Nga
Timo Mërkuri
LAUDAMUS
Sinqerisht
më befasoi poezia “Ti, psalmi im i shenjtë” i Luan Ramës me thellësinë dhe stilin e vargut të tij, sa që u ndala në
rilexim, më shumë për të medituar mbi poezinë, çka solli më pas këto shënime
momenti mbi ‘të.
I-Qysh
në nisje poeti është tronditës me vargjet : “Kishe kaq kohë që
kërkoje një kishë/një kambanore për të lajmëruar dashurinë” ku, kujtdo që i drejtohet autori i
sjell para kujtesës faktin se ai kërkonte “një kishë”, një vend ku të falej, të
kërkonte falje për veten e tij, sigurisht nga Zoti, për mëkatet që ndoshta
kishte bërë dhe “një këmbanore për të
lajmëruar dashurinë”. Të shkosh në kishë dhe të kërkosh falje është normale
për njerëzit e gjallë, por në këtë rast shkon si një mëkatar që ke bërë një mëkat
diku, dikur dhe mqse të bren në ndërgjegje, kërkon falje.Të gjitha besimet
fetare e pranojnë lutjen për falje mëkatesh, kështu që termi “kishë” nuk përcakton
detyrimisht vetëm të krishterët.
Ti
biesh këmbanës “për të lajmëruar dashurinë”
është e pa pranueshme në besimin kristian, pasi këmbanat bien vetëm në dasmën e
çiftit, pra personi që kërkonte “një kishë
dhe një këmbanore” kërkonte të shpallte dhe të ngrinte lart dashurinë e tij
ndaj partnerit dhe ca më tepër këtë kërkonte ta bënte në shtëpinë e zotit dhe
me këmbanën që i çonte lajm Zotit. Si një pretendim i madh duket ky veprim.
II-Të
krishterët veç lutjeve dhe rrëfimit, kanë një shkallë të lartë në shërbesat
kishtare, kanë Psalmet, (Lavdet, Laudamus),
të cilat nuk pëshpëriten më vete por këndohen në kishë, madje këndohen në grup
dhe teksti i tyre është një lavdërim për Zotin dhe jo një kërkesë (lutje, rrëfim)
që besimtari ja drejton Zotit për falje apo për ti dhuruar diçka. Psalmet janë
këngën, hymne, lavdërime për Zotin dhe këndohen nga të gjithë të pranishmit,
pse të kënduarit e një Psalmi bashkërisht i afron besimtarët më shumë me njeri
tjetrin në qëllimin e të lavdëruarit të Zotit, duke i afruar gjithashtu ata më
shumë te Ai. Këtë tipar të Psalmit e kanë shfrytëzuar më së miri Etërit e kishës
si Buzuku, Budi, Pali prej Hasi etj. të cilët jo vetëm që kanë përkthyer Psalme
nga latinishtja por edhe kanë krijuar Psalme tipike shqiptare, si Buzuku te
Meshari.
Këtu qëndron ndryshimi i poetit Rama me
personin që i drejtohet në fillim, i cili kërkonte një kishë për tu falur e një
këmbanore që ta dëgjonte Zoti “se ai u fal” apo “dashuroi”, ndërsa (Poeti): “unë kërkoja një
psalm të vetëm/kënduar në kantikat e vjetra të Solomonit të vdekur”.
Të
kuptojmë diçka: Kantikat e Vjetra të Solomonit janë një koleksion i poezive ose
këngëve që nënkuptohet se i ka shkruar mbreti Solomon i Izraelit, i cili u
ndodh në pushtet në mesin e shekullit të 10-të para Krishtit. Këto këngë janë
pjesë e librit biblik të Këngëve të Shenjta, dhe janë një nga pjesët më të
njohura të librit të Këngëve të Shenjta dhe kanë qenë një burim i rëndësishëm i
frymëzimit për shumë poetë dhe artistë nëpër shekuj. Shumë prej tyre janë këngë
dashurie, ndërsa disa janë këngë lirike që lëvdojnë bukuritë e natyrës dhe
vlerat morale. Në vargun e poezisë së Luan Ramës "Ti, psalmi im i
shenjtë", Solomonit i referohet si një figurë kryesore e këtyre kantikave
dhe psalmeve të vjetra, që nënkupton se poeti po kërkon një psalm të tillë të
kënduar në kantikat e Solomonit të vdekur.
III-Poeti
shkruan: “Atëherë kërkova psalmën time/të përhumburën, të
përunjurën, të hirtën/psalmin e buzëve që zgjojnë të vdekurit dhe agun/që
mbushin krahërorët e vegjël të zogjve dhe shtëpive /psalmin me hapin e lehtë të
barit/me sytë e të gjelbërtës”, o
miq, poeti kërkon “Psalmin e dashurisë”, Pse “Zot” do të thotë “dashuri”, pse
dashuria është forca që të ringjall së vdekuri: “psalmin për një kishë
të ngritur në natyrë/ku veç një altar guri ka/a muranë kulti të harruar/ku
murgjit kanë lënë një milionë fjalë e lutje/aty nën kubenë qiellore/me zotër e
hyjni të dashuruar”.
Autori
nuk thotë në mënyrë prozaike që sot është dita e të dashuruarve, por sot është
dita e Lavdërimit të dashurisë : “sot është dita e lëvduar/plot harqe
të Mozart/oboe dhe violinçelë/që e ngrejnë lart botën dhe trupat tanë/lëvduar,
psalmi im i shenjtë”!
Lëvduar
dhe ti poet i dashurisë së shenjtë që ke gjetur Psalmin tënd të “purpurtë”, “psalmin e buzëve që
zgjojnë të vdekurit”.
IV-Dhe
sa bukur e ke shkruar, metafora yte: "një
kishë, një kambanore për të lajmëruar dashurinë" përshkruan kishën si
një vend ku shpirti mund të ndjehet i afërt me dashurinë, pavarësisht se kjo
“kishë” është e ngritur në natyrë dhe
vetëm një altar guri ka, ndoshta të shënjtëruar nga gdhëndia e dy emrave mbi ‘të.
Personifikimi:
"psalmin me hapin e lehtë të barit"
përshkruan psalmin si një entitet që vjen me një hap të lehtë (si dashuria),
duke sugjeruar se ai është i butë dhe i qetë ( a nuk është kështu dashuria?)..
Simbol:
"altar guri" paraqet një kthim në origjinën e kishës, duke treguar se
ai kërkon një qasje të pastër dhe të thjeshtë ndaj besimit.
Lëvdata:
"Laudamus shpirtit që ka nderur
duart" përmend shpirtin si një entitet që është i lavdishëm dhe që
duhet të nderohet, lëvdatë e denjë për dashurinë dhe për Zotin që na dha dashurinë në tokë . Kjo lëvdatë nënkupton
"Ne lëvdojmë shpirtin që ka nderuar
duart", ku poeti Luan Rama po paraqet një ide për nderin dhe
lavdërimin e një shpirti, i cili ka bërë diçka të mirë me duart e tij. Ky varg
mund të interpretohet si një lloj poezi e lavdishme për vlerat morale dhe për
të cilët janë të aftë të kryejnë vepra të mira.
Ky është një koment i imi që mund të
mbyllet vetëm me vargun e perigfrazuar: “Laudamus
Luan Ramës që ka nderur duart” e ka krijuar këtë poezi.
Sarandë, më 02 maj 2023
No comments:
Post a Comment