NJERIU SI HARPË E NATYRËS
Një poezi e Odise
Kotes
Nga
Timo Mërkuri
Poezia "Njeriu si
harpë natyre" e publikuar nga Odise
Kote eshte nje poezi metaforike qe
shpreh thellësinë dhe kompleksitetin e eksperiencës njerëzore në mënyrë
të përsosur. Duke përdorur metaforën e harpës
dhe krahasimin me një kalë të ngarkuar me të shkuarën, Odise Kote
shprehet se njeriu është i përkohshëm dhe i kufizuar, por gjithashtu të ndjekur
nga një ngarkesë që ndikon në sjelljen
tonë si njerëz. Me një varg tronditës në kuptimërinë e tij, shkruar me
një stil të qartë e të ndjeshëm dhe sidomos me përdorimin e suksesshëm të
metaforave, krahasimeve dhe personifikimeve
poeti arrin të shprehë përsosmërinë e natyrës njerëzore në këtë poezi.
I-Qysh
te strofa e parë Odise Kote shprehë idenë e harmonisë midis njeriut dhe
natyrës, ide kjo e ekspozuar në formën e
një metafore, ku njeriu është krahasuar me një harpë: “Dyqind
e gjashtë eshtrat e trupit dridhen si një harpë” qe cila nëse është e ndjeshme dhe
e aftë, mund të krijojë muzikë të bukur nga bashkëveprimi me natyrën. Në këtë
kuptim, eshtrat e njeriut, që dridhen si një harpë, tregojnë se njeriu ka nevojë
të ndjehet dhe të reagojë ndaj efekteve shpirtërore dhe kontakteve fizike të
botës së tij.
Në
vazhdim, poeti përmend "gjëra të
shenjta në ngasje të rikthimit", duke u referuar ndoshta te ideja e
rilindjes ose ringjalljes. Për ta përcjellur këtë ide, ai përdor vargun me një
krahasim të vështirë për tu kuptuar kur “krahason”
shenjat e rikthimit me një "ç'kurth
i madh". Kjo e shpreh idenë se njeriu mund të ketë frikë dhe ankth
ndaj çdo gjëje që nuk është e njohur ose që e kërcënon.
Shpesh
melodia e “harpës njerëzore” nxjerr “tinguj të egër dhe jo fjalë” se ai “tingull”është i shkaktuar nga ndjenja
të forta të shprehura nëpërmjet personifikimit si “Dhimbja,
frika, pritja, janē tinguj të egër dhe jo fjalē” ku kjo figurë letrare
është përdorur për të përshkruar se si ndjenjat e njeriut janë si tinguj të
egër që shfaqen në jetë. Kjo teknikë e personifikimit i jep ndjenjave një
karakteristikë tipike njerëzore, duke i bërë ato më të afërta me lexuesin. Ky
personifikim dhe imazhi që ai krijon sugjerojnë se ndjenjat janë shumë të forta
dhe se ato nuk mund të shprehen me fjalë. Në vargun"Kohë e çuar dëm, fundit të zemrës pik - pik, pikon gjak" tregon
se ndjenjat shkaktojnë dëme të forta te njeriu dhe shprehin dhimbjen,
që fillon si një pikim dhe vazhdon të rritet me kalimin e kohës. Në këtë
varg të poezisë, pikat e gjakut janë simbole të dhimbjes dhe vuajtjes që ndjen
njeriu në kohët e vështira.
II-Te
strofa e dytë vargu "Askush s’ka
lindur të rrijë gur, vetmitar, si qyqar" nëpër-mjet krahasimit me gurin
paraqet një pamje të rëndësishme të njeriut dhe jetës së tij, duke sugjeruar se
njeriu nuk është i destinuar të jetë vetëm dhe i izoluar si një gur, por ka
nevojë për të qenë i lidhur me të tjerët. Vargu tronditës "Punët e lëna në mes, e gërryejnë shpirtin nga brenda" nëpërmjet
metaforës së fuqishme, që sugjeron se vështirësitë
dhe sfidat që njeriu has në jetë mund të shkaktojnë dëme emocionale dhe
psikologjike të thella.
Vargu
:"Njeriu në fund vjen ngarkuar me të
shkuarën, si kalë" paraqet një krahasim të njeriut me kal, por
metafora e fuqishme në mes të vargut “ngarkuar me të shkuarën” i jep vargut dhe strofës një forcë
danteske, duke aluduar se njeriu e mbartë barrën e së kaluarës së tij, por
pesha e saj i rrëndon për gjithë jetën pse në jetë (kujtesë) do ti mbeten
" boshllēqe tē rēnda" pse në
çdo çast
kujtimi të saj ai do ndjehet “i tronditur
dhe i trembur”.
II-Në strofën e tretë poeti shpreh idenë se njeriu
ka nevojë për kontakte pse tërë intelekti i njeriut mund të kthehet në asgjë
nëse ai është i izoluar nga të tjerët. Ky koncept është shprehur në formën e
një metafore sa brilante aq dhe të fortë e pa
qasje: “Inteligjenca bëhet qumësht nëne,
s’ndahet me të tjerë”
dhe për pasojë në mungesë të kurajës intelektuale: “Dështakët shkëlqejnë në zbukurim tē gjërave pa vlerë” një varg që
reflekton si drita në pasqyrë të vërtetën se njeriu nuk mund të arrijë
plotësisht potencialin e tij nëse ai nuk lidhet me të tjerët dhe nuk ndjek një
qëllim të përbashkët me shoqërinë.
Metafora”dritëz” te vargu: “Kush dritëz ka, refuzon të vdesë pa histori dashurie” përfaqëson
një shpresë të vogël, ndërkohë që "historia
dashurie" paraqet një formë te lartë jete Ndaj vargu: “Kush dritëz ka, refuzon të vdesë pa histori
dashurie” ka vlerën e një aksiome të ngritur artistikisht mbi një krahasim,
të një sentence, të një fjale të urtë dhe ka një qasje të madhe me urtësinë
popullore.
IV-Strofa
e katërt është e shkruar me një stil të qetë dhe të qartë, ku poeti flet nëpërmjet figurat artistike, të cilat e bëjnë atë një strofë të bukur dhe
emocionuese.
Te
kjo strofë në vargun "Të dëgjosh
pëshpërima kuajsh, zēra për vdekje nga lulet" autori personifikon natyrën duke e bërë atë
të zëshme dhe të ndjeshme. Ky personifikim e paraqet natyrën si një kafshë që
mund të “komunikojë” me njeriun dhe
të tregojë histori. Në fakt pjesa e vargut “vdekje nga lulet” është unike për
nga finesa dhe gjetja dhe të ngelet në kujtesë për nje kohë të gjatë, të shijon
edhe pa e kuptuar domethënien.
"Ēngjëjt
e pyjeve" dhe "qimiterēt"
janë dy simbole të poezisë që paraqesin natyrën, pyjet dhe drurët si qënie me
shpirt dhe nëprmjet këtij simbolizmi kanë qëllim të ruajnë dhe të mbrojnë këtë
planet.
Paralelizmi
"Burri s'mēson nga fitoret, por veç
nga humbjet" ndërsa paraqet
kontrastin midis fitoreve dhe humbjeve në jetën e njeriut, rikujton idenë
aq të njohur popullore se si njeriu mund
të mësojë nga humbjet dhe të rritet si një person I kalitur nën goditjet e tyre.
V-Kemi të drejtë të themi se vargu
poetik i Odise Kotes te "Njeriu si harpe natyre" flet nëpërmjet
figurave poetike, hapja e të cilave ngjason me hapjen e dritares në një mëngjes
prilli me diell pas një ante me shit ë rrëmbyer ku ajri i freskët dhe i pastër
të zgjeron frymarjen. Vargjet me figura artistike të ndryshme, të kuptueshme
dhe të shkruar me finesë e bëjnë atë një poezi të bukur dhe të ndjeshme, të dëshirueshme
për tu rilexuar.
Sarandë,
më 20 prill 2023
No comments:
Post a Comment