Timo
Mërkuri
LEXIMI I NJË POEZIE POSTMODERNISTE TË
FATMIR TERZIUT
Në
analizë të krijimtarisë poetike postmoderne të Fatmir Terziut më tërhoqi
vëmëndjen poezia "Një poezi, a pushon?", për qasjen e saj postmoderniste,
e cila shfaq një perceptim të rolit të poezisë në një kontekst të fragmentuar
dhe të ndryshueshëm shoqëror.Terziu përdor imazhe dhe metafora për të shfaqur qasjen
në shkallë të gjerë, duke reflektuar historinë e të tashmen dhe rolin e poezisë
në ato. Për këtë arsye mendova që analizën ta realizoj nëpërmjet leximit vargor
në aspektin e qasjes postmoderniste të tyre në veçanti dhe poezisë në tërësi.
1)
–Kështu, vargjet 'Ndërsa dallga çmallet
me gurin që mbajti dinosaurin e parë në ishullin Ëight / unë ia hap sytë
celularit tim, lexoj një mesazh,' shfaqin një përzierje të imazheve dhe
konteksteve të ndryshme, karakteristikë e poezisë postmoderne. Dallga që 'çmallet me gurin që mbajti dinosaurin e
parë në ishullin Ëight' përdoret si një metaforë për kohën dhe përvojën
njerëzore të kohës së kaluar, ndërsa 'ishulli Ëight' mund të interpretohet si
një hapësirë e izoluar ose e ndarë nga realiteti i përditshëm. Kjo paraqitje
metaforike e trajton kohën si një entitet që lë gjurmë të dukshme në natyrë dhe
histori.
Në
vargun tjetër, hapja e syve të celularit për të lexuar mesazhin e forcon
kontrastin mes të kaluarës dhe të tashmes dhe mes natyrës e teknologjisë
moderne. Ky moment shfaqet si një
ndërthurje e dy botëve, e kaluara dhe e tashmja , ndërthurje që është një element i zakonshëm në poezinë
postmoderne, ku koha dhe hapësira përplasen dhe ndërtojnë një realitet të
pazakontë.
Kështu,
vargjet shfaqin një shkëputje nga një linearitet i qartë dhe një qasje unike
ndaj kohës dhe përvojës njerëzore dhe ne duhet të dimë se koha, natyra dhe
ngjarjet në poezi janë gjithmon të
ndryshëm nga realiteti natyror apo historik. Në vend të një narrativi të qartë
dhe të strukturuar, poeti preferon të shprehë fragmente dhe momente të
papritura, duke e bërë lexuesin të mendojë për marrëdhënien komplekse midis të
kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, duke përmbushur kështu fragmentimin dhe
përzierjen e konteksteve dhe kontrastin e ndërthurjen e dy botëve,
karakteristikat themelore të poezisë postmoderne.
2)-
Po ashtu, edhe vargjet: 'besoj se bari që shkel mban erë si kockat e
mbretërve / dhe mbretëreshat / shkruajnë në mendjen time punëra dashurish / të
strukura në gjurmët e fosileve' shfaqin qartë elemente të postmodernizmit
nëpërmjet përdorimit të metaforave dhe imazheve të pazakonta. Vargu: 'besoj se bari që shkel mban erë si kockat e
mbretërve / dhe mbretëreshat' shfaq perceptimin subjektiv të realitetit,
një karakteristikë kjo e postmodernizmit, por ndërkohë metafora e 'kockave të mbretërve' dhe 'mbretëreshave' është një shprehje
simbolike e fuqisë dhe autoritetit, ndërsa vargu'punërat dashurish të strukura në gjurmët e fosileve' shpreh një
lloj kontinuiteti të përvojës njerëzore dhe historisë në mënyrë simbolike, duke
përmbushur karakteristikën postmoderniste të 'përdorimit të simbolizmit dhe
metaforës'. Të kemi parasysh se përdorimi i bimëve për të shprehur erën dhe
kockat e mbretërve e mbretëreshave është një imazh i një ndërthurjeje të dy
anëve midis natyrës dhe kulturës, midis të thjeshtës dhe të sofistikuarës. Kjo
lloj shprehjeje e koncepteve tradicionale është një element tipik i postmodernizmit.
Në vargun tjetër, 'punërat dashurish të
strukura në gjurmët e fosileve' paraqitet një kërkim i pafund për të
kuptuar një marrëdhënie me të kaluarën, të shprehur nëpërmjet kujtesës, duke
shprehur një lloj melankolie që është e paparashiku-eshme, duke përmbushur
karakteristikën e reflektimit mbi historinë dhe përvojën njerëzore të postmodernizmit.
Në
të dyja rreshtat, përdorimi i këtyre imazheve dhe metaforave shpreh një botë të
pazakontë, një realitet ku kuptimi tradicional dhe i qartë është i ndërthurur, dhe
kjo është karakteristikë thelbësore e poezisë postmoderniste, e cila ndihmon në
krijimin e një përvoje letrare që sfidon kuptimin tradicional dhe inkurajon lexuesin
të shprehë interpretimin e tij të ndryshëm.
3)-Duke
lexuar vargjet: 'që thonë se sytë e
pasqyrës së dashur / yjet, / dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur / se
poezia është universi i kërkimeve të tyre,' në kontekstin e poezisë
postmoderne, vërejmë një përdorim simbolik e metaforik të elementeve natyrore
për të shprehur rolin dhe fuqinë e poezisë. Vargjet 'që thonë se sytë e pasqyrës së dashur / yjet,' shprehin një
perceptim subjektiv të realitetit, duke u përqendruar në një perceptim nga
perspektiva personale, karakteristikë kjo e perceptimit subjektiv të realitetit
të poezisë postmoderne. Vargjet 'dalin ti
lexojnë natën detit të sprapsur / se poezia është universi i kërkimeve të tyre,'
ku 'sytë e pasqyrës së dashur' dhe 'yjet' janë personifikuar dhe përbejnë simbole
të ndjeshmërisë njerëzore, ndërsa 'poezia'
është e shprehur si një 'univers i
kërkimeve të tyre,' një metaforë për rëndësinë dhe rolin e artit në
përjetimet njerëzore, duke përmbushur karakteristikën e përdorimit të
simbolizmit dhe metaforës në poezisë postmode-rne. Gjithashtu, vargjet
përmbajnë reflektim mbi kulturën dhe identitetin, duke e paraqitur poezinë si
një mjedis ku individët mund të reflektojnë mbi përjetimet e tyre.
Në
poezi, vargjet 'sytë e pasqyrës së
dashur' dhe 'yjet' janë simbole
që përfaqësojnë një lloj perceptimi të fshehur, të cilin poezia mund ta
zbulojë. Përdorimi i 'pasqyrës së dashur'
për të shprehur një mënyrë të veçantë për të parë në botën natyrore thekson
qëndrimin e poezisë si një mjet për të zbuluar thellësitë e fshehura të
përjetimit njerëzor. Përmes shprehjes 'yjet,
/ dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur,' poezia shpreh një lloj
lidhjeje të fuqishme midis natyrës dhe kreativitetit poetik. Yjet, simbole të pasqyrimit dhe
reflektimit, shfaqen si lexues të natës së errët të detit, duke sugjeruar një
lloj lidhjeje mitike midis natyrës dhe imazhit poetik. Në fund, shprehja 'poezia është universi i kërkimeve të tyre'
thekson rolin e poezisë si një hapësirë ku mendja dhe shpirti eksplorojnë dhe
kërkojnë kuptime të reja. Ky koncept përcakton poezinë si një hapësirë ku
shkenca, miti dhe perceptimi personal përplasen dhe formojnë një realitet të
ri, ku kuptimi tradicional është riformuluar.
Në
këtë mënyrë, vargjet shprehin një qasje postmoderne ndaj poezisë, ku kuptimi
dhe perceptimi janë të hapur për interpretime të ndryshme dhe poezia përdoret
si një mjet për të eksploruar hapësirat e përvojës njerëzore dhe natyrore.
4)-
Te vargjet "I kuptoj në errësirën e
tyre senzuale / nga statujat e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier /
netët," në kontekstin e poezisë postmoderne, vërejmë se ato shfaqin
një ndërthurje të imazheve të papritura dhe të pazakonta për të paraqitur një
realitet të fragmentuar dhe të paqartë, ku fraza "I kuptoj në errësirën e tyre senzuale" shpreh një perceptim
subjektiv të realitetit, ku autori ndjen se ai kupton gjëra në mënyrë të
veçantë, subjektive, por ndërkohë kjo është një karakteristikë e poezisë
postmoderne.
Gjithashtu përdorimi i termave "errësira senzuale"shfaq një ndjenjë
emocionale dhe senzoriale, ndërsa "statujat
e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier" paraqesin një imazh
qetësie në një mjedis që duhet të shfaqet i qetë, por që përmban elemente të
paqarta. Kjo paraqitje është karakteristikë e poezisë postmoderne, ku kuptimi
dhe perceptimi janë të përzier nëpërmjet ndërthurjes së kontrastit. Në këtë
rast, ndjenja e "errësisë senzuale"
përplaset me imazhin e "statujave të
ngrira," duke krijuar një kontrast midis ndjenjave të jetës dhe
lëvizjes, dhe qetësisë së padukshme dhe të ndaluar.
Në
poezinë postmoderne, kjo përzierje e imazheve dhe ndjenjave shpesh përdoret për
të paraqitur një realitet të ndryshëm nga ai i pritshëm dhe për të përshkruar
ndjenja të çuditshme dhe të befasisshme tek lexuesi. Kjo lejon poezinë të
përjetojë një lloj lirie dhe eksperimentimi dhe poetit të shprehë idetë dhe
emocionet në një mënyrë të re, duke plotësuar disa karakteristika të
postmodernizmit si: përdorimi
i imazheve tërheqëse dhe surrealiste ( statujat
e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier përfaqësojnë një imazh
surreal), duke e bërë lexuesin të ndjehet i hutuar dhe të ndërthurë midis botës
reale dhe botës së ëndrrave. Ky lloj përdorimi i imazheve është një element i
zakonshëm i postmodernizmit. Po ashtu, përzierja
e një realiteti të njohur me elemente të pazakonta, siç janë statujat e ngrira
me erë pije alkoolike të përzier, reflekton një ndërlidhje midis realitetit dhe
fantazisë, e cila është një temë e zakonshme në poezinë postmoderne, ku kufijtë
midis realitetit dhe imagjinatës shpesh janë të pamundur për t'u dalluar.
5)-Vargjet
"Mblidhen nën guackë i një vezë e
zier, / botë e çuditëhme e pandryshuar / duke shuar shekujt në dallgët shkumë,
/ tregojnë se poezia s'ka pushuar," në kontekstin e poezisë postmoderne,shfaqin
përzierje të imazheve të papritura për të shprehur një qasje të pazakontë ndaj
poezisë dhe përvojës njerëzore. Përdorimi i imazhit të "vezës së zier" për të shfaqur një grupim të papritur,
tregon një kujdes të veçantë për detajet dhe për mënyrën e përjetimit të
elementeve të zakonshme në një mënyrë të re dhe origjinale. Ky përfaqësim
metaforik forcon ndjenjën e ngjyrës dhe ndriçimit të përjetimeve që mund të
jenë të pranishme në një realitet të fshehur.
Koncepti
i "botës së çuditshme e pandryshuar"
shpreh një realitet të ndryshuar, gati mitik, të pazakontë,duke përfaqësuar
qasje ndaj postmodernizmit, ku kuptimi i zakonshëm dhe i njohur është sfiduar
nëpërmjet përzierjes së elementeve të njohura me ato të panjohura. Poezia
vazhdon me imazhin e "shekujve që
shuhen në dallgët shkumë," duke shprehur një lloj përzierjeje ose
shkatërrimi të kohës dhe të historisë nëpërmjet një procesi të pakthyeshëm. Ky
imazh përforcon idenë se poezia është një fuqi që tejkalon kohën dhe që e
ndërton një realitet të ri dhe të pazakontë.
Në
fund, vargjet përfundojnë me vargun "poezia
s'ka pushuar" duke theksuar idenë se pavarësisht transformimeve të ndryshme në botë, fuqia dhe
ndikimi i poezisë mbeten të pacenuara, duke shprehur kështu një përmbajtje të
postmodernizmit, ku poezia shërben si një mjet për të përballuar dhe shprehur
kompleksitetin e realitetit dhe përvojën njerëzore në një mënyrë të pazakontë
dhe inovative.
6)-
Në vazhdim të vargjeve të mësipërme dhe në lidhje organike me ato, vargjet: "me një varg të çuditshem / ka gjetur
gjithnjë shtegun, / edhe në vend tjetër / sepse e ngjiz me art vargun / kur i
afrohet ndonjë gënjeshtër…" në kontekstin e një poezie postmoderniste
shfaqin një përzierje të imazheve dhe ideve të ndryshme për të shprehur një
qasje të pazakontë ndaj krijimtarisë së poetit. Përdorimi i fjalëve "me një varg të çuditshëm" shfaqin
një qasje inovative dhe origjinale ndaj krijimit të poezisë, varg që simbolizon aftësinë e tij për të
përzier kuptimin dhe formën në një mënyrë të re, duke çaktivizuar një efekt të
pazakontë tek lexuesi.
Fjala
"shtegun" shfaq një rrugë
(apo udhëtim) që poeti ndjek për të shprehur idetë e tij nëpërmjet poezisë. Ky
"shteg" shfaq një qasje të
postmodernizmit, ku krijuesi eksploron mjedisin për të gjetur nxitje dhe
frymëzim për të krijuar. Në vargun "edhe
në vend tjetër / sepse e ngjiz me art vargun," shfaqet një ide e
rëndësishme e postmodernizmit që artisti nuk është i kufizuar nga koha apo
hapësira. Ai mund të shkojë përtej kufijve të një realiteti të caktuar për të
gjetur frymëzim dhe për të krijuar diçka të re dhe të papritur. Përfundimi i
vargjeve me deklaratën "kur i
afrohet ndonjë gënjeshtër…" shfaq një lloj sfide dhe qasje skeptike
ndaj realitetit dhe përvojës. Fjala "gënjeshtër"
përfaqëson një elementë të pazakontë që mund të ndikojnë në procesin e krijimit
të poetit, por këtu duhet të kujtojmë rëndësinë e frazës “e ngjiz me art vargun”, ku është pikërisht arti ai që mbron poezinë
nga ndonjë “gënjeshtër”. Shprehja
"e ngjiz me art vargun" në
vargun e poezisë shfaq një kuptim themelor që arti dhe talenti i poetit janë
ata që e mbrojnë poezinë nga influencat e rreme. Ky varg udhëzon se talenti dhe
aftësia krijuese e poetit i lejojnë atij të transformojë materialet e ndryshme,
përfshirë edhe gënjeshtërat në diçka të bukur dhe të rëndësishme.
Në
kontekstin e poezisë postmoderniste, ky varg thekson një qasje të cilësuar ndaj
rolit të talentit dhe aftësisë krijuese të poetit. Përdorimi i fjalës "art" në këtë kontekst paraqet një
aftësi të jashtëzakonshme për të formuar dhe krijuar duke përdorur teknikën dhe
ndjenjën artistike. Pra, arti në këtë kontekst është ai që bën të mundur që
poezia të përmbahet dhe të mbrohet nga elementet e rreme, duke e ngritur atë në
një nivel të lartë të ekspresionit dhe kuptimit.Pra siç pamë në këtë lexim
analitik të vargjeve jo vetëm çdo varg, por edhe pjesë vargjesh apo figurash
artistike shfaqin dukurinë e karakteristikave të postmodernizmit.
III-
Poezia “Një poezi, a
pushon?" e Fatmir Terziut shpalos një vizion të thellë dhe të ndjenjshëm,
duke përdorur metafora, simbole e imazhe postmoderniste për të shfaqur një botë
të ndryshme, të çuditshme në disa aspekte.
a)
- Kështu, te vargu "Ndërsa dallga
çmallet me gurin që mbajti dinozaurin e parë në iëhullin Ëight" metafora
është "dallga çmallet me gurin" kjo metaforë paraqet një skenë të
larmishme dhe të fuqishme të natyrës, ku dallgat shkaktojnë një zhurmë mbi
gurët e bregut. Kjo metaforë mund të simbolizojë një ndjenjë të lirë, fuqinë
dhe energjinë e pa kufizuar të natyrës, duke shpalosur ndjenjën e bukurisë,
forcës dhe përjetësisë së saj. Ajo shfaq kohën duke përfshirë elemente të
lashta dhe të reja, si dinozaurët dhe ishujt, duke krijuar një ndjesi të
përplasjeve kohore dhe hapësinore. Mirëpo, kjo metaforë ka një ndërveprim me
simbolin e dinozaurit, i cili mund të simbolizojë diçka të lashtë, të largët
dhe misterioze. Dinozaurët janë krijesat prehistorike të zhdukura nga toka para
më shumë se një milion vjetësh, kështu që përdorimi i tyre në poezi mund të
paraqesë një ndjesi të hershme, gati të harruar. Ndërveprimi i simbolit të
dinozaurit me metaforën "dallga
çmallet me gurin" shfaq imazhin poetik të dallgëve që shkaktojnë
lëvizjen e fuqishme me gurin, që paraqesin një skenë të vërtetë dhe tërheqëse
të natyrës, duke krijuar një ndjesi të veçantë të lëvizjes. Kombinimi i këtij
imazhi me dinozaurin e parë në ishullin "Ëight" (Eit), një emër që
mund të kujtojë numrin "8" ose fjalën "infinity", forcon
ndjenjën e mrekullisë dhe përjetësisë së natyrës.
b)
- Po kështu vargu "Bari që lëkund
mban erën i kockat e mbretërve dhe mbretëreshat" është i mbushur me
metafora, simbole dhe imazhe dhe konkretisht: Në këtë varg, bari që lëkund
është një metaforë për një fuqi të padukshme dhe të papritur, që mund të
përfaqësojë ndonjë forcë ose ndonjë ngjarje të papritur që ndodh në jetën tonë.
Kockat e mbretërve dhe mbretëreshave janë një simbol i pushtetit, lavdisë dhe
autoritetit dhe përdorimi i tyre në këtë kontekst shkakton një ndjenjë që forcon
ngjarjet e papritura. Imazhi i erës që mban bari, të krahasuar me kockat e
mbretërve dhe mbretëreshave, shkakton një ndjesi admirimi dhe forcon ndjenjën e
madhështisë dhe fuqisë të ngjarjeve që po ndodhin. Përdorimi i termit
"erë" në këtë kontekst nuk përfaqëson një imazh konkret, por
përfaqëson një aromë. Pra, është një imazh poetik i fjalës që shpreh një
atmosferë, një ndjesi, ose një emocion. Kështu, paraqitja e "erës" së
diçkaje që mban bari shpreh një atmosferë të veçantë, një ndjesi mrekullie ose
të pakëndshme dhe është një pasqyrim poetik i një ndjesie ose gjendje imazhi
poetike, por jo një imazh konkret.
Mund
të vazhdojmë me shembuj të tjerë, por do të ecim në të njëjtën logjikë, pa
thënë asgjë tjetër të re, ndërkohë që duhet të theksojmë ndërveprimin midis
simboleve dhe metaforave në krijimin e imazheve te poezia e Terziut. Ky
ndërveprim shpreh një tipar të rëndësishëm të postmodernizmit, i cili karakterizohet
nga përdorimi i gjerë i simboleve, metaforave dhe ndërthurjes së tyre në
krijimin e imazheve komplekse dhe me kuptime të thella. Në poezinë e Terziut,
simbolet dhe metaforat përdoren për të shprehur ndjenja, përjetime dhe koncepte
të ndryshme në një mënyrë që është e pazakontë dhe e papritur. Ndërveprimi i
tyre krijon një lloj ngjashmërie midis ideve dhe imazheve, duke sjellë një
ndjenjë kompleksiteti të botës që shfaqet në poezi. Ky përdorim i elementëve të
postmodernizmit sjell një anë të papritur, duke lejuar lexuesin të krijojë interpretime
të ndryshme dhe të gjejë kuptime të reja nëpërmjet bashkëve-primit të simboleve
dhe metaforave.
IV- Postmodernizmi i shprehur në poezinë
e Fatmir Terziut e bën atë të thellë dhe të pasur në përmbajtje. Përdorimi i
simboleve, metaforave dhe strukturave të ndërlikuara, si dhe ndërthurja e
realitetit me elemente të tjerë të kulturës dhe përvojës njerëzore, e bëjnë poezinë
e tij një krijim që kërkon lexues të përkushtuar dhe të angazhuar për ta
kuptuar në brendësi. Ky kompleksitet në poezi e ngre atë ai autor në kuotat e larta të letërsisë.
Kritika dhe publiku e vlerësojnë thellësinë dhe gjithëpërfshirjen e poezisë së
tij, duke e cilësuar si kontribut të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore.
Për
të kuptuar dhe përjetuar poezinë e Terziut në mënyrë të plotë, është e
nevojshme një lexim i kujdesshëm, duke u përpjekur të kapësh gjithë dimensionet
dhe kuptimet që ajo përmban. Kjo lloj sfide kërkon një nivel të lartë kulturor,
intelektual dhe ndjeshmërie te lexuesit.
Të
kuptojmë: lexuesi duhet të jetë i gatshëm për të eksploruar brendësinë e temave
të poezisë së tij, të reflektojë mbi lidhjet komplekse midis ideve dhe
imazheve, si dhe të ndjehet i përfshirë në një udhëtim mendimi dhe emocionesh.
Kjo është arsyeja pse ne qysh në krye të shkrimit bëmë një leximi poetik sipas
qasjes postmderniste të poezisë së tij,
duke ftuar inteligjencën dhe ndjeshmërinë kulturore të lexuesit të zbulojnë
ndryshimet në kuptimin dhe përjetimet që poezia ofron, duke e bërë atë (përjetimin
poetik) më të pasur dhe më të ngazëllyer.
Poezitë
e Terziut kërkojnë lexues që janë të hapur ndaj ideve të reja, të gatshëm për
të shprehur empati dhe për të reflektuar mbi kompleksitetin e jetës njerëzore. Është
e vërtetë që poezia e Terziut, në veçanti, si dhe poezia postmoderniste në
përgjithësi, shpesh konsiderohet e orientuar kah një audience më të
specializuar ose më intelektuale, kjo për shkak të kompleksitetit të temave,
përdorimit të gjuhës dhe strukturave të ndërlikuara, si dhe përdorimit të
metaforave dhe simboleve që kërkojnë një lexim të hollësishëm dhe një kërkesë
reflektuese. Poezia postmoderne eksploron tema dhe ide që mund të jenë të ndërlikuara,
madje duke përdorur mënyra të avancuara për të shprehur emocionet dhe
përjetimet njerëzore. Kjo bën që këto poezi të jenë më tërheqëse për një
audiencë të përkushtuar ndaj letërsisë dhe të gatshme për të shpenzuar kohë dhe
energji për të kapur brendinë dhe kompleksitetin e tyre.
Megjithatë,
është e rëndësishme të theksohet se: ndërsa poezia e Terziut dhe e postmodernizmit
në përgjithësi mund të jetë më e përshtatshme për lexues me një nivel të lartë
kulturor dhe intelektual, ajo nuk është e përjashtuar për lexues të tjerë. Çdo
lexues, në varësi të interesave dhe përvojës së tij, mund të gjejë vlera në
poezinë e Terziut dhe të pasurohet nga përjetimi i leximit të saj. Letërsia, në
tërësi, ka potencialin për të frymëzuar, për të provokuar mendimet dhe për të
ndikuar në emocionet e lexuesve të ndryshëm, pavarësisht nivelit, përvojës apo edukimit. Kushdo është
i mërëpritur në letërsinë postmoderniste, pavarësisht diferencave në përjetime.
Sarandë, maj 2024
NJË
POEZI, A PUSHON?
(Bashkë(n)dëgjim
me Timo Mërkurin në mesazhier)
Nga
Fatmir Terziu
Ndërsa dallga çmallet
me gurin që mbajti dinosaurin e parë
në ishullin Ëight
unë ia hap sytë
celularit tim,
lexoj një mesazh,
besoj se bari që
shkel mban erë si kockat e mbretërve
dhe mbretëreshat
shkruajnë në mendjen
time punëra dashurish
të strukura në
gjurmët e fosileve
që thonë se sytë e
pasqyrës së dashur
yjet,
dalin ti lexojnë
natën detit të sprapsur
se poezia është
universi i kërkimeve të tyre.
I kuptoj në errësirën
e tyre sensuale
nga statujat e ngrira
që mbajnë erë pije alkoolike të përzier
netët,
mblidhen nën guackë
si një vezë e zier,
botë e çuditshme e
pandryshuar
duke shuar shekujt në
dallgët shkumë,
tregojnë se poezia
s'ka pushuar,
me një varg të
çuditshëm
ka gjetur gjithnjë
shtegun,
edhe në vend tjetër
sepse e ngjiz me art
vargun
kur i afrohet ndonjë
gënjeshtër…
02.prill
2024
No comments:
Post a Comment