QORTIMI I NJË SHEKULLI SHQIPTAR NË POEZINË
QYTETARE TË TIMO MËRKURIT
Poezi të zgjedhura
nga Timo Mërkuri
ODISE KOTE
I kam lexuar për
vite me rradhë poezitë e Timo Mërkurit. Librat e tij qëndrojnë në një kënd të
veçantë të bibliotekës time. Janë aty jo thjesht për mjeshtërinë apo vargun e
skalitur, por për risitë, prurjet e sidomos studimet befasuese në lëmi të
kritikës folklorike (po e quaj kështu në vend të togfjalëshit studime
folklorike) pasi besoj se kemi të bëjmë me një fenomen më të ndërlikuar letrar.
Termin Fenomen Letrar, po e përdor për të spjeguar sado pak që e lejon rasti,
pusin e thellë ku mbushen kovat me ujë të freskët e të ftohtë të artit poetik e
studimor që ofron T.Mërkuri.
E kam pyetur disa
herë veten se përse ky njeri që jeton në një trevë plot diell, këngë, det,
horizonte e perëndime të zhytura magjishëm në ujra, në pasuritë e
paimagjinueshme historike e arkitekturore, në poezitë e vëllimeve të botuara ka
veç dhimbje, brengë, trishtim, e përgjigjen e kam gjetur disi tek një poezi,
ndër më të bukurat e vëllimeve:
“Liria më goditi
si tokmak në kokë,
E më la në
mëdyshje më keq se diktatura... »
Nga kjo pyetje më
ndërmendet Pablo Pikaso me pikturën kushtuar mikut të tij të vetëvrarë, Kalxhemos, që portretin e tij ashtu dhe diellin e pikturoi
me nga një vrimë plumbi. Anatomia e lotit ose si më pëlqen ta quaj, gjithë
analiza spektrale e lotit të Timo Mërkurit nuk është gjë tjetër veç: Qortimi poetik i një shekulli shqiptar.
Qortim poetik për
punët e pakryera të shqiptarëve gjatë një shekulli, dashuritë e pamundura,
liritë e pakonsumuara, humbjen fatale të kohës, ikjen prej dritës, fjalës së
panxënë, ashtu si thotë imzot Fan Noli,
A nuk ka bërë
kësisoj dhe Konica, Fishta, Migjeni ?
Brenga përballë
dritës, loti përballë diellit, varfëria përballë detit e pasurisë.
Ç’ballafaqim
artistik më domethënës do të spjegojë qortimet e një shekulli në psikikën
shqiptare ?
Zakonisht në botë
gjendet dy arketipe të formimit artistik: poetë qytetarë dhe të
vetëmjaftueshëm. Poetët e vetëmjaftueshëm
janë ata që mjaftohen me përkryerjen më së miri të
vargjeve.
Poetët qytetarë
janë një racë më e rrallë, por me një spektër veprimi intelektual e shoqëror mjaft të gjerë.
Ata janë të angazhuar si të thuash krahas artit, edhe si qytetarë, opinionistë,
patriotë e deri liderë shpirtërorë të popujve.
I përmenda këto dy
veçori, pasi Timo Mërkuri na ka dëshmuar se i përket kësaj race me poezitë e
zgjedhura të vëllimit “Anatomia e lotit”.
Disa konkretizime:
U kujtuam se
kishim haruar të qeshim...
Këtu dhimbja ka
një emër fëmije,
E vdekja ka emrin
shtet.
Përkujtimoret
ndanë rrugëve,
Si qirinj të
ndezur në varrezë...
Kjo shtëpi
rrefugjati, si një pikë loti nën qepallë...
Kostandini
shekullit xx që shkon të kthejë motrën nga trotuari prostitutave
Plakat e vurgut që
u janë shterur lotët
Shkrimi ungjillit
të dashurisë
Portokallet e
prera në muzg, si kryqe mbi varre...
Pranvera nuk erdhi
Fshati që vdes nga
zbrazëtia e djepeve.
Ode për këtë
liri.(poezia më e bukur)
Polina e vogël -
mbesa që s’është më.
Kur vjen prilli
përgjakur.
Kol Mërkuri,
legjenda e fislt.
Kam vërrejtur me
kujdes se në poezinë, por dhe në studimet e Timo Mërkurit, femijëria ashtu si
tek të gjithë poetët e vërtetë, ka një ndikim përcaktues, me fuqi gati gati
biblike. Bregdeti jugut, ashpërsia e malit, varfëria, deti, netët e yjeve
ëndërrimtarë, folku brilant, gjëagjëzat, bëmat e bregasve, përrallat, ndodhitë
e kurbetit, ndarjet, shamia e pritjes, varret, ullinjtë, të gjitha këto mbeten
të shtresëzuara thellë vetëdijes së tij artistike. Një pasuri bazike për vepra
letrare.
Ky shtresëzim bën
që poezia e tij të burojë nga brenda, nga brenda kërcellit të jetës, brenda
fenomenit e kohës, brenda bestytnive e ritit, prej të folmes e ligjërimit
bregas, e mbi të gjitha prej fabulave dhe etydeve që bujarisht i ofron pasuria
burimore e këngëve e vajeve të zonës. Të ngjan se nga magma e padukshme e
magjisë bregase, vullkanike dhe e përhershme si Vezuvi, Timo Mërkuri, me
simbolin Dhimbje - na ka falur të gjithëve , pak zjarr. Që të ndriçohemi !
Pa qënë poet, por
thjesht bregas, vetiu mendja të punon në mënyrë artistike. Kjo gjurmë e fortë,
më e forta nga çdo trazim tjetër në jetë e që nuk shlyhet kurrë, e mbetur në
cipën e trurit, në kujtesë, në trajta nga më të çuditshmet e të stërholluara,
është gjurma fatale.Gjurma fatale e fantazisë, e të menduarit në mënyrë
artistike, e thrillerit, e ligjërimit dhe rrëfimit gati magjik. Kjo është
gjurma që i duhet një artisti. Dhe i mjafton për gjithë jetën. Ashtu si i
mjaftoi Liqeri, Lasgush Poradecit.
Timo Mërkuri është
rasti klasik i simbiozës së fatit të poetit me vendlindjen, sikundër ka shumë e
shumë shembuj nga letërsia botërore që e ilustrojnë këtë fakt.
Bregdeti jugut,
është për Timo Mërkurin jo thjesht vendlindje, por mbi të gjitha e tërësisht
teatri ku lëvizin ëndrrat, gjuha, fantazia, çapkënllëqet, zakonet e thyerja e
tyre,veset por dhe vyrtytet, vargjet brilante, thukat hidh e prit, humori,
tradita e rënia e saj, piratët e detit, kapedanët, hajdutëritë dhe fshehjet,
plakat e nuset e reja, vjetërimi dhe cuditë që sjellin studentët nga perëndimi,
ndërgjegjia e nënndërgjegjia, fati dhe pandehma, paragjykimi dhe zilia,
krushqitë dhe dashuritë e pamundura, ikjet dhe kurbetet, anijet dhe luftërat.
vdekjet e kafetë, komentet mbi politikën dhe bujaria, pra është krejt bota.
Bregdeti jugut,
është toka, magjia e çuditshme, që me bujari të ofron nga të gjitha anët e
drejtimet mijëra shtigje për fantazinë. Të ofron ngjarje, këngë, bejte, histori
të parrëfyera kërrkund, sjellje aristokrate, pandehma e fantazma, intriga të
vockla kunatash, pësime e brerje ndërgjegjesh, në mëngjes kryqin e në aksham
kuranin.
Një copë toke që
laget nga deti, shkëmb e pak fushë, plot mistere, me njerëz gjysmë të mençur,
gjysmë të marrë, të dehur nga aventurat, e ndoshta prej kësaj, ose pikërisht
këtu, është i ndërkallur sekreti i të gjithë atyre që përfitojnë, i të gjithë
atyre që e duan botën e aventurës e të shkrimeve.
Përpos kësaj
Gjurme Fatale, bregdeti i jugut i dha Timo Mërkurit edhe një sens të çmuar ç’glorifikues,
dimension i lakmuar për një art të vërtetë, që rrallë ta japin vendlindjet.
Në letërsinë
botërore, shumica e shkrimtarëve kur shkruajnë për vendlindjen apo per të afërmit, kanë një qëndrim glorifikues. Në
të kundërt të saj, po dhe të kushtrimeve që vijnë nga shtresëzimi asimilues i
gjithë pasurisë burimore bregase, në kontakt e angazhim qytetar, poezitë e
Timos sikur marin një vel e psikikë tërësisht kombëtare, qortuese, me ngjyrime
mbresëlënëse e që dallojnë nga cdo gjë tjetër e kudogjendshme, shkruar si tekst
poezie.
Sot në botën e
qytetëruar Koncepti Kohë është i barazvlerësuar me Konceptin Liri. Me lirinë
intelektuale, lirinë krijuese, por dhe me lirinë e një populli. T’i marrësh
kohën një populli, një brezi apo një individi, kohën e duhur për të realizuar
ëndrrën, aspiratën e tij, në të vërtetë nuk ke bërë gjë tjetër vecse i ke marrë
lirinë e tij.
Në këtë kontekst,
të merresh e lexosh poezitë e T.Mërkurit nuk është humbje kohe, përkundrazi
është përfitim, është depërtim në rrugën e duhur, drejt e në thellësi të lirisë
qytetare.
Po leximi poezive
të T.Mërkurit kërkon lexues të sprovuar, kohë të përshtatshme e mendje të
kthjellët, pasi struktura e poezive është komplekse dhe e ndërlikuar. Duhet
kuptuar gjuha e kodeve e simboleve të përdorura, pasi herë përdoret metafora,
herë paralelet metaforike, shpesh etydi, enumeracioni detajeve, fabula, një
copë meditimi lënë kinse në mes për të rritur fuqinë asosiative, skica e
mprehtë, sentenca, fjala e urtë, gjëagjëza, ritmi këngëzues etj, që të
altemuara sipas modelit të përzgjedhur sjellin fuqi të freskët perceptimi e
ndijimesh gati natyrale.
Shumë prej
poezive, që janë dhe vizatime apo skica letrare të holla, shërbejnë edhe si një
lloj date-base poetik për vende, ngjarje, data historike, ndodhi qytetare,
kalendare iluminizmi e idesh rilindase. Kjo është një tjetër vlerë e librit.
Thuhet shpesh se
fjalët fluturojnë kur nuk kanë peshë, kur nuk thonë asgjë. Ndryshe ndodh me
mjaft prej poezive të vëllimit. Ato mbeten dhe si proverba, dhe si fjalë e
këshilla të urta dhe si porosi, mesazhe e kumte. E gjitha kjo duket si një
dukuri e kultit të konseguencës, por nuk është kështu. Në libër vërehet një
balancë, në rastet më të mira një raport mjaft i drejtë midis ligjërimit poetik
e përgjegjësisë së mendimit publik.
Poezitë e Timo
Mërkurit, po të përdorim një shprehje të Gjon Buzukut, kanë të “shkruomitë” e
veta, shenjtëritë e veta, të paprekshmen e vet, qënien e vetëdijen e tyre
kombëtare, mitin e gjuhës amtare e prejardhjen historike. Çdo poezi ngjan se ka
jetën, fatin dhe historinë e vet.
Në poezitë e
zgjedhura kemi spektër të gjerë temash, nga individualet deri në rrafshe ku u
rreferohet mjaft figurave kombëtare, miteve e legjendave shqipe, elementëve që
përbëjnë shenjat e shquara të identitetit kombëtar.
Këtë gjë, ai e bën
me vetëdije të plotë, pasi e di mirë se referencat morale të verifikuara si
kombëtare i japin shëndet moral një populli, e kundërta e saj, farkimi
identiteteve të rremë mbi bazën e dallimit, përjashtimit e përçmimit,
përkundrazi të çon në regres historik.
Në poezitë e
vëllimit kemi një shikim etnocentrik të fenomeneve, ngjarjeve, datave
historike, dhe e gjithë fryma e librit shkon për nga ky skaj. Dhe ka bërë mirë
Timo Mërkuri, pasi kjo është rruga e drejtë.
Etnocentrizmi
është mënyra kombëtare e të menduarit dhe njeriu është i prirur të besojë se
kjo, mënyra kombëtare e të menduarit është dhe mënyra më e mirë”.
Ja kështu duke
medituar u kthehem hera - herës poezive të Timo Mërkurit që rinë në një kënd të
dukshëm të bibliotekës time.
Suksese.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512