Kur lexon Mërkurin e çmuar
FATMIR TERZIU
Hapësirë për hyrje
Nuk është thjesht një
‘stacion’ i rastësishëm letrar. As edhe një ndalesë e rastit. Është fjala për
‘ndalesën’ e domosdoshme letrare tek krijimtaria e Timo Mërkurit. Krijimtaria e
larmishme, e pasur dhe tejet domethënëse. Njohje me krijimtarinë e shqiptarit
me vlera, Timo Mërkurit. Pra është në fakt një njohje e largët, por jo fizike.
Thjesht një njohje me veprën e tij. Që kur e nisa projektin tim “Fjala
e Lirë” vite e vite më parë, plot dhjetë tashmë në emigrim,
dikush më pati përmendur këtë emër. Ma kishte kujtuar në Elbasan. Ishte një
poete me emër në letrat shqipe. Ishte Beatriçja e “Harpa”-s,
autorja e këtij vëllimi tipik poetik që më kishte cituar këtë krijues. Më vonë
vinte rishtas dhe gati pjesë-pjesë e tërë krijimtaria e Mërkurit mes një poste
tejet miqësore e dashamirëse të Agim Matos. Agim Mato do të zbulonte edhe një
fakt tjetër: “Duke përfituar nga ky moment, po ju nis diçka nga krijuesi sarandiot Timo
Mërkuri, i cili m'u lut tua postoja, pas bisedës me mikun tonë të përbashkët,
Pandeli Koçi, me të cilin i ndamë bashkë shumë ditë në Sarandë.” Pra ishte miku
i mjaft krijuesve shqiptarë, i mirënjohuri Pandeli Koçi, allias Sazan Goliku.
Dhe kështu Mato do të zgjerohej duke na shtuar “Edhe njëherë ju përshëndes me
respekt e mirënjohje. Duket se kurioziteti im për t'u njohur me "Fjalën e Lirë" nuk
ngeli kuriozitet sepse unë tashmë informohem rregullisht nga faqja e juaj dhe
jam habitur kur në të gjej miq të mi të vjetër, të shpërndarë nëpër botë.
Vizitoj shumë faqe të karakterit letrar që krijuesit shqiptarë që nga Amerika e
deri në Itali e Greqi, kanë ngritur për
mbijetesën e tyre kulturore. Faqja juaj është një magazinë që akumulon produkte
të reja shpirtërore të një brezi sqimtar
dhe kjo e bën të spikatur në këtë treg
interesant.”
Prognoza e leximit të Mërkurit
Vinte më pas mes postës
së Matos krijimtaria e Mërkurit, vinte nga Saranda e largët, dremitësja e
kaltër e bukurisë joniane nëpërmjet kokrizave digjitale, drejt e në zemër të
metropolit britanik. Pastaj interesimi u shtua rreth tërë asaj krijimtarie, që kish lënë mbresat e saj
që në fillim. Dhe unë kisha lexuar e botuar me radhë “Madhëria e saj- Kënga”
ku çudia e këngës ishte vetë meseleja e oborrit. Kjo për gjetjen e Timos ishte
vetë gjuha me të cilën ai gjente të magnetizonte më tepër “Ka mbetur nëpër
biseda ndodhia e atij fshatari nga Dukati, i cili ishte ftuar në dasmën e
mbretit Zog, si përfaqsues i fshatit apo si mik personal i tij, kjo s’dihet
saktësisht. Por ajo që dihet është fakti se ai shkoi në dasëm, hëngri, piu e
këndoi, dha dhuratat e caktuara për këtë punë dhe të nesërmen në mëngjes,
ndërsa priste t'i sillnin kafen e mëngjesit tek rrinte në sallon bashkë me
dasmorë të tjerë, befas sheh të hyjë mbretëresha –nuse me tabaka plot me
filxhane të mbushur me kafe, në duar. Çdo gjë e prisnin dasmorët, por që kafen
e përcjelljes t'ua jepte vetë mbretëresha, këtë s'e kishin parashikuar...”
Prezantimi para lexuesit
Pastaj lexova dhe botova
menjëherë atë që lidhej me këtë emër, me këtë krijues shqiptar që kërkonte
vëmenjden e duhur. Pra kush ishte vetë ky autor: TIMO MËRKURI:
Lindur në 22.09.1955 në
qytetin e Sarandës ku dhe mbaroi
shkollën e mesme të përgjithëshme.U
diplomua për Ekonomi Dega
Financë-Kontabilitet në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz në vitin 1978.Ka
punuar në sistemin e Bujqesisë gjer në
vitin 1991, në sistemin financiar e
doganor gjer në vitin 1997 dhe me pas ne
industrinë e naftës. Banon në qytetin e Sarandës dhe punon në qytetin e
Gjirokastrës.
Ka
botuar;
‘’Bulevardi
i dhimbjes’’ poezi 2001
‘’Loti
i detit’’ poezi 2003
‘’Klithma
e pulebardhes’’ Poezi 2004
‘’Anatomia
e lotit ‘’ Poezi 2008
‘’Poezi’’ Poezi shqip-greqisht 2008
‘’Madhëria
e saj –kënga isopolifonike’’- sprovë
2007
‘’Shënjtëria
e isos ‘’ sprovë 2008
‘’Gjerdani
i këputur’’ përmbledhje me këngë,vaje e
bejte pilurjote 2005
‘’Te
lisat në Shënkoll’’ përmbledhje me
këngë,vaje e bejte pilurjote 2005
‘’Iso…more
djema’’ përmbledhje me këngë,vaje e
bejte pilurjote 2005”. Ky ishte autori
që më kishte dhënë sinjalin e detyruar të ndalesës në stacionin e tij të
vrullshëm e të begatë letrar.
Kërkimi për ta detajuar
Dhe në këtë stacion
letrar më pas do të vinin në ndjesinë time studiuese edhe shënimet e Agim Matos
që përcillnin këtë krijimtari që vinte e bëhej përditë e më interesante: “Nuk e
di ti, o Farmir, që pilurjotët e Himarës, bijtë e Këmbëcjapit, pra të Panit të
lashtë mitologjik, janë shumë këmbëngulës. Kur pa se mori një kala, tha t'i
marr të gjitha. Eh, më la nja tetë a nëntë kapituj për iso polifoninë dhe unë
po t'i nis një
e nga një, pa e ditur se cila është e para dhe cila është e fundit. Unë mendoj
se përfytyrimi që ka ai si poet për të
hulumtuar në këtë rrafsh të kulturës popullore, është një risi që ka
brënda edhe informacionin edhe deduksionin, pa u futur nëpër pyllin
terminologjik për të të mbushur mëndjen.
Këto ditë mund t'ju nis edhe një cikël me
poezi, dy prej të cilave, siç më tha Pandi, mund ti përfshini në antologjinë e
shpallur kundrejt të gjitha detyrimeve, ose... përjashtimeve.” Dhe menjëherë më
erdhi një nga esetë më të bukura të Mërkurit, “Ecja e këngës nëpër vite”,
ajo ese që më vonë do të më shtynte të hulumtoja më shumë edhe për Neço Mukon.
Gjuha dhe ngulmi studiues i Mërkurit më forconte bindjen se ishte një studues
dhe njëhës i mirëfilltë teksa lexoja prej tij: “Kënga iso-polifonike është një
organizëm i gjallë që ecën,ndryshon e ritet nëpër vite ashtu si fëmija.Por
ndërsa fëmija rritet nga të ushqyerit dhe përkujdesja e nënës, kënga ka nevojë për më shumë se kaqë.Duke qënë e
madhe vetë,duhen viganë që ta marin përdore, ta ushqejnë e ta ritin duke e bërë
të aftë t’i rezistojë kohës dhe
zhvillimeve të saj.” Sipas Mërkurit “Treva e Bregdetit dhe e Labërise, duke qënë djepi ku u përkund dhe u rit kënga iso-polifonike gjer në atë stad sa filloi të quhej thjeshtë
‘’këngë labe’’,
kishte pothuaj të njëjtin ritëm të
kënduari, gati gati edhe të njëjtën melodi aqë sa të dukej se këndohej njësoj
në të gjithë fshatrat, ndonëse me tekste të ndryshme.” Dhe më tej mësoja edhe
sekretin se “Sado bukur të këndohej, krijohej një monotoni melodike e cila
dalngadalë filloi tu vriste veshin njerëzve, qoftë dëgjuesve qoftë edhe vetë
këngëtarëve. Pikërisht në këtë kohë doli në skenë Neço Muko Himarjoti i cili
falë dhuntisë së tij natyrore dhe dashurise së tij për këngën,bëri hapin e madh te kënga labe,duke shkëputur prej saj këngën himarjote.” Dhe për Timo Mërkurin “Të
këndosh këngë labçe nuk është e lehtë,por të këndosh këngë himarjote duhet të
keshë dy palë mushkëri.Aqë e vështirë është isua në këtë këngë. Teknika e
përdorur nga Neço Muko tani është e njohur;dhënia e një funksioni të ri të
hedhësit të kësaj kënge dhe forcimit të isos. Falë kësaj teknike si dhe
mjeshtërisë të këngëtarëve Neço Muko, Andrea Bala, Koço Çakalli, Pano Kokaveshi
etj kënga himarjote dallohej në të gjithë
trevën e Himarës dhe të Labërisë.
Ajo me të drejtë mund të quhej ‘’Margaritari i Kurorës Iso-Polifonike”.
Vrulli krijues dhe ‘çelësi magjik’
Kështu teksa Timo Mërkuri e
cilësonte këngën në konsideratë “Margaritari i Kurorës Iso-Polifonike” padyshim
nuk ishte më habi të gjeje vetë atë margaritar që i ngjizej tërë atij vrulli
krijues nën firmën Mërkuri. Ishte vërtet “Mërkuri i Çmuar” shqiptar që vlente
aq shumë, por që ishte lënë disi në haresën ‘kulturore’ tipike alla shqiptare.
Por, jo fare. Timo Mërkuri është vlerësuar e vlerësohet çdo ditë, nga ata që
kanë zell krijimtarinë, që kanë ngjizje me tërë hovin jetik të saj. Bardhyl
Maliqi shkruan për Timon: “Poeti Timo Merkuri, njëherësh edhe mbledhës e
studiues i folklorit, bëhet me vetëdije dhe tërharës vlerash, pasi di të
qëmtojë arritjet cilësore dhe t’i respektojë orakujt-poetë në tempujt e vet.”
Pra Timo Mërkuri është çelësi
magjik që i ka hapur lexuesit porta të arta kulturore me esse të tilla si “Prishësit
e këngës”; “Si erdhi kënga nga vajtimi”
; ”Shënjtëria e valles”; “Të heqim vallen e rrëndë”.
Poezia çatia e krijuesit
Por jo vetëm kaq. Ai
është krijuesi që ka ndërtuar pemën e tij krijuese letrare me një sërë
krijimesh të tjera. Poezia e tij është ‘stacioni’tjetër që të bën të ndjehesh
në kohën, vendin dhe hapësirën e duhur. Është një poezi që mbart tërë
dimensionin shpirtëror të poetit mes të cilit jeta, suazat e saj dhe madhëria
tejçuese e hapësirës jetike mbartin koloritin tipik sa jonian aq edhe
Mërkurian. Timo Merkuri tek poezi të tilla si “Dhimbja” sjell
për lexuesin pikërisht atë tejçim jetik që gjen hapësirën qytetëse si tektonikë
filozofike e vargut: “Dhimbja është banore e qytetit tim,/në lagjen time e ka
shtëpinë,/në jetën tonë hyri pa trokitur./Oh, ç’bujtëse e përzishme, e
zymtë./Tani bisedat na ngjajnë me përshpirtje/dhe lulet në ballkon kanë aromë
thimjani./Po kur do të ikë prapë në punë të saj/e trëndafili të bjerë era
dashuri.” Po kështu procesi metafizik i
dhimbjes që shndërrohet në identitet (Benbasa, 2009:23), ka kategorizuar
krijimtarinë letrare në momente kyçe. Këto momente për Mërkurin janë shprehur
qartë tej poezia “Bulevardi i dhimbjes” që
lexohet si një rast unik i poezisë qytetëse: “Unë nuk mund të shëtis/në
bulevardin “1 Maji” në Sarandë/ku dielli shkëlqen ftohtë/si një pllakë
përkujtimore/dhe neonet ndrijnë mbi qepallat e mbrëmjes/si lotët në sytë e
nënës së Hysen Açakos./Në këtë Bulevard,/ ku në skaj të pranverës/kortezhit të
luleve u prijnë dy pëllumba të gurtë/që kanë parcelizuar jetën në trembëdhjetë
vjet/këtu dhimbja ka një emër fëmije/dhe vdekja ka emrin shtet.” Sakaq kujtesa
e memorjes përpos kësaj dhimjeje vjen siapas psikoanalizës frojdiane në një
kënd të detajuar, skicuar dhe prognozuar qetë. Vjen tek poezia “Përkujtimore”
dhe citohet si një moral tipik njerëzor që vjen me tërë dimensionin poetik më
të arirë dhe figuracionin perfekt: “Sa të pikëlluara janë përkujtimoret/ndanë
rrugëve. Sa të pikëlluara/e të zymta. Si policë në kohë shtetrrethimi/që të
ftohin zemrën/e të thonë në çdo çast:/Këtej kaloi vdekja, ndalohet
gëzimi!/Pranë tyre njerëzit ecin ngadalë/e të heshtur. Sikur shkelin mbi
plagë/të pambyllura. Sikur zgjojnë dhimbjet/te buzëqeshja e murosur/në porcelan,
që dëshmon/se lumturisë i janë mbyllur shumë shtigje./Përkujtimoret ndanë
rrugëve,/si qirinj të porsandezur në një varrezë./Para tyre ditët tona kalojnë
si kortezh.”
Proceset filozofike të jetës
natyrshëm kanë lidhjen e vet në poezinë e Mërkurit. Është bukuria femërore që
vjen mes zbrazëtisë Derridiane dhe kapërcen pragjet urtore duke na dhënë
simbolikën e përhumbjes me shpresën e natyrales që nusëron, simbolikës e lules.
Poezia “Vajzat kanë mërguar” është dyfish kuptimplote në këtë
pikë: “... e te pragu i shtëpisë sime/një trëndafil i bardhë
nusëron./Mëngjeseve kur nisem për rrugë/më përcjell me dënesa e lot./E diç më
thotë mes psherëtimave./Por unë s’mund ta këpus/se s’kam kujt t’ia dhuroj.”
Le të shohim paksa më të
detajuar poezinë “Shtëpia e refugjatit të humbur”.
Autori thekson mes vargut të tij vendin duke e ripërsëritur atë “Është një
shtëpi aty në Jug”, pastaj detajon dimensionet e saj “e vogël. Si shtëpia e
kukullës” duke argumentuar kështu mes teorisë brilante të Deleuze për hapësirën
dhe vendin. Vendi është domethënës. Është në Jug. Është aty ku plaga godet
shekujsh. Është aty ku kjo shtëpi e humbur ka moralin, dhe tërë amoralitetin që
e rrethon. Ka tërë atë strukturë që e detyron të humbasë. Ajo përshkruhet: “Me
dritaret mbuluar nga qerpikët e pjergullës/e me manin te pragu,/që iu thanë
pëllëmbët e gjetheve në degë/pa e thënë urimin “Mirëseerdhe, bir”./Është një
shtëpi aty në Jug,/e heshtur. Si një plakë e braktisur./E një vijë uji që kalon
te pragu, si vija e fatit/në një pellg, në pëllëmbë të oborrit mbledh gjithë
yjet./por nuk ia zbardh dot ditët vetmisë./O, kjo shtëpi e vogël në Jug,/si një
pikë loti nën qepallë,/është nga pak shtëpia e ne të gjithëve.” Është kjo
shtëpi pra që i jep tërë vargut të saj dimensionet e ‘catisë’ simbolike të krijuesit
tashmë me emër, Mërkuri. Është më pas nën këtë çati gjithë struktura e
figuracionit sintaksor, që modelohet tek poezi të tilla si “Çast”:
“Bunacë e lehtë/dhe një shi që rigon./Është vjeshtë vërtet/apo vendlindja
ime,/me shaminë e natës ulur mbi ballë, vajton.”
Dhe duke përfunduar po sjell
poezinë e këtij autori me një temë shumë sublime “Kostandini”. Ndërsa autori
sjell filozofinë e tij mes vargjeve të tilla si “Kostandini është nisur të
sjellë Doruntinën,/motrën, që s’i erdhi në nëntë morte/se i shoqi e kishte
nxjerrë trotuareve prostitutë./Patjetër do ta sjellë. Ndaj e braktisi varrin/që
nëna të mos qajë të gjallë për të vdekurit/e të mos mallkojë të vdekurit për të
gjallët/që rrojnë me turp.”, ne me plot gojë themi se Mërkuri e kishte prurë të
shtrenjtën e tij “Mërkurin e çmuar” kohë më parë se ne ta pikasnim, por tashmë
ajo prurje duhet tejçuar me kujdesin më të madh aty ku i takon. Pikërisht në
këndin e ‘poezisë’ së fildishtë me aromë joniane.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512