MËNGJEZ PLOT DASHURI
Nga
Timo Mërkuri
Ka
disa ditë që një miku im më ka dërguar poezinë “Mëngjez” të poetës Natasha Lako
me dëshirën e mirë që ta lexoj, ti shpreh mendimin tim, të shkruaj diçka a së
paku ta analizoj me një sy kritik si një krijim poetik të një poeteshe të
njohur. Që Natasha Lako është një poete fine në kuptimin e plotë të fjalës,
këtë besoj se nuk është nevoja tjua them unë. Që Natasha Lako është një Zonjë,
me “Z” të madhe e poezisë shqipe, këtë besoj e kini dëgjuar shpesh, por që
Natasha Lako të “çorodit” mendimet me poezinë e saj, këtë po jua them unë sot.
Ja shikoni, kam mbi një javë që e lexoj ditë për ditë poezinë e saj “Mëngjez”
dhe nuk marr guximin të ulem e të shkruaj dy rreshta për ‘të, pse kjo poezi më
ngjan me një vazo qelqi të brishtë e të hollë, të cilën kam frikë ta marr në
duar, në kuptimin e një analize. Kaq e brishtë dhe e hollë është kjo vazo sa që
kam frikë të vendos qoftë dhe një trëndafil, druhem se mos thyhet nga goditja e
kërcellit në fundin e saj. Jo vetëm kaq, por kam frikë ti hedh qoftë dhe petale
trëndafili përsipër, nga droja se mos befasisht ato rrëndohen nga forca
tërheqëse e bukurisë së saj dhe instiktivisht apo graviticionalisht shndrohen
në gurë dhe godasin fortë qelqin poetik.
Është
prej atij qelqi të hollë kjo vazo-poezi sa që ke frikë t'a nxjerrësh në dritën
e diellit apo të hënës, nga droja se
ndoshta nxehtësia e tyre e djeg dhe nxin
sadopak dhe ja humb bukurinë. Madje edhe drita e ndonjë ylli të largët,
aktualisht i shuar e dëmton, vetëm drita e një ëndërre dashurie mund të krijojë
imazhin e duhur te përthyerja, si në një prizëm në qelqin e saj.
Nuk
është një vazo lulesh prej qelqi, nga ato që vendosen në tavolinë, kjo është
një poezi, e cila nuk analizohet me sy
kritik, kjo poezi vetëm përjetohët, ashtu siç përjetohet dashuria, pse është sikur mba në duar një shpirt njeriu,
fërgëllima e drithërima plot dhimshuri e të cilit të meh frymën në një moment
mrekullie.
Është
shkruar shumë thjeshtë kjo poezi, me ca fjalë të zakonëshme si gurët në zallin
e detit, të lëmuar nga valët por që gjithsesi brenda tyre kanë atë origjinën
vullkanore që ende i djeg. Kjo poezi është shkruar me fjalë të thjeshta që përmbajnë ca këshilla
gruaje për burrin e saj në mëngjes, por që çuditërisht nga zanoret e fjalëve
kullon dhimshuri e përkujdesje, merak e dashuri siç kullon mjalti nga hojet e
bletëve dhe ajo aspirina, oh ajo aspirina sa e “ëmbël” është. Sa shumë lexues
do dëshironin ta pinin, jo vetëm në mëngjez, do
nxitonin ta rrëmbenin sikur të ishte një thesar, apo së paku çelësi i
një thesari, por ja që ajo është thjeshtë një aspirinë dhe atë vetëm një njeri
e meriton.
Nuk
do t’i bëj analize kritike kësaj poezie,
por do vazhdoj ta lexoj çdo ditë në mëngjes dhe pa i marrë lejen poetes, po jua
jap dhe juve miq të mi të lexoni.
Është
një poezi plot dashuri e cila vetëm përjetohet.
Sarandë, më qershor 2023
Natasha
Lako
MËNGJEZ
Dita është ngritur në majë të
gishtave,
të të shohë ty duke fjetur.
Si gjithmonë sa të dalësh prej ëndrrës
mos harro hapin tënd të parë drejt luleve të prera.
Ndërro ujin e vazos së bardhë
që të rrojnë edhe një ditë
trëndafilët pastaj ik.
Karafilin e bardhë hidhe sot, por po
të mos kesh kohë ,
le ta durojë edhe një ditë së bashku
me ty trishtimin.
Të mos tronditësh vazon që mban në duar,
ec ngadalë si mëngjezi vetë
Mos harro asnjëherë ujin e
freskët dhe të mirë
kthehu pastaj dhe gjej një aspirinë,
thërrmoje me kujdes, lulet të flenë
qetë.
Pataj kërko trokitjet e diellit tënd,
në dritaren e posahapur,
dhe lere ujin të rrjedhë në fytyrën
tënde.
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete