Pulëbardha e Jonit
Poeti Spiro Llajo në ciklin “Kur
flasim për Artin Jonian”.
Nga Timo Mërkuri
1- E pata mik në rininë time. Ai erdhi nga Janicati i Theollogos, i ri dhe i bukur. I pafajshëm si
një pulëbardhë. Atë kohë, djalë 17
vjeçar, ndonëse puntor në ish Ndërmarjen
e Ndërtimit Sarandë, për mua, të gjithë ata që mereshin me art e letërsi ishin
njerëzit më të mirë të qytetit dhe domosdo ishin dhe miqtë e mi. Kështu u miqësova dhe me Spiro Llajon e porsaardhur në Sarandë.
Bisedat e vrullëshme si mosha, debatet plot passion si ëndrat, ndarjet mbrëmjeve von,
pas “grindjeve” letrare, për të rripritur mbasditen e nesërme, kur natyrisht do vazhdonim
“debatin”, nuk na lanë të shikonim retë e “luftës kundër burokratizmit” që po
afroheshin, për të lëshuar rrebeshin e tyre mbi këtë djalë të ri. Se ç’lidhje
kishte “lufta kundër burokratizmit” me këtë
djalë të porsaardhur nga fshati dhe të punësuar
në një punë modeste në qytetin tim, asnjë nga ne, shokët e tij nuk e morëm vesh
ndonjëherë. Por tejë parullave
antiburokratike, qëndronte fakti i thjeshtë se, ky djalë i ri dhe plot talent
guxoi të kapërcente “klonin” që rrethonte fshatrat tona, me telin me gjëmba të
mospashaportizimit të fshatarëve në qytet. Ky qe mëkati i tij dhe për këtë i kërkohej haraçi.
Ne ishim të rinj për ta kuptuar këtë, sepse, si gjimnazistë
që ishim, jetën e shikonim nga dritarja e ëndrave rinore. Dhe nuk na shkonte
kurrë ndër mënd që, dhe ëngjëjt e ëndrave tona,
dikush, i ulur në fronin e Zeuzit, i kontrollonte.
Miqtë dhe shokët, intelektualë të qytetit tim, ndërhynë për
ta shpëtuar talentin e këtij djali të ri
dhe pas shumë peripecive, pushteti
pranoi që të mos e rikthente në Janicat,
por ta dërgonte “në prodhim”, në ndërtimin
e brezareve në Ksamil. Fitorja qe e të dy palëve:-pushteti “shpëtoi” nderin,
fytyrën e tij, sepse e dërgoi “në prodhim”, të edukohej në punë krahu ( në
thelb, e largoi nga qyteti këtë fshatar), por Spiro Llajo fitoi më shumë, fitoi
Ksamilin dhe detin Jon, pulëbardhë e të cilit u bë shumë shpejt.
Pastaj…jeta na ndau. Unë në kooperativat e veriut, ai “eci” në jetë, nga puntor i brezareve të ullinjve e portokalleve
në kamarier në Hotel Turizmin e Ksamilit. Botoi vëllimet poetike “Një grusht
det”,”Motiv Jugor” dhe …pas viteve ’90 emigroi në Greqi.
Më thanë se vdiq në 2007.
2-Më thanë se vdiq….dhe mua në ndërgjegje më mbeti trishtimi i mostakimit vite e vite me radhë.
Gjer sot, që nga përmbledhja poetike dygjuhëshe, e botuar nga miku ynë Andrea Zarballa, një tufë poezish
brofën para meje si një tufë pulëbardhash, duke shkundur nga krahët kaltërsinë
e kujtimeve rinore…
3-Ne shpesh herë kemi biseduar për detin Jon, me aqë passion
dhe dashuri, thua se na përkiste vetëm ne (poetëve,sigurisht). Ndaj unë e
kuptoj Spiron kur shkruan në poezinë
“Mora një grusht det”…Mora një grusht det
të shkumbëzuar/…/dhe e ndjeva një çast brenda gjoksit tim. Kështu e ndjejnë detin edhe pulëbardhat,
brenda vetes.
Dhe është kjo ndjenjë e madhe dashurie që e trasformon botën e tij në një botë detare te poezia “Peshkatarët”…Kam brenda vetes kaqë këngë për peshkatarët/sa
shpirti mu zgjerua si det/…Ulen pulëbardhat nëpër rima/si nëpër direkë…
Ardhur nga Janicati, u bë pjesë e detit…Aqë shumë më ka pëlqyer kjo era jote,det/sa mu bë pjesë e jetës…Aqë
shumë më pëlqen ky flladi yt o det/sa I dhashë mbiemrin tim.
Dhe unë do të shtoja te poezia e mësipërme “Erioni”, si
poshtëshënim, vargun e imituar…Aqë shumë i pate pëlqyer o deti Jon/sa u bë
pulëbardha jote.
Se vërtet Spiro Llajua fluturon para nesh me krahë vargjesh,
si një pulëbardhë. Herë ngrihet e ulet e herë
ri përmbi valë. Por dhe kur ikën larg, nuk haron që është pulëbardhë e detit Jon.
…Nga erdhën pulëbardhat
këtu/mes fushës së pluguar/sot për detin malli më ka marë/ shkruan te
poezia “Në fushë”.
Dhe kur është në vendlindje këndon (theksoj “këndon”, se vërtet
këndon) si pulëbardhë mbi valët e Jonit…Po zgjohem shpejt dhe dal te pragu/dhe shoh gjithçka të mrekulluar/Dhe
vajzat u bënë nuse/dhe rrugët u zgjeruan (ah si ta ngushtojnë shpirtin këto
rrugë të ..zgjeruara, ku s’kalojnë më vajzat)…Ja dhe hëna më buzëqesh/Mike moj, që ske ndryshuar. (Sa keq që
skemi një kitarë, ta këndojmë këtë këngë, të titulluar “Në vendlindje 1986” mbrëmjeve,
këtu, në bregdet.Vërtet, më vjen keq që
s’mund ta këndoj tani këtë këngë, për miken që kurrë nuk ndryshon).
Sepse çastet janë magjike, kur…Dhe hesht si ylber/dhe qan si vesë/dhe flet si këngë/dhe qesh si hëna/
dhe është e imja.”Çast”
Dhe çaste të tilla magjike, janë thjeshtë …çaste …Joniane.
4-Nuk e di, por ndjeva
mornica në trup, kur lexova poezinë”Të kesh një motër”. Motiv i trishtë,
sa që s’do ta lexosh poezinë. Por gjithsesi nuk e kapërcen dot faqen,
indifferent jo e jo, por as me ndërgjegje, për
të mos u trishtuar. Dhe sidomos pasi ke lexuar poezinë “Kur u martua
motra” me vargjet njerëzore…Sot koha është
e mirë,por motra qan/…Babi për një çast i vetëm në dhomë rri/Nëna me motrën
diçka thonë/Unë nis
të këndoj me shokët e mi/veç fjalët si them dot.
Por nëse në këtë poezi,pas një trishtimi në dukje të vetmisë së babait është gëzimi i
një jete të re që rinis, poezia “Të kesh
një motër” është një det trishtimi që mba
mbi valë vargjet si varka.
A thua kjo poezi, ishte parandjenja e një ikjeje të shpejtë,
si një pulëbardhë e goditur në fluturim?
…Të keshë një motër/që
të të thotë “vëllai im”/ Të keshë një motër që ti japësh këmishën tënde/dhe ajo
të ta kthejë në një re të bardhë/.. Të keshë një motër si një burim të kaltër/që
të shohësh vetën brënda saj/…
Të kesh një motër.të
kesh një motër/të vijë një ditë në varr të të qaj.
Dhe unë s’mund ta komentoj këtë poezi, por mund të shkruar
anash saj:
-Të keshë një shok, të keshë një mik, që të të vijë në
vargje si një pulëbardhë.
Siç më erdhi sot pas kaqë vitesh, miku im i rinisë, poeti Spiro Llajo.
19.10.2012
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512