Të flasësh për “Artin Jonian”…
…në librin “Joni Poetik” të Fatmir
Terziut Nga Timo Merkuri*
Në
kohën kur ne, një grup relativisht i vogël krijuesisht sarandiotë nisëm të
shkruanim e të flisnim me njeri tjetrin për “Artin Jonian”, nuk e dinim
se diku larg, ishte një mik i yni që po na dëgjonte me vëmëndje. Edhe sikur
dikush të na e thoshte këtë gjë, ne përsëri nuk do ta besonim, sepse ne nuk
flisnim për të na dëgjuar të tjerët. Ne flisnim për veten tonë, për shkrimet
tona, për artin tonë.
-Ne
nuk themelonim teori dhe shkolla, ne ishim dhe jemi vetë nxënës që
mësojmë, zbulojmë dhe pasqyrojmë artistikisht ditë për ditë botën e madhe
magjike të Artit Jonian.
Sepse,
ta themi e ta dimë, nuk e krijuam ne Artin Jonian, ndonëse kemi folur me
tingëllimën joniane, e ngjashme me zhaurrimën e valëve në breg dhe e pa
krahasueshme me asnjë tjetër në botë.
-Ne
nuk jemi deti Jon, ne jemi bijtë e tij të ritur pranë brigjeve jonike që ju
mirëpresim edhe juve, miq të dashur, duke ju dëshmuar bukurinë dhe
shënjtërinë e viseve tona.
-Në
këto vënde pra, ne një grup i vogël krijuesish, nisëm të flisnim për Artin Jonian,
si për një botë apo qytetërim arti që nuk ishte pjellë e fantazisë
sonë, por llogjikisht dhe detyrimisht ka egzistuar, sepse
reliket e saj rrezëllijnë aty këtu. Pak a shumë siç fliste me vete
Ugolini për egzistencën e qytetit të Butrintit, para se ta zbulonte atë.
-Dhe
ndoshta duhet të theksojmë faktin se këto biseda nisën të shpeshtohen mes
nesh, pikërisht në kohën e pregatitjes për botim, pas një heshtjeje mbi
30 vjeçare, nga poeti Agim Mato, të librit të tij “Jashtë Eklispsit”. U
shpeshtuan kur poeti Andrea Zarballa formatoi librin e tij poetik “Mos e
vështro fundin e detit” për tu ngritur me intensitet më të madh te projekt
libri “Fundo” , përsëri i poetit Agim Mato. Dhe kjo ndodhi, sepse te këto
vëllime poetike janë të mishëruar më së miri ato pretendime dhe mendime që kemi
ne për Artin Jonian. Kjo ishte dhe arsyeja që, një analizë të
librit poetik “Jashtë Eklipsit” e bëmë pikërisht nga këndvështrimi
që kemi ne për këtë art. Po kështu projektonim që edhe librat e tjerë ti
analizonim pikërisht nga ky këndvështrim.
Dhe
nuk e dinim që, ndërkohë një mik i yni, diku larg, projektonte pistën teorike
të idesë sonë.
-
Ne, pra, flisnim për vete dhe një mik i largët, po na
dëgjonte me vëmëndje.I mirte fjalët tona, vargjet tona, shkrimet dhe mendimet
tona, shpesh herë pa lidhje me njeri tjetrin, i studionte me skrupulozitet
dijetari dhe me to formatonte një mozaik teorik, aqë të bukur, sa që edhe ne
habitemi me finesën e tij dhe mbi të gjitha, me bukurinë e madhështinë e një
bote reale, që ne e kujtonim të copëzuar a të humbur.
Një
mozaik të bukur, në formën e një libri me emrin e magjishëm “Joni
Poetik”, pjesë e të cilit është padyshin edhe artikulli i mrekullueshëm “Përse
Joni Poetik”.
-Aty
pamë të analizuara dhe argumentuara shkencërisht ato që ne pretendonim si
botë dhe hapësira të Artit Jonian.
-Aty
pamë të argumentuara teorikisht, se teritoret e Artit Jonian nuk
kufizohet në brigjet e detit Jon. Arti Jonian është si një oqean. Dhe oqeanet
nuk dallohen nga brigjet që lagin, por nga hapësirat e pamata që mbulojnë. Dhe
kufijtë shtetërorë e humbasin kuptimin e tyre nën këtë oqean. Por ne
gjithsesi e kemi fjalën për teritore dhe hapësira poetike dhe jo gjeografike.
-Aty
pamë se nuk jemi vetëm ne, një grusht krijuesish saranditë që flasim dhe
shkruajmë për Artin Jonian. Ne jemi shumë, ndonëse fizikisht larg
njeri tjetrit. Nuk jemi vetëm ne poetët sarandiotë, antarë të Klubit të
Krijuesve Jonianë, por janë edhe këngëtarë , historianë, shkrimtarë e poetë
nga rrethe të ndryshme, të cilët kanë ardhur mes nesh edhe nëpërmjet
analizave në këtë libër. Dhe unë do kërkoja lejen tuaj të shtoja dhe piktorët,
skulptorët e muzikantët vlonjatë e sarndiotë dhe për tu bindur për këtë unë do
tju ftoja të vizitonim sëbashku Ekspozitën e Artit këtu në Sarandë për të parë
sa shumë dritë e kaltërsi, pra jetë dhe shpresë jete ka në ato krijime të botës
joniane. Por edhe poetë grekë, qipriotë, italianë etj, kanë emrin dhe
veprën e tyre në këtë botë të Artit Jonian.
-Por
ajo që ka më shumë rëndësi është se ky libër i mikut tonë Fatmir Terziu
na dha kurajon ta themi me zë të lartë faktin se ne, krijuesit saranditë, nuk
ju njohim dhe nuk ju vlerësojmë juve, miq të nderuar, të pranishëm ose jo, nga
ajo letra e ngjyrosur që quhet pasaportë. Ne ju njohim nga zemra juaj e
derdhur nëpër vargje e shkrime, dhe jinni ashtu siç e ndjejmë ne, sivëllezërit
e simotrat tona.
Me
këtë status ju kemi ftuar në këtë Manifestim Poetik dhe në këtë promovim
libri, ku
ju
urojmë “mirëseardhjen “ me dorë në zemër, për tju përcjellur me zemër në dorë.
Me këtë status të shënjtëruar ju ka pritur Joni dhe
Saranda.
Është
vërtet i shënjtë deti Jon dhe qyteti ynë. Shikoni pak. Jo larg prej
këtej, në ujrat e Jonit e ka patur selinë e tij Poseidoni. Pak më lart, te
kodra ku është kalaja e Lëkurësit, ka qënë tempulli i Diellit dhe te ajo kodra
aty përballë, ku tashmë janë ndërtuar pallate, aty pra ka qënë tempulli i
Afërditës. Ato kodra në veriperëndim të qytetit janë të Hermesit , pak më tejë,
në jug të qytetit kanë ecur shënjtorë e profetë, që nga Shën Terini e
Shën Spiridhoni e gjer te Abaz Aliu.
Dhe
mbi të gjitha, ky qytet është dyzetë herë i shënjtëruar, dhe ska pranuar
asnjë emër tjetër për veten e vetë, emër që është përpjekur tja imponojë
politika vendase apo ajo e pushtuesve.
Prandaj
ju themi, miqtë e mi, që edhe po tju stërpiken flokët nga ndonjë stërkalë vale,
mereni këtë si një ripagëzim në një vend të shenjtë.
Sepse
edhe vetë Krishti, nga Gjon Pagëzori, me ujë u pagëzua, në lumin Jordan.
Mos
vallë u zgjata shumë, se që skam dalur nga tema, këtë e di vetë.
Por
unë, duke përfituar nga durimi dhe mirësia juaj, në emër të Klubit të Krijuesve
Jonianë të qytetit të Sarandës, por dhe në emrin tim veçanërisht, do ta
falnderoja z Fatmir Terziu për këtë dhuratë të bukur që u bëri krijuesve
të shoqatës sonë, dhuratë e cila realisht nuk është vetëm për ne, por është për
të gjithë ju, miq të nderuar, për të gjithë lexuesit dhe krijuesit që duan
të jetojnë, të krijojnë dhe të njohin botën e madhe të Artit Jonian.
Faleminderit
Fatmir Terziu.
Faleminderit
të gjithë të pranishmëve.
*
Fjala e mbajtur në promovimin e librit “Joni Poetik” të Fatmir Terziut në
Sarandë, më datën 23.06.2012 gjatë zhvillimit të Manifestimit Poetik
“Trirema Jonike”.
No comments:
Post a Comment