YJET E ZEMËS SË SABIT RRUSTEMIT
Libri i Sabit Rrustemit “Ndezje yjesh në zemër[1]”
është një përmbledhje poezish të zgjedhura të dashurisë, të cilat janë shkruar prej tij në një hark kohor prej 25
vjetësh dhe janë botuar nëpër libra[2]
të ndryshëm poetikë, pos një pjese të tyre që u botuan së pari te kjo
përzgjedhje[3].
Sabit Rrustemi njihet si poeti i dashurisë, ngase në krijimtarinë
e tij kjo është tema e njëmië e sa poezive,
madje në gjithë korpusin e tij poetik, poezitë e dashurisë janë si kolonat kryesore
mbajtëse të ndërtesës poetike.
I-E
veçanta në këtë përmbledhje është se poezitë e përfshira janë zgjedhur me
kujdes dhe sqimë, duke pranuar ato më të arirat artistikisht, freskia poetike e
të cilave u ka rezistuar viteve, duke e bërë këtë një libër që të shkakton një
stuhi emocionesh poezitive në shpirt. Befasi më vete përbën renditja e poezive
nëpër cikle të veçantë, jo sipas viteve të krijimit apo të botimit të tyre, por
sipas afërisë që ato kanë me idenë e ciklit poetik duke dhënë qartë një libër
unik poetik. Në këtë mënyrë libri të duket sikur nuk është një përmbledhje
disavjeçare, por ka aromën e freskët të një krijimi të njëkohshëm, madje
“harron” se disa poezi i ke lexuar nëpër libra të mëparshëm.
Poezitë
e dashurisë të Sabit Rrustemi kanë një
bukuri ndjenjash sa që ato lehtësisht mund
të mësohen përmëndësh dhe të jenë pjesë e citimeve të djemve në bashkëbisedim
me vajzat, jo vetëm kur u propozojnë por në çdo rast bashkëbisedimi, për t’ju
ngrohur shpirtin me vargjet e vlerësimit të hijeshisë së tyre. Madje edhe
burrat duhet t’u lexojnë grave të tyre të tilla poezi që t’u dëshmojnë se ata i
shohin ato gjithmonë të reja e të bukura.
Te poezia e Rrustemit dhe fjala e
zakonshme zbukurohet e selitet kur i drejtohet vajzës së dashur, ndryshon ngjyrë
e gërmat ndrijnë si yje, madje dhe tingulli ëmbëlson melodicitetin. Shumë
vargje të poezive të tij mund të përdoren lehtësisht si sentencë dashurie,
vargje si: "Si lulja në vazo,
ngrohet prej shikimeve të mia, e flladitet prej ofshamave të veta",
"Nën çerpikë portretin e saj ëndërr
e ruaj, udhën kah ajo të mos e harroj"
(Dritarja që shihet e s’hapet fq 37) s’ke si të mos mrekullohesh e të
mos i rikthehesh leximit. Kur lexon poezi të tilla si: “Si ta mbjell/Si ta krijoj/Kopshtin në shuplakë/E të të grish/Mes buzësh
të të rris/Me puthje të të ujis/Moj belkëputur/Lule/E flutur/Mollë e ndaluar
moj/Lidhmë shtrëngomë/M’u në zemër qëllomë” (Kënaqsia e pashijuar f. 42)
dëshiron që ta kompozosh e të këndosh si serenatë me kitarë poshtë dritareve të
vajzës që të prish gjumin e ta lësh dhe atë pa fjetur.
II-Le
të shohim konkretisht disa prej poezive të librit të tij dhe konkretisht:
-Poezia "Prushi i buzëqeshjes"(f.33)
është një poezi dashurie që shënon bukurinë dhe fuqinë e buzëqeshjes së një
gruaje. Poeti përdor imazhe dhe metafora të gjalla për të shprehur emocionet e
tij dhe për të krijuar një atmosferë të ndjeshme dhe romantike.
Poezia
fillon me një ftesë për të lejuar të lirë trupin dhe për të lejuar veten të
kapet nga bukuria e buzëqeshjes: "Lermë
të zbres / Trupit tënd të shkriftë / Me një mal puthjesh". Vështirësia
e poetit ndaj buzëqeshjes është shprehur përmes frazës "me një mal puthjesh", ku ai
përpiqet të përcjellë ndjenjën e tij të marrjes frymë nga kjo buzëqeshje.
Poeti
vazhdon të shprehë dëshirën për të harruar aspektet e zakonshme të jetës dhe
për të zhytur veten në bukurinë e buzëqeshjes. Ai përdor metaforën e dhimbjes së
dashurisë së palëkundshme: "Nën
shelgun e kroit t’zogut / Që pikon e djeg / Me dhembjen e dashurisë",
por pavarësisht kësaj dhimbjeje, ai ende është i tërhequr nga buzëqeshja dhe
dëshiron të ngjitet "Me një mal
miklimesh" për të qenë më afër saj. Në strofën finale, poeti reflekton
mbi fuqinë transformuese të buzëqeshjes, e cila mund ta transportojë atë në një
botë tjetër ku ai mund të rikthehet me të dashurën e tij. Përsëritja e fjalës
"dashurisht" në fund të
poezisë nënvizon pasionin dhe devocionin intensiv të poetit.
Përdorimi i mjeteve artistike të poetit te
"Zemër e virgjër" (f.39)
shtë një art “më vete” qoftë për larminë e tyre, qoftë dhe për mënyrën estetike
të vendosjes në vargje. Kështu poeti përdor:
-
imazhe vizuale për të përshkruar ndjenjat e tij për personin e dashur, për
shembull, "dlirësia ime e bardhë"
dhe "ëndrra ime e virgjër"
paraqesin dritën dhe pastërtinë që ai ndjen ndaj personit të tij të dashur.
- metaforën për të përshkruar
ndjenjat e tij, psh. "tapia e zemrës"
paraqet ndjenjën e plotësimit dhe qetësisë që ai ndjen kur është me vajzën e
dashur.
- simbolikën si, "paqja e shpirtit tim", për të
përshkruar ndjenjat e tij ndaj personit të dashur.
Në të njëjtën kuotë të epërme
janë mjetet artistike që autori përdor te poezia “Këtë fat ma fali jeta”(f.41):
Metafora:
me të cilën autori përshkruan ndjenjat e
tij ndaj jetës, ku ai thotë se "Këtë
fat ma fali Jeta/Të të ndjej/E të të ringjall", duke e metaforizuar
dashurinë me një forcë që e ringjall trupin dhe shpirtin. Po ai nuk ndalet,
vazhdon me metafora të tjera, siç janë "rrënjët e shpirtit" dhe "puls zemre", për të përshkruar ndjenjat e ndryshme që i
shkakton jetëgjatësia.
Personifikimi
i trupit duke e përshkruar si një gjelbrim që është i ndjeshëm ndaj impulsit të
shpirtit dhe më pas, ai e personifikon atë si një lule që kërkon të mbijetojë
dhe të marrë frymë nëpërmjet ajrit dhe erës.
Në këtë poezi autori përdor krahasime për të
përshkruar ndjenjat e tij ndaj jetës dhe jetëgjatësisë. Ai krahason jetën me
një pjesë të trupit që nuk mund të preket, dhe më pas e krahason atë me një
lule që kërkon të mbijetojë nëpërmjet erës dhe ajrit. Krahasimi i autorit në
këtë poezi shërben si një mjet për të shpjeguar përvojën e tij personale ndaj
jetës dhe jetëgjatësisë.
-Te
poezia "Nga sytë e tu të etur"
(f.45) ka një stil romantik dhe poeti përdor disa mjetet artistike të tilla si
metafora, personifikim dhe simbolizëm për t’i shprehur ndjenjat .
Përdor
metaforën e "syve të etur"
për të përshkruar dëshirën e tij për vajzën që dashuron. Autori përdor edhe
metaforën e "portretit tënd"
dhe "hijes që pushtoi sytë e mi"
për të përshkruar imazhin e personit të dashur. Personifikimi i kohës e orës që
"harruan" dhe "humbën" kohën, tregon se
autori është përqë-ndruar vetëm tek vajza që ai dashurone cila nëpërmjet
personifikimit shfaqet si një person rela i gjallë (jo një ëndërr) që e ndjek
atë kudo që shkon.
Simbolizmi
i "mollës së egër" dhe
"mëngjesit" në fund të
poezisë, tregon se autori është i gatshëm të jetojë dhe të përjetojë dëshirën e
tij për vajzën edhe nëse kjo do të jetë një eksperiencë e vështirë.
Pra, mjetet artistike që përdor poeti
ndihmojnë në përshkrimin e ndjenjave të thella të dashurisë së tij ndaj vajzës
që dashuron, ndihmojnë në “ndërtimin” shpirtëror të poezisë dhe nuk janë
thjeshtë zbukurime estetike poetike. Janë vlera artistike të njohura dhe kjo
ndihmon lexuesin në përjetësimin shpirtëror të poezisë dhe jo për ta “soditur”
atë si diçka të bukur, diku larg.
- Le
ta shohim poetin në një tjetër situatë, në ditën e Shën Valentinit te poezia “Në ditën e shenjtë të dashurisë”(f.105)
ku në një poezi të shkurtër, por të ndjeshme, autori shpreh ndjenjat e tij ndaj
personit të dashur në një moment të veçantë, siç është dita e Shën
Valentinit.Në këtë poezi, poeti nuk ka kurajon të duartrokas kur të tjerët
puthen, por nuk do të harrojë kurrë personin e tij të dashur. Për autorin,
shenjtëria nuk vjen nga unaza ose letrat, por vjen nga puthjet nëpër lumenj me
luleborë.
Mjetet
artistike që përdoren në këtë poezi janë të thjeshta, të kuptueshme por të
ndjeshme. Autori përdor metaforën e shenjtorit për t'iu referuar ndjenjave të
çiftit që puthen në ditën e të dashuruarve. Përdorimi i shprehjes "duartrokas" në fillim të poezisë
shpreh frikën dhe mosbesimin që autori ndjen ndaj tregimeve të puthjeve që
shohin të tjerët. Në pjesën tjetër të poezisë, ai përdor imazhe poetike të
natyrës, si lumenjtë me luleborë, për të përshkruar mënyrën e shenjtërimit të
dashurisë.
-Shpesh herë poezia e Sabit Rrustemi
çfaqet tepër konçize, si një mendim i beftë, por që qëndron brenda në zemër “Mos pyet kurrë ku jam/Vetëm vëje dorën në anën
e majtë/Të gjoksit tënd/Aty pulsoj deri sa t’marrësh frymë” (f.111).
Ky nivel artistik i epërrm gjendet
te të gjitha poezitë e kësaj përmble-dhjeje, pavarësisht kohës kur është
shkruar dhe dëshmon se poeti Sabit Rrustemi krijon poezi vetëm në çaste frymësimi,
gjë që shpirtëron në ‘to dhe ruan freskinë e krijimit të momentit. Kështu shpjegohet
që edhe te poezitë e fundit të përmbledhjes, kemi gjithashtu panoramën
artistike të “lulimit” pranveror të poezisë:
-Poezia "Me frymën time"(f.223) është një poezi e shkurtër, por e
ndjeshme, ku autori përdor imazhe natyrale si Çepurin, lëkurën prej dheu dhe
gjethe të vjeshtës për të shprehur praninë e një personi të dashur brenda tij,
duke thënë se personi i dashur është "diku
brenda tij me frymën time të ngrohtë". Mjeti artistik kryesor që
përdoret në këtë poezi është personifikimi, ku fryma personifikohet dhe
perceptohet si një entitet i gjallë që jeton brenda tij.
-Në poezinë "Mos u trazo prej hapave të mi"(
f.224), autori shpreh dëshirën e tij për një person të dashur. Poezia është e
ndërthurur me imazhe të natyrës dhe metafora që simbolizojnë ndjenjat e
autorit. Përmes imazheve të pranverës dhe luleve të posaçme, autori shpreh
ndjenjën e rilindjes dhe shpresës së tij për një marrëdhënie të re. Mjeti
artistik kryesor që përdoret në këtë poezi është metafora , ku lulet
simbolizojnë ndjenjat e shpirtit dhe shpresat për të ardhmen.
-Poezia "Ku mbeti vogëlsia jonë"(f.222) kritikon shoqërinë moderne dhe
ndikimin e saj në njeriun dhe shpreh dëshirën për t’u kthyer në vogëlsi dhe të
ruajë humanitetin e njeriut. Imazhet e majave që "ngrënë sytë" dhe "thyjnë
qafat" janë metafora për forcën e teknologjisë dhe shoqërisë së
ndërlikuar që po na bënë të humbasim lidhjen me vetveten dhe me njerëzit që na
rrethojnë. Mjeti artistik kryesor që përdoret në këtë poezi është metafora, ku
majat dhe vogëlsia simbolizojnë shoqërinë e ndërlikuar dhe humanitetin e
humbur.
III-Përmbledhjen poetike “Ndezje yjesh në zemër” me poezitë e
dashurisë të Sabit Rrustemit e ka realizuar Anton Nikë Berisha, i cili e ka
shoqëruar me një studim të hollësishëm të poezisë së dashurisë të këtij poeti,
duke cilësuar shumë vlera tipike të saj dhe të stilit poetik, ndaj nga droja se mund të përsërisnim thëniet e
tij e ngushtuam këndvështrimin tonë në disa pak “hijë” të mbetura jashtë
studimit të tij.
Poeti Sabit Rrustemi në poezinë e
tij të dashurisë përdor mjetet artistike të shumëllojshme për të shprehur
ndjenjat dhe emocionet e tij, por ajo që duhet vlerësuar është fakti se këto
emocione janë të gjalla, të ngrohta sikur të jenë regëtima shpirti dhe jo rreshta
të shkruara mbi letër. Po ashtu figurat artistike që ai përdor nuk janë “yje të largët që reflektohen mbi det”,
ato janë gjethe dhe degë të pemës poetike, gjë që na dëshmon se Sabit Rrustemi
ka përvetësuar të folurin metaforik në poezi. Të shkruash për dashurinë do të
thotë ta përjetosh atë në veten tënde, si këngë zogu në zemër. Dashuria është
një këngë shpirti ku melodia dhe “teksti” janë në unison hyjnor, ku jo vetëm
goja por edhe sytë edhe trupi këndojnë. Kënga e dashurisë është hyjnore edhe
kur këndohet në heshtje.
Gjuha:
Poeti përdor gjuhën e thjeshtë dhe të kuptueshme, duke i bërë poezitë të përshtatshme
për lexuesit e ndryshëm, shmangë përdorimin
e fjalëve të huaja, qoftë dhe ato që kanë hyrë në përdorimin ndërkombëtar, duke
dëshmuar kështu pasurinë e gjuhës sonë për të cilësuar e shprehur çdo element të
dashurisë dhe kohës së saj. Kjo ka ndihmuar që edhe figuracioni që përdor të
jetë i shprehur qartë, thjeshtë dhe i kuptueshëm. Fjalët që përdor poeti kanë
jehonën e epeve brenda vargjeve që do të thotë se dhe dashuria e tij është si e
Halilit, ja vlen çdo sakrificë dhe është i gatshëm për çdo trimëri. “Nën
qerpikët e një vashe/Erë dheu me grish/Për flijim të ri “(f.87).
Vargu:
Poeti përdor vargun në mënyrë të përshtatshme për të shprehur ndjenjat e tij,
por anon nga vargu i lirë. Ai përdor vargje të shkurtra dhe të gjata, dhe
ndryshon ritmin dhe zanafillën e tyre për të bërë poezitë më tërheqëse për
lexuesit. Një karakteristikë e poetit Sabit Rrustemi është se disa herë në mes
të dy strofave poetike përdor një ose dy vargje lidhëse që të krijojnë idenë e
një ure ku kalojnë vargjet, ose duart e lidhura të dy personave që ecin bashkë
të zënë për dore. Këto vargje mbartin gjithmonë një ngarkesë të madhe
emocionale dhe të shtojnë përqëndrimin në lexim. Psh te poezia “Si atë mbrëmje”(f.210) pas strofës: “Unë përsëri/Do të puth/Si atë mbrëmje”
vjen dyvargëshi befasues :”Jo ty/Po
dashurinë time”për të vazhduar me strofën : “Borxh ta kam/Secilën ofshamë/Që nxjerr në mungesë time”.
Sipas
stilit të Sabit Rrustemit, disa nga poezitë janë në dy variantet, gjë që tregon
se poeti i punon e ripunon poezinë për përsosjen estetike dhe artistike të saj,
por kjo na e shtyn mendimin më tejë, te fakti që në poezitë e Sabit Rrustemi hapësira
e dashurisë është universale dhe nuk mbulohet dot me një poezi, madje edhe një
aspekt, pamje apo imazh i saj nuk mbulohet dot me një poezi ashtu si një yll
nuk e ndriçon dot me dritën e tij gjithë hapësirëm qiellore, ndaj dhe poeti e
sheh dhe e ndjen që hapësira e dashurisë nuk është mbuluar e tëra me poezinë e
momentit, ndaj i punon në disa variante,
si psh. poezia me një ritëm të shpejtë “Bora
i shkrihet në faqe” (f.47), ku variant i dyte i saj eshte pa ndarje ne
strofa, gjë që flet për një “eksperiment poetik” të autorit.
Tipar
i veçantë i poetit Sabit Rrustemi është vendongjarja e dashurisë: dashu-ria ndonëse një akt universal,
ndodh në vendlindjen e tij në Çepur, thua se në këtë botë nuk ka tjetër vend ku
mund t’i “mbijë” dashuria. “Çepurit përditë ngarend/Nëpër zemrën
e secilës lule/Me emrin tënd” (f.57)
ose: “Vishu me rroba të pastra/E dil tek
ai tempull që falesh përditë/(si unë tek Çepuri im)” (f.54). Në fakt ky
tipar është një dëshmi e atdhedashurisë së tij, pasi Çepuri nuk është vetëm ai
mali që njohim, por është gjithë atdheu i tij, pa e cilësuar në se është shtrirë
mali i Çepurit në gjithë Kosovën apo është mbledhur Kosova te mali i Çepurit.
Ka
edhe një tipar tjetër poezia e dashurisë e Sabit Rrustemit, ndryshe nga
disa poetë të tjerë shqiptarë që kanë
shkruar poezi dashurie edhe për vajza të huaja, e natyrshme kjo për botën e
dashurisë, e cila nuk njeh kufij shtetesh e dallime kombesh, dashuria e poetit
tonë i kushtohet vetëm vajzës kosovare, thua se nuk “do” që të ketë fatin e
Halilit, të cilin eposi e “lejoi” të dashurohet me Tanushën, por nuk e “trashëgoi”
me fëmijë.
Megjithatë duhet të theksojmë se
portreti”fizik” i vajzës së dashuruar nuk ka asnjë cilësues identiteti në poezi
si psh ngjyra e flokut, e syve apo ndonjë tipar personal. Portreti i saj është
një “femër mjegull”, një ëndërr që shket, vjen e shkon dhe kjo na tregon se
poeti, ndonëse mund t'ja kushtojë
poezinë një vajze konkrete ai dhe portretin e saj e ve në funksion të dashurisë
universale. Pra primare është dashuria dhe jo e dashura, prej nga tërheqim
mendimin se Sabit Rrustemi i këndon dashurisë dhe jo (thjeshtë) të dashurës,
çka më kujton vargun e Poradecit: “Nuk
dashuroj as unë as ti/Por dashuronte dashuria” me gjithë madhështinë e tij
poetike, të qënëshme te poezia e Rrustemit.
Imazhet
që përdor poeti janë të forta dhe të bukura për të shprehur ndjenjat dhe
emocionet e tij. Ai përdor imazhe të natyrës, të qiellit, të yjeve, të diellit,
të shiut, të hënës, etj. për të bërë poezitë më tërheqëse dhe më të bukura. Në
këtë drejtim poeti ka tepër afëri me artin gojor të popullit, pavarësisht se
poezia e tij është një poezi modern.
Simbolet
poeti i përdorë për të shprehur ndjenjat
dhe emocionet e tij në mënyrën më të thellë. Ai përdor simbole të tilla si
zjarr, qiell, yje, etj. për të shprehur dashurinë, dëshirën, ëndrrën dhe
ndjenjat e e heroit lirik, i cili mund të jetë njëri prej nesh në çdo kohë.
Pamjen
fotografike poeti e përdor për të bërë poezitë më tërheqëse edhe në dukje. Ai
përshkruan pamje dhe peizazhe të ndryshme, duke i bërë poezitë më të bukura dhe
më tërheqëse për lexuesit dhe duke i e nxitur fantazinë e lexuesit edhe tejë
poezzisë .
Pamja
estetike e poezisë është e tillë që të impresionon, ajo i ngjan një lisi të
drejtë e të lartë apo një djaloshi trup hollë që nxiton për diku në pragmbrëmje
dhe lexuesi e ndjek me shikimin e tij, sikur diçka pret. Këto poezi me vargje të
shkurtëra, që mbartin dendësi emocionesh të “detyrojnë” që ta vazhdosh ta hamendësosh poezinë edhe kur ajo ka
mbaruar së foluri.
IV-Në qoftë se do krahasohet me
poezinë moderne europiane, mund të themi se Sabit Rrustemi përdor mjetet
artistike të traditës shqiptare të poezisë, por edhe elementë të poezisë
moderne, siç janë lirika dhe imagjinata e lirë, duke mbetur një poet i kuotës
së lartë. Ai shpesh e përdor imagjinatën e lirë për të krijuar poezi që janë
shumë emocionale dhe të ndjeshme, ndërkohë që poezia moderne europiane përdor
shpesh teknika të avancuara të shkrimtarisë, siç janë struktura të ndërlikuara
dhe mënyra e organizimit të poezisë në mënyra inovative.
Duke u mbështetur në rrënjët e
traditës dhe trashëgimisë sonë shpirtërore, veçanërisht në korpusin e këngëve
popullore të dashurisë, Sabit Rrustemi
mbetet një poet modern original tipik shqiptar, gjithmonë i kërkuar dhe shumë i lexuar.
Sarandë, më prill 2023
[1]Sabit Rrustemi “Ndezje
yjesh në zemër” Poezi e zgjedhur e dashurisë. Beqir Musliu Gjilan 2015
[2] Poezitë për këtë
vëllim u përzgjodhën nga Anton Nikë Berisha nga vëllimet poetike:
-Ku i la lisat era. “Rilindja”,
Prishtinë 1990; -Besoj në një diell. “Fjala”, Prishtinë 1992;
-Variacione për lirinë, “Rilindja”,
Prishtinë 1997; -Shiu i buzëve tua. “Rozafa”, Prishtnë 2009;
-Nën qerpikun tënd. “T-KOM”, Shkup
2009; -Zjarrmi e kthejlltë. “Beqir Musliu”, Gjilan 2011;
-Në fytyrën e një gjethi. “Beqir
Musliu”, Gjilan 2012; -Murale shpirti. “Rozafa” 2013;
-Grafite nënlëkurore. “Beqir Musliu”,
2015 si dhe nga disa poezi të autorit në dorëshkrim
[3] Përmbledhja është
realizuar me poezi të përzgjedhura, redaktuara, sistemuara dhe shoqëruar më një
parathënie nga Anton Nikë Bersiha
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete