MILINGONAT
Nga
Timo Mërkuri
Poezia
"Milingonat" e poetit Fatmir Terziu është një poezi moderne, krijuar
me një strukturë të veçantë, e ngritur mbi një simbolikë të dukëshme, ku qysh në
nisje e kupton se bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë.
I-
Poezia trajton temën e migracionit dhe ndjenjën e paqëndrueshmërisë në jetë,
duke përdorur simbolikën e milingonave, imazhe simbolike dhe metafora për të
përshkruar situatën e emigrimit. Realisht populli ynë milingonat i cilëson si
tepër “puntore” dhe “të forta” për punën që bëjnë krahasuar me fizikun e tyre,
ndaj ka lindur shprehja se “milingona është më e fortë se elefanti”. E parë në
këtë kontekst, simbolika e milingonave përfaqson brezin e ri shqiptar që
masivisht po emigron jashtë vendit për arsye të shumta, por duke lënë pasoja të
rënda pasi vendi po boshatiset nga brezi
i ri, duke shkaktuar plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë puntore aktive
dhe produktive. E parë në këtë kontekst kjo poezi është një këmbanë alarmi për
vendin tone dhe sidomos për qeveritë shqiptare.
Poeti
e ka krijuar poezinë mbi një bashkëbisedim,
ku shprehja: "Sikurse ju kam
treguar" që përdoret ka një qëllim të veçantë dhe krijon një efekt të
caktuar, pasi përdoret për të vendosur një lloj lidhjeje, një marrëdhënie
komunikimi mes poetit dhe lexuesit. Me përdorimin e kësaj shprehjeje, poeti
shfaq një ndjenjë të afërisë dhe të besueshmërisë ndaj lexuesit, duke e
informuar atë se: kjo nuk është hera e parë që ai po tregon diçka të tillë. Ai
flet me një ton të sigurt, duke sugjeruar se ka pasur një komunikim paraprak me
lexuesin dhe tani po e vazhdon bisedën e mëparëshme, prej nga nënkuptohet se
kjo ikje e “milingonave” ka një kohë të gjatë që kryhet.
Kjo
shprehje krijon ndjenjën se lexuesi po merr informacion të rëndësishëm dhe ekskluziv.
Poeti paraqet veten si një udhërrëfyes që tregon diçka të fshehtë dhe të veçantë
për të. Gjithashtu shprehja ("Sikurse
ju kam treguar") shërben edhe si një mënyrë e poetit për të rivendosur
vëmendjen e lexuesit dhe për të forcuar mesazhin që po përshpërndan.
Përdorimi
i kësaj shprehjeje e bën lexuesin të ndjehet pjesë e një tregimi të përbashkët
dhe i jep poezisë një dimension më personal dhe intimitet. Efekti i kësaj
shprehjeje është të ndjellë një ndjenjë të mëtejshme lidhjeje dhe përfshirjeje
emocionale mes poetit dhe lexuesit, dhe mund të themi me plot gojën se poeti ja
ka aritur kësaj.
II-Poeti, duke qënë vetë në emigracion, e njeh
më së miri rrugën dhe vështirësitë e kaluara nga emigrantët dhe na i paraqet
ato poetikisht. “mola po gërryen traun e
kalimit të ligjshëm,/dhe murin e padukshëm të dy gardheve” shkruan poeti ku: “mola” simbolizon pengesat
dhe vështirësitë që përballin migruesit në rrugën e tyre drejt një jete të re,
ndërsa “asimetria kohore” dëshmon mos-
konformitetin me rregullat kohore dhe strukturat sociale të vendit ku emigrojnë
.
Përmbajtja
e poezisë ndërthur një imazh të rrugës së vështirë të “milingonave”. Udha me
shkurre në të majtë dhe të djathtë paraqet një rrugë të ndarë dhe të vështirë
që ata duhet të ndjekin. Kalimi i veçantë që përmendet: “aty ka një kalim të veçantë,/sa herë që një bajgë ua zë frymën
milingonave,/ajo është një dalje e pavullnetshme e një transportuesi të
stolisur,/mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq” dhe bajga që ua zë frymën milingonave, cilëson
një mundësi kalimi, por që ka një kosto të madhe monetare ose morale, një
rrezik të mundshëm dhe një presion të padëshiruar që ata përballojnë në rrugën
e tyre. “Transportuesi i stolisur,
mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq”, simbolizon një figurë
autoritare (policore apo mafioze) të dhunshme, që ndikon në fatin e ri të tyre.
Poeti me një tis ironie për shpresat e bukura që kanë në mëndjen e tyre emigratët,
por dhe më një ndjenjë trishtimi për zhgënjimin që provojnë në realitet
shkruan: “nëpër kokë të mbushura me shije estetike,/duhet
vëmendje të stacionuar,/në këtë kalim të mbushur me ndjenja frike”, duke lënë të nëkuptojnë se duke kërkuar
parajsën, kaluan nëpër skëterë.
III-Për
sa i përket strukturës së poezisë, ajo ka një organizim të rregullt dhe një
fluturim të lirë të fjalëve. Vargjet ndonëse strukturisht kanë një ndarje kinse
në “strofa” që nisin e mbarojnë aty ku fillon vargu “sikurse ju kam treguar”, realisht qëndrojnë të pa ndara duke
treguar një unitet të gjithë poezisë, madje duke përdorur një ritëm dhe një
lloj melodieje. Në këtë kuptim vargu "sikurse
ju kam treguar" shërben si një refren që rikthehet nëpër vargje, duke
i dhënë poezisë një ndjenjë të përsëritjes dhe rëndësisë së mesazhit. Përdorimi
i fjalëve dhe imazheve të ngarkuara emocionalisht, si "ndjenja frike" dhe "kënduar", krijon një atmosferë të
tensionuar dhe përshkruan ndjenjat e milingonave në mënyrë intense.
Poezia
është shkruar në vargje të lira, të cilat nuk ndjekin një skemë të caktuar ose
një rregull të veçantë. Vargjet janë të shkruara në formën e prozës poetike,
duke mos ndarë rreshtat midis tyre dhe duke e bërë poezinë më fluide me një
ritëm të lirë. Nuk do të habitesha nqse Fatmir Terziu do niste të shkruante
poezinë në prozë së afërmi, sepse
shenjat e saj po I shohim në poezitë tij të kohëve të fundit.
Gjuha e përdorur nga poeti është e thjeshtë
dhe e kuptueshme. Fatmir Terziu përdor fjalë të zakonshme dhe të kuptueshme që
e bëjnë poezinë të afërt për lexuesin. Fjalet e përdorura në poezinë
"Milingonat" janë të zgjedhura me kujdes për të përcjellë emocionet
dhe imazhet që dëshiron të transmetojë.
Përmes
vargjeve të tij, poeti sjell “stinën e vjeshtës, thellësinë e ftohtë dhe
ndikimin që kjo stinë ka në shpirtin e tij, ku përdorimi i fjalëve "vjeshtor", "ftohte të thella"
dhe "theqaf" krijon imazhe të ftohta dhe të ndjeshme për
lexuesin, ku cilësori “vjeshtë” nuk
ka dhe aq shumë të bëjë me stinën e vjeshtës.
Poezia
"Milingonat" e Fatmir Terziut përbën një kombinim të mrekullueshëm të
vargjeve të thjeshta, gjuhës së kuptueshme dhe fjalëve të kujdesshme. Kjo e bën
poezinë prekëse dhe të kuptueshme për të gjithë ata që e lexojnë. Me strukturën
e saj të hapur dhe të lirë, poezia krijon një atmosferë të ndjeshme dhe lejon
lexuesin të interpretojë dhe të lidhet me të në mënyra të ndryshme.
IV-
Kjo poezi e poetit Fatmir Terziu përmban disa elemente ideore të theksuar në
mënyrë të veçantë, pse nëpërmjet vargjeve të tij, poeti shpreh temën e emigraci-onit
të rinisë, shpresave të humbura, nostalgjinë, vetmisë dhe vjeshtën si simbol të
plakjes dhe humbjes, ku:
Poezia
shpreh ndjenjën e humbjes së shpresaave të rinisë në një marrëdhënieje të qëndrueshme
me vendin e tyre. Poeti përdor imazhin (dukjen, pamjen fotografike) e
"milingonave" për të përshkruar ata që marrëdhënien (me atdheun) e kanë
“përfunduar” apo ndërprerë, të cilën ai e krahason me një fije të theqafit që
shpërndahet dhe zhduket. Ky element ideor i jep poezisë një ndjesi të trishtuar
dhe të melankolishme.
Vjeshta
është përdorur si simbol i plakjes dhe humbjes: Përmes imazheve të ftohtësisë
dhe thellësisë, ai përshkruan një kohë të errët, që simbolizon përfundi-min e
një periudhe të jetës dhe hyrjen në një fazë të re.
Poeti
flet nëpërmjet figurave artistike. Në vargjet:
"Sikurse
ju kam treguar,
mola
po gërryen traun e kalimit të ligjshëm,
dhe
murin e padukshëm të dy gardheve,
ka
udhë milingonash të mbushura deng dhe asimetri kohore."
poeti
përdor metaforën nëpërmjet të cilës përshkruan një situatë ku
mola, muret dhe udhët simbolizojnë pengesat dhe sfidat në jetën e emigrimit.
Milingonat, të cilat përfaqësojnë të rinjtë duke udhëtuar nëpër këto rrugë të vështira
, tregojnë për përballjen me sfida të ndryshme, por dhe për zhvillimin e tyre
të pavarur. Metafora
"milingonat" dhe imazhet që i shoqërojnë përforcojnë idenë e një ikje
masive njerëzish në një rrugë të
vështirë, drejt një të ardhmjeje të re, të cilën
do
ta nisin qysh nga fillimi.
Simbolin
poeti e përdor për të përfaqësuar një ide, një ndjesi, një koncept apo një
gjendje emocionale nëpërmjet një imazhi të veçantë. Në vargjet:
"sa
herë që një bajgë ua zë frymën milingonave,
ajo
është një dalje e pavullnetshme e një transportuesi të stolisur,
mbathur
me patkoj të vrarë nga syri i keq,
plaqurritet,"
“bajga” simbolizon diçka negative,
diçka që pengon rrugën e milingonave. Ajo përfaqëson sfidat dhe pengesat jo
natyrale, por njerëzore dhe shoqërore që emigranti duhet të përballë në
rrugëtimin e tij. Po ashtu, syri i keq dhe plaqurritja simbolizojnë pasojat
negative dhe pengesat që individët mund të hasin gjatë këtij rrugëtimi.
Poeti
përdor imazhe për të krijuar pamje të dukshme dhe të ndjesueshme në mendjen e
lexuesit. Në vargjet:
"sikurse
ju kam treguar,
nëpër
kokë të mbushura me shije estetike,
duhet
vëmendje të stacionuar,
në
këtë kalim të mbushur me ndjenja frike,"
imazhet
e kokave të mbushura me shije estetike dhe kalimi i mbushur me ndjenja frike përshkruajnë
një atmosferë të tensionuar dhe të vështirë, duke ndihmuar të krijohet një pamje emocionale dhe
të theksojë ndjenjat e lexuesit në lidhje me rrugëtimin e milingonave.
Në
vargjet:
"Sikurse
ju kam treguar,
udha
ka shkurre në të majtë, ose sipas rastit
në
të djathtë,"
përdorimi
i shprehjes "ose sipas rastit"
bën një supozim në lidhje me drejtimin e shkurres në udhën e milingonave. Ky
stil krijon një ndjenjë të paqartësie dhe mosdeterminizmi në rrugëtimin e tyre.
Po
ashtu në vargjet:
"ajo
është një dalje e pavullnetshme e një transportuesi të stolisur,
mbathur
me patkoj të vrarë nga syri i keq,"
personifikimi
i transportuesit të stolisur dhe patkojës së vrarë i jep ndjenjë jetës dhe
personalitetit në objekte të padukshme, duke krijuar një ndjenjë të thellë
emocionale dhe vizuale për lexuesin.
Mund
të përmendim edhe vargjet:
"nëpër
kokë të mbushura me shije estetike,
duhet vëmendje të
stacionuar,"
ku
kontrasti midis kokave të mbushura me shije estetike dhe vëmendjes së
stacionuar paraqet një antitezë midis bukurisë estetike dhe kujdesit të thellë
që duhet treguar ndaj tyre, por ajo që duam të theksojmë nëpërmjet këtyre
citimeve është fakti se poeti përdor një shumësi figurash artistike, ose më mirë
të themi se ai krijon një poezi nëpërmjet figurave artistike me të cilat
thekson dhe shpreh ndjenjat e tij, duke krijuar imazhe të fuqishme që
frymëzojnë lexuesin.
Poezia
"Milingonat" e Fatmir Terziut është një poezi moderne, dhe moderniteti i saj mund
të vërehet në disa aspekte:
Densiteti
i ideve dhe mendimeve të shprehura në pak vargje, ku heqja e secilës prej tyre
krijon një “çalim” të poezisë.
Figuracioni
buron natyrshëm dhe nuk është pjesë “zbukuruese” e poezisë por pjesë
strukturore dhe ideore e vargut.
Poezia
përdor një gjuhë të thjeshtë, por me imazhe të forta dhe ndjenjë të ngarkuar
emocionalisht.
Ajo
shfaq një strukturë jo-tradicionale, duke mos u ndarë në strofa të rregullta
dhe të caktuara, siç ndodh në poezinë klasike. Kjo liri strukturore dhe
gjuhësore tregon për një qasje të re dhe të lirë ndaj formës tradicionale të
poezisë.
Poezia
përmban imazhe të fuqishme dhe figurat letrare të shpeshta si metafora,
simbole, personifikime etj, që shërbejnë për të paraqitur emocione, mendime dhe
ide në një mënyrë të shkëlqyer dhe të veçantë, duke krijuar një imazh artistik
dhe japin lirinë e interpretimeve të ndryshme.
V-Me
gjithë bukurinë poetike që ka në vargjet e saj, nuk na hiqet nga mëndja fakti se kjo poezi e trishtueshme flet (jo vetëm) për të rinjtë shqiptarë të mbetur
pa shpresë në atdheun e tyre, që
emigrojnë në kërkim të një jete më të mirë, duke kapërcyer vështirësi të pa
imagjinueshme nga ne. Për këtë arsye nqse do asistoj në recitimin e kësaj poezie në
ndonjë tubim poetik, pavarësisht nga admirimi për talentin poetik të autorit,
ju siguroj se nuk do ta duartrokisja, sepse duartrokitja do ngjasonte si një goditje shpulle ndaj atyre të rinjve që
emigruan larg atdheut, ndërsa unë do dëshiroja që ti përqafoja të gjithë me
radhë dhe tu thoshja se i duam dhe nuk i kemi haruar që janë pjesë e jona,
pjesa më vitale e atdheut dhe i presim të kthehen.
Sarandë, maj 2023