DASHURIA E FATMIR TERZIUT
Nga Timo
Mërkuri
Nuk
di pse ndërsa lexoja poezinë e shkurtër
“Dashuria” të Fatmir Terziut mu kujtua shprehja "Poezia është një pikture
që flet, ndërsa piktori është një poet që hesh”, citim që jo vetëm shpreh idenë
se poezia dhe piktura kanë një qasje të
madhe mes tyre dhe ndikohen reciprokisht, sa që shumë shpejt pjesa e dytë e kësaj
shprehjeje u dublua me thënien se
“piktura është një poezi pa fjalë”, por më shumë për faktin se në poezi, poeti
përdor imazhe dhe figurat e fjalëve për të shprehur ndjenjat dhe ide të
ndryshme. E thënë ndryshe, te kjo poezi Fatmir Terziu “flet me ngjyra e
pikturon me fjalë”.
Poezia
"Dashuria" e Fatmir Terziut ka një qasje me pikturën në aspektin e
krijimit të një imazhi me fjalë. Përdorimi i simbolit të ëndrrës së bardhë dhe
pikturimi i gruas me një penel në një kanavac shpreh lidhjen midis procesit të
krijimit artistik dhe emocioneve të dashurisë. Poeti përshkruan poezinë si një
mënyrë për të krijuar një imazh poetik që i jep jetë ndjenjave dhe figurave
artistike të dashurisë që ai ndjen .
Kjo
poezi e shkurtër, si një deklaratë dashurie e një adoloshenti që i dridhet goja
e i mehet fjala kur shprehet para vajzës që dashuron, demonstron jo vetëm
ndjenjat e autorit, por edhe marrëdhënien e ngushtë midis poezisë dhe pikturës.
Duke përdorur figurat dhe imazhet e pikturës, poezia arrin të shprehë në mënyrë
të ngjashme me pikturën ndjenjat dhe ide të thella që janë të pranishme në
lidhjen e dashurisë, por që vetëm piktura mund ti shprehë nëpërmjet ngjyrave.
Poeti e shpreh dashurinë e tij me fjalë
dhe me ngjyra (nëpërmjet fjalëve), pra ai përdor të dy gjinitë e artit për të dëshmuar
thellësinë dhe pastërtinë e ndjenjave të tij.
Poezia
"Dashuria" është një përshkrim poetik i ndjenjave të dashurisë dhe
marrëdhënies së ngushtë midis dy të dashuruarve, që ende vazhdojnë ta shohin
njeri tjetrin si në një ëndër, ndaj poezia fokusohet në simbolin e ëndrrës së
bardhë si një mënyrë për të shprehur lidhjen e fuqishme dhe thellësisht
emocionale që ekziston mes tyre.
Vargjet
e para tregojnë për ëndrrën e bardhë, një imazh metaforik që përshkruan fuqinë
e ndjenjave të dashurisë. "Ëndrra e bardhë" mund të konsiderohet si
një ide që simbolizon perfeksionin dhe pasurinë e emocioneve të dashurisë.
Ëndrra këtu shfaqet si një proces krijues, në të cilin pikturohet figura e
gruas që jeton brenda poetit që shkruan poezinë.
"Kur pikturon gruan me të cilën jeton brenda
teje në fakt, me një penel në një kanavac, ditë e natë" përshkruan
marrëdhënien e ngushtë të poetit dhe gruas së tij. Peneli dhe kanavaci përdoren
si simbole artistike për të shprehur procesin e krijimit dhe ngjyrat e jetës që
ato përfaqësojnë. Ky varg thekson se ndjenjat e dashurisë janë të pranishme
gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë jetës dhe se këto ndjenja i sollën “ëndrra e bardhë”.
Metafora
e "ëndrrës së bardhë", që simbolizon emocionet e fuqishme dhe
perfeksionin e dashurisë i jep kuptim edhe personifikimit kur flet për gruan që jeton
brenda tij dhe pikturon atë nëpërmjet penelit dhe kanavacit, duke i dhënë
ndjenjës së dashurisë një formë vizuale.
Katër
vargje poetike që të japin një pikturë idilike. Thua se i sheh poetin dhe gruan
e tij kur flasin në heshtje duke parë njeri tjetrin në sy. Sa shumë thonë, sa
bukur i thonë. Ti lemë në këtë bashkëbisedim të bukur e të pambarimtë dhe ne të
lexojmë poezitë e tjera të tij.
Sarandë, më 24 maj
2023
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete