ZVOGËLIMI I PYLLIT BRENDA NJERIUT
(Mbi “Elegjinë e pyjeve” të Visar Zhitit)
Nga Timo Mërkuri
“Elegjia e pyjeve” e
Visar Zhitit është një vajtim i shumëfishtë. Nuk qan vetëm për drurët e prerë,
por për njeriun e cunguar shpirtërisht. Pylli bëhet masë matëse e gjithçkaje: e
frikës, e dashurisë, e turpit, e poezisë. Sa më shumë zvogëlohet pylli, aq më
shumë zmadhohet boshllëku moral. Poezia shfaqet si një inventar dhimbjeje, por
edhe si një akt ndërgjegjësimi. Kjo elegji nuk vjen si klithmë, por si një
matje e heshtur e humbjeve. Zhiti nuk e shfaq shkatërrimin si ngjarje, por si
proces: një tkurrje të ngadaltë të asaj që e bënte njeriun të ndjehej njeri.
Pylli, në këtë poezi, nuk bie me zhurmë, por tretet - ashtu si ndjeshmëria.
I-Është një poezi moderne, me theks të fortë ekzistencial
dhe kritik social. Ajo përdor varg të lirë, metaforë të zgjeruar, ironi dhe
simbolikë, pa narrativë lineare. Në të ndihet edhe fryma postmoderne, sidomos
në denoncimin e burokracisë, medias dhe qytetërimit të spektaklit, por boshti
mbetet modernist: ankthi për humbjen e njeriut dhe të kuptimit.
1. Pylli shfaqet si metaforë e qenies njerëzore; ai nuk
është vetëm natyrë, por hapësirë e brendshme shpirtërore. Më së pari si është
hapësira e brendshme e njeriut. Zvogëlimi i pyjeve shënon varfërimin
shpirtëror:
“është zvogëluar sipërfaqja e pyjeve
dhe është shtuar
sipërfaqja e frikës”
Frika rritet aty ku mungon rrënja. Pylli përfaqëson guximin,
bukurinë, vetëtimën e brendshme. Kur ai zhduket, njeriu humb orientimin dhe
bëhet më i bindur, më i trembur, më i zhveshur nga drita e vet.
2. Një nga figurat më tronditëse është ajo e hënës:
“dhe hëna është e pambuluar
si një zhvirgjërim i dhunshëm dhe
pastaj i braktisur”
Këtu natyra trajtohet si trup i dhunuar. Nuk kemi më
marrëdhënie me të, por shfrytëzim dhe braktisje. Zhvirgjërimi i hënës nuk është
vetëm metaforë e dhunës ndaj natyrës, por e humbjes së çdo misteri. Njeriu
modern nuk duron më asgjë të mbuluar, asgjë që nuk i përket. Ai zbret edhe
hënën në tokë, vetëm për ta braktisur më pas. Zhiti e kthen shkatërrimin
ekologjik në një akt etikisht të dënueshëm. Dhuna ndaj pyllit është dhunë ndaj
pafajësisë.
3. Poezia dhe fjala
janë në raport si një pyll i rrezikuar. Poezia vetë hyn në rrezik. Ajo
humbet hapësirën e saj natyrore:
“sipërfaqja e poezisë, e psherëtimave,
fjalë gjethesh ka më pak
e thashetheme më shumë”
“Fjalët-gjethe”
janë fjalë të gjalla, të brishta, me frymë. Ato zëvendësohen nga thashethemet,
nga zhurma boshe. Kjo është një kritikë e thellë ndaj degradimit të ligjërimit
publik dhe kulturor. Kur humbet poezia, humbet edhe aftësia për të ndjerë, pra
dhe për të folur me etikë.
4. Zhvillimi urban në poezi nuk paraqitet si përparim, por
si zgjerim i turpit:
“është zmadhuar sipërfaqja e qyteteve
dhe sipërfaqja e
turpit është zmadhuar”
Qyteti rritet, por ndërgjegjja zvogëlohet. Turpi bëhet aq i
madh sa nuk e nxënë gazetat, pse te çdo hapësirë të jetës. Ironia është e
hidhur dhe e saktë. Shoqëria e spektaklit e normalizon mëkatin dhe e shtyn
pendimin për më vonë, ndoshta për kurrë..
5. Një nga vargjet më therëse dhe më ironike është:“janë shtuar drejtoritë e pyjeve”. Pylli
zhduket, por zyrat shtohen. Kjo është absurditeti modern. Administrata
zëvendëson jetën. Dashuria nuk gjen më vend, as për zogjtë: “se ata s’dinë të bëjnë dashuri zyrave” Dashuria
nuk njeh formularë. Ajo kërkon hapësirë të lirë, jo protokoll.
6.Në fund, poezia përqendrohet te individi, te një fëmijë:“Një çunak vizaton pemë mureve” Ky akt i
vogël prej fëmije është një akt njerëzor rezistence. Fëmija vizaton pemë atje
ku ato nuk ekzistojnë më. Madje i gdhend në trup:
“bën tatuazhin e pemës
në lëkurën e krahut të
tij të hollë”
Fëmija nuk e shpëton pyllin, por e mban mend. Dhe
ndonjëherë, kujtesa është forma e fundit e shpëtimit. Tatuazhi i pemës nuk
është zbukurim, por plagë e vetëdijshme: një shenjë që nuk lejon harresën të
shërohet lehtë, një dhimbje tatuazhi fëmije që shndrohet në dhimbje kolektive: “ “sa pylli gumëzhin në gjak si dhimbje/e maisur plage”
Këtu poezia mbyllet me një shpresë të dhembshme. Pylli jeton
ende, por si plagë, si kujtesë, si nevojë për shërim. Por dhe si shpresë, si
ëndërr njerëzore. “Elegjia e pyjeve” vërtet
është një poezi për humbjen, por edhe për kujtesën edhe për shpresën.
II-Risia e poezisë në poetikën shqipe
Risia e poezisë “Elegjisë e pyjeve” qëndron në faktin se
Visar Zhiti nuk e shkruan poezinë si vajtim romantik për natyrën, as si thirrje ekologjike
në kuptimin e zakonshëm. Ai e shndërron pyllin në një njësi matëse morale.
Poezia nuk pyet sa hektarë janë prerë, por sa njeri ka humbur brenda njeriut.
1.Në poetikën shqipe, natyra shpesh ka qenë strehë, bukuri
ose simbol atdheu. Te Zhiti, ajo bëhet pasqyra e ndërgjegjes. Kjo është risi e
fortë: poezia ekologjike kthehet në poezi etike dhe ekzistenciale. Zvogëlimi i
pyjeve mat zvogëlimin e poezisë, të turpit, të dashurisë dhe të fytyrës
njerëzore.
“është zvogëluar sipërfaqja e pyjeve
sipërfaqja e poezisë,
e psherëtimave”
Këtu poezia flet për veten e saj. Ajo ndjen se hapësira e
saj po ngushtohet, njësoj si pylli. Pyjet janë metafora qendrore, por ajo çfarë
humbet realisht është hapësira shpirtërore e njeriut. Pylli përfaqëson gjithçka
që nuk administrohet dot: ndjenjën, turpin , dashurinë, pendimin. Kur poeti thotë:
“është zvogëluar sipërfaqja e turpit,
sa pak turp kemi tani”
ai nuk flet më për natyrën, por për njeriun, për shoqërinë
njerëzore. Pylli shndërrohet në një shkallë etike. Sa më pak pyje, aq më pak
ndjeshmëri. Aq më pak pendesë: “fare pak
kohë kemi për t’u penduar” profetizon poeti.
2.Metafora e qytetit dhe burokracisë
Një tjetër risi është mënyra si Zhiti e kundërvë natyrën me
qytetërimin modern. Qyteti nuk vjen si progres, por si zgjerim i marrëzisë dhe
turpit:
“është zmadhuar sipërfaqja e qyteteve
dhe sipërfaqja e
turpit është zmadhuar”
Ironia e “drejtorive
të pyjeve” është goditje e drejtpërdrejtë ndaj mendësisë administrative që
zëvendëson jetën me letra:“janë shtuar
drejtoritë e pyjeve”
Pylli zhduket, por institucionet shumohen. Kjo është një
poezi që flet hapur për absurditetin modern.
3.Figura e njeriut dhe shpresa e dhembshme
Risia më e ndjeshme është mbyllja e poezisë me një akt intim
dhe njerëzor. Një fëmijë që vizaton pemë, madje i gdhend në trup:
“Një çunak vizaton pemë mureve
bën tatuazhin e pemës
në lëkurën e krahut të
tij të hollë”
Këtu poezia nuk predikon. Ajo tregon. Pylli nuk është më
jashtë, por brenda gjakut:
“sa pylli gumëzhin në gjak si dhimbje
e maisur plage”
Kjo është shpresa e vetme: kujtesa që dhemb.
Elegjia e pyjeve” nuk është poezi për pemët, por për zhdukjen
e ndjeshmërisë njerëzore; pylli është metafora e asaj që nuk duhet humbur,
sepse me të humbet edhe streha shpirtërore e njeriut. Kjo analizë, ashtu si
vetë poezia, nuk është shkruar për t’u vlerësuar, por për të dëshmuar një
dhimbje estetike dhe etike. Në këtë dhimbje që gumëzhin si plagë, jeton ende
poezia - dhe ende ndërgjegjja.
Sarandë, janar 2026
Visar ZHITI
ELEGJIA E PYJEVE
Është
zvogëluar sipërfaqja e pyjeve
dhe është
shtuar sipërfaqja e frikës,
është
zvogëluar sipërfaqja e pyjeve,
ka më pak
kafshë tani
më pak guxim
e vetëtima më pak,
më pak
bukuri
dhe hëna
është e pambuluar
si një
zhvirgjërim i dhunshëm dhe
pastaj i
braktisur,
është
zvogëluar sipërfaqja e pyjeve
sipërfaqja e
poezisë, e psherëtimave,
fjalë
gjethesh ka më pak
e
thashetheme më shumë.
Është
zvogëluar sipërfaqja e pyjeve
lumenjtë
s’magjepse , lumenjtë hutohen,
si zebra
parqesh zoolog jik e na shohin
lumenjtë
është
zvogëluar sipërfaqja e pyjeve
dhe
sipërfaqja e turpit,
sa pak turp
kemi tani
s’pendohemi
për asgjë,
fare pak
kohë kemi për t’u penduar.
Janë shtruar
rrugët,
reklamat dhe
dilemat
magazinat,
kinematë e lavditë
është
zmadhuar sipërfaqja e qyteteve
dhe
sipërfaqja e turpit është zmadhuar
gjithe ato
turpe sa s’i nxene gazetat
dhe vijojne
ne numrin e ardhshëm
dhe ne
abonimin e vitit tjetër të marrëzisë
Eshte
zvogëluar sipërfaqja e pyjeve
dhe janë
shtuar drejtoritë e pyjeve
sipërfaqja e
dashurisë është zvogëluar
dhe zogjtë
kanë më pak vend
për
dashuritë e tyre
se ata
s’dinë të bëjnë dashuri zyrave
Është
zvogëluar sipërfaqja e fytyrave
Një çunak
vizaton pemë mureve
në sytë e mi
vizaton pemët
bën
tatuazhin e pemës
në lëkurën e
krahut të tij të hollë
si fundi i
shekullit XX
kaq shumë e
ngul gjilpërën e nxehtë më bojë
sa pylli
gumëzhin në gjak si dhimbje
e maisur
plage.
Emri im është Vanessa Delarue.
ReplyDeletePo i jap këto dëshmi për të dëshmuar kompetencën e një plaku vërtet të jashtëzakonshëm.
Ju siguroj se kam kontaktuar disa marabout-ë që nuk ishin gjë tjetër veçse falsifikues, gënjeshtarë, mashtrues - nuk di më si t'i quaj. Por pas shumë kërkimesh, hasa këtë plak që më riktheu vërtet lumturinë, lumturinë që kam kërkuar për kaq shumë vite. Ai është vërtet i mrekullueshëm. Vuaja nga një ndarje me burrin tim; ai më la një vit e një muaj më parë. Madje humba edhe punën. Babai im ishte i sëmurë rëndë, por brenda tre ditësh, ju siguroj, mrekullitë kanë ndodhur në jetën time falë këtij plaku. Sot, jetoj mirë me burrin tim, babai im është shëruar, më thirrën përsëri në punë dhe madje refuzova, por tani jam në një departament tjetër që është më i mirë se tjetri. Vërtet nuk di si ta falënderoj këtë plak. Ai punoi për mua pa më marrë asnjë euro. U ndjeva e kënaqur së pari përpara se ta shpërbleja. Ai është vërtet shumë i mirë. Pra, nëse vuani nga ndonjë problem, nëse keni ndonjë shqetësim, mos u shqetësoni më. Kontaktoni drejtpërdrejt këtë plak. Ja adresa e tij në WhatsApp: +2349046229159
dawnacuna314@gmail.com
Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që po ndaj dëshminë time. Ish-i dashuri im më la për më shumë se një vit sepse besonte se po tradhtoja, edhe pse isha e pafajshme. Isha me zemër të thyer dhe kisha humbur plotësisht shpresën.
ReplyDeletePasi kontaktova Dr. Danin, ai më dëgjoi me mirësi dhe mirëkuptim dhe kreu një magji të fuqishme dashurie. Jo shumë kohë më vonë, ish-i im më kontaktoi, e kuptoi të vërtetën, kërkoi falje dhe kërkoi falje. Sot, jemi plotësisht të pajtuar dhe të dashuruar përsëri ❤️.
Faleminderit shumë, Dr. Dan, që më rivendosët marrëdhënien dhe lumturinë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse 🙏✨
Dërgojini mesazh Dr. Danit në WhatsApp:
📞 +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com
Dëshironi një magji dashurie të menjëhershme për ta bërë ish-in tuaj të kthehet menjëherë?
Keni nevojë për një ritual për t'u ngjizur këtë muaj?
A po kërkoni një magji me fat për të fituar lotarinë ose çështjet gjyqësore?
Keni nevojë për bimë të fuqishme për shërimin dhe shërimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve?
Shpjegojini situatën tuaj Dr. Danit sot dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.
Dua të jap një dëshmi se si u shërova nga virusi Herpes. Disa muaj më parë kisha disa simptoma. Shkova te një mjek dhe më bënë shumë analiza gjaku, më vonë më thanë se kisha Herpes. Mjeku më tha se nuk ka kurë për Herpesin. U ndjeva keq, hyra në internet duke kërkuar një kurë të mundshme për virusin Herpes, pashë një postim të Dr. Dawn, një mjek bimor që po ndihmon njerëzit të shërohen nga Herpesi, Kanceri, HIV dhe shumë të tjera, e kontaktova dhe i tregova se si ndihesha. Ai tha se ilaçi i tij bimor mund të më shërojë. Ai më dërgoi ilaçin nëpërmjet shërbimit të dorëzimit UPS dhe e mora ilaçin 6 ditë pasi e dërgoi, e mora ilaçin siç më përshkroi ai. Para se të përfundoja ilaçin, simptomat u ndalën. Shkova te mjeku dhe bëra një tjetër analizë gjaku, çuditërisht dola negative. Nuk kam pasur më simptoma. Dr. Dawn është shumë i mirë dhe mund të kontaktoni në WhatsApp: +2349046229159
ReplyDeleteGmail ( dawnacuna314@gmail.com )
Nëse keni nevojë për ilaçe bimore për të kuruar ndonjë sëmundje kronike ose seksualisht të transmetueshme si.
HERPESIN.
KANCERIN.
HIV/AIDS dhe më shumë