SHTËPIA IME NË BREG TË DETIT
Shtëpia
ime në breg të detit
…e vogël, si një pikë lot. Era
sjell
kuje skafesh
e
dallgët,
përplasin
te pragu i saj
trupat
pa jetë të shpresave të mbytura.
Shtëpia ime, në mes të pjergullave. E fshehur
si
dashuria e parë
Këtu,
trishtimi si një qukapik troket në
trungjet
e ëndërave
të
mia,
që
nuk lulëzuan kurrë.
O,
po dua ta shëmb këtë shtëpi mureplasaritur
se
më shkoi jeta me ankthe,
pa
fjetur një natë gjumë.
LOTI I DETIT
Po vij drejt jush si një
dallgë deti.
Valët,
janë rrudhat e ballit tim. E kreshtat e tyre të bardha
thinjat e mia të parakohëshme janë.
Ju dërgova pulëbardhat si kartolina për krishtlindje,
a i morët vallë?
Po vij drejt jush e prapë
do kthehem, me zbaticën
se kam dhe një
mort tjetër.
Një dert e kam.E
një dhimbje që se mbaj dot.
Dhimbjen time e vajton dhe deti.
Me lot stërkalash e suferinat ligje.
Moj botë e vogël, pse ke kaqë shumë dhimbje?
TRIPTIK
Nitës!
I
Ky park ku ti shëtit shkujdesur është zemra ime
Dhe këto lule që ti ledhaton,ëndrat e mia janë.
Tani që të njoha ty,
dua të rroj e të vdes si
trëndafili në maj.
II
Ky stol ku ti je
ulur është veç një gur
që dikur zemrës
ja pata vënë.
Mos u habit,
në zemrën time do të gjesh gërmadha dashurish
që mund ti
sodisësh si rrënoja antike.
III
Unë, jetim si
ylli i mëngjesit.I heshtu si ai,
kam qiellin tim e dashurinë time.
A e ke vënë re, buzëqeshja ime
ka më shumë ylberë se e gjithë pranvera
dhe këngën time, kori i yjeve e shoqëron
duke bërë të hedhë valle Arusha e Madhe.
Unë pra, po të jap zemrën time
me ylbere mbi rrënoja e ansamblin e ëndrave
që këndojnë hymnin e dashurisë.
Unë nuk e di ku e ka shtëpinë pranvera,
por buzët e tua janë për mua
portat e lumturisë.
BIJA I ME
Bija ime e vogël,
gjumi im i prishur
gazi im i fshehur
dhe pëllëmb e ngrohtë
që më fshiu lotin.
Ti përherë e vogël
bijëzo.
Në këtë ngjitje, o bir
e shoh që të pengon hapi im i rrëndë e i ngadaltë.
Por ti mos mendo të më ndihmosh duke më pritur.
Asnjë pritje nuk të çon përpara.
Pra, lermë mua, të përcjell ditët e mia.
Ti vetëm ecë, që të mbrish sa më parë
aty, ku unë u rropata
gjithë jetën të mbrij.
Aty nise hapin tënd.S’do jeshë vetëm.Aty
të prêt buzëqeshur të të bëhet bashkëudhëtare
ëndëra ime, o bir.
No comments:
Post a Comment