Nga Timo Mërkuri
BULKTHI
ZHURMËMADH
Një nga bezdisjet më të mëdha në
stinën e verës është kënga e bulkthit me një tingull si e gjinkallës që të
cingris nervat në fushë, le më kur të hyn në shtëpi dhe të nervozon gjer në
ekstrem. Për ata që nuk e njohin ju sqarojmë se bulkthi është një kandërr si
karkalec i vogël, me krahë të errët, që rron zakonisht në vrimat e dheut a të
mureve të vjetra dhe që natën nxjerr një zë si të gjinkallës, prej nga ka dalë
dhe shprehja “këngë si e bulkthit”, por nuk e mendoja se do e gjeja dhe në
poezinë e Fatmir Terziut, madje të paraqitur me një ritëm të këndshëm poetik,
si antitezë e këngës së tij: “Dhe erdhi.
Dhe mbeti./nga brenda. Hyri nga jashtë/e mbyti gjithë zhurmën nga universi”.
Realisht ka ndodhur që në banesat tona të
hyjë befas ndonjë bulkth, të struket diku në errësirë dhe të “mbysë”, jo vetëm
gjithë “zhurrmat e universit”, por
edhe bisedat brenda shtëpisë, duke u ngritur të gjithë të alarmuar në kërkim të
këtij “zhurmaxhiu” të madh “edhe pse
shumë i vogël”.
I-Në poezinë e Fatmir Terziut
bulkthi simbolizon një ide të vogël, një njeri të vogël por me ndikim të madh në
opinion falë “këngës-zhurmë” të tij dhe poeti përdor mjetet artistike për ta
shprehur këtë ide.
Bulkthi është një qenie e vogël, por
duke u metaforizuar në vargun "Bulkthi
shkëlqen nja dy trilion qeliza truri", ai përfaqëson një qenie me "potencial”
të madh, me ambicje e synime zotëruese dhe zhurma -këngë e tij, si çdo e keqe
në botë mund të pengojnë zhvillime të mëdha ideore apo shoqërore, të cilat përshkruhen
me vargun ironizues: “efekti është kaq i mahnitshëm / tallava
në vend të këngës”.
Ne e kemi shumë të lehtë ta ilustrojmë këtë efekt me ngjarje të kohës, por le të
qëndrojmë në fushën e poezisë, pse vargu "e ardhmja mbetet korri” na vë në mendime pse dhe ai “dhe i zhurmshëm edhe aq shpresëdhënës / a
kemi zgjedhje?!". Epiteti
"zhurmshëm" përshkruan ndjekjen e të ardhmes, duke theksuar se ajo është e ngërçur
me zhurmë dhe mosqartësi. Për më tepër, fjala "shpresëdhënës" nënkupton se në këtë kaos, ka gjithashtu një
ndjesi të lehtësimit, që vjen nga ndjenja se diçka e re po vjen, pse ne instiktivisht pyetëm veten: a humbën këngët e dashurisë, psherrëtimat
e ëmbëla në pagjumësinë e vajzave? A nuk do dalin përsëri trimat nga përallat e
legjendat të përleshen me këtë përbindësh “Rrotullamë si sferë e krijuar” e të shpëtojnë vajzat e të sjellin përsëri agimet e bardha? Hiperbola
“Bulkthi
shkëlqen nja dy trilion qeliza truri” na
bën të parafytyrojmë ndonjë robot, apo dhe inteligjencë artificiale, sidomos
kur lexojmë vargun : “një e njëmijtë e sekondës në garë”, të cilën nuk jemi në gjëndje ta
llogarisim. Dhe jemi gati të heshtim të pafuqishëm, kur ja, na bën të buzëqeshim
shprehja aq e njohur:”s'bie Faja prej
fikut?!”. Pse Bulkthi përshkruhet si "kufomë", që tregon se ai
është shumë i vogël, i padukshme dhe i besdisshëm, i vdekshëm ndaj cilësohet me
epitet në vargjet: "kufoma e
bulkthit ngeci / në mur monument i dhjetë vjetëve/ që grisëm / në shkakun e
pritshëm / për një kamxhik ".
Simbolika
e shprehur të vargjet “kufoma e bulkthit ngeci/në
mur monument i dhjetë vjetëve”, interpretohet si një triumf mbi “bulkthin”,
I cili u shndrua në kufomë , por që gjithsesi qëndron te muri monument edhe pse
kufomë, duke ndalur kohën të ecë përpara , dhe gjithashtu mund të kuptohet si
një reflektim i ndarjes së jetës midis botës materiale dhe atij qëndron pas
saj.
Epiteti
"vullneti i kamxhikut"
përdoret për të ilustruar idenë se në këtë botë të ngërthyer dhe kaotike, një
njeri mund të kenë kontroll mbi fatin e tyre duke përdorur vullnetin e tyre për
ti drejtuar dhe më pas për ti urdhëruar, siç lindin rrëndom diktaturat.
II-Hamendësimi se “bulkthi” mund të të
jetë “i vogli vigan” nuk qëndron, pasi ai cilësohet me të gjitha ngjyrat e errëta.
Ai është “i/e vogla” ide, e zhurmëshmia që synon të frenojë mendimin dhe lëvizjen përparimtare, zhvilluese të shoqërisë, ai është
individi që manipulon masa. E parë figurativisht në kontekstin poetik, ai është
një “kafshëz e vogël dhe e errët” e
skutave të shoqërisë njerëzore, që koha ka provuar së mund të dalë në krye dhe
të pengojë ecjen e shoqërisë përpara. Le ti lexojmë me vëmëndje vargjet :
“Rrotullamë
si sferë e krijuar/pos bulkthit që shëtit në ferra/truri ndjek dhe thjesht
është/ajo që rikrijoi sfera”
nga të cilat të krijohet ideja e një robotizmi.
III-
Poezia “Bulkthi”e Fatmir
Terziut ka një qasje filozofike dhe reflektuese ndaj jetës dhe të ardhmes, si
shumë poezi të tjera të tij kohëve të fundit.. Autori ka përshkruar një ngjarje
të vogël, siç është vdekja e një bulkthi, dhe e ka lidhur me ide më të mëdha
për jetën dhe botën rreth nesh. Për shembull, ai tregon se kufoma e bulkthit
ngeci në mur monument i dhjetë vjetëve që grisëm, duke treguar se edhe gjërat
më të vogla mund të kenë ndikim të madh në jetë. Poeti gjithashtu ndez shpresën
se edhe pse ardhmja është e paqartë dhe e pa sigurt, ka gjithmonë mundësi për
zgjidhje dhe përparim.
Për
sa i përket gjuhës dhe fjalëve të përdorura, Fatmir Terziu shfrytëzon një
kombinim të gjuhës së thjeshtë dhe të fjalëve të rralla për të krijuar një
klimë të veçantë në poezinë e tij. Fjala "bulkthi" përdoret si
metaforë për të përshkruar gjërat e vogla që kanë ndikim të madhe në jetë, ndërsa
fjala "kamxhik" përdoret për të paraqitur një jo aqë idenë e vogël
dhe të kufizuar se sa mënyrën si vihet në jetë ajo. Një tjetër fjalë që
përdoret është "efekti", që tregon ndikimin e një ngjarjeje ose
situatë mbi njerëzit dhe botën në përgjithësi.
Gjuha e përdorur është e thjeshtë dhe e
kuptueshme, por me disa fjalë të rralla për të krijuar një klimë të veçantë.
Stili i vargut është me rima të fortë dhe përdor metafora, simbole dhe humor
për të shprehur ide të ndryshme. Është një poezi që lexohet me interes dhe të
ve në mendime për mesazhin e saj filozofik.
Sarandë,
më 04.maj 2023
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete