JAN KUKUZELI NUK KA KËNDUAR… LABÇE
Ka ca kohë që, në sferat e studiuesve të iso-polifonisë në veçanti dhe të këngës
popullore në tërësi, studiues vendas dhe të huaj,kryesisht fqinjë tanë, po
qarkullon një tezë, e bukur dhe mikluese në dukje, por që për mendimin tim, jo
vetëm që nuk qëndron, por është thjeshtë shtrëmbërim i së vërtetës, dhe
si pasojë është e dëmëshme.
Teza është më sëe e pafajëshme në dukje:- Jan Kukuzeli nga
Durrësi, korifeu i madh i muzikollogjisë kishtare ortodokse, shënjt i
kësaj kishe, ka luajtur një rol të madh në lindjen dhe zhvillimin e
iso-polifonisë shqiptare, sepse e zhvilloi atë dhe në ceremonitë kishtare
ortodokse si dhe bëri dhe studime për këtë iso, siç është studimi i tij me
tëmën: – MBAJTJA ISO (SHOQËRIMI ME ISO): Mbajtje iso në 8 tinguj, ku disa kanë
edhe emërtime karakteristike ( Shih Wikipedia,Enciklopedia e lirë)
Unë nuk e kam lexuar këtë studim dhe nuk mund të flas për të, por para se
të vijoj më tejë, mendoj të bëj një prezantim të thjeshtë të Jan
Kukuzelit me disa lexues, që mund të mos kenë informacionin e duhur dhe
këto të dhëna do ti mar nga Wikipedia, si burim i saktë dhe ku kushdo
mund ti këshillojë..
Shën Jan Kukuzeli ose Joan ishte një murg ortodoksë shqiptarë nga
Durrësi. Shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare
bizantine.
Kisha Orthodhokse në mbarë botën e nderon këtë figurë si shenjtor të saj
dhe kujtimin e tij e feston çdo 1 tetor
Janë ngritur mjaft kore kishtare, që mbajnë emrin e tij. Edhe qytetarët
durrsakë janë krenarë për këtë figurë duke e kujtuar kontributin e madh e të
çmuar dhe duke i dhënë edhe emrin e tij, “Jan Kukuzeli”, Shkollës së Mesme
Artistike së qytetit të Durrësit
Joani, lindi në Durrës,, në shek. XII (sipas disa studiuesve) ose në
fund shek. XIII (rreth 1270, sipas disa studiuesve të tjerë). I ati i vdiq kur
ishte shumë i vogël. .Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për zërin
engjëllor dhe për aftësitë e mëdha muzikore.
Duket që, për shkak të atij zëri, e dërguan në Konstandinopojë për të
studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij të madh
dhe përparimin e habitshëm në muzikë, e emëruan drejtues të veprimtarive
muzikore të kryeqytetit, duke i dhënë titullin Mjeshtër. “Në shkollën
imperiale të muzikës ai u bë menjëherë studenti më i dalluar, por veçmas në
korin e oborrit perandorak, ku ai u shpall – mjeshtri – i saj”, thuhet në
“vitën” e tij. Muzika luante një rol të veçantë në Konstandinopojë, kështu që
Joani u bë një anëtar i oborrit perandorak dhe favorit i vetë perandorit. Për
zërin e tij të mahnitshëm e quajtën “zë engjëllor”.
Kur ai këndonte atje, në kishën e Shën Sofisë, mblidheshin të gjithë për
ta dëgjuar dhe të prekur nga ai zë, fillonin të qanin me ngashërim.
Mbreti, ngaqë e donte shumë, donte që ta martonte me një vajzë të
një fisniku. Djaloshi i ri vendosi të largohej fshehurazi. Kështu, i veshur si
një bari i varfër, u largua dhe shkoi në Manastirin e Lavrës së Madhe në Malin
Athos (Ágjion Óros ose Malin e Shenjtë). Atje kërkoi të pranohej në jetën
murgjërore.
Një ditë, kur kulloste dhitë në një vend të shkretë, duke menduar se
ishte vetëm, filloi të këndonte një himn kushtuar Hyjlindëses Mari, me zë më të
lartë se zakonisht. Por një asket (murg që banon në vetmi) që banonte aty pranë
e dëgjoi dhe i mahnitur nga bukuria e këndimit dhe e melodisë, madje duke parë
edhe kafshët që nuk kullotnin, por shijonin të magjepsura, shkoi tek igumeni i
Lavrës së Madhe, i cili e thirri bariun dhe e detyroi të thonte të
vërtetën. Joani iu lut që të rrinte në manastir e të mos ta dorëzonte tek
perandori, sepse donte më shumë jetën murgjërore, sesa jetën e oborrit.
Igumeni e urdhëroi që ta linte punën e bariut dhe të merrte drejtimin e
korit të kishës qendrore të manastirit. Joani u bind. Igumeni u nis për
në Konstandinopojë për të takuar monarkun, që t’i kërkonte falje për Joanin.
Monarku e urdhëroi igumenin që Joani të lihej i lirë dhe të vendoste vetë se
çfarë do të bënte. Igumeni u kthye në manastir dhe i dha lajmin e gëzuar
Joanit. .
Ai vazhdoi jetën e tij asketike (të ushtrimit shpirtëror) më shumë se më
parë. U vendos në një shtëpi dedikuar Kryeengjëjve të Shenjtë, pranë
manastirit, duke praktikuar agjerimin, pendimin dhe lutjen e pandërprerë.
Pjesën tjetër të jetës e kaloi duke i kënduar këngë e lavde Zotit dhe
Hyjlindëses Mari, si edhe duke kompozuar shumë pjesë muzikore kishtare, që kanë
lënë gjurmë të thella në traditën e krishterë orthodhokse.
Tepër e njohur është mrekullia kur iu shfaq Shën Maria Hyjlindëse duke e
shpërblyer me një monedhë floriri për himnet e tij të mrekullueshme, ku edhe
sot në kishëzën për nder të tij, ndodhet edhe ikona “Shën Maria e Kukuzelit”
(Kukuzélisa). E mësoi ditën e vdekjes, shumë kohë më parë, prandaj kur iu
afrua, Joani mblodhi të gjithë vëllezërit, iu kërkoi ndjesë dhe i porositi që
ta varrosnin në shtëpinë e Kryeengjëjve të Shenjtë, aty ku rrinte.
Ndërroi jetë më 1 tetor.
Joan Kukuzeli konsiderohet “burimi i dytë” i Muzikës Kishtare Bizantine,
pas Joan Damaskinit.
Jemi në kohën kur kompozitori himnograf është zëvendësuar nga
kompozitori që është njëkohësisht psalt (këndues). Është epoka e mjeshtërve të
mëdhenj, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është vetë Kukuzeli. Në këtë
periudhë, kjo muzikë arrin kulmin e artit të madh. Në të njëjtën kohë krijohen
kompozimet e lira, me iso.
Për kontributin e tij të veçantë, pse jo të jashtëzakonshëm në fushën e
artit muzikor, të kishës ortodokse bizantine, Kukuzeli është shpallur nga kjo e
fundit “Agjios” – i Shenjtë dhe gjithmonë sipas rregullave klerikale të Kishës
Ortodokse, për çdo “të shenjtëruar”, përpilohet biografia apo “vita” siç
thirret, e cila përmbledh në vargje tërë jetën dhe të dhënat biografike të
njeriut të shenjtëruar.
“Vita” më e hershme, që është gjendur për këtë gjeni, është ajo që ruhet në
Kodikun 46, të Manastirit të Vatapodhit-Halqidhiqi, Selanik, e cila është
shkruar në vitin 1550.
U zgjata jo pa qëllim në biografinë e Jan Kukuezelit, e cila në fakt, është
një biografi që na nderon të gjithë shqiptarëve, kudo që jemi. Dhe krenohemi,
kur faktin e origjinës së tij shqiptare e gjejme të shkruar dhe në
Enciklopedinë e Madhe Angleze.
Por ama, pikërisht leximi i këtij jetëshkrimi të Jan Kukuzelit të shtyn në
disa mendime dhe konkretisht;
1-Jan Kukuzeli, fëmininë e kaloi në Durrës, por ama Durrësi është pak
larg trevave ku këndohej …labçe. Jo vetëm kaqë, por Durrësi ishte një qytet
aristokratik dhe europian dhe nuk kishte si “shtyllë” kulture
iso-polifoninë. Atëherë, ku e mësoi në Durrës iso-polifoninë Jan
Kukuzeli, që më pas ta ngrinte në nivele të larta shkencore etj etj? Se të
thuash që e mësoi iso-polifoninë në Kostandinopojë… ku hante kuku-zele, prej
nga rjedh dhe mbiemri i tij, i ngjitur nga shokët dhe i mbajtur prej tij (siç
na dëshmohet te “vita”, jeta e shënjtorit Jan Kukuzeli në Malin e Shënjtë), pra
ta ketë mësuar iso-polifoninë në Kostandinopojë, premisat janë shumë të pakta,
për mos të thënë aspak. E pra, iso-polifonia, ose mësohet në fëmini ose s’mësohet
dot më.
2-Gjatë kohës së qëndrimit në shkollë apo më Malin Atos, përsëri nuk mund të
mësonte iso-polifoninë dhe ca më tepër ta praktikonte , për arsyen e thjeshtë
se në të dy këto vënde ishte i rethuar në ambiente fetare, ku kënga e
vetme që lejohej ishte hymni ose liturgjia fetare.
Jam plotësisht dakort,, që talenti i tij do shpërthente, aqë sa ta
shënjtëronte këtë liturgji apo hymn fetar, por ama brenda kornizës… fetare të
hymnit apo liturgjisë ortodokse.
3-Po ç’janë atëherë ato studime për ison dhe tetë mënyrat e mbajtjes së
iso-s që ka studiuar ai?
Unë ju thashë që, personalisht nuk kam mundur ti studioj për shumë arsye,
por përsëri tërheq vëmëndjen e lexuesit te liturgjia ortodokse ( të cilën
e kam dëgjuar dhe e dëgjoj në kisha të ndryshme) ku zëri i psalltit është një
zë i trashë, si i shoqëruar me iso, ku dhe vërtet mbanë një tip iso-je dhe
shoqëruesit e tij. Mendoj se këtë lloj iso-je shoqëruese ka studiuar Kukuzeli
dhe i ka hedhur në “pentagramin” kukuzelian. Sepse edhe në shërbesat fetare,
zëri i psaltit dhe i shoqëruesve të tij, është i ndryshëm nëpër ceremoni të
ndryshme. Ndryshe është psaltja në ceremoni të ndryshme si lindje,
pagëzim, martesë, vdekje, pashkë e madhe apo ringjallje dhe po ndryshe
është dhe interpretimi i shoqëruesve të psaltit.
Por studimi i këtyre zërave,sado me mjeshtëri të jetë bërë, nuk ka as më të
voglin ndikim te iso-ja e iso-polifonisë, sepse është e ndryshme
shërbesa fetare dhe liturgjitë e hymnet fetare dhe krejt tjetër është të
kënduarit iso-polifonik.
4-Hymnografia dhe liturgjia ortodokse është shumë më e herëshme se shekulli
kur jetoi Jam Kukuzeli. Ai i gjeti ato, fillimisht në kishat e Durrësit dhe më
pas në Kostandinopojë. Talenti dhe besimi te zoti i tij, i ngriti në
maja, i shënjtëroi.Ai gjeti një liturgji të ashpër dhe e bëri fine, zërat
shoqërues të psaltit, iso-n, e përshtati sipas llojit të ceremonisë, duke e
zhveshur nga ashpërsia e shekujve.Kjo është arsyeja që ai u shënjtërua.
Edhe sot në kishat tona, një zë melodioz i psaltit, të mallëngjen.
Jan Kukuzeli kishte një zë të ëmbël, që po të jetonte sot do pushtonte
skenat e botës me zërin e tij melodioz. Por ja që ai jetoi në shekullin e
XIII dhe pushtoi …kishën e Shën Sofisë dhe zemrat e besimtarëve ortodoksë.
Se mos e çoi e jëma në Romë apo Paris,
dhe kishim për të parë se ç’tenor me famë do bëhej.
5-Jan Kukuzeli jetoi në shekullin e XIII…
E, po atëherë iso-polifonia…ishte formuar. Duke mbajtur teorinë e origjinës
së iso-polifonisë nga ceremonitë mortore, iso-n e këngëve nuk e shpiku Jan Kukuzeli
dhe as e zhvilloi më tejë atë. Iso-ja kishte shekuj e shekuj që kishte lindur,
ritej e “zbukurohej” nga një shekull në tjetrin dhe nga një krahinë në tjetrën.
Jan Kukuzeli u muar me atë që e quajmë iso te psalmet dhe liturgjitë, por
jo te kënga.
6-Dhe ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se kënga iso-polifonike
nuk është këngë e “ambienteve të mbyllura” si kishat dhe manastiret. Bile
besimi ortodoks nuk lejon që të këndohet …labçe(Me iso) pranë këtyre
institucioneve, aqë më tepër që pranë tyre janë dhe varrezat e komuniteteve ose
varre të vetmuara.
Kënga iso-poilifonike do një ambient të hapur, si pranë rrapit të fshatit,
dhe një ambient të gëzueshëm, si psh dasmat dhe jo zymtësinë e priftërinjve dhe
të mureve të kishave, plot me blozë, nga tymi i thimjamit dhe qiririt.
7-Pra konkludojmë, siç e kemi theksuar dhe në studimet tona të mëparëshme,
se iso-ja ka lindur para se të lindte krishtërimii. Qenë priftërinjtë ata
që e morën iso-n nga vaji dhe nga kënga dhe e vunë te liturgjia, duke shfrytëzuar
botën emocionale të saj.,për të ritur devotshmërinë ndaj …zotit, dhe jo e
kundërta.
Pra, Jan Kukuzeli, gjeni i kombit tim, shënjtor i ortodoksisë, emër që
i bën nder vendit tim me gjeninë e tij…nuk ka kënduar …labçe. Duke nënkuptuar
me këtë se nuk është ai autori i iso-polifonisë, nuk është ai zhvillues i
saj dhe as nbështetës i saj.
Ai është gjeni në …liturgjinë dhe në himnografinë kishtare, por jo në
iso-polifoni.
Arsyeja që më detyroi të merësha me këtë shkrim është fakti se duke ja
veshur Jan Kukuzelit meritën e lindjes, zhvillit dhe përparimit të
iso-polifonisë bëhen disa shtrëmbërime të së vërtetës, që të çojnë në
konkluzione të gabuara dhe ,pse , edhe të dëmëshme dhe konkretisht:
-Duke ja veshur Jan Kukuzelit që jetoi në shekullin e XIII këtë autorësi, pa
dashje zvogëlojmë “moshën” e iso-polifonisë.
-E quajmë iso-polifoninë vepër dhe kontribut individual ose së paku, vepër e
një grupi priftërinjsh, në një kohë që ajo është vepër e gjithë kombit.
-E quajmë iso-polifoninë vepër dhe kontribut, vetëm i ortodoksëve, kur edhe
në krahina të myslimanizuara të vendit tonë,iso-polifonia ka qënë edhe
është…pjesë e “genit” tonë të identitetit kombëtar.
-E quajmë iso-polifoninë vepër e …popujve ortodoksë, por ortodoksë nuk
janë vetëm shqiptarët, pra humbet kështu karakteri kombëtar i kësaj vlere
të madhe.
Dhe për këtë ,përdoret kontributi fetar i një bashkëkombasi tonë, emir dhe
lavdia e të cilit për kontributin e dhënë i ka kaluar që në gjallje të
tij kufitë e mirënjohjes së thjeshtë ballkanase, duke u shndruar në një
shënjtor të besimit ortodoks..
E megjithatë, unë ju them se ai… Jan Kukuzeli,
nuk ka kënduar…labçe
No comments:
Post a Comment