Rruga e lagjes
sime
Sa e bukur është rruga e lagjes sime,
sa e bukur.Vetem
të rinjtë i mungojnë. Djemtë që kanë mërguar.
Ndaj më ngjan si një det pa brigje,
ndaj më ngjan si një vajzë pa fat.
Si vajzat e vendlindjes sime që
mbeten pa martuar.
Vjeshtë e përdhunuar
S’e kuptuam kur erdhi vjeshta.Veç kur pamë
gjethet e rëna, si copëra fustani grisur me dhunë
dhe bajamen e vogël, që dridhej në erë
si një vajzë e përdhunuar.
Atëherë vumë re
se gjimnazistet shkonin rrugës të
menduara.
Një vajzë po hipën në target
Vajzë e bukur, që si pulëbardhë a si ëndër Afërdite
Dole apo do zhytesh në thellësitë e
detit ?
Kam ndrojtje të të
afrohem.Lumturohem duke të parë.
Por kur shoh për ku je nisur, më
vjen të ulërij.
Sofra e shtëpive tona.
E varfër sofra jonë, një fetë bukë
lyer me dritë hëne
dhe rreth saj
një trumbë fëmijësh që çukisin
përralla.
Shkojnë shpejt të flenë
të përqafojnë
babanë emigrant
duke shaluar ëndrat, si një kal me
flatra.
Eh, Shqipëria ime, Atdheu i
refugjatëve.
Rikryqëzim.
Kryqin e Golgotës
kaq shumë e mbajta në
shpinë
sa dhe vetë u shndrova në një kryq.
Eh, moj Shqipëri e kryqëzuar tek
unë
Dhe unë mbeta i kryqëzuar te ty.
Po
kush do na e ndezë qiririn vallë?
Apo
do ringjallemi përsëri?
Në Krujë
Te kjo kala e lashtë, emra
kapedanësh
derdhur në bronx a gdhendur në
mermer
si trarë ku mbahet historia.
Shkruaj dhe unë emrin tim, në një
gur bedene
të vogël, si fletë thirrje ushtrie.
Deti i hidhëruar
Qyteti i trishtuar, ulur në prag të
shtëpive
dhe një hënë e dëshpëruar, që
tenton të vetmbytet.
As sot s’erdhën djemtë nga kurbeti.
As nesër s’vijnë.
Nga lotët e derdhur është hidhëruar
deti.
Pothuaj e zakonëshme.
E sollën në arkivol nga kurbeti.
Dhe kuja
si një thikë na godet në gjoks
papushim.
Gjashtë jetimë. Dhe një vejushë.
Dhe dy pleq.
Dhe heshtja jonë që pi duhan në
dhomën e pritjes.
Edhe këtë vjeshtë….
…fushave të Vurgut, plugu s’ra.
Heshtja leson dhimbjen.Dhe në muzg
Ferrat nxijnë mbi të si dregëza mbi
plagë.
Ëndra që
pashë mbrëmë
Mbrëmë pashë një
ëndër të bukur shumë
Vetë Zotin pashë
që foli shqip
-Të bëhet dritë-
tha hijerëndë
E dorën zgjati mbi
vendin tim.
Dhe u bë dritë…
Shteruan burimet e
lotëve, e gëzimi
Si shatërvan
shpërtheu në çdo zemër….
…..Mbrëmë
pashë një ëndër që më lumturoi të tërin
…Sa keq që ishte
ëndër.
Gjeli i
komshiut
Do ta vras gjelin
e komshiut
se më zgjoi
Porsa ti më erdhe
në ëndër
Dhe nuk munda të
të puth.
Nuk munda të të flas.
Sa pa fat qënkam
unë i ziu.
Dhë në ëndra
qënkam i pa fat.
Do ta vras gjelin
e komshiut
Do ta vras!
No comments:
Post a Comment