Nga Timo Mërkuri
NJË POEZI E
SHKRUAR ME LOTË
Qysh
në titull poezia "Nuk ma mësove këtë ikje"e poetes të shkakton një
ankth e mehje fryme, pse për diçka të dhimbëshme të paralajmëron, një “ikje” për të cilën poetja nuk ishte e
pregatitur. Më duhej të lexoja një shkrim të Iliriana Sulkuqit që të mësoja se
kjo “ikje” paskësh qënë gjëmë më vete, nga ato për të cilat populli vajton: “Më zu mali ndënë vete”, paskësh qënë një
ngricë dimri në prag të pranverës që ngrin këngët e zogjve dhe than petalet e
luleve. Ishte “ikja e vajzës së vetme në
prag të nusërimit” lexova te shkrimi i Iliriana Sulkuqit dhe mua befas mu
duk sikur dikush më goditi me tokmak në kokë dhe vargjet e poezisë mu shndruan
në një tekst ligjërimi dhe zanoret e fundvargjeve mu shndruan në një oi oi.
Ju them se në ligjërimet mortore për fëmijën
që “ikën” nëna qëndis në tekst metaforat më fantastike për portretizimin e të
mirit të saj, ikur pa radhë, por kur “ikja” bëhet nga vajza dhe ca më tepër kur
ajo është në prag martese teksti është ngjethës dhe i bashkuar me vijën
vajtimore të krijon një ambient që ska
burrë nëne që e duron, ndaj ata largohen sypërlotur e me ngulçe në grykë. Sa
për vajzat dhe djemtë bashkëmoshatarë, ata
i detyrojnë të largohen që të mos jetojnë dhe përjetojnë situatën dramatike.
Vetëm nënat janë të zonjat të mbajnë mbi shpirt këtë “mal” dhimbjeje, madje dhe
ta “gdhëndin” atë në art. Sigurisht që në këtë “mbajtje” dhe “gdhëndje” nënat
nuk janë vetëm, pasi nënat shqiptare nuk vajtojnë asnjëherë vetëm qofshin ato
të krahinës së toskërisë apo të gegërisë.
Te
kjo poezi e Miradie Maliqit kemi disa specifika: së pari nuk është “art gojor”,
por është një art i kultivuar, është një poezi, madje poezi moderne pavarësisht
nga pesha e dhimbjes që ajo mbart, madje e parë në këtë këndvështrim ajo
përmban “substancën” e një teksti ligjërues. Zanoret janë lotë, fjalët janë
dhimbje dhe vargjet janë klithma. Së dyti kjo poezi nuk është me tekst të
traditës mortore por është “art modern” i “mbjellur” në truallin e traditës,
dhe së treti poetja nuk portretizon bijën e ikur por skicon “anatominë” e jetës
së saj pas ikjes së bijës. Shikojeni mënyrën tronditëse të shprehjes së poetes:
"Unë frymoj me buzëqeshjet e tua/Kur
vjen koridoreve të kujtesës", pra ajo jeton vetëm kur i kujtohet e
bija, buzëqeshja e së cilës është e vetma rrugëfrymarjeje e saj.
“Këndell mendimin me dritën e syve të tu./E
shoh veten me vështrimin tënd”shkruan poetja duke paraqitur një ndjenjë
përqendrimit dhe lidhjes së thellë emocionale midis saj dhe bijës të shprehur
në imazhe të thella. Duke përdorur një lloj qasjeje "shoh veten me vështrimin tënd", poetja jo vetëm bën që poezia
të jetë thellësisht e ndjeshme dhe tërheqëse për lexuesin, por shfaq një
gjëndje të përherëshshme sikur, kudo që shkon e bija e ndjek me shikimin e saj,
madje poetja “etjen e mungesës e ndez me
praninë tënde”, duke mos pranuar”ikjen” e saj. Më kujtohet një varg vajtimi
i tim eti për tim vëlla kur i thoshte: “Dal
e të kërkoj pazarit”, ja që poetja paskësh qënë më “me fat”, e shikonte çdo
gjë nëpërmjet syve të së bijës. Duhet ta keshë provuar një dhimbje të tillë që
ta ndjesh peshën e lemerishme të saj.
Cila
nënë pranon ikjen e bijës së saj? Poetja
po të kishte Zotin pranë dhe atij do ti kërkonte llogari, ndaj vargun "E
i godas malet kur më thonë ke ikur"mos e mirni mirëfilli si një figurë
artistike, ndonëse është një metaforë, por lexojeni si një shfrim shpirti, si
një të vërtetë. Për këtë ju siguroj unë.
E
vërteta është se si çdo nënë, poetja nuk e ka pas mësuar si realitet jete ikjen
e bijës, dhe ca më tepër në prag martese, madje as ndër ëndrrat e saj më të erëta nuk e ka parë, por ja që i duhet
të mësohet si të jetojë:"Mësoj për
ditë se si ta kuptoj jetën/me sy të lagur humnerave të netëve"ku
metafora e syve të lagur humnerave të netëve shpreh me një forcë artistike
mënyurën e re të jetës që do bëjë.
Metafora
"arratisem me krahët e dashurisë
tënde" tregon se dashuria është fuqia që poetja nënë përdor për të
shpëtuar nga vuajtjet dhe ankthet e saj, pse vetëm kjo dashuri: "Mi hap portat e botës, më bën nënë më të
mirë, nënë, më të fortë" është në gjendje të bëjë të ndjehet më e
fuqishme dhe më e sigurtë në botë. Nuk është varg artistik, është varg real,
konstatim real i forcës trasformuese të dhimbjes në jetën e atyre që e provuan
atë,
Vargu
i fundit "Me emrin tënd, bijë,
fitoj, gjithçka pata humbur" tingëllon si një simfoni, jo vetëm që tregon se bija është qendra e
universit, por dhe shpresa se gjithçka që ka humbur në jetën e saj si nënë, ajo
do arrijë ta fitojë përsëri.
Gjuha
e poezisë është tepër emocionale dhe ngjall stuhi ndjenjash te lexuesi, madje përmban shumë ndryshime në regjistrin
gjuhësor.
Fjalet
dhe shprehjet që përdoren në poezi janë të thjeshta por të zgjedhura me kujdes
dhe me një qëllim të caktuar si "mungesë", "vuajtje",
"ikje", "dashuri" dhe "kujtim"për të “folur”
emocionalisht dhe vendosja e tyre në varg të krijon idenë e një përzgjedhjeje
të mundimëshme.
Sigurisht
që do kisha preferuar të mos e kisha lexuar (më qartë të mos kishte ndodhur
“ikja” që autorja të mos e shkruante) këtë poezi, por nuk mund të ri pa
shprehur admirimin tim për forcën e saj shpirtërore, që si ari i shkrirë është
derdhur në vargjet e kësaj poezie që të imoponon respet dhe për nivelin e epërrm
artistik me të cilin është realizuar.
Sarandë, më 09 maj
2023
No comments:
Post a Comment