PANDOFLA
POETIKE E FATMIR TERZIUT
Nga Timo Mërkuri
Duke lexuar
poezine "Pandofla ime" të
poetit Fatmir Terziut, publikuar te portal “fjala e lire” ndjen dhe kupton se
ajo është një poezi modern që reflekton temën e emigrimit me gjithë pasojat dhe
efektet që ai sjell, përshkruar përmes
metaforave dhe simbolikës.
I-Qysh
në vargjet e para: “Në kthim shkunda pandoflat e
mia/grimca rëre të pavëna re nga sytë e mi ranë lirshëm /u bënë njësh me dheun
ndanë strehës së shtëpisë në Londër/ binjakëzim, - thashë me vehte” autori përshkruan kthimin e tij në
shtëpinë e re në Londër, ku qysh në hyrje të saj ai shkundi pandoflat e tij “të
vjetra” që “u bënë njësh me tokën”, duke shprehur metaforikisht procesin e
ndryshimit dhe “largimit” nga lidhjet me origjinën dhe identitetin e tij të mëparshëm.
Kjo është e natyrëshme në emigracion ku itensiteti i jetës të le pak kohë për
kujtime, mendime e përmallime nostaligjike, “grimca rëre” në jetën e përditëshme.
Metafora “grimcat e rërës të pavëna re nga sytë” që bien, shfaqin një gjëndje
të trishtuar të poetit dhe simbolizojnë ndarjen nga vendlindja dhe kthimin në
një realitet të ndryshëm, më pak i njohur dhe më pak i dashur, që i krijon një
mëdyshje mbi të ardhmen. Megjithë atë, këto “grimca rëre” që “u bënë njësh me dheun ndanë strehës së shtëpisë
në Londër” nuk fundosen në harresë, por janë elementët e një “binjakëzimi”
(binjakëzim,
- thashë me vehte”,
gjë që na dëshmon se poeti do vijojë të jetë një “ambassador” i vendit të tij
me vendin që binjakëzohet. Kjo është e kuptueshme për personin e Fatmir
Terziut, i cili në Londër është vërtet një Ambasador i kulturës shqiptare me
‘A’ të madhe, por mua më kujton edhe princeshën e Kaninës, Rugjinën e cila në
prag të pushtimitn turk, para emigrimit në Korfuz mbushi disa arka me dheun e
Himarës (prej nga iku) dhe la amanet para vdekjes që të mbulohej me dheun e
atdheut që kishte nëpër arka. Fatmir Terziu ka marrë ‘dheun’ e atdheut,
talentin e tij dhe në ‘të mbjell lule poetike dhe i dërgon në Atdhe gati përditë,
si pëllumba të bardhë me mesazhe të ruajtjes së identitetit. Askush nuk do ti
vinte faj edhe po ti haronte ato “grimca rëre”, sepse shohim që shumë burra
shteti kanë haruar “male” atdheu e jo më kodra e brigje. Sa të bukura që janë
ato “grimca rëre” që “binjakëzojnë” vendin tonë me Londrën, ato grimca që:
“zgjoi
heshtjen ngjyrë vjollce/të gardiolës simpatike /nën shiun e imët” dhe lulërojnë e aromatizojnë
gjithçka londineze:“ku udha/ndryshe dhe
magjike/ shkruhet si vetull e ndarë nga lumi Tamiz”. Ka dhe diçka që e lidh
me “mua” këtë poezi, këto grimca janë “grimca joniane”, nga viset e mia, gjatë
ardhjeve të tij tek ne në Sarandë: “Grimcat
joniane lëvrijnë çrregullt /humbja e identitetit qenka një risk i forte/ndërsa
shohin se si janë tretur/ mendojnë se kthimi s'qenka vetëm me lotë/por, ndiqka
rrugën e fateve të vdekur”. S’di pse më dhëmbi shumë vargu :”mendojnë se kthimi sqënka vetëm me lotë”,
më dhembi dhe më trishtoi. Por ti dërgomi
dhe mua ti vesh një herë ato pandofla o Fatmir Terziu, pa do ti kthej me një
“trastë” grimcash rëre, nga ajo më e imta që të mbetet edhe në trup e në roba.,
se boll na trishtove me vargjet : “E tashmë, grimcëzat shkulin mall
prej shpirtit,/koha gdhihet e ngryset në një sfond si lopatë/në këtë udhë të
quajtur të vështirë të kthimit/vetëm ylli i Mëngjesit që i ndjek nga lart” sepse nuk janë vetëm yjet që
shohin nga lart, por edhe ne që ju shohim nga larg. Lerma mua “mëkatin” e
pandoflës sate.
II-Poezia
“Pandofllat e mia” është një poezi e qartë
moderne e eksperimentimit me forma të ndryshme, siç janë vargjet e
pavarura e të parregullta,
që nuk ndjekin një model të caktuar, shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe elegante. Për nga stili
dhe kuptimshmëria kjo poezi mund të krahasohet me stilin e Ëilliam Carlos Ëilliams
ose T.S. Eliot, të cilët përdorën metafora dhe simbolika në poezitë e tyre.
Kështu, në vargun
"grimca rëre të pavëna re nga sytë e mi ranë lirshëm", Terziu përdor
një gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë në mënyrë të ngjashme me stilin e Ëilliam
Carlos Ëilliams në poezitë e tij të famshme "The Red Wheelbarrow" (Karroca
e Kuqe) dhe "This is Just to Say (Kjo
është thjesht për të thënë)". Siç Williams e përdor vargun "so much
depends upon a red wheel/barrow" (shumë varet nga një karrocë e kuqe) në
"The Red Wheelbarrow" për të theksuar rëndësinë e një situate të
thjeshtë, kështu edhe Terziu përdor fjalën "zgjoi heshtjen ngjyrë vjollce / të gardiolës simpatike" për të
dhënë një vlerë emocionale të ngjashme në objekte të thjeshta në poezinë e tij.
Po kështu, në poezinë
"The Waste Land" T.S. Eliot përdor shumë eleme-nte të ndryshme
stilistike, të tilla si fragmentimi i gjuhës dhe marrja e citateve nga shumë
burime të ndryshme. Terziu përdor disa elemente të ngjashme stilistike në
poezinë e tij "Pandofla ime", duke përdorur një shumëllojshmëri të
citateve dhe referencave për të krijuar një atmosferë të ndjeshme, që ka qasje
me atë të Eliot në "The Waste Land". Në vargun "shkruhet si
vetull e ndarë nga lumi Tamiz" Terziu përdor një referencë gjeografike të
ngjashme me Eliot, i cili shfrytëzoi shumë referenca kulturore dhe gjeografike
në poezinë e tij. Sigurisht që Fatmiri mund të mos i ketë parë këto afëri pse
ai shkruan në stilin e tij , në vijueshmë ri, pa parë se me cilin ka qasje apo
afëri, shikim që sigurisht do ta frenonte, por ne që e shohim nga larg shohim që
kjo është një rritje e ngjitje e poezisë së tij, e bukur, dinjitoze që na ngazëllen.
Askush nuk mund ti thotë një shqiponje që ngjitet në qiell fluturim se dikur
aty kanë fluturuar edhe shqiponja të tjera, shqiponjat atë mission kanë, të
fluturojnë, sepse atë dinë të bëjnë mirë, bukur, me art e finesë dhe …të jetojnë
në fluturim.
III-
Fatmir Terziu flet me figura letrare në poezinë e tij, të cilat janë të shumta dhe përdoren me
qëllim të pasqyrojnë emocionet dhe ndjenjat e poetit, si dhe të ndjekësve të
tij. Metafora e pandoflës së tij është figura kryesore e poezisë dhe përshkruan
ndjenjën e humbjes së identitetit në një qytet të huaj, duke i shpërndarë
grimcat e vet dhe duke u përballur me sfida të reja. Pandofla është një figurë
simbolike që përfaqëson identitetin dhe origjinën, ndërsa ngjeshja e saj
“me
dheun ndanë strehës”
në këtë qytet të huaj pasqyron ndjenjën e humbjes dhe ndarjes nga rrenjët e
tij.
Ssimbolika e "gardiolës simpatike" në vargun e
tretë përshkruan natyrën që shfaqet në Londër dhe vargu "që i yshti për vete t'i shëtisë pikave të
reja turistike" përshkruan ndikimin e reklamave në këtë metropol dhe
rëndësi-në e qytetit në jetën e poetit.
Vargu "Dhe sytë treten nën të njëjtin qiell"
dhe simbolika e dallgëzave në vargun e pestë përshkruajnë ndjenjën e vetmisë së
poetit në Londër, ndërsa vargu " ata luten të rikthehen tek
Joni/malli u ndrit në sy/dhe u duket sikur pandofli/i ka shkulur si mish nga
trupi i tij "
përshkruan ndjenjën e mallit për brigjet joniane, që mua më shkaktojnë mornica
në trup.
Në vargun e shtatë,
poeti përshkruan ndikimin e mjegullës dhe shiut në qytet dhe vargu "ndjekin udhën e tyre që i lodhi i bëri copë"
përshkruan ndjesinë e lodhjes dhe stresit të jetës në këtë qytet.
Në vargun e tetë,
poeti përshkruan ndjenjën e humbjes së identitetit dhe ndërkohë vargu "ndiqka rrugën e fateve të vdekur"
paraqet ndjenjën e dëshirës për të gjetur rrugën e tij.
Autori përdor vargje
të shkurtra dhe të gjata, fjalët janë të kuptueshme nga masa e lexuesve dhe
gjuha e tij është tërheqëse dhe e lirshme. Ai përdor ndërthurjen e vargjeve të
gjata dhe të shkurtra në mënyrë që të krijohet një efekt emocional në lexues.
Vargu
i poezisë përdoret me një qasje të ndjeshme dhe kuptimplotë, në mënyrë që të
shprehë ndjenjat e poetit me ngjyrë dhe emocion. Përdorimi i rima dhe ritmit,
si dhe stili i poezisë janë të vlefshme për të krijuar një atmosferë të
përshtatshme.
Gjuha
e poezisë është e thjeshtë dhe e kuptueshme, por me një ngjyrë emocionale që
sjell përpara lexuesin mallëngjim. Përdorimi i fjalëve me ngjyrë dhe
emocionale, siç janë "malli",
"ndjenjat e humbjes" dhe "fateve të vdekur", tregon
qëllimin e poetit për të shprehur emocionet dhe ndjenjat që ai ndjen. Në disa
vende, përdoren edhe fjalë të rralla si "gardiolë" dhe "binjakëzim",
por përdorimi i tyre nuk krijon një pengesë në kuptimin e poezisë. Poeti përdor
edhe rima në disa vende, si në vargun "ku
udha / ndryshe dhe magjike / shkruhet si vetull e ndarë nga lumi Tamiz",
duke e bërë poezinë më të këndshme për të dëgjuar.
Për përfundim, poezia
"Pandofla ime" e Fatmir Terziut është një poezi moderne që duhet
lexuar patjetër, madje duhet rilexuar për të ndjerë dhe për ta shijuar si dhe
për të kuptuar se poezia e Fatmir Terziut po ngjitet me kënd pranë vertikales
në kuotat e epërrme të artit modern, duke mbetur përherë një poezi shqipe, një
poezi e bukur që I flet shqip artit dhe kulturës europiane dhe botërore.
Lexojeni, nuk
shpenzoni gjë, veçse fitoni shumë.
Sarandë
më 29 prill 2023
No comments:
Post a Comment