NGJITJE NË POEZINË MODERNE
Nga Timo Mërkuri
Ka ca kohë që poeti Fatmir Terziu
krijimtarinë e tij poetike e ”pagëzon” në “lumen” e filozofisë dhe psikologjisë
si këtë poezi të fundit “Viktima numër një”.
I-Në
aspektin filozofik, kjo poezi përshkruan pafuqishmërinë dhe humbjen e
identitetit në një shoqëri të pakujdesshme, duke reflektuar mbi sfidat dhe
vështirësitë që mund të hasin njerëzit në shoqërinë e sotme. Poeti shpreh
ndjenjën e ankthit dhe paranojës nëpërmjet personifikimeve dhe metaforave, duke
theksuar ndikimin e këtyre emocioneve në jetën tonë dhe përdorimin e një makine
luksoze si një maskë për të fshehur këto ndjenja. Poeti shfaqet i zhgënjyer me shoqërinë
dhe rrethanat e saj, të cilat e kanë ndryshuar dhe e kanë bërë atë të ndjehet
si një objekt i përdorshëm dhe pa vlerë. Vargu “përfundimisht na bënë të lutemi vetëm për zemrën” është tepër
tronditës në dëshminë e tij, duke qënë një varg tepër i bukur. Është tepër e
madhe dhimbja nga diçka e bukur, pse njëkohësihst është dhe më e pa shpresa.
Duhet
të pranojmë se fakti që autori është një intelektual shqiptar i emigruar në Londër
ku jeton prej disa vjetësh e ka ndihmuar atë të “studiojë” nëpërmjet përjetimit
vetiak dhe vëzhgimit të ambientit londinez të zbulojë dhe krahasojë dukuri
sociale të dy shoqërive, të cilat janë me distancë kohore dhe shoqërire larg
njera tjetrës. Pikërisht kjo është arsyeja që poeti Terziu ka ca kohë që çfaqet
me poezi të tipit “filozofik” dhe “psikologjik”, të cilat çuditërisht janë shumë
pranë lexuessve shqiptarë, pavarësisht vend ndodhjes së tyre.
II-Në
aspektin psikologjik, poezia përshkruan gjendjen e trishtimit dhe pafuqishmërisë,
duke pasqyruar ndjenjat e pashpresësisë dhe të pakënaqësisë me veten, shoqërinë dhe jetën. Poeti shpreh një ndjenjë të
ndarjes nga vetja dhe realiteti, ndërsa personifikimi dhe metaforat ndihmojnë
në përshkrimin e kësaj gjendjeje psikologjike.
Shprehjet
metaforike "të na qëllojnë si kuaj
në këmbë" dhe "përfundimisht
na bënë të lutemi vetëm për zemrën" paraqesin ndjenjën e humbjes së
kuptimit të jetës, si dhe një ndjenjë të pakuptueshme të bezdisjes nga
marrëdhëniet e mundshme shoqërore. Metafora e "vetëkonsumit" paraqet idenë se shoqëria tregon pak ose aspak interes për ndjenjat e individeve dhe në vend
të kësaj i inkurajon ata të përqendrohen në përmirësimin e pasurisë së tyre
materiale.
Në
rreshtat "shpejtësia e paranojës
mbeti dhjetëfish mbi çdo emocion tjetër nga brenda po ai zë" paraqitet
një metaforë e paranojës së ndjekjes së të tjerëve, e cila e kthen individin në
një kreaturë që nuk mund të ndalojë nga të rënë në çadrën e materializmit.
Pjesa
më e tronditur e poezisë është në fund, kur figura poetike pohoi se ai është
një nga "viktimat numër një"
duke pohuar ndjenjën e rrëzimit dhe humbjen e besimit në vetveten. Edhe përdorimi
i personifikimit "në një guaskë
ankthi dhe çuditshmërie ekstreme" gjithashtu përshkruan ndjesinë e humbjes së
vetëdijes se kush je dhe çfarë do në këtë botë, duke ndihmuar në krijimin e një imazhi të
thellë dhe të ndjeshëm të emocioneve që përjetojnë personazhet në poezi.
II-Në
aspektin artistik, poeti përdor rima të vogla dhe rreshta të
shkurtër, të cilat e
bëjnë atë të lehtë për t'u lexuar dhe për të kuptuar. Përdorimi i metaforave
dhe figurave artistike krijon një imazh të qartë dhe të thellë të ndjeshmërisë
dhe trazirave të personazhit në poezi. Poeti përdor një ton të trishtuar dhe të
“rrëzuar”, që ndihmon për të krijuar
një atmosferë të ndjeshme të poezisë, duke përdorur fjalë të thjeshta, por që
duhen lexuar me kujdes në kontekstin e vargut në veçanti dhe të gjithë tekstit
poetik.
III-Poezia“Viktima numër një” e
Fatmir Terziut veç aspektit social dhe atë filozofiko-psikologjik, na tregon se
poeti ynë Fatmir Terziu është në ngjitje të kuotave europiane të poezisë modern,
duke mbajtur në shpinë një trastë me halle shqipërie, të cilat ja vështirësojnë,
por njëkohësisht e evidentojnë në këtë ngjitje.
Sarandë,
më 23.04.2023
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete