Wednesday, 17 July 2024

 

DY IMAZHE HOMERIKE TË NIKO KACALIDHËS

 

Nga Timo Mërkuri

Qysh në leximin e titullit të poezisë “Paridi nuk e ka puthur Helenën” dhe “Muret e Trojës” shohim se Niko Kacalidha lundron nëpër temat homerike për të dalur në kepin e ideve të tij të poezisë moderne. Që Kacalidha është i dashuruar me epin homrik dhe heronjtë e tij, kjo nuk është as e re dhe as e panjohur edhe pse kemi folur dhe te libri “Blatime poetike të Niko Kacalidhës” (Onufri 2023). Në fakt Kacalidha nuk është i vetmi poet që fton në veprat e tij heronjtë dhe botën homerike, këtë e ka bërë më parë Virgjili me “Eneidën”, Varnalis me “Ditari i Penelopës”, James Joys “Iliksi” (1922), Kazanzaqis me poemën “Odisea: Një vazhdues modern” (1938), Kristina Ëolf: “Kasandra”(1938),Derek Ëalcot “Homeri” (1990), për të ardhur te Kadare me Laokonti, Përbindëshi etj. Arsyeja pse shumë shkrimtarë dhe poetë marrin tema dhe heronj homerike për veprat e tyre lidhet sa me pasurinë e materialit burimor, aq dheme ndikimin e vazhdue-shëm të Homerit në kulturën dhe letërsinë perëndimore, që të analizuara më vete renditen në: 1.Universaliteti dhe përhershmëria e temave, si konflikti, heroi, udhëtimi, dashuria, hakmarrja që rezonojnë me përvojat njerëzore në gjithë kohërat pse aty gjendet pasqyrim i vetë natyrës njerëzore, gjë që i bën ato të rëndësishme e të përhershme.2.Kompleksiteti i karaktereve njerëzore, pse heronjtë homerikë si Akili, Odiseu, dhe Hektori janë karaktere komplekse me motivime të ndërlikuara dhe përvoja të ndryshme emocionale dhe ofrojnë pasuri materialesh për eksplorim letrar dhe zhvillim të mëtejshëm, duke i lejuar autorët të krijojnë vepra sa të thelluara aq dhe të nuancuara. 3. Struktura e njohur e miteve homerike për shumë lexues, e cila  krijon lidhje dhe  bazë të përbashkët  reference. Kjo njohje lejon autorët të luajnë me pritjet e lexuesve, të riinterpreto-jnë dhe të rishkruajnë mitet në mënyra të reja dhe interesante. 4. Pasuria simbolike e miteve homerike si kali i Trojës, sirenat, dhe pëlhura e Penelopës etj. janë simbole që mund të përdoren për të trajtuar tema moderne dhe për të krijuar lidhje të reja mes mitit dhe realitetit bashkëkohor. 5. Duke përdorur mitet homerike, autorët kanë mundësinë të eksplorojnë çështje të ndjeshme në një kornizë të njohur letrare. Kjo liri u jep hapësirë për të eksperimentuar me forma dhe stile të reja, duke sjellë në jetë interpretime dhe perspektiva unike. 6. Mitet homerike kanë  ndikim të madh në kulturën perëndimore dhe letërsinë botërore. Duke u angazhuar me këto mite, autorët hyjnë në një dialog me traditën letrare dhe kulturore, duke kontribuar në zhvillimin dhe vazhdimësinë e saj. 7.Shumë autorë përdorin mitet homerike për të krijuar paralele me situatat historike dhe sociale bashkëkohore. Lufta e Trojës, për shembull, mund të shërbejë si një metaforë për konflikte moderne, duke ofruar një kornizë për të eksploruar çështje si lufta, politika, dhe morali etj. Këto janë disa nga arsyet madhore (krahas arsyeve dhe kulturës familjare) që  në poezinë e Niko Kacalidhës i gjen gati të gjithë heronjtë homerikë, thua se ai vetë i ka ftuar në krijimtarinë e tij si rëndom fton miqtë për darkë në shtëpi. Ky është një ndër novatorizmat e Niko Kacaklidhës që e rendit atë ndër poetët e mëdhenj bashkëkohorë.

I-Poezitë"Me siguri Paridi s’e ka puthur" dhe "Muret e Trojës" të Niko Kacalidhës përdorin që të dy mitin homerik të Helenës së Trojës, bashkë me figura artistike me origjinë te ky mit, veçse në aspekte të ndryshme të tij. Si të tilla këto dy poezi kanë elemente të përbashkëta, ashtu si degët e një pemë kanë një trung dhe rrënjë të përbashkëta, ndonëse degët e tyre shtrihën në drejtime të ndryshme.  Në këtë aspekt, cilësojmë si elementët e përbashkët të dy poezive:

1.Të dyja poezitë temën dhe subjektin e kanë marrë nga miti homerik i Trojës dhe Helenës , mit që është i pranishme dhe me personazhe të tjera si Paridi, Menelau dhe Odisea.

2. Poeti përdor pafajësisht një tis të hollë ironie te këto poezzi për të vënë në dukje absurditetin e situatave historike dhe mitologjike. Në poezinë: "Me siguri Paridi s’e ka puthur", ironia qëndron te fakti se:  lufta e nisur si pasojë e dashuri-së (rrëmbimit) të Helenës dhe  Paridit dhe gjaku i derdhur kanë ndodhur pa u dhënë një puthje të vetme mes dy të dashuruarve, rrëmbimi i të cilëve shkaktoi luftën, gjë që pohoet te vargu: “Me siguri Paridi s’e ka puthur Helenën”. Ndërkohë te poezia "Muret e Trojës", ironia qëndron në faktin se bukuria e Helenës, e cila ishte shkaku kryesor i luftës, mund të ishte njëkohësisht mjeti i forte dhe ndoshta i vetmi për të shmangur luftën dhe vdekjet, me kushtin që muret e kështjellës trojane të mos ishin të larta: “Atëherë gjysma e danajve, ushtarë mustaqedirsur/do të flaknin në Skamandër heshtat dhe mburojat /nga vezullimi i syve dhe verbimi i gjinjve.”

3.Figurat artistike që përdor poeti, ku mbizotërojnë metafora dhe simbolika shfaqin situatat dhe personazhet. Psh muret e Trojës simbolizojnë barrierat e padukshme të bukurisë dhe luftës. Po ashtu, pamjet vizuale të mureve, zjarreve, dhe vezullimi i syve të Helenës janë të pranishme në të dyja poezitë, duke krijuar imazhe të gjalla në mendjen e lexuesit.

4.Të dy poezitë janë shkruar në një stil të lartë modern, me gjuhë të pasur e të figurshme, duke shfrytëzuar një ton reflektues dhe filozofik për të theksuar mesazhin e tyre.

Si dy poezi të ndryshme, shkruar në kohë të ndryshme ato kanë dhe elementë specifikë që i dajnë dhe dallojnë nga njera tjetra.

1. Së pari këto dy poezi kanë qasje dhe perspektiva të ndryshme. Poezia "Me siguri Paridi s’e ka puthur" fokusohet në aspektin emocional e personal të mitit dhe sugjeron se realizimi i një puthjeje të vetme mund të kishte ndryshuar fatin e luftës: “Se po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe detet”. Është ky një reflektim mbi dashurinë dhe fuqinë e saj potenciale për të zbutur konflikte.

   -Poezia:"Muret e Trojës" fokusohet më shumë në aspektin vizual dhe strukturor të luftës, duke imagjinuar një skenar ku muret e Trojës do të ishin  më të ulëta dhe bukuria e Helenës do të ishte e dukshme për të gjithë, duke çuar në një paqe të mënjëherëshme në vend të luftës.Duhej, patjetër që të shihej prej të gjithëve Helena  /Dhe kishit për ta parë s’do të vriste bukuria”. Pra shihet se kjo poezi ka një ton më shumë strategjik dhe spekulativ. Poeti përdor simbolikën e mureve të larta të Trojës për të komunikuar mesazhe mbi ndarjen midis njerëzve. Poezia sugjeron se ndërtimi i mundshsëm i mureve të Trojës më të ulëta (ndoshta mos ndërtimi fare i mureve) dhe shfaqja (nëpër ato) e bukurisë së Helenës do kishte bërë që lufta të mos niste fare e jo më të vazhdonte aq shumë vjet. Në këtë kontekst, muret nuk janë thjeshtë struktura fizike, por janë barrierat sociale, kulturore dhe emocionale që ndajnë njerëzit. Kjo ide mbështetet nga imazhet e poetit, si ushtarët që hedhin armët e tyre në lumë nga "vezullimi i syve dhe verbimi i gjinjve" të Helenës, dhe ideja se Skamandri do të kishte më pak kufoma, duke sugjeruar që  bukuria dhe përmbajtja njerëzore e Helenës mund të kishte ndalur luftën dhe do shpëtonte jetë njerëzisht, duke sjellë paqe dhe harmoni, sugjerim që  na sjell ndërmend frazën e famëshme se: “… bukuria do ta shpëtojë botën” (F. Dostojevski “Idioti”). Poeti as që e pranon variantin mitolo-gjike sipas së cilës Helena rrinte e fshehur në një ishull larg Trojës, ai e përdor atë për të treguar forcën e bukurisë.

2. Helena te poezia:"Me siguri Paridi s’e ka puthur" është një figurë pasive, një subjekt i dëshiruar që ndoshta nuk ka përjetuar kurrë një moment të vërtetë dashurie me Paridin, hamendësim që shprehet qysh te vargu i parë i poezisëMe siguri Paridi s’e ka puthur…”, ndërsa te poezia: "Muret e Trojës", ajo është një figurë aktive, bukuria e së cilës mund të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në ngjarjet e luftës,  qoftë dhe vetëm nëse do të kishte qenë e dukshme në bedena.

3.Ka një varg poezia “Me siguri Paridi s’e ka puthur” që kërkon vëmëndje dhe është pikërisht vargu:E ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve detare?”. Duke njohur historinë e luftërave të herëshme dhe mesjetare kemi parë se shpesh këto përfundonin edhe me një krushqi mes prijësve të palëve ndërluftuese ose fëmijëve të tyre. Kjo na sjell ndërmend edhte traditën zakonore të shuarjes së hasmërive me martesë mes fëmijëve të familjeve në gjak, por në këtë rast kemi një veçori: Paridi nuk dashuroi dhe rrëmbeu vajzën e Menelaut që ata të pajtoheshin me martesën e të rinjve të rrëmbyer, Paridi rrëmbeu gruan e Menelaut, duke i dhënë me këtë veprim një shpullë publike turpërimi të përjetshëm që ai i dha mbretit të Spartës. Edhe vdekja është pak për tu pajtuar. Ndërkohë vargu tjetër: “E ku të linte Odiseu që me vite priste brenda kalit?” na tregon indirect se nuk ishte fare fjala për një grua të rrëmbyer, lufta kishte të tjera arsye përderisa ishin përfshirë edhe perënditë:” E Poseidoni që me fushnjë i tërbonte detet?”.

4.Koha e krijimit të dy poezive është e ndryshëm, poezia: "Me siguri Paridi s’e ka puthur" është shkruar më Sarandë, më 2. 4. 2003, ndërsa "Muret e Trojës", më 2006, distancë kohore që ka ndikuar në perceptimin poetik të saj.

II-Thamë më sipër që në poezitë "Me siguri Paridi s’e ka puthur" dhe "Muret e Trojës" të Kacalidhës, ka disa figura artistike që shfaqin afërinë dhe distancimin mes poezive duke lozur herë rolin e cimave që tërheqin dy anie mes tyre dhe herë rolin e shtyllave të drunjta që, të vendosura horizontalisht mes tyre, i mbanë aniet larg njera tjetrës. Lë ti shohim konkretisht këta shembuj figurash artistike që shfaqin afërinë dhe distancimin e dy poezive. Te figurat artistike që shfaqin afërinë theksojmë:

1. Ironinë, ku te të dy poezitë përdoret për të venë në pah absurditetin e luftës dhe konkretisht, te poezia:"Me siguri Paridi s’e ka puthur", te vargu:” Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa asnjë puthje!”, ndërsa te poezia "Muret e Trojës" te vargjet :”Atëherë gjysma e danajve, ushtarë mustaqedirsur/do të flaknin në Skamandër heshtat dhe mburojat / nga vezullimi i syve dhe verbimi i gjinjve”.

2. Përshkrimet vizuale janë të pranishme në të dy poezitë për të krijuar imazhe të gjalla në mendjen e lexuesit. Kështu, te poezia:"Me siguri Paridi s’e ka puthur", te vargjet: “E ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve detare?”, E ku të linte Odiseu që me vite priste brenda kalit? /E Poseidoni që me fushnjë i tërbonte detet?” jepen imazhe në lëvizje të personave historikë, ndërsa te poezia: "Muret e Trojës", vargjet:”Atëherë do të shihnit zjarret e vegimeve në muret/brezin e trëndafiltë të Helenës, kurorat e ushtrive”, ku "Zjarret e vegimeve" është një metaforë që lidh konceptin e zjarreve me vegimet, duke krijuar një imazh të fuqishëm dhe të gjallë. Zjarret këtu simbolizojnë intensitetin dhe pasionin e vegimeve, ndoshta edhe përjetimet e fuqishme emocionale dhe vizionet që ndodhin brenda mendjes apo kujtesës. Zjarret në këtë kontekst mund të simbolizojnë ndjenjat dhe kujtimet që digjen brenda individit. Muret simbolizojnë barrierat fizike ose emocionale që ndajnë njerëzit nga përvojat e tyre të brendshmeapo nga njeri tjetri. Vegimet që shfaqen si zjarre mund të interpretohen si një personifikim i mendimeve apo kujtimeve që marrin formë dhe energji të gjallë, duke u bërë të prekshme dhe të dukshme. Pra  shohim se densiteti artistik, ndonëse i lartë në të dy poezitë, është i ndryshëm nga njëra poezi të tjetra.

3.Po kështu përdorimi i metaforës dhe simbolikës për të shpjeguar ngjarjet dhe personazhet në një mënyrë më të thellë, psh. te poezia:"Me siguri Paridi s’e ka puthur" përdoret  vargu: ” Se po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe detet”, në kohën që te: "Muret e Trojës" përdoret vargu: “E në të kundërtin drejtim Skamandri do të rridhte me më pak kufoma” ku të dy vargjet shpjegojnë ngjarjet e mundëshme po të ishte realizuar synimi, puthja dhe ndërtimi i mureve më të ulëta.

Për rastin kur figurat artistike shfaqin distancimin e poezive në aspekte të ndryshme, shohim konkretisht:

1. Perspektiva e përdorur në secilën poezi është e ndryshme; te poezia "Me siguri Paridi s’e ka puthur" perspektiva është më emocionale:” Se po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe detet” ndërkohë që te poezia "Muret e Trojës" është strategjike, gjë që shprehet te vargu: “Po t’i ndërtoja unë, me doemos që s’do t’i bëja kaq të lartë”.

2. Roli i Helenës është i ndryshëm në dy poezitë, kështu te poezia e parë ajo është një figurë pasive, ndërsa shfaqet si një figurë aktive në poezinë "Muret e Trojës" .

3.Si pasojë e këtij roli edhe shqyrtimi i pasojave është i ndryshëm, te poezia: "Me siguri Paridi s’e ka puthur", shqyrtimi i pasojave është kryesisht mbi emocionet njerëzore:“Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa asnjë puthje!” ndërkohë që në poezinë  e dytë është mbi rezultatet praktike të luftës: “E në të kundërtin drejtim  Skamandri do të rridhte me më pak kufoma”.

III- Poeti Niko Kacalidha ja ka arritur qëllimit për të zgjeruar në hapësirë e kohë frymëmarrjen e poezive duke shfrytëzuar eposin Homerik. Ai i përdor mjeshtë-risht elementët dhe personazhet e epikës homerike për të krijuar një ndjenjë universaliteti dhe ndërlidhur mitin e lashtë me përjetimet e reflektimet bashkë-kohore. Ja se si ai e arrin këtë në poezitë "Me siguri Paridi s’e ka puthur" dhe "Muret e Trojës" nëpërmjet përdorimit të elementëve Homerikë.

1. Personazhet mitologjikë janë përdorur nga Kacalidha në të dyja poezitë si Paridi, Menelau, Odiseu dhe Helena, për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me epikën dhe për të sjellë personazhet në një kontekst të ri dhe reflektues. Kështu psh te poezia e parë këtë e shohim te vargu: “E ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve detare?/ E ku të linte Odiseu që me vite priste brenda kalit? /E Poseidoni që me fushnjë i tërbonte detet?”, ndërsa te poezia "Muret e Trojës" shihet te vargu:” Medoemos që Odiseu më të pakët do t’i kishte ushtarët për barkun e kalit”.   

2. Motivet dhe temat e përjetshme si temat e dashurisë, luftës, dhe fatit janë të pranishme në të dyja poezitë, duke sjellë përpara motivet universale të epikave homerike. Kjo ndihmon në krijimin e një ndjenje të përhershme e të përgjithshme që kalon kufijtë e kohës dhe hapësirës. Kështu te poezia "Me siguri Paridi s’e ka puthur" këto shfaqen te vargu: “Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa asnjë puthje!“, ndërsa te "Muret e Trojës” te vargu:” E në të kundërtin drejtim Skamandri do të rridhte me më pak kufoma.”

3.  Këtij synimi të poetit i shërben edhe përdorimi i ironisë për të reflektuar mbi absurditetin e luftës dhe pasojat e veprimeve të njeriut, një tjetër element që lidh këto poezi moderne me epikën homerike. Kacalidha përdor këtë stil për të krijuar një dialog midis të kaluarës dhe të tashmes, psh te vargu:”Se po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe detet”shfaqet ironia e poetit, ndërkohë që vargu i poezisë  "Muret e Trojës":”Po t’i ndërtoja unë, me doemos që s’do t’i bëja kaq të lartë”, veçse ironisë dhe tonit personal, që e bën të qartë dhe të prekshëm për lexuesin,  në krijimin e një lidhjeje emocionale dhe intelektuale me atë. Megjithatë duke përdorur  frazën:  "po t’i ndërtoja unë" ai krijon një skenar hipotetik, që bën lexuesin të mendojë për mundësinë e ndryshimit të historisë dhe fatit nëse vendimet do të ishin marrë ndryshe. Ai përdor kontrastin midis ndërtimit të mureve "kaq të lartë" dhe idesë që ato nuk duhej të ishin ndërtuar kështu, kontrast që thekson dallimin midis asaj që është bërë dhe asaj që duhej të ishte bërë. Veç këtyre, duke përdorur termin "unë", poeti e personifikon veten si ndërtues të mureve, duke marrë përgjegjësinë dhe duke e shndërruar veten në një subjekt të aftë për të ndikuar në fatin e Trojës. Kjo i jep një ndjenjë të fuqishme të vetëdijes dhe reflektimit personal.

4-Poezia është zgjeruar në kohë dhe hapësirë, duke reflektuar historinë nëpërmjet përdorimit të mitologjisë. Kacalidha arrin të krijojë një ndjenjë vazhdimësie historike dhe të lidhë ngjarjet e lashta me shqetësimet dhe ndjenjat moderne, duke u dhënë poezive një ndjenjë të përjetëshme dhe universale, gjë që shfaqet te vargu: “ Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa asnjë puthje!” te poezia e parë, ndërsa te poezia "Muret e Trojës" e shohim te vargu:”Duhej, patjetër që të gjithë ta shihnin Helenën”. Po ashtu poezitë e Kacalidhës nuk janë thjesht përshkrime të ngjarjeve të kaluara, por janë reflektime mbi natyrën njerëzore, emocionet dhe konfliktet, të cilat janë të përhershme dhe universale, duke u dhënë poezive një dimension të zgjeruar në kohë dhe hapësirë. Qoftë vargu: “Me siguri Helenën s’e ka puthur” qoftë dhe vargu tjetër:” Dhe kishit për ta parë s’do të vriste bukuria.” tingëllojnë tepër aktualë, në kohë dhe hapësirë.

IV- Në eposin Homerik si dhe në poezinë "Me siguri Paridi s’e ka puthur", roli i pleqve të Trojës është i shumëfishtë dhe simbolik, duke pasqyruar aspekte pozitive dhe negative në kontekstin e poemës. Është i njohur pohimi i kritikës botrore se gjetja e pleqve nga Homeri për të dëshmuar bukurinë e Helenës është një gjetje brilante, por ata nuk janë aq “paqësorë” dhe “të urtë” në vrojtimin e bukurisë dhe dashurisë së Helenës me Paridin pasi, si “pleq”, jo thjeshtë në kuptimin e moshës ata përfaqësojnë mbikëqyrjen, moralin kolektiv dhe ndikimin e traditës në ngjarjet dhe veprimet individuale. Kështu që portreti i tyre kolektiv duhet parë në dy asspekte dhe konkretisht:

1.Në aspektin pozitiv, portretin e tyre e shohim te roli i tyre si: a) dëshmues i bukurisë së Helenës, por edhe mbikqyrës dhe mbrojtës i moralit të qytetit, duke u shfaqur si simbol i urtësisë dhe përvojës së një jete, gjë që shprehet te vargu: “E ku të linin pleqtë e Trojës”. b)- Te roli i tyre si ruajtës të traditës dhe cultures, duke përgjuar bukurinë e Helenës, ata tregojnë  respekt  për bukurinë dhe ndikimin që ajo ka në kulturën e tyre. Në fakt ky rol i tyre shihet si i rëndësishëm për të ruajtur ndjenjën e identitetit kolektiv dhe vlerave tradicionale në qytet.

2. Ky portret kolektiv ka dhe aspektin negativ

1. Pleqtë e Trojës ushtrojnë rolin e kontrollit në mbrojtje të nderit dhe moralit , simbolizojnë kontrollin e tepërt në përgjimin e bukurisë dhe ndërhyrjen në jetën personale të dy dashnorëve:”… pleqtë e Trojës që përgjonin bukurinë /nga muret?” Pra ata“përgjonin” nuk sodisnin paqësisht  bukurinë e Helenës dhe ky “përgjim” i tyre  është  një veprim kufizues ndaj lirisë personale dhe zhvillimit të marrëdhënieve të natyrshme të çiftit, por poeti, ashtu si Homeri e le të nënkupto-het llogjikisht kjo, ndërkohë që vargjet mbartin edhe një dozë humori, që vetë tema ja imponon kur shkruan: “E ku të linin pleqtë e Trojës që përgjonin bukurinë nga muret?”.

-Pleqtë gjithashtu përfaqësojnë një frymë gjykimi dhe mosbesimi ndaj të rinjve dhe marrëdhënieve të tyre pse duke përgjuar dhe kontrolluar, ata demonstrojnë mungesë besimi në aftësinë e individëve për të marrë vendime të drejta për veten e tyre, veeprim që realisht krijon një atmosferë të tensionuar, ku të rinjtë ndihen të mbikqyrur dhe të kufizuar.

E rëndësishme është të kuptojmë se ky dualitet i portretit kolektiv të pleqve trojanë i dhënë me finesë nga poeti ndihmon në thellimin e temave të poezisë dhe shton një dimension të pasur në interpretimin e veprimeve dhe pasojave të tyre.

V- Kemi theksuar se këto dy poezi të Niko Kacalidhës janë poezi moderniste dhe kanë qasje me rryma të caktuara të poezisë moderne, bazuar në stilet dhe teknikat e përdorura në secilën prej tyre. Kështu poezia "Me siguri Paridi s’e ka puthur" ka qasje me rrymën e ekspresionizmit, i cili shpesh përqendrohet në shprehjen e ndjenjave dhe përvojave subjektive, në mënyrë dramatike dhe të fuqishme. Në qoftë se do shohim vargun: Se po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe detet”, ai pasqyron ndjenja të fuqishme dhe dramatike, një karakteristikë kyçe e ekspresionizmit, duke treguar fuqinë e madhe të një veprimi të thjeshtë si psh.një puthje dhe ndikimin e tij në natyrën dhe ngjarjet e mëdha.

Poezia "Muret e Trojës" lidhet më shumë me nënrrymën moderne të imazhizmit, i cili përqendrohet në përdorimin e imazheve të qarta e të gjalla për të shprehur mendime dhe ndjenja. Kjo poezi përdor përshkrime vizuale për të sjellë te ne skenat e Trojës dhe bukurinë e Helenës, gjë që është e dukëshme te vargjet: “Atëherë do të shihnit zjarret e vegimeve në mure, / brezin e trëndafiltë të Helenës, kurorat e ushtrive” ku dallohen imazhet e qarta dhe të gjalla, një teknikë tipike e imazhizmit, i cili në vetvete synon të përdorë  gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpër-drejtë që shmang zbukurimet dhe stilizimet e tepruara, gjë që duket te vargu: “Po t’i ndërtoja unë, me doemos që s’do t’i bëja kaq të lartë”.

VI- Nga vetë qasja me mitologjinë këto dy poezi të Kacalidhës "Me siguri Paridi s’e ka puthur" dhe "Muret e Trojës"mbartin aspektin filozofik, i cili shfaqet në mendimet e thella mbi natyrën njerëzore, fatin, luftën dhe bukurinë, të cilat janë përjetuar përmes prizmit të mitologjisë homerike. Të dyja poezitë trajtojnë temat universale në një mënyrë që ngre pyetje filozofike mbi kuptimin e jetës dhe ndikimin e veprimeve individuale në historinë e përbashkët.

Poezia "Me siguri Paridi s’e ka puthur" eksploron një moment hipotetik në mito-logjinë homerike dhe reflekton mbi pasojat e mundshme të tij. Duke imagjinuar se Paridi nuk e ka puthur Helenën, poeti ngre pyetje mbi ndikimin e dashurisë dhe veprimeve personale në ngjarjet e mëdha historike. Te vargjet:

“E ku të linin pleqtë e Trojës që përgjonin bukurinë nga muret?

E ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve detare?”

poeti shqyrton ndërhyrjen e forcave të jashtme (pleqtë e Trojës, Menelau, Odiseu) në çështjet personale, duke sugjeruar se liria personale shpesh është e kufizuar nga rrethanat dhe aktorët e tjerë në lojë.

Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa asnjë puthje!

Se po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe detet.

janë vargje që ngrejnë pyetje mbi absurditetin e luftës dhe ndikimin e veprimeve të vogla njerëzore (si një puthje) në kursin e historisë, duke sugjeruar se dashuria dhe ndjenjat personale mund të kenë një fuqi të madhe në përballjen me fatin dhe konfliktet.

Te poezia "Muret e Trojës" autori përdor një qasje reflektuese për të shqyrtuar se si mund të kishin ndryshuar gjërat nëse muret e Trojës do të ishin ndërtuar ndryshe, duke sjellë një analizë mbi rolin e zgjedhjeve dhe veprimeve njerëzore në formimin e histories, që shprehet te vargjet:

Po t’i ndërtoja unë, me doemos që s’do t’i bëja kaq të lartë.

Duhej, patjetër që të gjithë ta shihnin Helenën.

ku poeti në dukje sugjeron se vendimet e veçanta dhe arkitektura e ndërtimit mund të kenë ndikim të madh në fatin e një qyteti dhe të njerëzve që e banojnë atë, ku në thelb Kacalidha shprehet që (akejtë sulmues) duhej ta shihnin patjetër bukurinë, ndoshta jo vetëm bukurinë e Helenës por dhe bukurinë e Trojës, pse:

Atëherë gjysma e danajve, ushtarë mustaqedirsur

do të flaknin në Skamandër heshtat dhe mburojat

nga vezullimi i syve dhe verbimi i gjinjve.

Këto aspekte filozofike e bëjnë poezinë e Niko Kacalidhës medituese, duke ngritur pyetje universale mbi natyrën njerëzore dhe ndikimin e veprimeve tona në fatin dhe historinë e përbashkët.   

 

Sarandë, më korrik 2024

 

Me siguri Paridi s’e ka puthur

Me siguri Paridi s’e ka puthur…

E ku të linin pleqtë e Trojës që përgjonin bukurinë

 nga muret?

E ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve

 detare?

E ku të linte Odiseu që me vite priste brenda kalit?

E Poseidoni që me fushnjë i tërbonte detet?

Po ku të gjente një minutë Paridi për ta puthur?

Gjithë gjullurdia e Trojës, pa një puthje!

Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa asnjë puthje!

Se po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe detet.

Me siguri Helenën s’e ka puthur…

Sarandë, më 2. 4. 2003

“Heraldiket e bores” Onufri 2022 Tirane. f.361

 

Muret e Trojës

Po t’i ndërtoja unë, me doemos që s’do t’i bëja

 kaq të lartë.

Duhej, patjetër që të gjithë ta shihnin Helenën.

Atëherë gjysma e danajve, ushtarë mustaqedirsur

do të flaknin në Skamandër heshtat dhe mburojat

 nga vezullimi i syve dhe verbimi i gjinjve.

E në të kundërtin drejtim Skamandri do të rridhte

 me më pak kufoma.

Atëherë do të shihnit zjarret e vegimeve në mure,

brezin e trëndafiltë të Helenës, kurorat e ushtrive.

Medoemos që Odiseu më të pakët do t’i kishte

 ushtarët për barkun e kalit.

Këto mure, po t’i bëja unë medoemos që s’do të qenë

 kaq të lartë.

Duhej, patjetër që të shihej prej të gjithëve Helena.

Dhe kishit për ta parë s’do të vriste bukuria


“Heraldiket e bores” Onufri 2022 Tirane f.332

 

Thursday, 11 July 2024

 

POEZIA E VDEKJES SI NJË HYMN PËR JETËN

 

Nga Timo Mërkuri

Rrënjët e poezisë “Vdekja është një” të Sadik Bejkos duhet ti kërkojmë në Festivalin e XI të Këngës në Radio Televizion, mbajtur në datat 22, 23 dhe 24 dhjetor të vitit 1972,  në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku poeti Bejko ishte pjesmarrës me tri tekste këngësh. Se çfarë furtune ra mbi këtë festival, e dimë të gjithë, por në lidhje me Bejkon vlen të themi se kritika ndaj teksteve të tij të këngëve u shtri dhe te vëllimi poetik “Rrënjët” (1972), i cili u vu në indeksin e librave të ndaluar, duke i hequr autorit të drejtën e botimit, masë që u zbatua deri në vitin 1982 ndërsa për atë vetë mirret vendimi për ta çuar në minierën e Memaliajt, për “edukim nëpërmjet punës, pranë klasës puntore”. Me  shënimin absurd në librezën e punës: “trasferohet”, shoqëruar me porosinë orgurzezë : ’Ule kokën e puno ku të dërgon Partia” poeti i pushuar nga puna në RTSH në dhjetor 1973 niset drejt minierës së Memaliajt në janar 1974. Unë ju them se: shumë më lehtë e kanë patur Odisea dhe Orfeu të hynin në botën e nëndheshme se sa poeti në këtë minierë  ( të nëdheshme) qymyrguri, ku çdo gjë nxinte, jo vetëm si pasojë e pluhurit të qymyrit por edhe e porosive “nga lart” që i detyronte njerëzit  t’i shmangeshin jo vetëm takimit fizik, por edhe shkëmbimit të shikimeve në rrugë.

I-Poezia "Vdekja është një" e Sadik Bejkos reflekton një periudhë të errët të jetës së tij dhe një përballje të ashpër me dilemat ekzistenciale të njeriut nën sforcimin e rëndë të punës në minierë. Kjo poezi, e shkruar në vitin 1975 gjatë kohës kur Bejko ishte i detyruar të punonte në minierën e Memaliajt, ndriçon me bukurinë e saj unike përmes një peizazhi poetik që shfaqet në një ambient të zymtë dhe të errët.

Janë vargjet e strofës së parë:"Njeri në shenjestër, mbyllur në rreth,” që e paraqesin poetin  si një njeri tabelë qitjeje, ku presioni, kërcënimi dhe mundësia e goditjeve ishte e  vazhdueshme dhe vargu: “Fytit të zgjidhet e të mblidhet një lak” që ka dy anë, presioni I jashtëm që i tund litarin para syve (ule kokën dhe puno) dhe ankthi që të merr frymën nga brenda. Ky varg metaforik shfaq më së miri situatën dhe gjëndjen që shfaqet te vargjet e: "Hidhesh me përbuzje në gjakosje e gjymtim/Rrezikun prek me duar, i thua: hajde." të cilat tregojnë një situatë dëshpëruese  që reflektohet te vargjet:"Jepi: zgjidhe dilemën për vdekjet e tua:/Të vdesësh në shpirt, a të vdesësh në gjak?". Ajo që është e re është fakti se poeti është i ndërgjegjshëm se diktatura kërkon vdekjen e shpirtit të tij poetik, nuk i kushton rëndësi vdekjes së e njëriut dhe këtë zgjedhje ja ngarkon poetit, si alibi e pafajsisë shtetërore. Kjo zgjedhje përfaqëson presionin e jashtëzakonshëm që poeti ndjen dhe dilemat e tij ekzistenciale, ku vdekja shpirtërore nënkupton humbjen e shpresës, moralit dhe integritetit, ndërsa vdekja fizike vjen si rezultat i punës së rëndë dhe kushteve të rënda në minierë.

Si rrufe shkrepin vargjet: "Ç’rrebelim i keq ky ndaj vetes, ndaj gjakut tend/ Njeri rrugëhumbur pa shteg, pa majë." të cilat shprehin rebelimin e brendshëm dhe  luftën e vazhdueshme shpirtërore dhe situatës së tij. Ai ndjen se është i vetmuar, i humbur, pa rrugëdalje, pa shpëtim, pa një perspektivë të qartë për të ardhmen në këtë qytet të vogël ku: "Njerëzit e qytetit nga ti largohen si prej shtriganit,/si nga qyteti i rënë nën murtajë.", por dhe ai njëkohësisht i shmang njerëzit, për ti mbrojtur ata apo për tu mbrojtur prej tyre, sepse: “Këdo të afrohet e sheh si prangë, a si lak”. Rri e lexon i trishtuar vargjet:"Apo të tremb vdekja tjetër që të ndjek pa zë?”që shoqërohet me dilemën ekzistenciale:”Vallë dy vdekje, dy gremina ke përballë,/Apo një është vdekja, vetëm një?" ku  thekson idenë se, pavarësisht mënyrës se si ndodh, vdekja është një përvojë e unifikuar e dhimbjes dhe humbjes. Në thelb, poezia "Vdekja është një" e Sadik Bejkos është një testament i fuqishëm i rezistencës dhe forcës shpirtërore përballë kushteve ekstreme të imponuara nga diktatura..

II-Poezia "Vdekja është një" e Sadik Bejko-s ka qasje me rrymat e ekzistencializmit dhe realizmit të errët, pse trajton temat e jetës, vdekjes, izolimit dhe absurdit në ekzistencën njerëzore. Këto rryma artistike dhe filozofike shprehin përvojat e vuajtjes dhe dilemave ekzistenciale të individit në një botë të pashpresë.

Ekzistencializmi, një rrymë filozofike dhe letrare, përqendrohet në përvojën individuale të lirisë, zgjedhjes dhe përgjegjësisë në një botë që shihet e shfaqet si absurde, pa kuptim të paracaktuar.Poezia e Bejkos reflekton dilemat ekzistenciale, duke ilustruar përballjen e individit me vdekjen dhe izolimin. Një pasazh i tillë është "Vdekjen në shpirt, a vdekjen në gjak," ku tregohet përballja e individit me dy lloje të vdekjeve, duke theksuar provën e zgjedhjes së tij midis vdekjes shpirtërore dhe asaj fizike. Ndjenja e izolimit dhe stigmatizimit është paraqitur në vargjet "Njerëzit e qytetit nga ti largohen si prej shtriganit, si nga qyteti i rënë nën murtajë," duke trajtuar absurditetin e ekzistencës shoqërore.

Realizmi i errët, si një rrymë letrare që shfaq realitetin në mënyrë të ashpër dhe të paidealizuar, përqendrohet në temat e dhimbjes, vuajtjes dhe të keqes në botë. Poezia e Bejkos pasqyron këtë rrymë në paraqitjen realiste të kushteve të rënda të punës në minierë dhe dilemave morale të individit. Pasazhi "Zbret në minierë nën peshë terri, Në ujin e zi, llurbë, djersë e ankth," shfaq realitetin e ashpër të punës në minierë, duke përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë, të paidealizuar për të treguar vuajtjen dhe dhimbjen fizike (jo vetëm të poetit). Rebelimi ndaj kushteve të vështira është shprehur në vargjet "Hidhesh me përbuzje në gjakosje e gjymtim /Rrezikun prek me duar , i thua: hajde," duke ilustruar përballjen e individit me dhimbjen dhe rrezikun, një temë e zakonshme në realizmin e errët.

III-Poezia "Vdekja është një" e Bejkos është një dëshmi e fuqishme e vuajtjeve të poetëve dhe intelektualëve që guxuan të sfidojnë kufizimet e realizmit socialist në Shqipëri gjatë periudhës së regjimit komunist, i cili impononte një ideologji të ngurtë dhe kontroll mbi artin e letërsinë, duke kërkuar që poetët të pasqyronin dhe promovonin parimet e soc.-realizmit, ndryshe kalvari i vuajtjeve do ishte më i vështirë se ai i Golgothasë. Siç thamë më sipër, vargu metaforik: "Njeri në shenjestër, mbyllur në rreth," përfaqëson poetin dhe intelektualin që është vënë nën mbikëqyrje dhe izolim për shkak të mendimeve dhe krijimeve të tij dhe paraqet njëkohësisht presionin dhe kërcënimin që ndjen individi kur guxon të kalojë kufijtë e realizmit socialist dhe që shpesh vihet para dilemës ekzistenciale:" Të vdesësh në shpirt, a të vdesësh në gjak?" sepse të jetosh në izolimin dhe stigmatizimin e dyfishtë ku: "Njerëzit e qytetit nga ti largohen si prej shtriganit,” dhe :Këdo të afrohet e sheh si prangë, a si lak” do të thotë të jetosh frikën, ankthin dhe jo jetën. Poetët dhe intelektualët që guxuan të thyenin kufizimet ideologjike të realizmit socialist realisht u stigmatizuan dhe u izoluan nga shoqëria, një mënyrë kjo me të cilën shteti demonstronte pasojat e mosbindjes, që përdorej edhe për të frikësuar të tjerët që mund të mendonin të sfidonin regjimin.  Izolimi është sikur të jesh zënë poshtë gërmadhave nga ndonjë tërmet dhe: “ I vetëm në greminën më të thellë ke rënë/ me natën në sy, me shkëmbin në bark”. Vargu” "Zbret në minierë nën peshë terri, /Në ujin e zi, llurbë, djersë e ankth." ndërsa paraqet mjedisin e rëndë dhe të zymtë të minierës,  tregon peshën e territ dhe kushtet e vështira të punës që i ngarkohet një intelektuali të nivelit të lartë dhe mbi të gjitha një poeti, që, me gjithë dëshirën e tij të mirë, nuk gjen dot një element të “bardhë” poetik. Lodhja, vuajtjet dhe presioni psikologjik që shprehet te vargjet: “Hidhesh me përbuzje në gjakosje e gjymtim,/ Rrezikun prek me duar, i thua: hajde." e çojnë poetin gjer në skajin e fundit të vuajtjeve të tij.

IV-Poezia "Vdekja është një" e Sadik Bejkos është një akt i fuqishëm rezistence ndaj dhunës së regjimit monist, i cili kërkonte të mposhtë frymën e lirisë dhe krijimtarisë. Edhe pse poeti u dënua të punonte në minierën e Memaliajt, një vend që mund të pikturohet si ferr për shkak të kushteve të tmerrshme, Bejko gjeti forcën për të shkruar këtë poezi, duke treguar se shpirtin krijues nuk mund ta mposhtte as errësira më e thellë. Kjo aftësi për të shndërruar një ambient të zymtë dhe të errët në një peizazh poetik tregon talentin e madh të tij si poet dhe forcën morale për ti rrezistuar dhunës moniste të prishjes së vizionit të tij artistik. Të kuptojmë një gjë: vetë mbajtja e Festivalit të XI në Radio Televizion në atë kohë ishte një kryengritje kundër soc.-realizmit dhe ideollogjisë së partisë shtet, e cila ndonëse u shtyp, arriti të mbillte farën e kundërshtimit dhe ti tregonte popullit se matanë dritares së palarë  të soc.-realizmit ishte një botë e bukur dhe e lirë. Fakti që Bejko ishte pjesmarrës me tre tekste këngësh në këtë festival është një vlerë njerëzore (dhe artistike) e tij. Dilema ekzistenciale që ju imponua: "Jepi: zgjidhe dilemën për vdekjet e tua:/Të vdesësh në shpirt, a të vdesësh në gjak?" e cila paraqet presionin ekstrem për të zgjedhur midis nënshtrimit (vdekja shpirtërore) dhe përballimit të dhunës fizike (vdekja në gjak) dhe fakti që poeti zgjedh të mos dorëzohet shpirtërisht,(vetë kjo poezi e shkruar në vitin 1975, në kulmin e represionit është dëshmia më e mirë) tregon  qëndrimin e tij të fortë dhe të pamposhtur përballë dhunës moniste. Poeti refuzon të dorëzohet, ai përballet me vuajtjet me një qëndrim rebel dhe të pamposhtur dhe pikërisht kjo përballje simbolizon forcën dhe qëndrueshmërinë e shpirtit krijues që nuk mund të mposhtet nga dhuna fizike apo psikologjike e shtetit. Ndaj mendoj se kemi të drejtë të themi se poezia e tij shndërrohet në një testament të forcës shpirtërore dhe rezistencës së njeriut përballë dhunës së monizmit dhe vuajtjeve që ai sillte në jetën e poetëve që rebeloheshin paqësisht, duke plotësuar njohuritë e lexuesit për një realitet të fshehur dhe për të treguar se si në mes të mjerimit dhe sforcimit ekzistonte një dritë dhe shpresë që na tregonte ne bashkëkohësve rrugën e lirisë.

V- Poezia "Vdekja është një" e Sadik Bejkos është një dëshmi e pamposhtshmërisë dhe forcës së artit përballë dhunës diktatoriale. Pavarësisht presionit dhe shtypjes, Bejko gjen forcë dhe frymëzim për të krijuar art që ndriçon edhe në errësirën më të thellë të minierës. Përmes gjuhës së pasur dhe figurative, Bejko arrin të shndërrojë minierën e errët të Memaliajt në një peizazh poetik që ndriçon me bukurinë dhe dritën e artit të tij unik, duke shfaqur aftësinë për të gjetur shpresë edhe në momentet më të vështira, duke e shndruar përvojën e tij të dhimbshme në një testament të rezistencës shpirtërore dhe intelektuale, duke dëshmuar se arti dhe poeti kanë fuqi të madhe për të mbijetuar dhe për të mbajtur gjallë shpirtin e lirisë dhe në kushtet më të vështira, kur vihet në pikpyetje jeta. Ky testament është  i dallueshëm kryesisht nëpërmjet forcës dhe dritës së këtyre figurave artistike që janë sinjale jete dhe rezistence poetike në monizëm. Duke parë figurat artistike me vëmëndje vërejmë se:

Simbolet:"Njeri në shenjestër, mbyllur në rreth" - përfaqëson poetin si një viktimë të drejtpërdrejtë të shtypjes dhe persekutimit, si një tabelë qitjeje, objektiv i sulmeve të vazhdueshme dhe të qëllimshme të regjimit. "Pa dritë në sy, me shkëmbin në bark" simbolizon shkallën e vuajtjes dhe mungesën e shpresës në gjendjen e tij, ku “shkëmbi në bark” përfaqëson barrën e rëndë të vuajtjes dhe dëshpërimit. Vargu:"si nga qyteti i rënë nën murtajë" –simbolizon izolimin dhe stigmatizimin që poeti përjeton, izolim jo vetëm fizik, por edhe shoqëror, duke e bërë atë të ndjehet si një i huaj në mes të bashkëqytetarëve të tij.

Metaforat:"Fytit të zgjidhet e të mblidhet një lak" që shfaq kërcënimin e vazhdue-shëm të dhunës dhe kontrollit mbi jetën e individit, duke ilustruar ndjenjën  një presioni të pandërprerë. Te:"peshë terri" metafora tregon barrën e rëndë të vuajtjes dhe dëshpërimit që poeti ndien në minierë. Terri është një simbol i errësirës së brendshme dhe të jashtme që e rrethon. Vargu:"Hidhesh me përbuzje në gjakosje e gjymtim" ilustron vendosmërinë e poetit për të përballuar dhunën fizike me një qëndrim sfidues dhe përbuzës. Ky akt rebelimi dhe sfide ndaj vetes dhe dhunës që i imponohet është një dëshmi e forcës së tij të brendshme.

Personifikimet:"Rrezikun prek me duar, i thua: hajde" ku rreziku është personifikuar si një entitet i gjallë që poeti e sfidon dhe e përballon direkt shpreh  guximin dhe vendosmërinë e tij përballë rrezikut, e cila në vetvete është një akt rezistence dhe rebelimi kundër shtypjes. Te vargu: "Të tremb vdekja tjetër që të ndjek pa zë?" vdekja është personifikuar si një entitet që ndjek poetin pa pushim, duke sugjeruar frikën e heshtur dhe të pandër-prerë që ai përjeton.

Imazhet:"Në ujin e zi, llurbë, djersë e ankth" shfaqin ndotjen dhe degradimin si dhe kushtet e rënda të punës në minierë, duke treguar një mjedis të mjerueshëm. Te vargu: "Njeri rrugëhumbur pa shteg, pa majë" poeti shfaqet si një individ i humbur dhe pa drejtim në një botë të errët dhe pa shpresë. Ky imazh përforcon ndjenjën e izolimit dhe të qenit në një situatë pa dalje.

Theksojmë se poezia  e Bejkos është një poezi moderne, por që përdor suksesshëm si sfond poetik elementë të tradicionalitetit,si: Elementet e natyrës, motivet e  jetës dhe vdekjes, stili, vargu, rima, metrika etj. që i japin shtysë dhe forcë vargut dhe idenë e poezisë. Veç sa më sipër te kjo poezi lexuesi gjen një ambient plot pluhur të zi qymyri, e zezë që mbizotëron në çdo varg dhe çuditërisht në figurat artistike, të cilat çuditërisht krijojnë imazhe të ndritëshme dhe të fuqishme si diamanti i zi, madje përforcojnë bukurinë dhe forcën e artit poetik.

Arti poetik i kësaj poezie është më i fortë se diktatura sepse ai arrin të krijojë një realitet alternativ që nuk mund të kontrollohet nga asnjë formë shtypjeje.

VI-Lind pyetja : Po pse është arti më i fuqishëm se diktatura?

Arti dhe poeti janë më të fuqishëm se diktatura dhe dhuna e saj për disa arsye të thella dhe të ndërlikuara që lidhen me natyrën e krijimtarisë dhe shpirtit njerëzor:

1.Së pari është fuqia e shpirtit dhe ndjenjave njerëzore, pse ndryshe nga fuqia e dhunës fizike, që është e përkohshme dhe e kufizuar, arti dhe poezia burojnë nga shpirti njerëzor që është i përjetshëm. Poeti, përmes veprave të tij, shpreh ndjenjat më të thella dhe mendimet më të ndërlikuara, të cilat mbeten të gjalla dhe ndikojnë te njerëzit edhe pas disa shekujsh.

E parë në këtë aspect themi se: Poezia është dashuri dhe dashuria është gjithmon më e fortë dhe jetëgjatë se dhuna, pavarësisht se shfaqet e brishtë. Poezia dhe arti kanë aftësinë të prekin zemrat dhe mendjet e njerëzve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe intime. Ky ndikim emocional është më i fuqishëm se çdo mjet dhune, pasi prek shpirtin njerëzor dhe inspiron ndjenjën e lirisë e drejtësisë.

2. Së dyti  arti dhe poezia flasin nëpërmjet simbolikës, mesazheve dhe metaforave poetike që kapërcejnë kufijtë e gjuhës së zakonshme dhe të komunikimit të drejt-përdrejtë. Këto mjete artistike krijojnë mesazhe të thella dhe universale që mund të interpretohen dhe të kuptohen nga breza të ndryshëm në mënyra të ndryshme, duke mbajtur gjallë frymën e rezistencës dhe lirisë. Gjithashtu, në kushtet e censurës, poetët dhe artistët përdorin gjuhën figurative dhe mesazhe të koduara për të shprehur qëndrimet e tyre dhe për të inkurajuar rezistencën,  mesazhe që janë të vështira për t'u kuptuar, ndaluar apo shkatërruar nga regjimi dhe për faktin se shprehen në një mënyrë shumëkuptimëshe.

3.Arti dhe poezia luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe përcjelljen e kujte-sës historike e kulturore. Njësojë si arti oral që është dokument historik dhe arti i kultivuar dokumenton vuajtjet, rezistencën dhe përvojat e njerëzve nën regjimet e ndryshme, duke mbajtur gjallë kujtimin e të kaluarës dhe mësimet për brezat e ardhshëm.

Arti dhe kultura dhe poezia nw veçanti gjithmon kanë qenë dhe janë forma të fuqishme të rezistencës kundër shtypjes e dhunës. Ato krijojnë një identitet dhe një ndjenjë të përbashkët për komunitetin, që ndihmon në forcimin e shpirtit të rezistencës dhe qëndrueshmërisë.

4. Nuk duhet të harrojmë që arti dhe poezia kanë natyrë universale, ato kanë aftë-si në të kapërcejnë kufijtë gjeografikë dhe politikë, duke bashkuar njerëzit përtej dallimeve kulturore, gjuhësore dhe kombëtare. Mund të kujtojmë protestat  kundër dënimeve të poetëve dhe shkrimtarëve në shtetet diktatoriale.  Kjo aftësi e artit për të krijuar lidhje ndërmjet njerëzve është më e fuqishme se çdo ndarje dhe përçarje që mund të sjellë dhuna dhe represioni shtetëror. Për këtë shtojmë se arti dhe poezia kanë fuqinë të inspirojnë dhe të motivojnë njerëzit për tu bashkuar kundër dhunës dhe diktaturës. (Kujtojmë poezitë e Pablo Nerudës tw shkruara nw banderola gjatw demostratavee anti diktatoriale në Kili). Kjo ndjenjë e përba-shkët  qëndrese dhe shprese është më e fuqishme se çdo frikë apo dhunë që mund të imponojë regjimi. Poeti dhe artisti, përmes veprave të tyre, dëshmojnë se fryma njerëzore është e pamposhtur dhe se arti do të mbijetojë dhe do të ndriçojë edhe në errësirën më të thellë.

Pra, poezia "Vdekja është një" është një dëshmi e forcës dhe pamposhtshmërisë së artit përballë dhunës diktatoriale. Pavarësisht presionit dhe shtypjes, Sadik Bejko gjen forcë dhe frymëzim për të krijuar art që ndriçon edhe në errësirën më të thellë të minierës. Përmes një gjuhe të pasur dhe figurative, ai arrin të shndërrojë përvojat e tij të dhimbshme në një testament të rezistencës shpirtërore dhe intelektuale, duke dëshmuar se arti dhe poeti kanë një fuqi të madhe për të mbijetuar dhe për të mbajtur gjallë shpirtin e lirisë edhe në kushte më të errëta.

 

Sarandë më korrik 2024

 

Sadik Bejko

VDEKJA ËSHTË NJË

Njeri në shenjestër, mbyllur në rreth,

Fytit të zgjidhet e të mblidhet një lak

Mbi-e-nën-tokë ndër dy vdekje kë do të zgjedhësh:

Vdekjen në shpirt, a vdekjen në gjak.

 

Zbret në minierë nën peshë terri,

Në ujin e zi, llurbë, djersë e ankth.

Jepi: zgjidhe dilemën për vdekjet e tua:

Të vdesësh në shpirt, a të vdesësh në gjak?

 

Hidhesh me përbuzje në gjakosje e gjymtim,

Rrezikun prek me duar, i thua: hajde.

Lot symbyllur me terrin, me minierën:

Të fundosh shpirtin është humnerë më e madhe?

 

Ç’rrebelim i keq ky ndaj vetes, ndaj gjakut tënd

Njeri rrugëhumbur pa shteg, pa majë.

Njerëzit e qytetit nga ti largohen si prej shtriganit,

si nga qyteti i rënë nën murtajë.

 

Njeri i vënë në shenjë, edhe ti i shmang njerëzit,

Këdo të afrohet e sheh si prangë, a si lak.

I vetëm në greminën më të thellë paske rënë

Pa dritë në sy, me shkëmbin në bark.

 

Ç’hakmarrje kjo, t’i turresh gjakut tënd?    

Apo të tremb vdekja tjetër që të ndjek pa zë?

Vallë dy vdekje, dy gremina ke përballë,

Apo një është vdekja, vetëm një?

 

Memaliaj, 1975

Si vdes gruri 1994

Saturday, 6 July 2024

 

 

LABOVITJA E BEJKËS PILURJOTE

 

Nga Timo Mërkuri

Kur në mbrëmjen e  29 prillit 2024 në Teatrin e Operës dhe Baletit u dha koncerti, që është pak të quhet madhështor me krijimtarinë artistike të Lefter Çipës, i organzuar nga Asambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve, asambli “ Bejkë e bardhë” e Pilurit interpertoi një kryevepër  iso-polifonike si detyrim dhe nderim ndaj këtij  Princi të (iso)polifonisë me tekst të poetit Kristo Çipa. Teksti i këngës më ishte bërë i njohur nga vetë poeti dhe sigurisht që isha në pritshëmrinë e një realizimi sipëror nga grupi, por më duhet të pranoj se interpertimi i bërë në këtë aktivitet ishte sa madhështor e fin, aq dhe befasues. Befasia e parë ishte marrësia e këngës, vajza nga Labova e Kryqit, këngëtarja Persa Miha. Në fakt Persën e kisha parë dhë dëgjuarv me grupin Dea në Sarandë, kur dhe mësova se si nxënë-se e Shkollës së Mesme në Delvinë kishte qenë marrëse e grupit iso-polifonik dhe pjestare e grupit të Sazeve të Delvinës. Në vitin 1983 u ngjit në skenën e Festivalit Folklorik Gjirokastër si marrëse e këngës Lunxhiote dhe valltare e valles Zagorite, por pjesmarja e grupit Dea në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës 2003 dhe ajo si marrëse ishte një paraqitje që la mbresa te dëgjuesit, sa me tekstin e vjetër të ëngës “O moj dardha dimërore/Një behar që u martove /Çe bëre burrin që morre” ku me një densitet artistik tregohet mbyllja tragjike e ciklit të një jete brenda vitit. Jo vetëm teksti por edhe interprettimi e melodia ishin drithëruese, madje më von mësuam se qysh në konkuriminn në Qarkun e Vlorës ku bëhej përzgjedhja e grupeve për në Festivalin e Gjirokastrës, Lefter Çipa që ishte antar i komisionit, kur e dëgjoi këngën e çfaqi publikisht entusia-zmin e tij, qëndrim që solli dhe njohjen e Persa-s me atë.

I-Këto i dija, por që kjo këngëtare të dilte në skenë si marrëse e grupit “Bejkë e bardhë” e Pilurit me këngën “Poeti i kohës së re” kushtuar Lefter Çipës (me tekt të Kristo Çipës Mjeshtër i Madh, kthyes Dhimitraq Bala,hedhëse Leni Mërkuri, kthyese me zë koke Valentina Gërdhuqi dhe fyell Milto Gjiçali), duke patur parasysh se kënga pilurjote është e konsoliduar dhe për ta kënduar atë  duhet jo vetëm të kesh talentin e të kënduarit dhe zë melodik,por dhe ta kesh “jetuar” shpirtërisht,  e prita me ankth interpretimin e kësaj këngëtareje “të re”me përvojë të gjatë. Ankthi nuk vazhdoi shumë, menjëherë pas “vajtimit” të fyellit, nisja e vargjeve të para:Ulet flamuri në gjunjë/ Lutet:- Poet hape dheun!” ndjeva një drithërimë shpirti, e cila mu shndrua në mornica te vargjet:Mbi supe do te marrë unë/Siç më mbajte sipër kreut”. Tekstin e njihja, po ashtu edhe vijën melodike elegjiake e kisha ndjerë, por që të interpretohej kaq shpirtërore, vështirë do e kishin dhe këngëtaret pilurjote me përvojë. Interpretimi i vargut “Poet i këngës së re!” si një urë lidhësie mes dy strofave ishte vërtet miklues, sepse më shumë të krijonte idenë se ishte jo një cilësim për poetin Lefter Çipa, se sa një thirrje për atë që të ngrihej nga varri, gjë që ndjehej jo aq nga teksti vijues:Shtyje dheun, dil më këmbë!/Qëllo vdekjen me pëllëmbë” se sa nga dridhja e zërit të marrëses dhe ato gjestet , ah ato gjestet me atë lëvizje të dorës si një përkë-dhelje bije mbi varrin e të atit te vargjet:Se ti je shpirti me rrënjë/Nëpër popull e ke lënë”.

Duhet të dini se: Pilurit është fshat i vajtimeve me gjëmë, me kuje, por në rastin e vdekjes së Lefter Çipës, i shmangu këto rite vajtimore në përcjelljen e tij. Arsyeja është e thjeshtë, pilurjotët nuk e pranuan vdekjen e poetit. Ishin mësuar me këngët e tij dhe kishin krijuar iluzionin se bashkë me këngët do jetonte dhe poeti dhe për analogji: po të vajtohej poeti, do t'i "vajtoheshin" dhe këngët. Për këtë arsye Piluri mënjanoi vajtimin (tradicional)për Lefter Çipën në varreza, por i këndoi dhe i këndon çdo ditë pavdekësisë së tij.

Në qoftë se te vargjet e para përjeton dridhje e mornica, te vargu që përfaqson fjalët e Lefter Çipës: “-Mos lotoni o të gjallë!/Na thua me përmallim”nis e ndjen lagëshirë në sy dhe përpiqesh të ndalosh ngulçimën te ajo ëëëë e zgjatur e fjalës “(o të) gjallë” dhe te “ë” e fjalës “bardhë” të vargut:“Se unë rroj tek këngë e bardhë”,( shihni sa zbardh metafora) vargje në të cilat pesha e dhimbjes të bën të ulësh ngadalë kokën (mos  të të shohin lotët të tjerët) dhe ta  ngreshë rrufeshëm krenarisht te varguNë zemër të kombit tim”, ku strofa dhe melodia pritet te fjala “(kombit) tim” sikur do të thotë që asgjë tjetër nuk ka më vlerë pas këtij pohimi, sikur kjo është fjala e fundit e një burri. Në vijim le të  sqarojmë dhe një element befasues që fshihet pas vargjeve:Pse mbërdhin kjo flakë e zjarrit?/I ka ikë Zeusi, Çikës”, ku duhet tju them se vargu” I ka ikë Zeusi Çikës” shpjegohet me mitologji-në bregase, ku: Zeusi fillimisht selinë e ka patur në malin e Çikës, (prej nga shkoi në Dodonë) madje dhe emri i malit rrjedh nga çikat, shkëndijat që lëshonin rrufetë e tij kur godisnin mbi shkëmbinj, dhe  Lefterit krahasohet me  Zeusin, por thelbi i kuptimshmërisë së vargjeve qëndron te legjenda e herëshme sipas së cilës pilurjotët këngën iso-polifonike e kanë dhuratë nga Zeusi, i cili i ulur në hijen e lisave të Pilurit ja mori një kënge dashurie më të qarë për Herën (Erën) vajzë që ai e dashuronte  dhe iso i mbanin gjethet e lisave me fëshfërimën e tyre. Pra figura e Zeusit nuk ka kuptimin e një Zoti të fuqishëm, por atë të një Zoti që krijon e dhuron këngë zemre e shpirti. Kjo është arsyeja që Persa  këto dy vargje i këndon me  zë vajtimi  në tonalitet të ulët, të cilin e ndryshon dhe e ngre pak te dy vargjet e tjera: “Ku flitet gjuhë e shqiptarit/Ron dhe këngë e Lefter Çipës”.

Elementi tjetër i kësaj kënge është vërtet interesant: teksti është me dhjetë strofa katërvargëshe, shto dhe katër vargje të tipit të refrenit, gjë që kërkon talent në të mbajturit mend, sepse kjo vështirësohet edhe nga fakti që strofat kanë situatë melodike dhe tekstore të ndryshme nga njera tjetra, por edhe brenda një strofe melodia ka dy shtresime apo vija melodike, ku: dy vargjet e para kanë ritëm e tonalitet të ndryshëm nga dy vargjet e dyta. Po të shtosh këtu edhe funksion e vargut  ndërmjetës  (“Poeti i botës së re” etj) atëherë dallon  gjerësinë e imazhit melodik të lëvizshëm dhe ngjyrat e këngës, pasuri që të befason me aftësinë e krijimit (kompozimit do thoshja unë) kjo këngë shumështresore e nivelit të epërm. Në qoftë se unë do tju thoshja se koha fizike për prova në dispozicion të grupit për këtë këngë, ka qenë vetëm dy ditë në Himarë, dhe ditën e tretë në Tiranë kur u dha koncerti, madje e shtrirë gjer në dhjetë minuta para daljes në skenë, jam i sigurtë që s’do më besoni. Por kjo është e vërteta, dhe kjo e vërtetë është më së shumti një dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm të antarëve të këtij grupi dhe e Persa Miha në veçanti.  Duhet të shtojmë se te kjo këngë melodia e fyellit është një ndihmëse e madhe e mbajtjes së ekuilibrit të tonalite-teve melodike mes strofave gjatë këngës. Besoj se e vutë re që te grupi i Pilurit iso këndohet me zanore të rrokëzuar,( ndryshe nga kënga labe që këndohet me iso të shtruar), novacion të cilin Kristo Çipa e futi për të zbutur ndikimin negativ të mungesës fizike së këngëtarëve të iso-s. Të gjitha këto elementë tipikë të këngës pilurjote Persa Miha i zotëroi dhe i shfaqi melodikisht në shkallën sipëro-re , duke na dhënë një këngë me imazh shumëngjyrësh melodik në kufijtë e mahnitjes.

II-Të kuptojmë një gjë: Kënga për Lefter Çipën nga vetë poeti Kristo Çipa është  përcaktuar si një elegji homazh ku dhimbja shndrohet në një epikë krenare, që ka brenda një lirizëm mjaft shpirtëror dhe kthehet edhe në rrëfim, por në interpreti-min e Persas harmonia e lartë fyell-marrës dhe hedhës është e shkallës sipërore dhe me iso-n shkojnë në përsosmëri, sidomos në shtrimet e këngës, ku edhe në zanoren “a” që është i vështirë harmonizimi të kemi një simpofoni. Sekreti i Persës është alternimi i zërit të grykës me zërin e kokës dhe ligjërimi artistik me logjikë poetike, duke e shoqëruar me lëvizje e gjeste aktoriale që sigurojnë vëmë-ndjen dhe kënaqsinë e publikut. Me qënë se jo të gjithë lexuesit e kuptojnë termi-llogjinë muzikore, le të dëgjojmë vlerësimet e dy këngëtarëve të grupit për Persa Miha në rolin e marrëses. Hedhësia e famëshme e këngës pilurjote Leni Mërkuri thotë: “Ardhja e Persës ishte si një dhuratë nga Zoti për këngën e Lefter Çipës. Vokaliteti i saj ështi i përputhur plotësisht me regjistrin e Pilurit duke bërë nënvizimin e vokaliceve” ndërsa kthyesi Dhimitraq Bala shprehet: ”Jemi një linjë e puthitur mirë dhe presim të japim këngë të tjera sidomos lirike. I dha freski këngës pilurjote”. Unë ju ftoj ta vlerësoni frazën: “I dha freski këngës pilurjote” e cila ka jo thjeshtë një vlerësim formal të një këngëtari që vjen e do shkojë, por një pohim e pranim të vlerave sipërore të këngëtares, prania e së cilës po rinon këngën pilurjote, atë këngë të “rëndë” që nuk tundej nga shtrati i saj “shkëmbor” , siç “nuk tunden malet” nga gjëmimi. Është e vërtetë që poeti Kristo Çipa me këtë tekst kënge i ka ngritur një monument vëllait të tij, por Persa Miha i dha “zë” dhe shpirt këtij monumenti, gjer aty sa që na duket sikur të dy bashkë “e ringjallën Lefter Çipën”dhe e prunë mes nesh. Le të rikthehemi pak te vargjet:     Shtyje dheun, dil më këmbë!/Qëllo vdekjen me pëllëmbë!” që në aspektin formal na kujton një vajtim himariot që thotë:”(S’të ngjau asnjë nga djemtë)/ Bjeri varrit, ngrehu vetë/Rrëmbe jatagan e shkretë”, por që në kuptimshmërinë e tij është shumë larg nga teksti i Kristos. Distancimi qëndron se teksti i Kristo Çipës është një ftesë dhimbshurie që i bëhet vëllait, poetit të rikthehet nga bota ku ka shkuar se na ka marrë malli për atë, për fjalën e tij etj, ndërkohë që te rasti tjetër kem i një klithmë dëshpërimi pse bijtë nuk i ngjanë të atit në trimëri lufte kundër armikut. Por ajo që na intereson në aspektin melodik është fakti se ndërsa teksti i dytë është një vajtim me dhimbje e dëshpërim, duke goditur me grusht varrin e kapedanit të ikur që s’la asnjë djalë të denjë për emrin e tij, teksti për Lefter Çipën këndohet me dhimbje e krenari dhe këngëtarja interpreton gjestin e ngritjes nga varri të një trimi që e kërkon koha, madje këtë e përforcon teksti “Qëllo vdekjen me pëllëmbë” (vini re, qëlloje me pëllëmbë thotë poeti, jo me grusht) dhe gjesti i këngëtares, thua se vdekja qënka një çupkë trazovaçe që i është ngatëruar nëpër këmbë poetit të madh, i cili nxitonte për ku e kërkon atdheu. Do mjaftonte vetëm ky gjest i këngëtares që ti shprehnim konsideratat maksimale, por ajo siç duket nuk e vëren efektin që krijon te ne gjestilacioni dhe zëri i saj, madje duket sikur ajo nuk na shikon fare. Ajo jeton në botën e këngës, pranë Lefter Çipës, dhe ajo që ka më shumë rëndësi është se ajo jeton pranë Lefterit si vajza pranë atit të saj dhe  i flet sikur i thotë: “Çohu babi se vajti vonë. Eja të dalim një shëtitje se do të të them një gjë të re”. Është pikërisht kjo ndjenjë që të angështon shpirtin e të  njom sytë.

Në fakt ka dhe diçka tjetër, jo vetëm afëri, por dhe krenari legjitime. Po të zbresim te teksti:Kur në grusht e merrte dhenë/I ndizej flaka mbi penë” zëri i këngëtares mer tjetër tingëllimë, një krenari ndjehet te zëri dhe një “krekosje” e lejueshme shihet në gjestet e saj, krekosje që bën të na shtrihet një buzëqeshje krenarie mbi buzë, si palët e flamurit kur e puthim. Dhe ajo hedhësia me zërin e saj që u ngjan vetëtimave dhe bubullimave bashkë që duket sikur thotë se ska gjë më të bukur e më të vlefshme në këtë botë se sa këngët që shërojnë mëmëdhenë. Ti duartrokasësh e tu thuash :”Ju lumtë” është pak, të vjen të ngjitesh në skenë e ti përqafosh të tërë me radhë dhe të qëndrosh aty mes tyre, duke u bërë pjesë e grupit, ose më saktë pjesë e krenarisë që përcjell ky grup. Dhe sigurisht, duke e nxjerrë përpara Persa Miha si një flamur.

Tepër epike tingëllojnë vargjet e strofës së fundit:Vargjet ti kërkon epoka/ Kombi me këngë ringrihet/Trupin të fëldishtë mban toka/Shpirtin shqiponja në qiell” Persa zgjat vargun “Nderi i kombit je!” thua se është një flamur që e valëvit krenarisht pas të cilës zërat “sulen” me vargjet: Shkoni breza merrni dritë / Nga dheu ku fle poeti/Këngën ta doni si sytë!/Atdheu është Amaneti!” varg i cili pritet rrufeshëm në kulmin e tonalitetit,  te amaneti i poetit, Atdheu.

III-Sigurisht ky grup funksionon si një orkestër e përsosur ku, jo vetëm çdo zë, por dhe çdo timbër zëri ka rolin dhe funksionin e tij, por sigurisht që një pyetje lind: Si shpjegohet që kjo vajzë labovite e ka përthithur kaq bukur e shpirtërisht regjistrin pilurjot të këngës iso-polifonike? Të thuash se është efekt i talentit të saj nuk e ke thënë të tërën, pse talenti nuk mjafton që një këngëtar i një zone të këndojë aq mjeshtërisht këngën e një treve tjetër, ca më tepër në rolin e marrësit. Të aludojmë për njëjësi niveli ekonomik të dy fshatrave jemi shumë larg një krahasimi, pasi Lunxhëria është karakterizuar nga një nivel i lartë jetese, falë kurbetit, gjë që është e dukëshme në veshjen e tyre, ndërkohë që Piluri ka jetuar në një varfëri ekstreme qoftë për shkak të terenit, ashtu dhe të luftrave që e kanë shkretuar e përgjysmuar fshatin.

Në fakt, një element e kanë të përbashkët të dy trevat, dhimbjen që kullon në këngë e tyre. Është pikërisht kjo dhimbje e përjetu-ar që ka krijuar një afinitet  melodik të dy varianteve të të kënduarit. Persa qysh në fillimet e saj në këngët që i mësonte gjyshi në Labovë (Lule moj lule), të cilit:”I qeshte dhe gjuha brenda në gojë kur e këndonte” mësoi e përjetoi dhimbjen e derdhur në melodi dhe më pas e interpretoi vetë.

Po ashtu fakti që Persa u rrit në një familje me tradita kënge, ku gjyshi dhe babai ishin jo vetëm këngëtarë por edhe krijues, nëna ishte këngëtare, marrëse dhe një kthyese e veçantë "me zë" e quanin në ato anë, pra familja ishte një shkollë e madhe ku ajo mësoi këngën. Fakti që qysh në fëmini ishte pjesmarrëse aktive në Festivalet lokale si në Gjirokastër e Libohovë dëshmon dashurinë e saj për këngën dhe kurajën për të dalur në skenë si këngëtare e parë.

Në lidhje me kontaktin e saj me këngën pilurjkote vlen të dimë se Shkollën e Mesme e bëri në Delvinë dhe aty ra në kontakt me këtë këngë, pëlqimi i të cilës krijoi atë shtresëzim instiktiv duke u shkrirë me meloditë e Zagorisë e Lunxhëris.  Ishte koha kur këngët pilurjote kishin mbuluar hapësirat shqiptare e këndohe-shin nga të gjithë, por Persa nisi ti përthithte meloditë e tyre si ushqim foshnje. Kështu shpjegohet që shpirtërisht dhe instiktivisht ajo përzjeu variantin pilurjot me atë lunxhiot e zagoriot, ose më saktë evide-ntoi elementët e përbashkët duke “restauruar” mozaikun melodik  të këngës. Ajo është pilurjote në këngët e Pilurit dhe lunxhiote në këngët e Lunxhit dhe vetëm pas kësaj ndërhyn talenti i saj. Kjo u vu re edhe te kënga e Zenel Gjolekës kënduar në Kuç në datën e çlirimit të Kurveleshit (24.6.2024) ku mbizotëroi tipari i saj i këngës, ndonëse e këndoi më një zë metalik për vetë temën epike. Ky sukses  tregoi se arritja te kënga e Lefter Çipës nuk është lulja e vetme e pranverës së saj artistike si “pilurjote”.

Të ëgjitha sa thaamë më sipër kanë efektin e tyre, por, këtu nuk është puna te admirimi apo dashuria e Persa-s për këngën pilurjote, këtu ka studim, përvehtësim dhe avancim të mëtejshëm nëpërmjet vokalit dhe kulturës artistike, për të cilën ajo dallohet. Ndoshta mund te jetë një rast unikal në iso-polifoni që një këngëtar i një zone të përjetësojë çdo detaj të këngës  të një vendi që është në nivelet më të epërme të këngës isopolifonike, siç është Piluri. Kjo është e veçanta dhe arritja më e madhe e Persa Miha në iso-polifoni.

 IV-Duhet tu them dhe një element tjetër që ka ndikuar në afërinë e Persa Miha me grupin e Bejkës: Pilurjotët e kanë traditë tu bëjnë dhurata miqve, dhe kur ata janë artistë, u ngrenë këngë, por në rastin e Persa Miha-s dhurata ju bë “paradhë-nie” para se të bashkpunonte me grupin e Bejkës. Thamë që  në vitin 2003 Lefter Çipa  spikati gjatë koncertit në Vlorë cilësitë e saj, ndaj pas konkuri-mit e pyeti për origjinën e melodicitetit të saj, sepse si këngëtare e grupit Dea të Sarandës, as teksti dhe as melodia nuk kishin “aromë” Sarande. Aty u muar vesh që ishte vajzë labovite dhe biseda u shtrua mbi këngët e Lunxhit dhe mundësinë e bashkpunimit me grupin e Pilurit. Kristo Çipa ishte i pranishëm, por vetëm   dëgjonte bisedën, dhe më pas, i impresionuar krijoi aty për aty këngën “Labivite xhinde honi” me vargjet: “Mos m’u shfaq si dallgë Joni!/ Në kohën kur qesh limoni “ me refrenin “Labovite xhinde honi”. Këtë tekst e këndoi grupi “Bejka e bardhë” dhe e hodhën në Youtube, por Persa e dëgjoi vetëm para pak vitesh dhe e kuptoi se i kushtohej asaj pikërisht nga vargu i parë:” Mos m’u shfaq si dallgë Joni!” pse ajo në Vlorë u “shfaq” si sarandite, dallgë Joni, ndërsa ishte labovite, xhinde honi për nga shkathtësia e zhdërvjelltësia. Kjo këngë shërbeu si nxitje që këngëtarja labovite me banim në Tiranë të bashkohej me grupin e Bejkës së bardhë pikërisht te kënga e Lefter Çipës dhe të sshkrinte gjithë talentin dhe aftësitë e saj për një interpretim të denjë për emrin e poetit..

IV- Thanë që Persa Miha është rritur me këngë, madje vlen të themi se kënga i shërbeu asaj si një trampolin për të kapërcyer pengesat që i dilnin për shkak të një “ceni” në biografi, pavarësisht se ishte një nxënëse dhe studente e notave maksimale. E kërkuar kudo për talentin, e mënjanuar për biografinë, pas shëmbjes së monizmit Persa e kërkoi normalitetin e jetës në vendin fqinj, ku pas shpërfilljes si emigrante, ju hap një portë nga i vëllai, në një anije turistike që e fton motrën ti bashkohej aty,me qëllim që të shfrytëzonte katër gjuhët e huaja që dinte. Udhëtimi i parë me  anije ishte drejt Monte Karlos dhe pasagjerët qëlluan të ishin studentë e pedagogë të Harvardit. Të zhurmshëm dhe kureshtarë ata pyesnin për shumë gjëra dhe Persa shfaqi njohuritë dhe dijet për florën dhe faunën mesdhetare, gjë që ju bëri shumë përshtypje si studentëve ashtu dhe ekuipazhit. Një mbrëmje një grup folklorik dha në anije një shfaqje me këngë e valle greke, e cila u prit me shumë kureshtje dhe entusiazëm nga pasagjerët. Dikush i bëri pyetjen në se në vendin e saj kishin këngë e valle të tilla, të cilës ajo ju përgjegj me passion duke shpalosur atlasin kulturore të vendit tonë, madje nuk përtoi tu interpretonte disa këngë e valle. Ajo që ka rëndësi është fakti se aty pa që folklori ishte një rrugë ku ajo mund të ecte drejt suksesit në jetë, ndaj u kthye në Sarandë. Krijoi Grupin Dea dhe… ishte e para që pruri anijen e huaj turistike në qytet, organizoi vizita turistike në Butrint, Syri i Kaltër, Gjirokastër etj duke ju ofruar turistëve një Shqipëri tjetër. Ajo kishte kishte një avantazh të madh përpara çdo konkurenti të, kishte një zë melodioz dhe një talent të kënduari që gjendet rrallë, gjë që i mahniste e hutonte turistët, kishte një inteligje-ncë profesionale dhe kulturën e komunikimit, që përbënte avantazh cilësor.

Ajo ishte nga natyra qëmtuese këngësh të vjetra, melodinë e të cilave e “restau-ronte” pa ja humbur origjinalitetin, por ndërkohë ishte dhe një krijuese këngësh të reja, duke qenë vetë poetë dhe kompozitore. Me grupin Dea arriti të hidhte në youtube katër këngë të reja, ndër të cilat vlen të përmendim këngën mbi një motiv të hershëm, por që u kushtohet të humburve në vitet e para të demokraci-së: “Do të dal moj nëne/Nuk di ku të vete/Të kërkoj bandillin/Në male në dete”, këngë me melodi të rinuar mbi shtratin origjinal. Mund të flisja shumë për ato këngë, por do tju flas për: “Kënga e Sulioteve”e cila nis me vargjet: “Zutë vallen dor për dore/Drejt shkëmbit ç’u qepët-ooo/ Zogjtë pyesin, lulet qajnë/Ku shkojn vall  Suljotet-ooo”melodiciteti i të cilës sjell një qasje novatore mes këngën Zagorite dhe Lunxhiote. Kënga është e bukur, por duke qenë se jeton në Tiranë,  ka vështirësi në bashkimin e antarëve të grupit Dea, të shpërndarë në zgjidhje të problemeve të tyre ekonomike, por ka bindjen se së shpejti kjo këngë do interpretohet dhe ne do mund të flasim për atë.

 

Sarandë, më korrik 2024

 

MUZIKALITETI I POEZISË

 

Nga Timo Mërkuri

Folëm për melodicitetin e poezisë “Letër kontinentale” të Natasha Lakos te shkrimi i mëparshëm, por ndëkohë na duhet flasim për muzikalitetin e saj, duke sqaruar paraprakisht se: Melodiciteti dhe muzikaliteti janë dy koncepte të lidhura ngushtë në poezi, por ato kanë nuanca të veçanta që i dallojnë nga njëri-tjetri.

I-Melodiciteti i referohet cilësisë së një poezie që krijon ndjenjë të qartë melodie përmes tingujve dhe ritmit të fjalëve, pasi melodiciteti është e lidhur me ritmin, rrjedhshmërinë dhe harmoninë e tingujve në vargjet e poezisë. Elementet kryesore të melodicitetit përfshijnë ritmin dhe kadencën, strukturën e rregullt të vargjeve dhe modelin ritmik që krijon një ndjenjë të harmonishme; përsëritjen, përdorimin e përsëritjes së tingujve, fjalëve, ose frazave për të krijuar një efekt vazhdimësie dhe uniteti; enjambmentin, vazhdimësinë e një mendimi nga një varg në tjetrin pa ndalesë gramatikore që krijon një rrjedhshmëri të natyrshme; dhe asonancën dhe aliteracionin, përsëritjen e zanoreve dhe bashkëtingëlloreve të ngjashme për të krijuar harmoni të brendshme. Për shembull, në vargjet "Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg, për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra", përdorimi i tingujve të përsëritur dhe struktura ritmike krijojnë një ndjenjë melodike.

Në anën tjetër, muzikaliteti është një koncept më i gjerë që përfshin cilësinë muzikore të një poezie në tërësi. Si i tillë,ai përfshin jo vetëm melodicitetin, por edhe elemente të tjera që kontribuojnë në efektin e përgjithshëm muzikor të poezisë, si:a)-tingujt onomatopeikë, përdorimin e fjalëve që imitojnë tingujt e natyrës ose objekteve; b)-intensitetin dhe dinamikën , ndryshimet në intensitetin dhe volumin e zërit që krijojnë një ndjenjë  drame dhe energjie; c)- ritmin dhe metrikën, strukturën ritmike të vargjeve dhe përsëritjen e tingujve në fund të vargjeve për të krijuar harmoni; ç)- pauzat dhe heshtjet, përdorimin e pauzave dhe heshtjeve për të krijuar tension, d)-gjuhën figurative, përdorimin e metaforave, simileve dhe figurave të tjera stilistike , dhe e)- toni emocional dhe intim i poezisë që shtojnë një dimension të ri në muzikali-tetin e poezisë. Për shembull, në vargun "për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona, për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin", përdorimi i tingujve dhe strukturës poetike krijon një efekt të fuqishëm muzikor që ndikon në ndjenjat dhe përvojën estetike të lexuesit.

Pra, ndërsa melodiciteti është një komponent i muzikalitetit që fokusohet në cilësinë melodike të tingujve dhe ritmit, muzikaliteti përfshin një sërë aspektesh që kontribuojnë në efektin muzikor të poezisë.

II-Le ti analizojmë këto elemente të muzikalitetit në poezinë "Letër Kontinentale" të Lakos, duke e shoqëruar me pasazhe vargjesh nga poezia:

1-Për të parë elementin e tingujve onomatopeikë, vrojtojmë vargun "për fëshfërimat e tyre mbretërore," ku fjala "fëshfërimat" imiton tingullin e gjetheve që lëvizin nën erën, duke sjellë  ndjesi të gjallë të natyrës dhe krijuar efekt onomatopeik që pasuron muzikalitetin e poezisë.

2-Për të parë intensitetin dhe dinamikën vrojtojmë pasazhin poetik:

“Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu, më vinte të këndoja,

për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona,

për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin.”

ku poetja përdor ndryshime në intensitetin dhe volumin e zërit për të krijuar një ndjesi drame dhe energjie, e cila ndihmon në përqendrimin e vëmendjes së lexue-sit dhe në forcimin e emocioneve të transmetuara nga poezia.

3)-Ritmi dhe kadenca është një element i muzikalitetit të poezisë dhe këtë e vërejme te pasazhi:Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë,/më vinte të këndoja” ku shohim se poezia ka një ritëm të qetë dhe një kadenca të ngadalshme, që reflektohet në përdorimin e fjalëve dhe ndarjes së vargjeve në një mënyrë që lehtëson leximin dhe përforcon ndjenjën e harmonisë.

4)- Pauzat dhe heshtjet, si element të muzikalitetit i gjejmë te pasazhi:Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë,/më vinte të këndoja” ku shohim se përdorimi i tyre ndihmon në krijimin e tensionit dhe thellësisë emocionale. Kjo stilistikë e përdorur në vargjet e fundit të poezisë rrit impaktin emocional dhe përmirëson muzikalitetin e përgjithshëm të poezisë.

5)- Gjuha figurative dhe imazhet poetike evokojnë ndjenja të thella emocionale, duke përforcuar melodicitetin e poezisë dhe e bën atë më të larmishme. Këtë e shohim te pasazhi:

Më vinte të këndoja për ca gra me një komçë në shaminë e tyre pa qafë

dhe qiellin e mbushur me copëra mermeri, alabastër, lajthi të vogla që pëshpëritin

acar”.

 

6)- Toni emocional dhe intim që përdor poetja nëpërmjet zërit të saj poetik ndihmon në përcjelljen e një melodie të brendshme dhe në forcimin e lidhjes emocionale me lexuesin. Kjo është e dikëshme te pasazhi:

Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz

dhe nuk flasim për ato që thuhen në shtëpinë tonë pa dhé,

më vinte të këndoja.

 

7)- Elementi tipik i përsëritjes që përdor veçanërisht te kjo poezi Lako me vargun: “Më vinte të këndoja” luan më së shumti dhe rolin e refrenit, pavarësisht se shpesh përdoret në nisje të strofave. Arti oral na ka dëshmuar se edhe vargu i parë i strofës e kryen funksionin e një refreni, veçse kërkon një mjeshtëri të epërme.

Këto elemente të muzikalitetit të poezisë (jo vetëm) "Letër Kontinentale" të Lako-s shtojnë një dimension të pasur në perceptimin e saj dhe në ndërthurje mes tyre e bëjnë këtë poezi një përvojë e paharrueshme, që shpalos nëpërmjet një melodie të ndjeshme bukurinë poetike..

III- Elementet e muzikalitetit në poezinë "Letër Kontinentale" të Natasha Lakos, të analizuara më sipër kanë një ndikim të dukshëm në një kompozim muzikor të bazuar në poezinë e saj, të cilët mund të gjejnë frymëzim në këto elemente poetikë për të krijuar një muzikë që reflekton dhe përcjell emocionet e poezisë, psh.: Ritmi dhe struktura ritmike e poezisë mund të përdoren si baza për të vendosur tempo dhe stilin e një kompozimi muzikor. Melodia e vargjeve dhe përsëritja e frazave, siç është rasti me frazën "më vinte të këndoja", mund të konceptualizohen si refrene që ndërtojnë një strukturë muzikore me tematikë të përbashkët melodike. Gjuha figurative dhe imazhet poetike si "qielli i mbushur me copëra mermeri, alabastër, lajthi të vogla" ofrojnë inspirim për të përcjellur përmes muzikës pamjet dhe emocionet që poetja shfaq. Po ashtu kompozitorët mund të përdorin këto imazhe për të zgjedhur instrumentin e duhur, akordet dhe harmonitë që shpalosin thellësinë dhe ngjyrat e krijuara nga poezia. Toni emocional dhe intimiteti i transmetuar nga poezia ndihmojnë në krijimin e atmosferës dhe ndjesisë së muzikës. Për kompozi-torët, kjo mund të përfshijë zgjedhjen e strukturave harmonike, modulacioneve dhe dinamikës që përcjellin thellësinë emocionale të poezisë etj, që ata i shohim dhe i njohin më qartë e më mirë se ne. Për ne ka rëndësi fakti që poezia e Natasha Lakos veç melodicitetit  ka dhe një muzikalitet  që ofronë një bazë të pasur dhe të frytshme për kompozitorët që duan të shfrytëzojnë poezinë në një përvojë auditive të muzikës. Ky proces mund të sjellë një lidhje mes fjalës dhe tingullit, duke përcjellë dhe përforcuar ndjenjat dhe mesazhet që autori ka për të shprehur. Por sigurisht që në këtë drejtim ne vetëm mund të vemë në dukje elementët muzikorë të tekstit poetik, të cilën nuk ka munguar ta vejë në dukje dhe kritika angleze kohët e fundit, duke tërhequr vëmëndjen e  mjeshtrave të kompozimit drejt poezisë së saj.

IV-Fragmentimi i vargjeve në poezinë e Natasha Lakos sigurisht që ndikon edhe në muzikalitetin e poezisë në mënyra të ndryshme. Le të shqyrtojmë konkretisht këtë dukuri të kontributimit të fragmentimit në muzikalitetin e poezisë duke u përqëndruar në pasazhet konkrete dhe në elementet që e përcaktojnë atë:

-Kështu, fragmentimi krijon një ritëm dhe një fluks të veçantë në poezi. Ndërprerjet dhe ndarjet midis frazave dhe segmenteve të ndryshme sjellin një lloj pulsacioni që ndihmon lexuesin të ndjehet pjesë e një rrjete të shkallëzuar kuptimore. Fjala "pulsacioni" nënkupton një ritëm të përsëritur apo lëvizje të rregullt, të ngjashme me rrahjet e zemrës. Për shembull, në vargun "Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg", fragmentimi krijon një ndarje të qartë midis kujtimit të aromave dhe dallgëve, duke i dhënë lexuesit një ndjesi të lëvizjes së butë dhe të ndarjes së ngjarjeve.

-Fragmentimi përdor pauza dhe heshtje për të theksuar disa pjesë të poezisë, duke krijuar tension dhe thellësi emocionale. Për shembull te vargjet:

"Më vinte të këndoja, këtu shitet kripë, jo oqean,"

"le t’i shpallim algat përmendore."

pauzat ndërmjet frazave krijojnë një ndjenjë pritjeje dhe reflektimi, duke i dhënë një efekt të veçantë muzikor poezisë.

-Është i dukshëm fakti që fragmentimi i vargjeve shoqërohet me përdorimin e gjuhës figurative, si metaforat dhe similet, që shtojnë një dimension të ri në muzikalitetin e poezisë. Psh. te vargjet:"për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin." përdorimi i kësaj metafore të dyfishtë krijon një përsëritje ritmike dhe një ndjenjë izolimi, duke shtuar në kompleksitetin muzikor të poezisë.

-Edhe pse nuk është shumë e theksuar, fragmentimi mund të përdorë tingujt onomatopeikë për të shtuar një efekt muzikor në poezi. Psh. te vargu:"Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg," këtu, fjala "dallgëve" evokon një tingull të butë dhe lëvizës që kontribuon në muzikalitetin e përgjithshëm të poezisë.

Në vargun "Për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra,", kemi një ndarje midis dy pjesëve të vargut që krijon një kontrast të fuqishëm, ku:

Pjesa e vargut:"Për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin,": na jep një imazh të pemëve që janë të kufizuara në mundësinë e tyre për të parë detin, duke krijuar një ndjenjë mbylljeje (të hapësirave) dhe kufizimi (të shikimit).

Ndërsa pjesa e vargut:"prandaj janë të verbra," thekson pasojën e këtij kufizimi, ku përdorimi i fjalës "të verbra" e bën kontrastin më të qartë dhe më dramatik.

Pra,fragmentimi krijon një pauzë mes këtyre dy pjesëve, duke theksuar dallimin midis tyre dhe duke shtuar një ritëm të copëtuar që thellon  kontrastin. Kjo pauzë i jep lexuesit kohë për të reflektuar mbi kuptimin e secilës pjesë dhe për të ndjerë emocionet e krijuara nga kontrasti.

-Fragmentimi krijon një kontrast akustik duke ndryshuar ritmin dhe intonacionin e vargut. Pauzat dhe ndërprerjet krijojnë një efekt ndryshimi në mënyrën se si lexuesi e përjeton poezinë akustikisht. Për shembull, pauza mes pjesëve të vargut "Për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra," krijon një efekt të qartë të ndarjes dhe thellimit të kontrastit. Në këtë varg fragmentimi krijon një pauzë midis dy pjesëve të vargut, duke theksuar kontrastin midis pemëve dhe detit dhe pikërisht  kjo pauzë krijon një ndryshim ritmik dhe akustik që ndikon në muzikalitetin e poezisë duke e bërë atë më dramatike dhe emocionale.

-Në vargun "Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu"fragmentimi ndan metaforën në dy pjesë, duke theksuar si "hijet e poetëve" dhe "qarkullojnë pika shiu", ndarje që ndikon në muzikalitetin e poezisë duke krijuar efekte auditive të veçanta dhe përforcuar lidhjet metaforike. Kjo bën që poezia të përjetohet në mënyrë më të pasur dhe më të thellë muzikalisht dhe emocionalisht.

Mund të analizojmë të gjitha vargjet në këtë aspekt dhe të shohim se si fragmenti-mi ndikon në muzikalitetin e poezisë duke ndryshuar ritmin dhe intonacionin, duke krijuar efekte auditive të veçanta dhe përforcuar lidhjet metaforike në thelb duke bërë që poezia të përjetohet në mënyrë më të pasur dhe më të thellë muzikalisht dhe emocionalisht. Ky ndikim i fragmentimit është i dukshëm te poezia e Lako-s me përjashtim të atyre rasteve ku fragmentimi i dukshëm ndjek parimin e ajsbergut, pra nuk kemi fragmentim me ndryshim kuptimshmërie dhe figuracioni por kemi dy maja të një ajsbergu që duken mbi sipërfaqen e ujit në një kohë që kanë bazë të përbashkët pjesën e ajsbergut nën ujë.Kjo është një dukuri për të cilën do flasim herë tjetër.

 

Sarandë, më qershor 2024