LEXIM. FILOZOFIK I POEZISË “Burrat e mirë kthehen” nga Odise
Kote
Nga Timo Mërkuri
Në një kohë kur mitet janë zbehur dhe heronjtë nuk kthehen
më të lavdishëm, poezia “Burrat e mirë kthehen” e Odise Kotes vjen si një psalm
i qetë e i dhimbshëm për njeriun që nuk matet më me fitore, por me dinjitetin e
humbjes. Është një poezi që flet në gjuhën e esencave të jetës: dhimbja, paqja,
dashuria, harresa, shpresa. Ajo nuk kërkon të ndërtojë monumente, por të
zbulojë hijen nën dritë. Ky lexim synon të ndjekë fijet e fshehta filozofike që
përshkojnë vargjet, jo me ftohtësinë e analizës, por me frymëmarrjen e një
meditimi poetik.
1. Burrat e mirë nuk kthehen gjithmone ngadhnjimtarë sepse
jeta nuk është një epikë lineare. Vargu që hap dhe mbyll strofat si një refren
tronditës - "Jo gjithmonë burrat e
mirë kthehen ngadhnjimtarë" vendos në pikëpyetje mitin e kthimit
heroik. Ky është një Odise, ndryshe, i përmbysur mund të themi ku rruga nuk
përfundon me lavdi, por shpesh me baltë, me fushë të rrahur nga era, me “plagë të mahisura që bëjnë gjumë si deti në
zheg të verës.”
Kjo përmbysje e ligjëratës heroike ka një jehonë
ekzistenciale: njeriu i mirë nuk është imun ndaj dështimit. Kthimi i tij nuk
është një hyrje në qytetin triumfator, por një rikthim në një realitet të
papërsosur, ku madje edhe lulja e shpirtit çel “midis ferrës”. Poeti këtu nuk
shpall disfatë, por hedh poshtë skemat e thjeshta ku e mira ngadhënjen dhe e
keqja shkatërrohet. Jeta është më komplekse, më e përkulshme se kaq.
2. Drita e shpirtit nuk është përjashtim i errësirës, por
mund nëpër atë. Kur thuhet: “drita e
shpirtit dhe jo errësira, lë errësirën pas”, kemi një përkthim poetik të
një mendimi gnostik: drita e vërtetë nuk qëndron përtej errësirës, por lind
nëpër të. Nuk ka kthim të mirëfilltë pa kaluar nëpër një natë shpirtërore, për
të rilindur më pas shpirtërisht. Edhe burrat e mirë, për të qenë të tillë, nuk
shmangin humnerën, por e kalojnë atë me barrën e butësisë.
Kjo dritë nuk është ndriçim mitik, por një gjendje e
brendshme që formësohet mes plagësh, në heshtje, në përballje. Është dritë që
nuk ndrit për të tjerët, por për të mos u shuar vetja.
3. Paqja është më e shtrenjtë se lufta dhe shpesh është e
pamundur. Këtu poeti përmend Homerin, por e zhvesh nga heroizmi për ta sjellë
në tokë si një dëshmitar të dhimbjes:
“Homeri shkruan: paqja
do luftë më shumë se një dekadë, / ku vdesin gjithë të dashurit e Troja
shkrumbohet.”
Paqja këtu nuk është një pushim nga lufta, por rezultati i
një dhimbjeje që përfshin të gjithë. Kjo është një tezë filozofike e rëndë:
paqja e vërtetë nuk është paqja që fitohet, por ajo që nuk vjen kurrë - sepse
kërkon flijim total. Çdo paqe e arritur ngjan “fantazi e lindur nga lëndë tradhtare”. Një meditim i thellë mbi
faktin që e mira mund të ndërtohet mbi heshtje, kompromise, e nganjëherë edhe
padrejtësi.
4. Dashuria është ajo që heq dorë nga urrejtja dhe nuk kërkon
që të fitojë. Ky ndoshta është zbulimi, gjetja apo krijimi më i madh i Kotes në
këtë poezi. Në vargun final, poeti shpalos përfundimin më njerëzor dhe më
hyjnor të poezisë: “harrojnë urrejtjen,
dashuria bën diçka të tillë …”
Kjo është zemra filozofike e vargjeve. Dashuria është ajo që
çliron nga nevoja për të fituar, për të pasur të drejtë, për të kthehet si
triumfator. Dashuria shlyen dualizmin fitore-humbje dhe e vendos njeriun në një
tjetër koordinatë: të të kuptuarit dhe pranimit.
Burrat e mirë nuk kthehen gjithmonë ngadhnjimtarë, sepse ata
që dashurojnë, nuk kërkojnë më ngadhënjimin. Dashuria nuk njeh duel, por vetëm
vetëflijim. Dhe kjo është fitorja më e madhe që nuk njihet si e tillë.
5..Intermexo
Në këtë poezi, Odise Kote nuk përpiqet të rindërtojë mitin e
heroit, por ta shkatërrojë për të shpëtuar njeriun. “Burrat e mirë” nuk janë
statuja, por qenie që bien, që mund të mos kthehen, ose të kthehen pa lavdi. E
megjithatë, është kthimi i tyre i heshtur, jo triumfi, që jep shpresë. Në një
botë ku “lumturia e kulluar ekziston veç
në plastikën rozë”, janë burrat e mire, ata të rrënuar, të heshtur, të
dashur, që mbajnë peshën e njerëzores mbi shpinë.
Sepse heronjtë e vërtetë nuk i njihni kur shfaqen, por kur
mungojnë. Dhe kthimi i tyre, edhe pa zë, është kthim i dritës që zgjedh të mos
bëjë zhurmë.
6. Po pse Kote na sjell një temë të tillë. Arsyeja është e
thjeshtë dhe e dukshme: Burrat e mirë kthehen dhe sot pa zhurmë, pa lavdi, por
me plagë dhe nuk kërkojnë medalje, por vetëm paqen familjare dhe dashurinë e
saj.
Realisht në kohët
tona të turbullta, ku fitoret matin vlerën në “klikime” dhe burrat e zhurmshëm
shpallen heronj përmes tyre dhe retorikës, burrat e mirë kthehen në heshtje.
Kthehen nga beteja të brendshme që nuk i njeh askush, me fytyrën e lodhur nga
net pa gjumë, me shpirtin që ka zgjedhur të mos urrejë. Nuk janë të pëlqyeshëm,
nuk janë të dukshëm. Janë ata që heshtin kur mund të shpërthejnë, që ndihmojnë
kur mund të largohen, që falin edhe kur nuk i kërkon askush falje.
Në këtë botë të papërsosur dhe “tinzare”, siç e quan poeti,
burrat e mirë janë prani që nuk shitet. Ata nuk kthehen për të treguar plagët,
por i mbartin si gurë të shenjtë. Ata janë baballarë që mbajnë barrën e kohës,
mësues që ndriçojnë rrugë pa skenë, punëtorë të zakonshëm që ringrejnë shtëpi
pas rrënojave, poetë që nuk lexohen, por që vazhdojnë të shkruajnë.
Ata janë të njëjtët burrat e mirë që poeti i ngre në vargje,
vetëm se sot nuk i presin qytetet me kurora, por i pret një tjetër shkreti:
harresa. E megjithatë, ata kthehen - jo për të marrë, por për të dhënë.
Kthehen sepse dashuria “bën diçka të tillë”.Në një botë ku
“lumturia e kulluar ekziston veç në plastikën rozë”, kthimi i burrave të mirë
është si lulja e bardhë që çel në ferrë - nuk ndryshon peizazhin, por i jep atij
kuptim. Dhe kuptimi është gjithmonë një kthim: kthim te njeriu. Ka shumë burra
të tillë që kthehen, por janë të pakët ata që i shohin.
Sarandë, më 20 korrik
2025
Burrat e mirë kthehen ...
Jo gjithmonë
burrat e mirë kthehen ngadhnjimtarë,
ka erë
fshikulluese fusha dhe baltë tejendanë.
Kodrave me
kamxhik shtrengate rrihen muzgjet,
Dhe pengjet
ulërasin si ujqër të bardhë.
Plag' e
mahisur bën gjumë si deti n'zheg
t'verës.
Jo gjithmonë
burrat e mirë kthehen ngadhnjimtarë.
Si lulja që
sjell gaz, fshehur aty midis ferrës,
drita e
shpirtit dhe jo erresira, lë errësirën
pas.
Jo gjithmonë
burrat e mirë kthehen ngadhnjimtarë.
Çfarë thotë
botë e fabulës për paqen që flijohet?
Homeri
shkruan: paqja do luftë më shumë se një dekadë,
ku vdesin
gjithë të dashurit e Troja shkrumbohet.
Lumturi e
kulluar ekziston veç në plastikën rozë,
në këtë
botën tonë të papërsosur e tinzare.
Burrat e
mirë, ngadhnjimtarë nuk kthehen gjithmonë,
e paqja
ngjan fantazi e lindur nga lëndë tradhëtare.
Nuk kthehen
gjithmonë ngadhnjimtarë burrat e mirë,
harrojnë
urrejtjen, dashuria bën diçka të tillë ...
Dëshmi
ReplyDeleteIsha plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.
Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:
✅ Magji Dashurie
✅ Magji Shtatzënie
✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë
📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
Telefon/WhatsApp: +2349046229159
Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!