo njeri të mund të identifikohet me
të. Madje kësaj i shërben dhe fakti që heroi poetik nuk identifikohet në se është
hero apo heroinë.
-Mesazhi
i poezisë, që dashuria nuk mund të matet me para, është një mesazh i përjetshëm
që rezonon me lexuesit në çdo kohë. Ky mesazh e bën poezinë të jetë e vlefshme,
e rëndësishme dhe frymëzuese për çdo brez.
-Vargu
i fundit, "Pesëdhjetë qindarka për
të bërë dashuri," përmban një ironi të ëmbël dhe një dozë të lehtë
humori, duke sjellë një dimension të ri në poezi dhe shpesh lë një përshtypje
të fortë tek lexuesit dhe kontribuon në mbajtjen mend të poezisë.
-Poezia
është e shkurtër dhe koncize, gjë që e bën të lehtë për t'u memorizuar dhe
recituar, struktura e saj e përmbledhur përmban një forcë të veçantë dhe çdo
varg ka një peshë të madhe emocionale dhe simbolike.
Këto
janë në thelb elementët që ndikojnë që kjo poezi të mbahet mend për vite me
rradhë me një lexim të parë, gjë që tregon se poetja ka gjetur “damarin e arit”
në minierën poetike.
IV-
Kjo poezi është një poezi e frymëzimit dhe jo e mendimit. Frymëzimi në poezi shpesh shfaqet si
një shpërthim i papritur dhe intensiv i krijimitarisë dhe ndjenjave, dhe ngjan
me një vullkan që shpërthen duke nxjerrë diamante të formuara nga trysnia e
gazrave mbi lëndët organike në brendësi të tokës. Kjo dukuri shpreh poetikisht
se si një moment frymëzimi mund të sjellë në sipërfaqe emocione dhe mendime të
pasura dhe të thella që janë formuar për një kohë të gjatë në shpirtin e poetes.
Në
poezinë eNatasha Lakos, dukuria e frymëzimit dhe vlerat e saj shfaqen në disa
mënyra. Poezia është e ngarkuar me ndjenja të fuqishme dhe të papërpunuara.
Përmes vargjeve të saj të thjeshta dhe direkte, Lako kap momentin e thellë të
përkushtimit dhe pasionit. Vargjet "Njëzetë
qindarka për të folur me ty / tridhjetë qindarka për të ardhur te ty"
dhe "Pesëdhjetë qindarka për të bërë
dashuri" shprehin një dëshirë të madhe për afërsi dhe intimitet që
është e drejtpërdrejtë dhe e fuqishme, duke dhënë ndjesinë e një shpërthimi
emocional.
Frymëzimi
shpesh sjell një formë të pastër dhe të thjeshtë shprehjeje, e cila është e dukshme në këtë
poezi. Thjeshtësia e gjuhës dhe struktura e poezisë lejon që ndjenjat të dalin
në pah pa pengesa apo komplikime të panevojshme. Ky minimalizëm stilistik bën
që ndjenjat të jenë më të prekshme dhe më të forta.
Përdorimi
i qindarkave si metaforë për vlerën e komunikimit dhe dashurisë është një
shembull i asaj se si frymëzimi mund të krijojë simbole të fuqishme dhe të
reja. Kjo metaforë sjell një qasje të re dhe interesante ndaj konceptit të
dashurisë, duke e lidhur atë me diçka konkrete dhe të matshme, por njëkohësisht
duke shprehur vlera të thella emocionale që tejkalojnë çdo vlerë materiale.
Vargu
"sikur miliona të më jepnin / s’do
të kthehesha mbrapsh nga ty" shpreh një përkushtim të palëkundur dhe
një intensitet që është karakteristik i momenteve të frymëzimit të vërtetë. Ky
qëndrueshmëri dhe intensitet i ndjenjës është ajo që e bën poezinë të qëndrojë
në mendjen dhe zemrën e lexuesit.
Frymëzimi
në këtë poezi duket të jetë një eksplorim i papritur dhe i thellë i temës së
dashurisë. Përmes vargjeve të saj të thjeshta, Lako arrin të shprehë
kompleksitetin e dashurisë me një qartësi dhe fuqishmëri që vjen nga një burim
i thellë emocional dhe kreativ. Poezia "Dashuri" e Natasha Lakos
është një shembull i shkëlqyer i asaj se si frymëzimi mund të shfaqet në poezi.
Përmes intensitetit emocional, thjeshtësisë ekspresive, përdorimit të
metaforave të fuqishme dhe eksplorimit të ndjenjave të thella, Lako arrin të
krijojë një vepër që është e fuqishme dhe e prekshme, duke përfaqësuar vlerat e
vërteta të një momenti frymëzimi.
V-Poezia
"Dashuri" e Natasha Lakos mund të reflektojë atributet e rinisë së
saj, dhe frymëzimi që shfaqet në këtë poezi mund të ketë lidhje me emocionet e
fuqishme që shpesh përjetohen në rini, pasi dihet që rinia karakterizohet nga një intensitet i lartë
emocional. Ndjenjat e dashurisë, pasionit dhe përkushtimit përjetohen me një
forcë të veçantë, dhe kjo ndjenjë reflektohet në vargjet e poezisë Përkushtimi
i plotë dhe i pandashëm ndaj një personi, i shprehur në vargun "sikur miliona të më jepnin / s’do të
kthehesha mbrapsh nga ty", është një ndjenjë që përjetohet në mënyrë
më të mprehtë gjatë rinisë.
Në
rini, shprehja e ndjenjave është më e drejtpërdrejtë dhe më e thjeshtë. Fakti
që poezia përdor një gjuhë të qartë dhe të pakomplikuar, që lidhet me një
dëshirë të natyrshme për të komunikuar ndjenjat pa filtra apo komplikime të
tepërta na kujton se minimalizmi dhe thjeshtësimi në gjuhë është karakteristikë
e të rinjve që përpiqen të shprehin ndjenjat e tyre në mënyrën më të pastër të
mundshme.
Po
ashtu, rinia është një periudhë eksplorimi e zbulimi, jo vetëm e botës përreth,
por edhe e ndjenjave dhe marrëdhënieve personale. Poezia "Dashuri"
tregon një lloj eksplorimi të vlerës së dashurisë e intimitetit, duke
reflektuar kështu një kuriozitet dhe dëshirë për të kuptuar më mirë emocionet e
moshës.
Frymëzimi
që vjen si një "shpërthim i beftë i një vullkani" mund të lidhet me
energjinë dhe spontanitetin e moshës. Kjo periudhë e jetës shpesh
karakterizohet nga momente të papritura të kreativitetit dhe emocioneve të
forta që shpërthejnë në mënyrë të papritur, ashtu siç shfaqet frymëzimi i poetes
në krijimin e kësaj poezie.
VI-Mirëpo
frymëzimi ka nevojë për talentin për tu shndruar në poezi, dhe këtu, duke parë
nivelin e lartë artistik të poezisë ndjejmë se kontributi i talentit të poetes
Lako është thelbësor dhe shfaqet në disa aspekte. Një
kontribut kryesor i talentit është aftësia për të kapur dhe përçuar
emocionet e fuqishme me thjeshtësi dhe ndjeshmëri që të kjo poezi është tepër e
dukëshme.
Talenti
i Lakos shfaqet dhe në përdorimin e metaforave e simboleve të fuqishme. Thamë
se në poezi, qindarkat përdoren si metaforë për vlerën e komunikimit dhe
dashurisë, ku kjo metaforë është inovative dhe tregon aftësinë e saj për të
krijuar imazhe poetike që janë të thjeshta, por shumë të pasura në domethënie.
Poetja
e shfaq talentin e saj dhe në përdorimin e stilit minimalistik që është shumë
efektiv . Me pak fjalë, ajo arrin të shprehë ndjenja të mëdha dhe komplekse dhe
kjo është një aftësi që kërkon një talent të veçantë për të gjetur dhe përdorur
fjalët e duhura që kanë peshë të madhe emocionale dhe artistike.
Po
ashtu, struktura e thjeshtë dhe e përsëritur e poezisë krijon një ritëm dhe
harmoni që e bën poezinë të këndshme për t’u lexuar dhe dëgjuar. Ky përdorim i
strukturës tregon një ndjenjë të fortë të formës poetike dhe një kuptim të
thellë të asaj se si ritmi dhe përsëritja mund të theksojnë ndjenjat e
shprehura në poezi., kuptim i cili është pasojë e një talenti të spikatur.
Pra
talenti i Lakos është i dukshëm në shumë aspekte të poezisë
"Dashuri". Aftësia e saj për të kapur emocione të fuqishme, për të
përdorur metafora të forta, për të krijuar një stil minimalistik efektiv dhe
për të shprehur ndjenja me një intensitet dhe drejtësi të veçantë e bën këtë
poezi një vepër të shkëlqyer të krijimtarisë së saj poetike. Duhet të pranojmë
dhe të shprehim se talenti i Natasha Lakos është si materia e një ylli që,
megjithëse ndriçon për një kohë të gjatë në universin e poezisë, jo vetëm që
nuk zbehet, por përkundrazi, rritet dhe përmirësohet me kalimin e kohës, duke u
bërë gjithnjë e më i fuqishëm dhe më i përsosur.
Sarandë ,më maj 2024
Natasha
Lako
DASHURI
Njëzetë qindarka për
të folur me ty
tridhjetë qindarka
për të ardhur te ty.
Sikur miliona të më
jepnin
s’do të kthehesha
mbrapsh nga ty.
Pesëdhjetë qindarka
për të bërë dashuri.
“Marsi
brenda nesh” 1972
No comments:
Post a Comment