POLIFONI APO ISO-POLIFONI
Ndërsa po hulumtoja
materiale të ndryshme për krijimtarinë popullore në tërësi dhe për
iso-polifoninë në veçanti ,më ra në sy dhe më befasoi fakti që pothuaj të
gjithë studiuesit tanë dhe të huaj përdorin termin’’ polifonia labe’’ sa herë që donin të
flisnin për këngën popullore shumëzërëshe.
Kjo habi u theksua edhe
më tëpër kur konstatova se duke folur për polifoninë si krijim
popullor,ndërsa e ngrinin në qiell ( me të drejtë) këtë krijimtari,theksin e
vinin më shumë te teksti i këngëve dhe bënin sikur haronin atë që është më
themelore dhe më karakteristike te këto këngë,atë që e mba dhe e rit
këngën, vete qiellin ku fluturon kënga,iso-n.Edhe kur ndonjëri merej me
të ose e përmëndte,e bënte këtë sikur fliste për një gjë të rastësishme në
këngë, për të mos thënë si një besdi e detyrueshme për tu përmëndur.
Por
të meresh te kënga popullore vetëm me tekstin e këngës është si të
admirosh në një dasëm të bujëshme vjerin e vjehrën dhe të harosh nusen.Po
dasmat bëhen për nuset e jo për vjehrat,sado hijerënda qofshin ato.Nuk thotë më
kot kënga;
Hedhin valle nuset-o/Lumthi kush luan me to/
Hedhin valle plakat-o/S’të vete syri më to.
Po le të
vazhdojme mendimin e nisur.
Që te emërtimi ‘’Polifoni labe’’ shprehim rezervat
tona, le më pastaj shmangia s’di se pse e emërtimit ‘’iso’’ që është pikërisht
themelorja në këto këngë.
Por le t’i shohim këto më
konkretisht.Pse shprehim rezerva për emërtimin ‘’Polifoni labe’’.
E para duhet të
sqarojmë se çdo të thotë fjala ‘’Polifoni’’?
1- Fjala polifoni vjen nga greqishtja
Poli-shumë dhe foni-zëra.Pra shumëzëra.Këtu duhet të sqarojmë se më shume se me
numërin e këngëtarëve,shumzërësh do të thotë shumë zëra muzikorë,pra mbi një zë
muzikor.Problemi është i thjeshtë te këngët popullore sepse evidentohen të dy
elementet e duhur si numëri i këngëtarëve që është gjithmon mbi dy e më
tepër,po ashtu edhe numëri i zërave muzikorë,psh
marrësi,hedhësi,kthyesi,mbajtësit e isos etj të cilët janë zëra më
vete.
Mirëpo me shumë zëra,si në kuptimin
e numërit të këngëtarëve ashtu dhe në kuptimin e zërave muzikorë,nuk këndohen
vetëm këngët labe,ose vetëm këngët që i quajmë ‘’Polifonike labe’’Me
shumë zëra këndohen edhe Marshet(kujto Marshet e Brigatave,Divizioneve
partizane)Me shumë zëra këndohen edhe Hymnet kombëtare të shumicës së
shteteve të botës të cilat domosdo këndohen me korre e grupe të mëdha dhe rallë
ndonjë hymn që fillon(ama vetëm fillon) me solon e ndonjë tenori,për tu
shoqëruar më pas me korre apo grupe këngëtarësh,me zërin e parë dhe me
zërin e dytë..Nuk është nevoja të citoj këngë festive apo këngë patriotike të
cilat gjithashtu këndohen me grupe e korre te fuqishme këngëtarësh duke
perdorur zerin e pare dhe zerin e dyte
Argumenti
se qoftë hymnet,qoftë edhe këngët e tjera te cituara me sipër mund të këndohen
edhe vetëm nuk qëndron për dy arsye;
E para ato s’janë
krijuar për t’u kënduar vetëm nga një person,pasi janë këngë që kërkojnë
tonalitet të lartë,gjë që është e parealizueshme nga një person i vetëm.Plus
faktin që të kënduara vetëm nuk e realizojnë dot misionin frymëzues dhe
hymnizues për të cilën edhe janë krijuar.Ato kanë nevojë për
kolektivitet.
E dyta është
fakti që edhe këngët iso-polifonike mund të këndohen vetëm,mund të logaten,por
gjithsesi duke imituar praninë e një grupi.Edhe këto hymne e marshe kur
këndohen vetëm,gjithsesi imitohet prania e një kolektiviteti,e një grupi ose
korri,imitohet zërei i parë dhe zëri i dytë.Provojeni të këndoni në
vetmi këngën,psh ‘’Për Mëmëdhënë’’’’Ato maja rripa rripa’’,Hymnin Kombëtar
ose Marshet e Brigatave etj etj. Gjithsesi do përpiqeni ta trashni zërin,për të
larguar vetminë e një zëri të vetëm,të zërit tuaj.Ndërsa misioni i tyre
frymëzues do lejë shumë për të dëshiruar.
2- Dikush do të thotë që ,qoftë disa
marshe,qoftë disa himne etj të këtij karakteri ,në shumicën e rasteve
këndohen me dy zëra dhe jo me shumë zëra.Dakort jemi por gramatika e gjuhës
shqipe ka numërorin njëjës dhe shumës dhe jo dyjës,trejës etj etj.
3- Është i vërtetë fakti se këngët të quajtura
polifonike,ndonëse janë vërtet shumëzërëshe,secili zë ka karakteristikat e
tij.P.sh roli i marësit është i dallueshëm nga roli i pritësit dhe
hedhësit dhe ca më i ndryshëm është dhe roli i mbajtësve të isos.Analiza dhe
studimi i tyre nuk është objekti ynë,por ne i evidentojmë për efekte
krahasuese këto zëra dhe funksionet e tyre.Por ama edhe te koret që këndojnë
hymne,marshe dhe këngë të tjera kemi disa zëra të dallueshëm,në disa raste edhe
me ritëm e tonalitet të ndryshueshëm,dhe kjo s’përbën karakteristikën e këtyre
këngëve.
Pra shumëzërëshi
,pra të kënduarit nga shumë persona apo nga shumë zëra
muzikorë,’’poli-fonia’’nuk qënka karakteristike themelore e këtyre këngëve që
quhen polifonike.
4- Karakteristika e tyre është pikërisht ajo që se kanë
këngët e tjera si Hymnet,Marshet etj etj.Dhe pikërisht iso-ja.Është më i plotë
emërtimi ‘’Këngë me iso’’ose ‘’Këngë iso-polifonike’’ sesa ‘’këngë
polifonike’’.Po ç’farë është në vetvete kjo iso e famëshme.As më pak e as më
shumë por një zë i njëtrajtshëm që zgjatet,herë pa u ndryshuar dhe herë me
ndryshim sipas llojit të këngëve që shoqëron zërin kryesor’’marësin’’ të një
këngë.Isoja përftohet nga një zanore e vetme psh ‘’e’’ e cila në konteks
mer formën ‘’e e e e e’’ si një zanore e stërzgjatur.Por në disa raste sipas
llojit të iso-s,kjo përftohet dhe nga zanorja ‘’o’’ në formën ‘’o o o o’’,ose
dhe nga dy zanorë që kanë në mes nja bashkëtingëllore si psh ‘’o h o o o’’,ose
dy zanore të njëpasnjëshme si psh ‘’o i’.Përgjithësisht të gjitha zanoret janë
funksionale për rolin e isos si psh zanorja u,ë,o,a,i.Te disa këngë si
psh këngët pilurjote të cilat kanë një asambël të tërë mbajtësish të iso-s,me
qëllim që marrësi të ngrihet mbi iso-n siç është regulli normal i
të kënduarit me qëllim që të dallohet teksti,disa mbajtës së iso-s e mbështesin
marësin duke e mbajtur iso-n në një mënyrë të përafërt me
fjalët e këngës,ose që të shprehemi më qartë,fjalët e këngës i shqiptojnë vetëm
me zanore ose me një grup të caktuar zanoresh,tinguj të cilët janë
më afër iso-s sesa tekstit.Kjo bën që edhe marësi të vijë drejt nesh si një
gjëmim,si një lumë i fryrë gati të shpërtheje çdo pengesë.Kjo ndoshta ishte
gjetja me e bukur e Lefter Çipës ku asambli pilurjot i këngës popullore nuk
mund të dëgjohet ulur por vetëm në këmbë sikur do të të thotë;Ose bëhu pjesë e
imja ,ose mbathja se të shtypa.Isua ndryshe nga disa përcaktime teorike( si psh
ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe fq 730) nuk është një zë që vetëm zgjatet
pa ndërprerje,por është një zë që shpesh pëson edhe vibracione,ulje e
ngritje,zgjatje e ndërprerje të mënjëherëshme për të rifilluar përsëri me një
ritëm dhe tonalitet më të fuqishëm ose dhe më të ulët sipas këngës.Iso-ja në
vetvete është si shtrati ku shkon lumi,herë i ngushtë e herë i gjërë,herë
i pjerët e herë i sheshtë.Iso-ja është e pranishme vetëm te këto lloj këngësh
dhe nuk tjetërsohet kurrsesi.As nuk mund të hiqet.
5- Nuk
imagjinohet një këngë pa iso por shumë mirë mund të
konceptojmë dhe të hasim një iso pa këngë..Më sipër e kam quajtur iso-n
si qielli që mban këngën si një shpend (shqiponjë apo harabel qoftë).A mund të
imagjinojë ndokush një shqiponjë që fluturon në një boshllëk,në një vakum.As në
fantazitë më absurde s’mund të ndodhë kjo.
Por ama kushdo jo vetëm
mund të mendojë por edhe të shohë një qiell pa zogj,një ditë apo një natë vere
apo dimri.Iso mund të kemi edhe pa një tekst kënge.Kujto logatjen.Jo vetëm kaq
por disa këngë të teknikave të herëshme fillojnë pikërisht me iso ose së paku
me një imitim të iso-s.Le të kujtojmë këtu logatjen e famëshme;
Qyqe,qyqe,mavro qyqe/Ku e ke moj tët vëlla
Që ta therën porsi ka/Porsi ka e porsi lopë/
Ja hodhën gjakun në gropë.
Pikërisht këtu logatja nuk
fillon me tekstin e cituar por me një imitim isoje ose më saktë një
rënkim me ndërprerje që instiktivisht të kujton rënkimet e një
vaji.Edhe vajtoret para se të nisin vajtimin me ligje,me një tekst të
caktuar apo të improvizionuar vaji në një mort,e fillojnë atë me rënkime
duke e ngritur gradualisht tonalitetin .Pasi është bërë ky ritual,në momentin e
duhur,duke zvëndësuar ndonjë vajtore të mëparëshme apo duke ‘’ndihmuar’’ ndonjë
tjetër,ndërhyjnë me tekstin e tyre në vajtim.Është një regull i
pashkruar por gjithsesi i pa shkelshëm nga askush.
Por vazhdojmë me
ison. Kemi raste që në tekstin e këngës futen fjalë pa kuptim të
mirëfilltë,por që çuditërisht i shërbejnë ritmit dhe ritmikës së iso-s.Psh;
Te ur’
e Kardhiqit-o Trume trume
Zunë Ali beun-o Trume trume
Na fal bej s’kemi muzikë Trume trume
Bilbili ja kthen me grikë Trume trume
Pikërisht fjala pa
kuptim ‘’ trume ‘’ e përsëritur dy herë është
në shërbim dhe në funksion të forcimit te isos aqë sa i jipet kësaj më
shumë rëndësi se sa vetë tekstit të këngës.
Në disa
raste iso-ja fillon pas vargut të parë dhe në përsëritje e rimer me vete edhe
vargun si psh;
Xhamadani tirqe tirqe/o veqil more
Te arra përtej ne ilqe/ o veqil more
Bëje fjal’për gjëra hiçe/ o veqil more
Për rrush e për kokra fiqe/ o veqil more
Keshe gjezdisë dynjanë/ o veqil more
Nga mulliri gjer më arrë/ o veqil more.
Pikërisht
te kjo këngë iso-ja fillon me togfjalëshin ‘’ o veqil
more’’ dhe në kthim mer me vehte edhe vargun cilindo sipas
radhës.Sqarojmë se në këngën polifonike,marësi këndon një varg ose një pjesë
vargu dhe më pas grupi i iso-mbajtësve e ‘’detyron’’
marësin ta rikëndojë përsëri vargun e cituar prej tij(shpesh herë dhe në formë
recitativi),por këtë herë nën ‘’diktatin’’ e iso-s.Si me thënë,e detyron vargun
te rikthehet por kete here bashke me iso-n gjemimtare, e ‘’detyron shqiponjën e
këngës të fluturojë në qiellin me furtunë të iso-s’’.
6- Shpesh herë isua ka më shumë rëndësi se vetë kënga,se vetë teksti i
këngës sado i bukur qoftë ai.Po marim si shëmbull një teks brilant;
Djalërinë kush ma shet
I jap një mij’ e dyzet
Vetëmë për një sebep
Për miken që shkon e s’flet
O mike në të kam mike
Kur të vdes të bënesh qyqe
Të më qash brigje më brigje
Jo me lot moj po me ligje
S’ka nevojë për koment.Është një i shkuar nga mosha që kërkon të ‘’blejë’’
djalërinë,jo për të bërë ndonjë trimëri,por vetëm pse mikja e tij e dikurëshme
e sheh si plak e sja kthen fare kokën.Si ka mbetur gjë tjetër veçse ti lutet që
ta qajë me ligje brigjeve të vendit,duke vajtuar kështu dashurinë e parealizuar
as në pleqëri,pa le më në rini.Kjo këngë këndohet me tone të forta,sikur do që
të dëgjohet gjithkund.Por kemi patur rastin ta dëgjojmë edhe me një ndryshim të
‘’vogël’’,shpesh marësi nuk e këndon pjesën e tij si marës,por ,si të themi e
reciton atë shpejt e shpejt dhe bashkohet edhe vetë me grupin e mbajtësve
të isos.
Ky
fenomen nuk është i rastit vetëm për këtë këngë.Shpesh herë kur kemi një grup
të mirë mbajtësisht të isos,hedhesish dhe pritësish,roli i marësist
bëhet vetiu sekondar,i dorës së dytë,aqë sa ai e shpreh vargun në mënyrë
recitative e jo duke e kënduar.Kjo ndoshta jo për të gjithë vargjet,por jo dhe
për pak vargje.Ama një gjë e tillë nuk ndodh te mbajtësit e isos.Kurfarë
recitativi nuk ka në mbajtjen e isos.Përkundrazi,edhe marësi dhe zërat e tjerë
bëhën sy e veshë për të mbajtur sa më mirë e për të shijuar
ison.Vëtëm pasi mbaron isua ngrihen gotat e rakisë e bëhen urimet e rastit etj
etj.
6- Ka mendime që e lidhin ison me periudhën bizantine duke
gjetur një farë ngjashmërie midis isos edhe zërave të liturgjive kishëtare dhe
duke e lidhur origjinën e isos së këngëve tona pikërisht me këto
liturgji.Po të ishte i pranueshëm ky konkluzion atëherë duhej të kishim njëfarë
zbutje të isos me largimin e këtyre liturgjive nga jeta e popullit,largim
i cili erdhi si pasoje e myslimanizimit të popullsisë të trevavë burimore
të këtyre këngëve gjatë pushtimit pesëshekullor turk.
Por kjo jo vetëm që nuk ndodhi,por
çuditërisht në këtë periudhë mori një hov më të madh kënga popullore dhe
shndrimi i vajtimeve për trimat e rënë në luftë kundër turkut,në këngë.
Nga
kjo konkludojmë se kurfarë burimi i isos nuk është nga liturgjia bizantine,por
përkundrazi duhet të kërkojmë burimin e liturgjive bizantine pikërisht të
koret antike greko-ilire,dhe burimin e këtyre koreve te isua.Dhe këtë të fundit
te rënkimet e vajtimeve.Kjo është e vetmja llogjikë që mund ti qëndrojë çdo
prove dhe çdo kohe.
7- Por ka edhe raste kur iso-ja nuk shoqëron fare këngët,por përkundrazi
shoqëron melodinë dhe sidomos ato melodi të ‘’mara ‘’ me fyell.Shpesh
herë kur janë dy vetë dhe njeri është fyelltar ja mer një melodia
‘’ me të qarë’’ për të shprehur një dhimbje,brengë a dert. Këtë situatë e
shpreh m ë së miri edhe kënga;
Shokë
bimëni longarë
Do t’i bie duke qarë
Për atë miken e parë
Por ne e kemi fjalën për rastet kur nuk krijohet dot grupi apo nuk kemi grup
për çfardo lloj arsyeje,por kemi vetëm një fyelltar edhe një shoqërues.
Në këto raste,sado mjeshtër që të jetë fyelltari,nuk e shpreh dot
nëpërmjet melodisë së fyellit gjithë dhimbjen a
brengën që do të shprehë.Atëherë në ndihmë i vjen pikërisht isua.Këngëtari
tjetër e shoqëron melodinë e fyellit me një zë grykor,të trashë që
përbëhet nga zanore me ndonjë bashkëtingëllore aty nga fundi që të
jep përshtypjen e një katarakti ku rëzohen lumenjtë e melodive.Edhe në
dukjen e jashtëme dallohet që ky zë është thjeshtë një iso.Ky zë përbëhet
nga një O o o o ho ose nga Ë ë ë ëhë ë ë . Intonacioni
i këtij zëri ulet e ngrihet sipas melodisë së fyellit,por gjithsesi ngjan
si një rënkim i dalë nga shpirti.Pra kemi iso por skemi fare këngë,në kuptimin
e tekstit të kënduar,por kemi vetëm një melodi të trishtuar,të
dhimbëshme,të fyellit e cila shumë mirë kryen funksionin e tekstit të këngës që
këndohet nga grupi.Pikërisht ky fakt që dëshmon për një mëlodi kolektive,
(dy apo më shumë veta),por pa tekst,pa fjalë,flet për lashtësinë e isos.Pra
isua ka egzistuar edhe para se të artikuloheshin artistikisht fjalët në formën
e një teksti kënge.
-Për kë po vajton-mund ti thuash lehtësisht fyelltarit apo shoqëruesit të tij
Në këtë rast dhe nuk është çudi që të marësh një
përgjigje me emrin e një njëriu,qoftë ky djalë,vajzë,grua apo nënë a babë
.
Pra ky zë nuk është gjë tjetër veçse një rënkim shpirti,një rënkim
vajtimi i shndruar në iso.
8- Sqarojmë se iso-ja mbahet pa ndihmën e mjeteve dhe
veglave muzikore popullore apo moderne .Tentativat dhe
përpjekjet për mbajtjen e forcimin e isos me ndihmën e një letre cigari të
vendosur në një krehër të vogël xhepi, të cilën e mba pranë gojës dhe i
fryn(njësoj si fizarmonikat e vogla të xhepit të fëmijëve),nuk kanë të bëjnë me
krijimin popullor,me iso-n,por janë thjeshtë marifete,pavarësisht se shpesh
herë ja arin që të japin një imitim iso-je që duket tejet e arirë.Por një vesh
i mirë e ndjen se është diçka artificiale dhe larg këngës
Po le të kthehemi te këngët, atëherë pse të mos i quajmë ,ose më mirë ti
saktësojmë me emrin ‘’Këngë iso-polifonike’’,ose thjeshtë ‘’këngë me iso’’,pasi
iso-ja në vetvete e nënkupton polifoninë,shumëzërëshin,praninë e shumë
personave që këndojnë me një zë ose që bashkojnë zërat e tyre
muzikorë(marësi,hedhësi,mbajtësit e isos ) në një këngë. Aqë më tepër po të
kemi parasysh se edhe termi ‘’polifoni’’ për këto këngë është relativisht
i ri.Është vendosur rreth viteve 40-50.
9- Ne nuk diskutojmë se a kemi të drejtë ne të ndryshojmë emërtimet e
vëna nga Institucionet Shkencore dhe as tu bëjmë thirje këtyre Institucioneve
që të bëjnë korigjimet që mendojmë ne.Ne nuk diskutojme se kush është
‘’nuni’’,’’kumbara’’ që do pagëzojë fëmijën dhe çfarë emri do ti vëjë.Ne
diskutojmë se çfarë është ky fëmijë vajzë apo djalë,pa nuni mirë se të vijë për
ta pagëzuar.Vetëm se është mirë që djalit të mos i vërë ndonjë emër vajze.Jo se
si duam vajzat ore,se mezi i kemi ato,por ato kanë emrat e tyre .Bile shumë të
bukur.
Po pse pas emërtimit’’Këngë polifonike’’ shtohet rëndom fjala ‘’labe’’.
Thua vetëm labëria ka këngë të tilla?
Vetkuptohet që jo,Këngë me iso ka edhe Skrapari,edhe Lunxhëria,edhe
Mallakastra,edhe Myzeqeja,Çamëria etj.Dhe këto s’bejnë pjesë në Krahinën që
quhet Labëri.Përgjithësisht gjithë trevat e Shqipërisë së mesme dhe Jugore.(Pse
mungon kjo te Shqipëria Veriore është tema më vete).Mos vallë këto
krahina e morën këtë këngë nga Labëria dhe për nder të saj e quajtën
‘’këngë labe’’.
10- Duke patur parasysh origjinën e këngës me iso,origjinë që
buron nga ritet mortore të vajtimit nëpër shekuj,ky argument ‘’i marjes së
këngës vetëm nga labëria ‘’ nuk qëndron .Që të themi se ky emërtim është
‘’shkollaresk’’,i vendosur artificialisht ,edhe kjo nuk qëndron pasi ne edhe
sot themi’’hajt t’ja marim një labçe’’ duke i hequr cilësimet e tjera,duke i
rënë shkurt.Pse nuk themi psh ‘’t’ja marim një mallakastriotçe,ose
skrapariotçe.Ndërsa jo rallë cilësojmë’’Haj tja marim një himarjotçe’’.Pse
ndodh kjo,në rastin e parë përgjithësimi dhe në rastin e dytë
(himarjotçe)veçimi.
Pa marë pozat e kompetentit,shpreh mendimin tim.
Quhet këngë labçe në përgjithësi,sepse pikërisht në labëri kjo këngë
ariti nëpër shekuj kulmet e saj,duke krijuar një këngë karakteristike,elementet
e të cilës u shtrinë edhe në trevat e tjera të vendit.Ju rikujtoj se para Neço
Mukos,kënga himarjote nuk dallohej nga kënga e fshatrave të tjera të
labërisë,përjashto këtu tekstin,pra nuk kishim këngë himarjote,këngë pilurjote
etj.Kishim një këngë që shtrihej në të gjithë labërinë ashtu si pranvera qe
vinte në të gjithë fshatrat e labërisë,pavarësisht se diku çelnin më shumë
manushaqet e diku më shumë margaritat apo lule të tjera,nqse me këto lule do
personifikojmë tekstet.Aroma e pranverës(isua dhe melodia ) qe gjithkund e
njëjtë ose përafërsisht shumë e njëjtë.
S’kishte ndonjë dallim kënga pilurjote nga kënga
himarjote nga kënga e Kuçit,e Bençes e Lumit të Vlorës etj etj.Duhej të vinin
viganët e këngës si Neço Muko,Lefter Çipa, Demir Zyko e shumë të tjerë që të
ndanin këngët(si melodi më shumë se si tekste)
sipas krahinave e fshatrave .Kënga himarjotë u shkëput
nga kënga labe,kënga pilurjote u shkëput nga
kënga himarjote e kënga labe
etj.Secila mori portretin ,profilin e vetë karakteristik.Por gjithsesi kulmet e
para i kishte në labëri,prej nga u shkëputën.
No comments:
Post a Comment