ATDHEU I IBRAHIM KADRIUT
Nga
Timo Mërkuri
Poezia "Atdheu" e Ibrahim
Kadriut e përfshirë në përmbledhjen “Kohë e varur në litar”(Faik Konica
Prishtinë 2021 f.27) më tërhoqi për
mënyrën e veçantë të shprehjes emocionale të lidhjes së thellë të poetit me
atdheun dhe me anë të figurave artistike që ai e sjell në poezinë e tij. Në
këtë poezi, ndryshe nga shumica e poetëve Kadriu e shpreh ndjenjën e tij në një
këndvështrim të veçantë, në atë të ndjenjës së ndarjes së atdheut prej tij, ku
shprehet se nëse do të shpërngulet (atdheu)
prej tij, ai do mbetet një vetmitar në botë, nuk do të ketë asnjë person që do
t'i thotë as mirëmëngjesi: " Nëse shpërngulesh nga unë/nuk do të
kem kujt/t'i them mirëmëngjesi".
Interesant është fakti se poeti nuk
shprehet për largim të atij vetë nga atdheu, pasi dihet që edhe duke u larguar fizikisht nga
atdheu (si emigrant psh) atdheun e ka me vete në shpirt, në ëndërra, në fjalë, etj.
Problem është në se Atdheu largohet nga personi i tij, për arsye madhore (sigurisht
për mohim prej tij), madje ky largim mund të ndodhë jo vetëm duke qënë larg
atdheut, por edhe duke jetuar në atdhe, dhe jo vetëm në kohë pushtimi. Të
jetosh pa atdhe është mjerimi më i madh në jetën e kujdo, është më lemeritëse
se të “dimëron në qiej/se dheu stë qas”,
është më e dhimbëshme se të braktisësh një besim fetar të trashëguar dhe të
marrës një tjetër, pse në këtë rast quhej një braktisës i një besimi, kjo ka
qasje me rastin kur Zoti braktis njeriun, duke na sjellë një qasje me Moisium në
mal kur lutej: “Zot, pse më braktise” apo me Jezu Krishtin në kryq kur duke ju
drejtuar Atit mes vuajtjes së kryqëzimit i thotë:” Ati im, pse hoqe dorë prej
meje?”. Këtë braktisje të atdheut poeti e çmon si të jetosh pa diellin: “Pa
ty si pa diellin/akulli zë në prit zemrën/ se ç’ndodh më tutje me
të/një Zot e di”
ku krahasimi “Pa ty si pa diellin" ndihmon në
theksimin e rëndësisë së atdheut në jetën e poetit pasi nuk mendohet jeta në
tokë pa diellin , ndërkohë që metafora "akulli zë në prit zemrën" - përshkruan ndjenjën e kësaj
ndarjeje si një akullnajë që mbulon jetën,
shpirtin dhe zemrën e poetit. Aty nis “epoka” e re e akullnajave.
Duhet të shprehemi dhe të pranojmë
se këndvështrimi original i Ibrahim Kadriut shprehur në vargun e parë të kësaj
poezie është unikal për nga vlera
kuptimore dhe artistike e tij.
Poeti
shprehet me figura artistike që janë të
një shkëlqimi të veçantë, madje unë do të thoshja tipik. Në vargun "pa ty si pa diellin" Kadriu përdor
një metaforë për të treguar se atdheu është për atë ashtu siç është dielli
është për botën. Personifikimi i përdorur në vargun "akulli zë në prit zemrën" që tregon lidhjen shpirtërore të tij
me atdheun, mungesa e të cilit bën që shpirti të ndjehet sikur është akull i ftohtë
duket si rrjedhojë e vargut “akulli zë në
prit zemrën”.
Personifikimi
"ruajna Zot" te strofa e parë tregon se nëse Atdheu do të
ndahet nga ai, “Nëse shpërngulesh nga unë/…/atëherë kur/(ruana Zot)/nuk do të kem
kujt/t’i them mirëmëngjesi”, pra në se “Nëse
shpërngulesh nga unë” atëherë ai sdi çdo bëjë dhe sdi si do vejë halli,
ndaj lutet që Zoti ti mbrojë. Pra mjeshtërisht shprehet se largimi atdheut nga poeti sjell mjerimin, fundin, kataklizmoin, përmbytjen e
jetës në tokë dhe nga kjo: “vetëm Zoti na mbroftë”. Është e njëjta gjetje
mjeshtërore si e vargut të parë, ose më saktë vazhdimi i mjeshtërisë poetike të
shprehur te vargu i parë, i pa hasur në poezinë shqipe.
Në
vargun "të lus prandaj të qëndrosh
gatitu/para syve e zemrës/të më qëndrosh/ashtu siç je/me plagë",
Kadriu përdor një anatomi të trupit si një figurë artistike për të treguar
ndjenjat e tij ndaj atdheut. Ai “kërkon nga atdheu” që të qëndrojë pranë tij
edhe në momentet e vështira, të qëndrojë ashtu siç është, me plagë ( dhe sa
shumë plagë që ka atdheu ynë) dhe me çdo sfidë që mund të ketë.
Në
vargun "një Zot e di",
Kadriu përdor një refren, jo aq për të treguar se fati I tij dhe fati I atdheut
janë në dorë të Zotit , por për të treguar se e ardhmja është vetëm zi, pasi
shprehja “Një zot e di” rëndom përdoret
si humbje e shpresës për njeriun shqiptar
Gjuha
e poezisë "Atdheu" së Ibrahim Kadriu është e thjeshtë, por në të
njëjtën kohë shumë e ndjeshme dhe e fuqishme. Përshkrime të tilla si "pa ty si pa diellin/ akulli zë në prit
zemrën" tregojnë shumë bukur figurën artistike të personifikimit, duke
e bërë atdheun një person që mund të shikohet si një burim i ndriçimit dhe
ngrohjes, një diell të jetës së tij, largimi i të cilit nga ai shkakton një shtresë
akulli që as ngrohtësia e zemrës së tij nuk mund ta zbusë.
Vargjet
janë të shkurtër dhe kanë një ritëm të veçantë që i japin poezisë një efekt të
rëndësishëm emocional. Poeti përdor metafora si "me plagë" për të treguar ndjenjat e tij të thella ndaj
atdheut, dhe përdor vargje të shkurtra dhe të ndjeshme për të treguar këtë
ndjenjë. Në poezinë "Atdheu", përdorimi i vargjeve me nga dy a tri
fjali në varg tregon fuqinë dhe përqendrimin e ndjenjave të autorit ndaj
atdheut.
Përveç
kësaj, përdorimi i rrethimit të fjalisë "ruana Zot" me thonjëza, si dhe përdorimi i vargjeve me një
varg të vetëm "një Zot e di",
tregojnë një shqisë të thellë të besimit të autorit te Zotit dhe në rrugën pa
rrugë që jeta do të ndjekë nëse atdheu do të ndahet nga ai.
Stili
dhe vargu i poezisë së Ibrahim Kadriut është i veçantë dhe unik për veten e
tij, por mund të thuhet se ka afërsi me poetë të tjerë shqiptarë si Lasgush
Poradeci, Migjeni, dhe Ndre Mjeda, të cilët kanë shkruar poezi të ndjeshme dhe
të thella në lidhje me atdheun dhe të jetuarit në kushtet e vështira. Për
shembull, poezitë e Lasgush Poradecit si "Kënga e Tërës" dhe
"Gurëzimi" (Lirika", "Kristalina", Tiranë 1937). kanë
tema të para me afëri me "Atdheun" e Ibrahim Kadriut, ku shprehin
ndjenjën e krenarisë dhe ndërtesën e personalitetit të një kombi nëpërmjet
historisë dhe kultures së tij.
Po
ashtu në nivelin europian, këndvështrimi i poezisë ”Atdheu” të Ibrahim Kadriut
ka një afërsi me poetët e romantizmit si Ëilliam Ëordsëorth dhe Percy Bysshe
Shelley, të cilët kanë shkruar poezi të ndjeshme dhe të thella për natyrën dhe
emocionet e brendshme të njeriut. Poezia e Ëordsëorthit si "I Ëandered
Lonely as a Cloud" ("Unë ecja vetëm si një re").ka një afërsi me
poezinë e Kadriut në mënyrën se si ata shprehin emocionet e tij ndaj atdheut
dhe ndjenjën e lidhjes së thellë emocionale me’të..
Është
e rëndësishme të theksohet se poezia “Atdheu” e Ibrahim Kadriut është unike dhe
e veçantë, dhe ai ka arritur të krijojë një stil të tij të veçantë nëpërmjet
përdorimit të figurave artistike dhe metaforave të ndryshme për të shprehur
emocionet dhe ndjenjat e tij në mënyrë të gjallë dhe të ndjeshme.
Sarandë, më 07.05.2023
Nga Ibrahim
Kadriu
ATDHEU
Nëse shpërngulesh nga unë
dhe s’di kujt tjetër mund t’i fal aq
kohë
dhe s’di të arrij më askund
atëherë kur
(ruana Zot)
nuk do të kem kujt
t’i them mirëmëngjesi
Të lus prandaj të qëndrosh gatitu
para syve e zemrës
të më qëndrosh
ashtu siç je
me plagë
Pa ty si pa diellin
akulli zë në prit zemrën
se ç’ndodh më tutje me të
një Zot e di.
No comments:
Post a Comment