Tek guri që ndez sevdanë
Përsiatje për librin “Këmbana e dashurisë” e Kristo Çipës në ciklin “Kur flasim për Artin Jonian”
Nga Timo Mërkuri
1-Kur para
disa kohësh botova shkrimin “Në
Himarë, ku dhe Zoti vjen i ftuar” theksova faktin se poezitë e
Kristo Çipës , nuk të shijojnë kur
i lexon. As i ulur në tavolinë të punës dhe as i shtrirë në divan. Sepse këto…
vetëm mund të këndohen nga një grup iso-polifonik., nuk e dija se
Kristo Çipa po pregatiste një libër të ri. Këtë e mora vesh atë ditë, kur
bashkë me poetët Agim Mato dhe Andrea Zarballa i shkuam për ngushëllim në
shtëpinë e tij në Himarë, për ikjen e të
jatit, Andrea Çipa nga kjo jetë. Me qënë se me Andrea Çipën, veç miqësisë që
kishte patur im atë me të, si bashkëfshatarë
moshatarë edhe unë krijova një miqësi, në kohën që përshëndeti botimin e librit tim të parë të serisë folklorike me
përmbledhje këngë, bejte e vaje pilurjote “Gjerdan këputur”, në vitin 2005.
Përshëndetja e tij, ardhur me një letër nga Piluri
në Sarandë më emocionoi dhe unë, në librin e dytë të serisë folklorike
“Te lisat në shënkollë”, në vend të parathënies botova përgjigjen
time drejtuar këtij plaku të ditur dhe ftesën që i bëja për të ndihmuar
dhe ai në mbledhjen e folklorit. Ndihmesa e tij nuk vonoi dhe mund të them se
libri i tretë i kësaj serie “…Iso more
djem” është gati 80% kontribut i këtij plaku të mirë, në përcjelljen drejt amëshimit të të cilit nuk asistova dot, por po e laja një pjesë të
këtij borxhi te kjo vizitë ngushëlluese që bëja bashkë me miqtë e mi tek i biri.
Këto elementë të miqësisë simë me të jatin po i tregoja Kristo
Çipës atë ditë, tregim i cili hapi
dritaren e folklorit në atë odë, ku biseda nisi me ritualin e zakonshëm të ngushëllimit
por nuk qëndroi vetëm aty. Fjalë pas fjale ( në traditën pilurjote nuk pranohet
heshtja në mort dhe ca më pak në ngushëllim), Kristua na njohu me poezinë
“Rrojmë në shpirtin e lirisë” duke na kërkuar mendimin tonë .. Tre poetë ne dhe
Kristua katër s’mund të kishim temë më të dashur për të ndezur zjarrin e
debatit. Madje debati nisi që te strofa e parë, te vargjet…Buzëqeshur midis lotit/Vinte shekull i
stuhive/Natën po gremiste kombi/Hiqte mjegullën prej syve… për tu
ndezur më pas te strofa …Dhe nga
zoti vjen profeti/Plaku me flamur në gji/Brenda kombit më të vjetër/Shpalli
shtetin më të ri.
Dhe mos mendoni se u ndërpre debati te vargjet…Ismail Qemal Liria/Fat i kombit që s’u
shua/Ka njëqint vjet historia/Që mëndjen ta kërkon hua.
Debati aty filloi të konturohej mbi portretin e
poezisë së Kristo Çipës, ku shpirti i gjërë lirik me vlera të ralla estetike
noton lirshëm në detin e atdhedashurisë.
Pikërisht në këtë moment, Kristua na sqaron se
poezia që po debatonim, realisht ishte
teksti i këngës që grupi i tij pregatiste me rastin e 100 vjetorit të
Pavarësisë.
Kjo nuk ndryshoi gjë në debatin tonë, veç faktit
se ne u frenuam që ti kërkonim një
interpretim muzikor të disa vargjeve, nisur nga arsyeja e vizitës. Por të tre
ne e njohim këngën popullore himarjote, pilurjote dhe atë të grupit të Kristo
Çipës dhe nuk e kishim të vështirë të
dallonim detin e këngës dhe
dallgët e tij edhe në këtë lexim të thjeshtë në shtëpinë e autorit. Madje kam
patur rast, tani von, ta dëgjoj të të kënduar këtë këngë dhe jam i gëzuar që
melodia nuk është larg përfytyrimit tim të asaj dite.
Por më ka ngelur në mëndje një pyetje e Andreas
atë ditë, në se ka poezi të Kristos që të mos këndohet, pyetje të cilës nuk ju
përgjig askush sepse biseda vijoi më
thellë, në veçoritë e këngës folklorike të bregdetit, evolimi i saj në kohë nga
Neço Muko, Dhimitër Varfi, Lefter Çipa për të mbritur te Kristo Çipa dhe
zvëndësimi ose “cungimi”i fabulës së teksti me ide.
2-Këto mu kujtuan
sot ndërsa lexoja librin e Kristo Çipës “Këmbana e dashurisë” dhe duke
ju përgjigjur edhe pyetjes së Andreas të asaj dite vizite në shtëpinë e
autorit, mund të përgjigjem pa ekuivok se asnjë poezi e Kristo Çipës nuk është
e pakëndueshmë, jo vetëm nga grupet
iso-polifonike por edhe nga muzika moderne.
Madje jo vetëm poezitë e tij lirike por edhe
poezitë vaj si psh poezia “Ati im”, të cilat në vetvete janë ligjërime. Duhet
ta ketë këtë tekst një vajtore pilurjote
që ta bëjë të dridhet guri kur të ligjërojë: Ti punove për të gjallët/Të përjetëshmit i nderove/Në Parajsë, kur
ngjite shkallët/Patjetër si numërove.
Madje, strofën e fundit me vargjet…Mos na e ndaj syrin e shpirtit/Nga ajo botë
atje ku s’vdesin/Ne këtu,si nxënësit Krishtin/Të rishfaqesh prapë të presim…nuk
di pse mu krijua bindja se vetë Kristua e ka vajtuar (ligjëruar) atë ditë të përcjelljes së të
jatit në varrezat e Shën Kollit në Pilur dhe më pas e ka hedhur në letër, si
tekst.
Por le të shohim muzikën e brendëshme të një
poezie lirike, psh poezisë “Nga hëna do
marim hua”. Lexojeni bashkë me mua, miqtë e mi: Mike do na dalë nata/Të shtrojmë flokët e gjata/Të puthim buzët e
mjalta/Të ndukim gjiret e larta…obobobooo
Na fakt more miq, unë dhe ju u ngatëruam pak, se
kjo “obobobooo” nuk është fare në tekst të poezisë, por na doli ne si klithmë
shpirti, kur përjetuam vargjet që porsa lexuam. Dhe në rast se tekstin e
mësipërm e kënduam ( a e vutë re që ne këndonim dhe nuk lexonim) duke tundur
supet, te refreni s’na mbetet gjë tjetër veçse të hedhim duart në supe të
shoshoqit, të përulemi në gjunjë si te vallja e djemve pilurjotë dhe të hidhemi lart, sikur duam të
zëmë hënën me dorë, kur të këndojmë: Në
mos daltë, mike çthua/Nga hëna do marim hua. .. dhe pasi të
lëshojmë dhe një “obobobo” si një klithmë kënaqsie pas një trumfi, të shohim
çapkënçe hënën, si një vajzë hireplotë.
Por me që vajzat tona janë ku e ku më të bukura se
hëna, le të kthehemi te poezia këngë “Ktheu prapë te zjarri”. Si i vendit që
jam, do ja mar unë (do ta lexoj) dhe ju shoqëromëni sa të mundni: Natë e ëmbëlsuar….(ohooo)…O miq s’më zë gjumi..(hajde
deee) Fryn kjo erë,vjen
trazuar/Mëndjen larg ma shpuri….(iso djema) ..Ç’të kujtoj më parë/Hajde djalëri /Dilte
hëna për të parë/Na kishte zili. Obo bo
bo. (Pas këtij të kënduari,
kofidencialisht po jua them se, po s’re në dashuri në Himarë apo me Himarën,
kot që ron në këtë botë. Nuk thotë kot poeti Kristo Çipa:
Himarë o lulja Himarë/O guri që ndez sevdanë).Por le të
vazhdojmë të këndojmë:
…Ç’thoshe
me atë gojë/Zemra ty ta thosh/Hën e yje perëndojnë/Mos më tradhëtosh.
……Dil dhe më kujto/Si
lulja beharin/Thuaj një herë “Po”/Mos më digj të gjallin…
Tani që dhe ju more miq mësuat të këndoni këngët tona, le t’ja marim dhe këngës
“Shpirtin me buzë ma pive”. Unë do ja
mar, ti do ja kthesh,…iso more miq: …Si
era që shket mbi brigje/Pa hapur porta dhe shtigje/Erdhe në zemër më zbrite/Si
verë e vjetër godite/Zan e zallit zagorite/ Shpirtin me buzë ma pive/Si lisin
në brinjë më shtrive/Ri e lutem perëndive/Ja më ngjall ja bëmë zgjidhje.
Eh more Kristo Çipa, dëgjomë një qortim miku :-
Herë tjetër që do botosh libra me poezi të tilla, librat shoqëroi dhe me nga
një shishe raki, se nuk shijohen dhe as këndohen këto poezi në të thatë.
Ja, duam të këndojmë këngën “Jemi lis, nuk jemi
hije” me vargjet brilante…Në Prizeren foli Abdyli/Foli me gjuhën e
kombit/ Shqipërisë po i vjen ylli/ Natën le ta marë Stambolli … ,
më thuaj, të bëj rixha, këndohet kjo këngë me zë të ngjirur dhe me fyt të
thatë, pa u lagur me raki? Domosdo që jo, pranon ti. E po kur s’e këndon dot
ti, që je i zoti i punës, si ta këndoj
unë dhe lexuesi që porsa e morëm librin në dorë.
Prandaj të them
që domosdo duhet ta shoqërosh librin me një bodile raki.
Po shiko mirë që të jetë raki piluri, nga rrushi i
Vanovës, ndryshe s’ndizet gjaku dhe s’të shijon këngë-poezia.
Atëherë të shohësh ti si do ta ndezim këngën e
“Rugjinës” që të vargjet e fillimit:
...Nata
shkoi sikur s’qe/U gdhi dita si e ve/Syri i jetës më nuk sheh/Se ra qielli mbi
ne…
Sepse ne jemi nga ata që…Detin e kaloj me këmbë/Malet i bluaj me
duar…
3-Unë nuk e di në se, me sa shkrova më sipër, ju
përgjigja pyetjes të poetit Andrea Zarballa, bërë në shtëpinë pilurjote në
Himarë, atë ditë që shkuam për ngushëllim, por një gjë e di mirë dhe jua
deklaroj me kompetencë: Poezitë e Kristo Çipës e kanë melodinë brenda tyre,
nëpër vargje, ashtu siç ka deti dallgët.
Pjesë të tyre, të pandashme. Duhet të
fryjë pak erë që të lëvizin valët, duhet të kalojnë rymat e brendëshme
detare që të formohen dallgët. Duhet të mblidhet Kristo Çipa me grupin e tij që
të ngrihet një këngë mbi një poezi e cila lind
bashkë me melodinë.
Ky nuk është process i panjohur në bregdet. Kështu
ka lindur, në një ambient dasme kënga e famëshme “Kush është lule
vilajeti”.Kështu ka lindur kënga “Moj Katina nina nina”. Kështu lindi edhe
kënga famoze e Neço Mukos “O moj korçare sa e bukur je”. Në moment lindi teksti
dhe melodia.
4-Por ajo që dua të kumtoj pranë jush, është fakti se, pavarësisht sa më sipër,
Kristo Çipa nuk është një rapsod që ngre
tekste këngësh popullore për tu kënduar nëpër festivale apo festa e gëzime, nga
ai vetë apo të tjerë. Një konkluzion i tillë,
gabimisht mund të nxiret kur dëgjon këngët e grupit të tij dhe mëson se
autori i tekstit është ai vetë. Shto këtu faktin që ai është dhe pjestar aktiv
i grupit, herë në rolin e marrësit, herë në rolin e kthyesit apo të mbajtësit
të isos, ky konkluzion duket se është i plotë në të gjitha anët e tij.
Por unë ju
them se ky konkluzion
nuk është gjë tjetër, veçse një “mirazh” në shkretëtirën e mosnjohjes së laboratorit krijues të këngës popullore, në
tërësi dhe të asaj bregdetase, në veçanti.
a-Në bregdet, të gjithë banorët, burra e gra këndojnë këngë iso-polifonike, pavarësisht
nga niveli artistik i të kënduarit.
Madje duhet të themi, se një vesh i
zakonshëm (me këtë shprehje nënkuptojmë
qytetarë jo me origjinë nga bregdeti), nuk e dallon dot disnivelin
cilësor të të kënduarit të dy
himarjotëve, në një kohë që për banorët e kësaj treve, mjafton që zëri i
një këngëtari të ketë një dridhje të
thjeshtë, të pakapëshme nga veshi, por që nuk i shpëton dot bregdetasit, pra
mjafton kjo dridhje që ai të “skualifikohet” si këngëtar apo pjestar i një
grupi.
b-Në bregdet jo vetëm që këndojnë të gjithë
banorët, por nëpër festa janë stërvitur dhe në “betejat” folklorike duke
“goditur “ njeri tjetrin me bejte. Bejtet në vetvete janë krijime poetike me të
cilat autorët ngacmojnë njeri tjetrin në një festë apo gëzim, me qëllim që të
shtohet harmonia apo humori, për tu
mbrojtur nga një ngacmim i mëparshëm, për të ironizuar një gjest,fjalë apo
veprim të dikujt, detyrimisht i pranishëm. Këto bejte këndohen dhe rrallë
recitohen.
c-Kjo ka shërbyer si shkollë, që të ritet numëri i
rapsodëve, autorë këngësh popullore.Diferencimin e bënte koha, si për tekstin
ashtu dhe për melodinë( më pak për këtë të dytën, sepse bejtet këndoheshin
rëndom me të njëjtën melodi). Kështu
shpjegohet fakti që, (sipas Leftër Çipës) vetëm fshati Pilur të kishte mbi 80
rapsodë të njohur me krijime fine, të cilat i kanë rezistuar periudhës kohore mbi një shekull e ca.
ç-Evolumi i këngës
iso-polifonike, dalja në skenë, në kohë të ndryshme e shkollave apo
varianteve, “avazeve” himarjote të Neço Mukos, Dhimitër Varfit, Lefter Çipës
dhe së fundi e Kristo Çipës, kërkonte që
melodia të kishte domosdoshmërisht një tekst të nivelit të lartë artistik, që
ti rezistonte kohës. Kështu shpjegohet
fakti që këtë mision e morën në dorë poetët dhe
rapsodët e ndryshëm u tërhoqën në skalionin e dytë, duke u vënë në rolin
e këshilltarit të poetëve. Kështu ndodhi në grupin e Pilurit, ku autori i
pothuaj të gjitha teksteve ishte Lefter Çipa i talentuar. Kështu ndodhi që në
Himarë, tekstet e këngëve i krijon poeti Kristo Çipa. Ose më saktë, poezitë e
tij bëhen tekste këngësh.
Ashtu, natyrshëm, siç bëhet vajza grua.
5-Po pse janë kaqë lehtësisht të këndueshme
këto poezi,do më pyesni ju.
Po unë do tju thoshja që, jo vetëm poezitë e krijueve bregdetas, në tërësi dhe
të Kristo Çipës në veçanti janë të këndueshmë, por edhe të folurit e banorëve
bregdetas është i këndueshëm, është melodioz.
Është më se e zakonëshme në krahinën e Himarës që të takosh një grua plakë në rugë, e cila, pyetjes tënde
xhentile si je e si ja kalon, ti japë përgjigje me një bejte të kënduar.
Kjo ndodh se vetë e folura e gëzueshme e Himarës, e ka brenda vetes melodinë,
ashtu siç ka deti valët apo dallgët. E si të mos ndrijnë valët kur buzëqesh
deti? E si të mos gjëmojnë dallgët kur
zemërohet deti?
Kristo Çipa e ka shpirtin si një det me këngë,
prandaj dhe poezitë e tij nuk janë gjë
tjetër veçse dallgë e valë të atij deti.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512