Timo
Mërkuri
KËNGA S’KA PRONAR
Lexova me vemëndje të madhe fjalën e hapjes të Kryetarit
të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” Nderi i Kombit të mbajtur në çeljen e
“Simpoziu-mit për polifoninë labe” në
sallën UNESCO të Muzeut Historik Tiranë më datën 25 mars 2023. Zakonisht fjala
e hapjes në aktivitete të tilla është ceremoniale, duke u lënë referuesve të
drejtën dhe detyrën të ngrenë problemet e të sugjerojnë zgjidhjen, por në këtë
rast fjala e çeljes ishte tepër orientuese për drejtimin që duhej të mirnin
diskutimet dhe sidomos nxitëse për goditjen e personave të shënjuar, të cilët:
“janë vënë në shërbim të huajve, edhe pse
me një kosto jo të vogël për identitetin kombëtar”. Sipas kryetarit të kësaj
shoqate personat
e vënë në shërbim të të huajve, pra armiqtë e brendshëm, agjentët as më pak dhe
as më shumë janë një “pseudoakademik dhe
shpura e tyre me interesa të fshehta komerciale”. Fjalë të “mëdha” për një
simpozium shoqate, fjalë klishe të një kohe të shkuar, që tingëllojnë
tepër arkaike në kohën e sotme.
Megjithë atë klisheja arkaike e fjalës së çeljes është e
keqja më e vogël, kur shohim se kemi të bëjmë me një tip pleniumi të IV të KQ të
PPSH që zbulon grupe armiqësore në art dhe kulturë. Për ti rënë tamam në gjurmë
“agjentit” të zbuluar dhe të demaskuar në simpozium po ju jap disa fakte të
tjera “kompro-mentuese” për ‘të që i kanë shpëtuar çaush-“zbuluesit”. Ai, “agjenti”pra, më
rezulton edhe autor i monografisë “Himni Kombëtar Shqiptar” i vetmi studim
shterues në këtë fushë, është mbledhës dhe autor i librit “Këngët partizane,
Trashëgimia shpirtërore e Luftës Antifashiste Nac.Çl”, është autori i
“Enciklope-disë së Polifonisë me iso” (shqip-anglisht), botim i realizuar me mbështetjen
e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes fondit të Ambasadorit
Amerikan për trashëgiminë, është autor i monografisë së vetme për kompozitorin
më të madh shqiptar Çesk Zadeja, autori i operas “Skënderbeu kryezot” me tekst
të Fan Nolit. Doni më, mbani shënim: ai ka bërë që në Akropol për herë të parë
dhe të fundit (deri më sot) të kumbojë gjuha e bukur shqipe në operan e
kompozuar prej tij :”Eumenides” me përkthim të Ismail Kadaresë. Paska bërë
“hatara” ky agjent, super agjent, ky poli agjent. Shyqyr që “dumbaba” na ka lënë
ca çaushë nëpër këmbë se do na kishte marrë ...Europa me kohë.
I-Arsyeja e organizimit të atij simpoziumi është pse kënga
jonë vënçe u shpall nga UNESCO si kryevepër shpirtërore e njerëzimit: [“Albanian
folk iso-poliphony” a Masterpiece of dhe Oral and Intagible Heritage of
Humanitu] që e përkthyer në shqip do të thotë: “Polifonia popullore shqiptare
me iso: një Kryevepër e Trashëgimisë Gojore dhe Jomateriale të Njerëzimit” dhe
në përdorimin e përditshëm quhet “iso-polifoni”duke nënkuptuar këngën vënçe,
shumëzërrëshe, polifonike me iso dhe variantet e gjithë trevave ku lëëvrohet
kjo këngë si Himara, Çamëria, Labëria, Skrapari, Zagoria Lunxhëria, Myzeqeja,
Gramshi etj. dhe ky miratim është bërë pa marrë miratimin e shoqatës Labëria,
pse : “ai që i vë vulën është komuniteti
lab”. Se çfarë vule do vejë komuniteti lab në UNESCO akoma nuk e kam
kuptuar, por di që UNESCO e shpalli këngën
tonë polifonike me iso “mbretëreshë”
shpirtërore e njerëzimit dhe i vuri mbi krye një kurorë të artë, ndërsa këta këmbngulin
të heqin kurorën dhe ti vënë qylafin lab.
II- Oratori për të bindur dëgjuesit për të “drejtën e vulës”
labe, bën një shëtitje në historinë e origjinës së Labërisë: “Në
kohën para Krishtit, një popull i quajtur “Labeat”.. përmëndet për herë të parë
nga Tit Livi, gjatë luftës së tretë iliro-romake”dhe se ky
fis ilir është origjina e popullatës labe. I këtij mendimi është edhe
albanologu Baroni Nopca-s, emri i labëve lidhet me emrin e fisit ilir të
Labeatet-ve –Lacus Labeatis që banonte afër Liqenit të Shkodrës.
Mirëpo nqse do ecim sipas këtij orientimi historik të
kryetarit të shoqatës “Labëria” do shohim se: Fisi ilir i Labeatëve në luftën e
tretë iliro-romake në vitin 168 p.e.s. në
drejtimin e mbretit Gent u mund nga ushtria romake dhe mbreti Gent u kap rob. Labeatët
që i shpëtuan romakëve erdhën në vendin që sot quhet Labëri, (atëherë quhej
Himarë) pas vitit 168 p.e.s., por ligjëruesi nuk na thotë në se këngën vënçe
e sollën me vete nga Shkodra, por ai shpalos njohuritë e tij duke thënë
se: “Polifonia ka lindur si nevojë jetësore
kulturore në malet e Labërisë, për
të shoqëruar gëzimet, hidhërimet dhe ceremonitë familjare në shekuj”. Sipas tij lindja e këngës labe është e
periudhës pas vitit 168 p.e.s., mirëpo Profesori Aleksandër Peçi në fjalën e
tij në këtë simpozium theksoi se: “Që të
arrijë këtë perfeksion që ka sot kjo marëdhënia e 4 zërave nuk mjaftojnë 1000
vjet, por duhen disa mijvjecarë, e pse jo, mund të jetë pellazgjia fillesa e
polifonisë”. Personalisht unë afrohem me fjalën e profesorit për kohën që i
është dashur këngës vënçe, polifonisë (me iso) për tu formuar e përsosur dhe
kurrsesi nuk mjafton koha që nga viti 168 p.e.s. edhe sikur lebërit ta fillonin
jetën në “malet e Labërisë” me këngë
vënçe qysh të nesërmen e mbritjes. Unë e kërkoj fillesën e këngës në fund të
matriarkatit dhe në këtë drejtim jam më afër me Profesor Peçin.
Gjithmon sipas fjalës
së kryetarit, labeatët erdhën pas vitit 168 p.e.s., por “haron” të thotë se në
këto vise gjetën himariotët kaonë e më në jug ishin Thesprotët ndërsa në
juglindje mollosët, prania e të cilëve është dokumentuar dhe mijra vjet më parë,
por gjithsesi le të vijojmë udhëtimin
historik që na afron fjalimi.
Labeatët e ikur nga lufta iliro-romake erdhën në një trevë
ku banonte një popullatë të kulturuar, ku kënga vënçe ishte niveli më i epërrm
i kulturës orale të kohës, që kishin si kryeqytet fetar Dodonën (të cilën e
shkatëroi Pal Emili në vitin 167 p.e.s.) ose siç shkruan Çabej: “Labëria hyri si pykë në Toskëri dhe ndau në
mes një njësi të hershme”. (Çabej Ε., 1994, Shqiptarët midis Perëndimit e
Lindjes, Tiranë,fq.49.). Do ta “shmanguim” akademikun Shaban Sinanit që këmbngul se “Labëria ngushtoi kufijtë gjeografikë të
Himarës jo më parë se shekulli XVIII”. (Akademia e shkencave e Shqipërisë,
2004, Himara në shekuj, Tiranë, fq.327.), sepse ka gjasa që edhe ai të jetë
“agjent” i vënë në shërbim të të huajve për qëllimet e tij komerciale?
III- Vijojmë të lexojmë Çabej (shpresoj të mos jetë “agjent”) kur thotë
se: “Toskeria është toka që janë ruajtur më mirë
meloditë e moçme të vendit” dhe shton se: “këngët e Veriut janë këngë solo,
simbol i shtëpisë së vetmuar, i ekzistencës së izoluar dhe i karakterit
individualist të njeriut të malit, – të Toskërisë janë këngë polifone, korale”.
(Çabej Ε.
Të sqarohemi, kënga vençe, (polifonike me iso,
iso-polifonike, shumë-zërrëshe etj.) është një e vetme dhe ato që quhen këngë
himariote, labe, çame, zagoriote, lunxhiote, myzeqare, skrapariote, gramshiote
etj. janë thjeshtë variante të kësaj kënge, janë degë të pemës së këngës vënçe
shqiptare. Është kënga shqiptare vënçe, polifonike me iso (etj.) që është
tipike, vetëm shqiptare, pasi popujt e botës kanë polifoni në kuptimin e këngës
me shumë zërra, por kënga shqipe është polifoni me iso. Është pikërisht zërri
“iso” që e dallon dhe e specifikon këngën tonë. Brenda saj kjo këngë ka disa
variante që përfaqsojnë karakteristikat më të veçanta të krahinave përkatëse, duke qënë njëkohësisht në identitet shqiptare.
P.sh. kënga himariote, çame etj. ka si “trung” faktin që është art gojor
shqiptar me tipar kolektivitetin dhe anonimatin, në këto këngë nuk evidentohet
individi, ato vlerësohen si grup.
Lebërit erdhën nën trevën e himarës, u përshtatën
ambinetit ku: banorët që gjetën në vendet ku u vendosën, mikpritja e tyre,
miqësitë, krushqitë, aleancat kundër të njëjtit armik krijuan një klimë të
ngrohtë për këtë përshtatje. Këtu u njohën edhe me këngën polifonike me iso, e
ndryshme nga kënga e tyre solo, u pëlqeu dhe e mësuan. Në këtë rast merita
është e grave, ishin ato të parat që, në praninë e grave dhe nuseve me origjinë
himariote mësuan ritin vajtimor kolektiv, përjetuan logatjen si fazë shndrimi e
ligjërimit në këngë dhe prunë të parat në familjen labe këngën vënçe. Burat
lebër nuk dinë të vajtojnë, pse ata e quajtën dobësi, turp, pasi “burat nuk
vajtojnë” ndërsa burat himariotë vajtonin, zakon që jeton akoma edhe sot në
disa fshatra të thella të Himarës.
Në qoftë se do më lejoni të bëj krahasime mes stileve të varianteve do ju
thoshja se: Vija melodike e ëmbël e variantit himariot, çam etj. është jo vetëm
si përshtatje e temës por si nivel i epërrm arti, i përpunuar në shekuj. Variantet
himariote, çame, lunxhiote etj janë lëndinë dashurie, varianti labe është fushë
beteje, është krismë pushke ( “Përshtypja
që del prej këngës labe është malli i ashpër dhe shpirti heroik…. Se epike
është fryma e këtij fisi, këngët më të dashura të tyre janë këngë trimash…”
(Çabej Ε., Po aty, fq.49). ndërsa varianti himariot, çam etj është pëshpërimë
dashurie. Varianti lab na mëson si të vdesim, varianti himariot, çam etj na mëson
si të jetojmë. Varianti lab , duke patur para ardhës këngën solo i kushton edhe
sot një rëndësi të madhe zërrit dhe funksionit të marrësit, ndërsa kënga
himariote, çame etj. i kushton rëndësi kolektivitetit, ndaj dhe marrësi i këngës
së tyre thotë vetëm gjysëm strofe (Vajz’
e valeve...) dhe menjëherë hyn grupi në këngë.
Këto dallime thelbësore na tregojnë se kënga labe është
dega më e re e këngës vënçe shqiptare, është varianti më i ri i këngës
polifonike me iso. Kjo shpjegohet me kohën
më të “pakët” që komuniteti lab pati në dispozicion për të përpunuar këngën
vënçe, ndërkohë që popullata toske e mori këtë këngë qysh nga vajtimi me ligje
dhe e shndroi në këngë, ashtu si Krishti që shndroi ujin në verë.
IV-Jam plotësisht dakort me shprehjet se: “polifoninë
(e ka fjalën për këngën vënçe. Shën. im. T.M.) nuk e polli as sirenat
greke e as Homeri”.
As kisha bizantine, do shtoja unë sepse
ajo ka vetëm rreth 1700 vjet që ka lindur, ndërkohë që kënga jonë vënçe ka moshë
disa mijra vjeçarë. Duke qënë dakort me
këto dy pohime nuk shoh arsye të pranoj pohimin se: “Pra kënga labe ose labërishte është gjeneza
e polifonisë (këngës vënçe)”pasi kjo deklaratë jo vetëm që nuk ka asnjë bazë
shkencore dhe historike, por synon autorësinë e këngës vençe, polifonike me iso
duke mënjanuar dhe zhvlerësuar gjithë variantet e zonës të Toskërisë, madje
duke lënë të kuptohet se ato variante gjasme janë “bija” të këngës labe. Ky është
një pretendim shumë i madh që nuk e mban dot varianti lab as estetikisht dhe as
shkencërisht. Ky pretendim synon “privatizimin” e këngës vënçe, polifonike me
iso si një pronë private e trashëgueshme, por kënga vençe nuk ka pronar.
Ne vlerësuam që varianti lab është një degë e pemës së këngës, por nuk është trungu dhe aq më pak rrënja e pemës, varianti lab është një gur diamanti i kurorës së këngës sonë vënçe, por ai nuk është vetë kurora, kurora është kënga “Polifonike shqiptare me iso”. Diamanti është një vlerë, por kurora është një simbol që përmbledh disa vlera, madje dhe pa disa nga këto vlera ajo mbetet kurorë, mbetet simbol. Vlerë më vete janë dhe varianti himariot, lunxhiot, çam, zagoriot, gjirokastrit, skrapariot, mallakastriot, myzeqar, varianti i Gramshit etj. Vlerë janë dhe variantet e arvanitasve, e Zarës në Kroaci, e arbëreshëve, e Ladorishtit etj. Dhe ju siguroj unë se asnjeri nga këta variante nuk e ka origjinën nga varianti lab.
V-Shprehja:“Barinjtë (labë shën.imi. T.M), duke qenë të
veçuar me bagëti në stane, pa njerëz për rreth, ju ka lindur nevoja të shprehin
gëzimet dhe hidhërimet” jo
vetëm që nuk është një përfundim studimesh, por më shumë ngjan me një deklaratë
impulsive, veçse kjo deklaratë ka dy rreziqe
- e para: mohon origjinën e këngës nga ligjërimi mortor,
origjinë që përligj strukturën njëjtë të këngës me grupin vajtimor (ku te kjo e
fundit mungon vetëm zërri i prerësit, pse askush nuk guxon të presë në mes
vajtimin), madje edhe funksionimi i këtyre zërrave është i njëjtë. Po ashtu dhe
përkimi i personave te zërrat e vajtimit dhe të këngës është gjithashtu rastësor,
gjë që të shpie te parimi i anonimatit, krahas kolektivitetit. Profilizimi i zërrave
të këngës, në kuptimin e artistëve të njohur u bë shumë më von ndërsa në vajtim
nuk kemi “profilizim” sepse vajtoret nuk janë “profesioniste” pavarësisht aftësive
të larta të disa prej tyre. Argument është dhe fakti se vija melodike e këngës
ka origjinë nga ligjërimi mortor, kjo duket te logatja (edhe te logatja e Zeqo
Hoxhës së Kallaratit), pse vajtimi duke kaluar nëpër”urën” e logatjes ka dalur
në bregun e këngës, madje logatja kryesisht fillon me “iso”, rënkim para se të
shqiptohet teksti .
- e dyta të kjo tezë mohon kontributin e nënave dhe
motrave nëpër shekuj, shpirti i të cilave ishte laboratori krijues i shndrimit
të vajit në këngë.
Unë ju them se kënga ka ardhur te koha jonë duke lundruar
si një anie nëpër një oqean lotësh të nënave e motrave shqiptare, madje akoma
edhe sot ky laborator funksionin me këtë makineri të stërlashtë. Dëgjoi si
vajtojnë nënat himariote, çame etj. nëpër morte, si i sjellin fjalët e ndritëshme
si lumi kur sjell copëza floriri, vurja veshin vijës “melodike” të vajtimit dhe
do pyesësh veten si nuk shëmben malet, se burat nuk e durojnë dot. Shihe grupin
e vajtoreve dhe “rolet” e secilës prej tyre në vaj, a nuk të ngjajnë me rolin e
zërrave të këngës. Kur flitet për origjinën e këngës flitet për shpirtin që
çahet në copa, jo për thelat e mishit të pjekur që këputin dhe hanë barinjtë e “vetmuar”. Po nuk e dini
jua them unë, edhe vajtimi edhe kënga te
shqiptarët kanë tipar kolektivitetin dhe anonimatin. Të gjitha gratë vajtojnë e
rrënkojnë, sigurisht që vajtoreve më me përvojë u lihet gjithmon radha e nderit
por ato quhen thjesht “gratë që vajtojnë” dhe jo grupi i filan vajtoreje. Edhe
grupet e këngës quhen grupi i filan
fshati dhe jo grupi i filan këngëtari.
Që të
mos keqkuptohet ndonjë po theksoj se sot edhe nënat labe vajtojnë me ligje, me tekste brilante dhe me
një vijë vajtimore (nuk mund ta quaj melodike) që të çpon si thikë në zemër.
Ato janë poete për ti patur zili, vajtore që të dëshirosh të të vajtojnë
(kishte hak Fan Noli). Është shpirti i tyre artist që e pranoi shpejt këtë pjesë
të ritit mortor, është meritë e tyre që e përvehtësuan mjeshtërisht.
VI-Shprehje të tipit: “Enigma e këtij emërtimi qëndron se ku fle lepuri dhe pse është gjetur
ky emërtim”?! Akoma filma me diversantë shikoni ju? Akoma kërkoni “armiqtë
e brendshëm të partisë e të Popullit në letërsi, art e kulturë” për të
organizuar pleniume të IV të K.Q. të PPSH?
Sarandë, më Prill 2023
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete