DUKE PRITUR ZOGUN POETIK TE ODISE
KOTES.
-
vështrim estetik mbi një poezi.
Nga
Timo MËRKURI.
Poeti
Odise Kote nuk rresht së përdoruri stil dhe forma të reja poetike, thua se po
eksperimenton mbirjen dhe lulimin e një sërë farërash, gjetur në thellësi të
estetikës, kujtesës e përvojës së tij. Në poezi, të duash të krijosh diçka të
re do të thotë të kërkosh dhe të kërkosh do të thotë të guxosh, zinxhir cilësish që poetit Kote nuk i mungojnë. Kërkimi është cilësi e
brendshme e tij. Duhet të shpall se poezia e tij e fundit: “..dhe vjen të vdesë
në perëndim të diellit” i ka të mëdha si kërkesën ashtu dhe guximin për të
krijuar diçka të re në poezi.
Poezia:
"…dhe vjen të vdesë në perëndim të
diellit" e Odise Kotes është unike, me ide qëndrore vdekjen, si një
ngjarje universale dhe e pashmangwshme që ndodh në jetë. Vdekjes i janë avitur
shumë poetë, por Kote sjell një version të ri. Poeti duke shfrytëzuar figura
letrare si metafora, personifikime, dhe imazhe
edhe këtë akt e bën krejt origjinal, të veçantê, të natyrshëm, të bukur,
për të mos patur frikë. Frika ekzistenciale vesh mantel poetik. “Rri e pres, ngulur mbi shkëmbin thep, /zogun
mysafir që vjen veç njëherë” shkruan qetësisht poeti, thua se flet për
ndonjë takim me një të dashur a mik të vjetër.
“Dielli perëndon midis Lëkurësit dhe
Korfuzit/(çdo perëndim sjell kuptimin e saj)/ mua më pëshpërisin zbatica dhe
era” saktëson poeti kohën e vendin e pritjes dhe si rastësisht ve në kllapa
komentin si prizëm shumëfaqesh:"(çdo
perëndim sjell kuptimin e saj)”.
Pyetjes
se ç’është ky “zog që vjen veç njëherë”
poeti i përgjigjet: ”Ai zog është
mbretëresha maure,/udhēton prej larg në rrugën që ruan kujtesa, /e vjen këtu
për të vdekur”.
Poeti
nuk na sqaron pse vjen këtu për të vdekur, por ne tashmë dimë se shumë lloj
shpendësh (dhe peshqish e kafshësh), ashtu si njerëzit që rikthehen në tokën
mëmê, folenê e vendlindjes, udhëtojnë mijra kilometra për të shkuar te vendi i
tyre i përshtatëshëm për të lindur a për të vdekur. Në fakt çdo njeri rikthehet
në Itakën e tij.
Përshkrimi
i vdekjes së zogut mysafir në perëndim të diellit përfaqëson vdekjen si një
moment të rëndësishëm dhe të vështirë në jetën e një personi.
Duke
i referuar detit dhe kohës “në perëndim
të diellit” poezia shpreh idenë se koha nuk ndalet dhe nuk kthehet mbrapa,
dhe se të gjitha ngjarjet e jetës janë të përkohshme dhe mbeten në kujtesën
tonë.
Gjuha
dhe vargu i poezisë janë të ngrohtë dhe emocionuese, duke përdorur imazhe të
bukura dhe të fuqishme për të shprehur idenë kryesore. Metafora: "dhe vjen të vdesë në perëndim të diellit",
duket se do të paraqesë një vdekje të bukur dhe romantike, ndërsa personifikimi
i zbaticës dhe erës (mua më pëshpërisin
zbatica dhe era) shpalosin një pamje të bukur të natyrës.
Ndonëse
“ngulitja në shkëmbin thep” të jep
një ndjesi vetmie, poeti ka gjithnjë instiktin e zbulimit dhe kërkon: “E dua një të fundit rrëfim prej saj,/një
këngë lamtumire a një psalm” si një amanet të fundit, duke nënkuptuar se
ndërsa vdekja është moment i rëndësishëm, kujtimet dhe historitë që ne ruajmë
mund të jenë të përhershme, thesar, më tepër se vetë jeta jonë.
“Nuk e ndal dot kohën, vetëm e kap/Koha nuk
ndalet, nuk kthehet pas” thotë poeti si me trishtim pse : “Është e pafundme koha ..”ndaj dhe para
pafundësisë së saj: “Deti tërhiqet i
penduar, dallgët pērplas …”, ku të personifikuara: dallgët që përplasen
paraqiten si një simbol i kohës që vazhdon të rrjedhë, ndërsa deti që tërhiqet
penduar shpalos idenë se atij cikli i vjen fundi për të nisur një të re, atë tê
kujtesës.
Poezia
është e pasur me mjete artistike në funksion të qëllimit estetik të poezisë si
shfaqje, mahnitje, thellësi përjetimi. Poeti përdor suksesshëm metaforën:
"zogu mysafir që vjen veç njëherë",
ku "zogu mysafir"
përfaqëson njeriun dhe "vjen veç
njëherë" duke treguar që jeta
njerëzore është e shkurtër dhe e kufizuar. Jemi të vdekshëm!
Përdor
personifikimin: "Dielli perëndon
midis Lëkurësit dhe Korfuzit", ku Dielli përfaqëson dimensionin biblik
që lëviz midis dy vendeve, përfaqëson kohën.
Imazhi:
"zbatica dhe era", që përshkruan
zërat e natyrës dhe e bën poezinë më tokēsore, ndërsa antiteza: "Disa ngjarje shfaqen vetëm një çast, për të mbetur përgjithmonë në
thellësi", ku "vetëm një
çast" dhe "përgjithmonë në
thellësi" janë dy koncepte që kanë kontraste të thella dhe shprehin
faktin e fotografimit tē magjisë dhe pērjetësisê, si të tilla meritojnë të
nderohen me art të vërtetë.
Ndërsa
poezia shpreh idenë se vdekja është e pashmangshme, ajo nuk e paraqet atë si
diçka që duhet të frikësojë ose të trishtojë njeriun, përkundrazi, poezia
shpalos një pamje të bukur të vdekjes, me një zog mysafir që udhëton për të
vdekur në perëndim të diellit në viset joniane, duke përshkruar një ngjarje të
qetë dhe të bukur, një moment ku jeta dhe vdekja bashkohen.
Poezia:
"dhe vjen të vdesë në perëndim të
diellit" e Odise Kotës është një poezi e veçantë që e shpreh frymën e
kohës dhe njerëzimit në përgjithësi. Poezia është e ndërtuar mbi fabul, është e
gjitha filmike dhe çdo lexues e shikon atë me sytë e mendjes. Poeti përdor
imazhet e natyrës si një mjet për të përshkruar misterin dhe bukurinë e jetës,
duke përdorur një gjuhë të kthjellët, të pasur tërheqëse, që ashtu si rrathët e
brendafshehur krijojnë asosacione e metafora që tê shtangin e tërheqin nê
meditime.
Poezia
ka një mesazh të qartë që shpreh rëndësinë e momenteve në jetë dhe e vë në
dukje faktin që ato mund të jenë të shkurtëra. Poezia përshkruan momente të
bukura dhe të qeta që vijnë dhe shkojnë në një shpejtësi të pafundme, ndërsa
koha nuk ndalet kurrë. Ky kontrast mes momenteve të përkohshme dhe kohës së
pafundme krijon një ndjesi të melankolisë dhe të kujtesës, duke u bërë një temë
që shumë lexues mund të vetëidentifikohen me të.
Me
përdorimin e këtyre figurave artistike dhe gjuhës së pasur, poezia e Odise
Kotës shpreh thellësinë e jetës dhe emocionet njerëzore në një mënyrë të
ndjeshme dhe të bukur.
Përdorimi
i fjalëve dhe ndërtimeve gramatikore është i përshtatshëm dhe i strukturuar
hijshëm, gjithë delikatesë.
Në
vargjet e poezisë, poeti përdor togfjalësha metaforikë të freskëta si "mbretëresha maure", "rrugën që
ruan kujtesa", "kohën", "deti tërhiqet penduar",
etj., që ndihmojnë për të theksuar emocionet duke e bërë poezinë më ndjesore,
më të thellë.
Gjuha
në poezinë e Odise Kotës është e fuqishme, tingëlluese, e kuptueshme, e përzgjedhur
me kujdes. Për shembull, në vargun e dytë të poezisë "Rri e pres, ngulur mbi shkëmbin thep", poeti përdor një
strukturë të thjeshtë fjalesh që shpreh qëndrimin e tij ndaj jetës, ndërkaq në
vetvete ajo të shfaqet edhe si një metaforë e përshtatshme për jetën. Përdorimi
i fjalëve si "shkëmbin thep",
"zbatica", "era", dhe "dielli" pikturojnë natyrën dhe ngjarjet që ndodhin si
proces brenda saj.
Kemi
thënë dhe më herët se poezia e Odise Kotës është një shembull i veçantë i
përdorimit të gjuhës shqipe (njohës i përkorë i saj) duke e pasuruar dhe
krijuar figura artistike që shprehin thellësi emocionesh njerëzore dhe
pasqyrojnë jetën në një mënyrë të bukur dhe të përfunduar.
Sarandë, më 10 maj 2023
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete