Saturday 27 May 2023

 

MILINGONAT

 

Nga Timo Mërkuri

Poezia "Milingonat" e poetit Fatmir Terziu është një poezi moderne, krijuar me një strukturë të veçantë, e ngritur mbi një simbolikë të dukëshme, ku qysh në nisje e kupton se bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë.

I- Poezia trajton temën e migracionit dhe ndjenjën e paqëndrueshmërisë në jetë, duke përdorur simbolikën e milingonave, imazhe simbolike dhe metafora për të përshkruar situatën e emigrimit. Realisht populli ynë milingonat i cilëson si tepër “puntore” dhe “të forta” për punën që bëjnë krahasuar me fizikun e tyre, ndaj ka lindur shprehja se “milingona është më e fortë se elefanti”. E parë në këtë kontekst, simbolika e milingonave përfaqson brezin e ri shqiptar që masivisht po emigron jashtë vendit për arsye të shumta, por duke lënë pasoja të rënda pasi vendi  po boshatiset nga brezi i ri, duke shkaktuar plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë puntore aktive dhe produktive. E parë në këtë kontekst kjo poezi është një këmbanë alarmi për vendin tone dhe sidomos për qeveritë shqiptare.

Poeti e ka krijuar poezinë mbi një bashkëbisedim,  ku shprehja: "Sikurse ju kam treguar" që përdoret ka një qëllim të veçantë dhe krijon një efekt të caktuar, pasi përdoret për të vendosur një lloj lidhjeje, një marrëdhënie komunikimi mes poetit dhe lexuesit. Me përdorimin e kësaj shprehjeje, poeti shfaq një ndjenjë të afërisë dhe të besueshmërisë ndaj lexuesit, duke e informuar atë se: kjo nuk është hera e parë që ai po tregon diçka të tillë. Ai flet me një ton të sigurt, duke sugjeruar se ka pasur një komunikim paraprak me lexuesin dhe tani po e vazhdon bisedën e mëparëshme, prej nga nënkuptohet se kjo ikje e “milingonave” ka një kohë të gjatë që kryhet.

Kjo shprehje krijon ndjenjën se lexuesi po merr informacion të rëndësishëm dhe ekskluziv. Poeti paraqet veten si një udhërrëfyes që tregon diçka të fshehtë dhe të veçantë për të. Gjithashtu shprehja ("Sikurse ju kam treguar") shërben edhe si një mënyrë e poetit për të rivendosur vëmendjen e lexuesit dhe për të forcuar mesazhin që po përshpërndan.

Përdorimi i kësaj shprehjeje e bën lexuesin të ndjehet pjesë e një tregimi të përbashkët dhe i jep poezisë një dimension më personal dhe intimitet. Efekti i kësaj shprehjeje është të ndjellë një ndjenjë të mëtejshme lidhjeje dhe përfshirjeje emocionale mes poetit dhe lexuesit, dhe mund të themi me plot gojën se poeti ja ka aritur kësaj.

 

 II-Poeti, duke qënë vetë në emigracion, e njeh më së miri rrugën dhe vështirësitë e kaluara nga emigrantët dhe na i paraqet ato poetikisht. “mola po gërryen traun e kalimit të ligjshëm,/dhe murin e padukshëm të dy gardheve  shkruan poeti ku: “mola” simbolizon pengesat dhe vështirësitë që përballin migruesit në rrugën e tyre drejt një jete të re, ndërsa “asimetria kohore” dëshmon mos- konformitetin me rregullat kohore dhe strukturat sociale të vendit ku emigrojnë .

Përmbajtja e poezisë ndërthur një imazh të rrugës së vështirë të “milingonave”. Udha me shkurre në të majtë dhe të djathtë paraqet një rrugë të ndarë dhe të vështirë që ata duhet të ndjekin. Kalimi i veçantë që përmendet: “aty ka një kalim të veçantë,/sa herë që një bajgë ua zë frymën milingonave,/ajo është një dalje e pavullnetshme e një transportuesi të stolisur,/mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq”  dhe bajga që ua zë frymën milingonave, cilëson një mundësi kalimi, por që ka një kosto të madhe monetare ose morale, një rrezik të mundshëm dhe një presion të padëshiruar që ata përballojnë në rrugën e tyre. “Transportuesi i stolisur, mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq”, simbolizon një figurë autoritare (policore apo mafioze) të dhunshme, që ndikon në fatin e ri të tyre. Poeti me një tis ironie për shpresat e bukura që kanë në mëndjen e tyre emigratët, por dhe më një ndjenjë trishtimi për zhgënjimin që provojnë në realitet shkruan:nëpër kokë të mbushura me shije estetike,/duhet vëmendje të stacionuar,/në këtë kalim të mbushur me ndjenja frike”, duke lënë të nëkuptojnë se duke kërkuar parajsën, kaluan nëpër skëterë.

III-Për sa i përket strukturës së poezisë, ajo ka një organizim të rregullt dhe një fluturim të lirë të fjalëve. Vargjet ndonëse strukturisht kanë një ndarje kinse në “strofa” që nisin e mbarojnë aty ku fillon vargu “sikurse ju kam treguar”, realisht qëndrojnë të pa ndara duke treguar një unitet të gjithë poezisë, madje duke përdorur një ritëm dhe një lloj melodieje. Në këtë kuptim vargu "sikurse ju kam treguar" shërben si një refren që rikthehet nëpër vargje, duke i dhënë poezisë një ndjenjë të përsëritjes dhe rëndësisë së mesazhit. Përdorimi i fjalëve dhe imazheve të ngarkuara emocionalisht, si "ndjenja frike" dhe "kënduar", krijon një atmosferë të tensionuar dhe përshkruan ndjenjat e milingonave në mënyrë intense.

Poezia është shkruar në vargje të lira, të cilat nuk ndjekin një skemë të caktuar ose një rregull të veçantë. Vargjet janë të shkruara në formën e prozës poetike, duke mos ndarë rreshtat midis tyre dhe duke e bërë poezinë më fluide me një ritëm të lirë. Nuk do të habitesha nqse Fatmir Terziu do niste të shkruante poezinë në prozë së afërmi, sepse  shenjat e saj po I shohim në poezitë tij të  kohëve të fundit.

 Gjuha e përdorur nga poeti është e thjeshtë dhe e kuptueshme. Fatmir Terziu përdor fjalë të zakonshme dhe të kuptueshme që e bëjnë poezinë të afërt për lexuesin. Fjalet e përdorura në poezinë "Milingonat" janë të zgjedhura me kujdes për të përcjellë emocionet dhe imazhet që dëshiron të transmetojë.

Përmes vargjeve të tij, poeti sjell “stinën e vjeshtës, thellësinë e ftohtë dhe ndikimin që kjo stinë ka në shpirtin e tij, ku përdorimi i fjalëve "vjeshtor", "ftohte të thella" dhe "theqaf" krijon imazhe të ftohta dhe të ndjeshme për lexuesin, ku cilësori “vjeshtë” nuk ka dhe aq shumë të bëjë me stinën e vjeshtës.

Poezia "Milingonat" e Fatmir Terziut përbën një kombinim të mrekullueshëm të vargjeve të thjeshta, gjuhës së kuptueshme dhe fjalëve të kujdesshme. Kjo e bën poezinë prekëse dhe të kuptueshme për të gjithë ata që e lexojnë. Me strukturën e saj të hapur dhe të lirë, poezia krijon një atmosferë të ndjeshme dhe lejon lexuesin të interpretojë dhe të lidhet me të në mënyra të ndryshme.

IV- Kjo poezi e poetit Fatmir Terziu përmban disa elemente ideore të theksuar në mënyrë të veçantë, pse nëpërmjet vargjeve të tij, poeti shpreh temën e emigraci-onit të rinisë, shpresave të humbura, nostalgjinë, vetmisë dhe vjeshtën si simbol të plakjes dhe humbjes, ku:

Poezia shpreh ndjenjën e humbjes së shpresaave të rinisë në një marrëdhënieje të qëndrueshme me vendin e tyre. Poeti përdor imazhin (dukjen, pamjen fotografike) e "milingonave" për të përshkruar ata që marrëdhënien (me atdheun) e kanë “përfunduar” apo ndërprerë, të cilën ai e krahason me një fije të theqafit që shpërndahet dhe zhduket. Ky element ideor i jep poezisë një ndjesi të trishtuar dhe të melankolishme.

Vjeshta është përdorur si simbol i plakjes dhe humbjes: Përmes imazheve të ftohtësisë dhe thellësisë, ai përshkruan një kohë të errët, që simbolizon përfundi-min e një periudhe të jetës dhe hyrjen në një fazë të re.

Poeti flet nëpërmjet figurave artistike. Në vargjet:

"Sikurse ju kam treguar,

mola po gërryen traun e kalimit të ligjshëm,

dhe murin e padukshëm të dy gardheve,

ka udhë milingonash të mbushura deng dhe asimetri kohore."

 

poeti përdor  metaforën  nëpërmjet të cilës përshkruan një situatë ku mola, muret dhe udhët simbolizojnë pengesat dhe sfidat në jetën e emigrimit. Milingonat, të cilat përfaqësojnë të rinjtë duke udhëtuar nëpër këto rrugë të vështira , tregojnë për përballjen me sfida të ndryshme, por dhe për zhvillimin e tyre të pavarur. Metafora "milingonat" dhe imazhet që i shoqërojnë përforcojnë idenë e një ikje masive njerëzish  në një rrugë të vështirë, drejt një të ardhmjeje të re, të cilën

do ta nisin qysh nga fillimi.

Simbolin poeti e përdor për të përfaqësuar një ide, një ndjesi, një koncept apo një gjendje emocionale nëpërmjet një imazhi të veçantë. Në vargjet:

"sa herë që një bajgë ua zë frymën milingonave,

ajo është një dalje e pavullnetshme e një transportuesi të stolisur,

mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq,

plaqurritet,"

“bajga” simbolizon diçka negative, diçka që pengon rrugën e milingonave. Ajo përfaqëson sfidat dhe pengesat jo natyrale, por njerëzore dhe shoqërore që emigranti duhet të përballë në rrugëtimin e tij. Po ashtu, syri i keq dhe plaqurritja simbolizojnë pasojat negative dhe pengesat që individët mund të hasin gjatë këtij rrugëtimi.

Poeti përdor imazhe për të krijuar pamje të dukshme dhe të ndjesueshme në mendjen e lexuesit. Në vargjet:

"sikurse ju kam treguar,

nëpër kokë të mbushura me shije estetike,

duhet vëmendje të stacionuar,

në këtë kalim të mbushur me ndjenja frike,"

 

imazhet e kokave të mbushura me shije estetike dhe kalimi i mbushur me ndjenja frike përshkruajnë një atmosferë të tensionuar dhe të vështirë, duke  ndihmuar të krijohet një pamje emocionale dhe të theksojë ndjenjat e lexuesit në lidhje me rrugëtimin e milingonave.

Në vargjet:

"Sikurse ju kam treguar,

udha ka shkurre në të majtë, ose sipas rastit

në të djathtë,"

 

përdorimi i shprehjes "ose sipas rastit" bën një supozim në lidhje me drejtimin e shkurres në udhën e milingonave. Ky stil krijon një ndjenjë të paqartësie dhe mosdeterminizmi në rrugëtimin e tyre.

Po ashtu në vargjet:

"ajo është një dalje e pavullnetshme e një transportuesi të stolisur,

mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq,"

 

personifikimi i transportuesit të stolisur dhe patkojës së vrarë i jep ndjenjë jetës dhe personalitetit në objekte të padukshme, duke krijuar një ndjenjë të thellë emocionale dhe vizuale për lexuesin.

Mund të përmendim edhe vargjet:

"nëpër kokë të mbushura me shije estetike,

duhet vëmendje të stacionuar,"

ku kontrasti midis kokave të mbushura me shije estetike dhe vëmendjes së stacionuar paraqet një antitezë midis bukurisë estetike dhe kujdesit të thellë që duhet treguar ndaj tyre, por ajo që duam të theksojmë nëpërmjet këtyre citimeve është fakti se poeti përdor një shumësi figurash artistike, ose më mirë të themi se ai krijon një poezi nëpërmjet figurave artistike  me të cilat  thekson dhe shpreh ndjenjat e tij, duke krijuar imazhe të fuqishme që frymëzojnë lexuesin.

Poezia "Milingonat" e Fatmir Terziut është  një poezi moderne, dhe moderniteti i saj mund të vërehet në disa aspekte:

Densiteti i ideve dhe mendimeve të shprehura në pak vargje, ku heqja e secilës prej tyre krijon një “çalim” të poezisë.

Figuracioni buron natyrshëm dhe nuk është pjesë “zbukuruese” e poezisë por pjesë strukturore dhe ideore e vargut.

Poezia përdor një gjuhë të thjeshtë, por me imazhe të forta dhe ndjenjë të ngarkuar emocionalisht.

Ajo shfaq një strukturë jo-tradicionale, duke mos u ndarë në strofa të rregullta dhe të caktuara, siç ndodh në poezinë klasike. Kjo liri strukturore dhe gjuhësore tregon për një qasje të re dhe të lirë ndaj formës tradicionale të poezisë.

Poezia përmban imazhe të fuqishme dhe figurat letrare të shpeshta si metafora, simbole, personifikime etj, që shërbejnë për të paraqitur emocione, mendime dhe ide në një mënyrë të shkëlqyer dhe të veçantë, duke krijuar një imazh artistik dhe japin lirinë e interpretimeve të ndryshme.

V-Me gjithë bukurinë poetike që ka në vargjet e saj, nuk na hiqet nga mëndja  fakti se kjo poezi e trishtueshme  flet (jo vetëm) për të rinjtë shqiptarë të mbetur pa shpresë në atdheun e tyre,  që emigrojnë në kërkim të një jete më të mirë, duke kapërcyer vështirësi të pa imagjinueshme nga ne. Për këtë arsye nqse  do asistoj në recitimin e kësaj poezie në ndonjë tubim poetik, pavarësisht nga admirimi për talentin poetik të autorit, ju siguroj se nuk do ta duartrokisja, sepse duartrokitja do ngjasonte si  një goditje shpulle ndaj atyre të rinjve që emigruan larg atdheut, ndërsa unë do dëshiroja që ti përqafoja të gjithë me radhë dhe tu thoshja se i duam dhe nuk i kemi haruar që janë pjesë e jona, pjesa më vitale e atdheut dhe i presim të kthehen.

 

 

Sarandë, maj 2023

Thursday 25 May 2023

 

DASHURIA E FATMIR TERZIUT

Nga Timo Mërkuri

Nuk di pse ndërsa lexoja poezinë  e shkurtër “Dashuria” të Fatmir Terziut mu kujtua shprehja "Poezia është një pikture që flet, ndërsa piktori është një poet që hesh”, citim që jo vetëm shpreh idenë se poezia dhe piktura  kanë një qasje të madhe mes tyre dhe ndikohen reciprokisht, sa që shumë shpejt pjesa e dytë e kësaj shprehjeje  u dublua me thënien se “piktura është një poezi pa fjalë”, por më shumë për faktin se në poezi, poeti përdor imazhe dhe figurat e fjalëve për të shprehur ndjenjat dhe ide të ndryshme. E thënë ndryshe, te kjo poezi Fatmir Terziu “flet me ngjyra e pikturon me fjalë”.

Poezia "Dashuria" e Fatmir Terziut ka një qasje me pikturën në aspektin e krijimit të një imazhi me fjalë. Përdorimi i simbolit të ëndrrës së bardhë dhe pikturimi i gruas me një penel në një kanavac shpreh lidhjen midis procesit të krijimit artistik dhe emocioneve të dashurisë. Poeti përshkruan poezinë si një mënyrë për të krijuar një imazh poetik që i jep jetë ndjenjave dhe figurave artistike të dashurisë që ai ndjen .

Kjo poezi e shkurtër, si një deklaratë dashurie e një adoloshenti që i dridhet goja e i mehet fjala kur shprehet para vajzës që dashuron, demonstron jo vetëm ndjenjat e autorit, por edhe marrëdhënien e ngushtë midis poezisë dhe pikturës. Duke përdorur figurat dhe imazhet e pikturës, poezia arrin të shprehë në mënyrë të ngjashme me pikturën ndjenjat dhe ide të thella që janë të pranishme në lidhjen e dashurisë, por që vetëm piktura mund ti shprehë nëpërmjet ngjyrave. Poeti e shpreh dashurinë e tij  me fjalë dhe me ngjyra (nëpërmjet fjalëve), pra ai  përdor të dy gjinitë e artit për të dëshmuar thellësinë dhe pastërtinë e ndjenjave të tij.

Poezia "Dashuria" është një përshkrim poetik i ndjenjave të dashurisë dhe marrëdhënies së ngushtë midis dy të dashuruarve, që ende vazhdojnë ta shohin njeri tjetrin si në një ëndër, ndaj poezia fokusohet në simbolin e ëndrrës së bardhë si një mënyrë për të shprehur lidhjen e fuqishme dhe thellësisht emocionale që ekziston mes tyre.

Vargjet e para tregojnë për ëndrrën e bardhë, një imazh metaforik që përshkruan fuqinë e ndjenjave të dashurisë. "Ëndrra e bardhë" mund të konsiderohet si një ide që simbolizon perfeksionin dhe pasurinë e emocioneve të dashurisë. Ëndrra këtu shfaqet si një proces krijues, në të cilin pikturohet figura e gruas që jeton brenda poetit që shkruan poezinë.

"Kur pikturon gruan me të cilën jeton brenda teje në fakt, me një penel në një kanavac, ditë e natë" përshkruan marrëdhënien e ngushtë të poetit dhe gruas së tij. Peneli dhe kanavaci përdoren si simbole artistike për të shprehur procesin e krijimit dhe ngjyrat e jetës që ato përfaqësojnë. Ky varg thekson se ndjenjat e dashurisë janë të pranishme gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë jetës dhe se këto ndjenja i sollën “ëndrra e bardhë”.

Metafora e "ëndrrës së bardhë", që simbolizon emocionet e fuqishme dhe perfeksionin e dashurisë i jep kuptim edhe  personifikimit kur flet për gruan që jeton brenda tij dhe pikturon atë nëpërmjet penelit dhe kanavacit, duke i dhënë ndjenjës së dashurisë një formë vizuale.

Katër vargje poetike që të japin një pikturë idilike. Thua se i sheh poetin dhe gruan e tij kur flasin në heshtje duke parë njeri tjetrin në sy. Sa shumë thonë, sa bukur i thonë. Ti lemë në këtë bashkëbisedim të bukur e të pambarimtë dhe ne të lexojmë poezitë e tjera të tij.

 

Sarandë, më 24 maj 2023

Wednesday 10 May 2023

 

DUKE PRITUR ZOGUN POETIK TE ODISE KOTES.

- vështrim estetik mbi një poezi.

Nga Timo MËRKURI.

 

Poeti Odise Kote nuk rresht së përdoruri stil dhe forma të reja poetike, thua se po eksperimenton mbirjen dhe lulimin e një sërë farërash, gjetur në thellësi të estetikës, kujtesës e përvojës së tij. Në poezi, të duash të krijosh diçka të re do të thotë të kërkosh dhe të kërkosh do të thotë të guxosh,  zinxhir cilësish që poetit Kote  nuk i mungojnë. Kërkimi është cilësi e brendshme e tij. Duhet të shpall se poezia e tij e fundit: “..dhe vjen të vdesë në perëndim të diellit” i ka të mëdha si kërkesën ashtu dhe guximin për të krijuar diçka të re në poezi.

Poezia: "…dhe vjen të vdesë në perëndim të diellit" e Odise Kotes është unike, me ide qëndrore vdekjen, si një ngjarje universale dhe e pashmangwshme që ndodh në jetë. Vdekjes i janë avitur shumë poetë, por Kote sjell një version të ri. Poeti duke shfrytëzuar figura letrare si metafora, personifikime, dhe imazhe  edhe këtë akt e bën krejt origjinal, të veçantê, të natyrshëm, të bukur, për të mos patur frikë. Frika ekzistenciale vesh mantel poetik. “Rri e pres, ngulur mbi shkëmbin thep, /zogun mysafir që vjen veç njëherë” shkruan qetësisht poeti, thua se flet për ndonjë takim me një të dashur a mik të vjetër.

Dielli perëndon midis Lëkurësit dhe Korfuzit/(çdo perëndim sjell kuptimin e saj)/ mua më pëshpërisin zbatica dhe era” saktëson poeti kohën e vendin e pritjes dhe si rastësisht ve në kllapa komentin si prizëm shumëfaqesh:"(çdo perëndim sjell kuptimin e saj)”.

Pyetjes se ç’është ky “zog që vjen veç njëherë” poeti i përgjigjet: ”Ai zog është mbretëresha maure,/udhēton prej larg në rrugën që ruan kujtesa, /e vjen këtu për të vdekur”.

Poeti nuk na sqaron pse vjen këtu për të vdekur, por ne tashmë dimë se shumë lloj shpendësh (dhe peshqish e kafshësh), ashtu si njerëzit që rikthehen në tokën mëmê, folenê e vendlindjes, udhëtojnë mijra kilometra për të shkuar te vendi i tyre i përshtatëshëm për të lindur a për të vdekur. Në fakt çdo njeri rikthehet në Itakën e tij.

Përshkrimi i vdekjes së zogut mysafir në perëndim të diellit përfaqëson vdekjen si një moment të rëndësishëm dhe të vështirë në jetën e një personi.

Duke i referuar detit dhe kohës “në perëndim të diellit” poezia shpreh idenë se koha nuk ndalet dhe nuk kthehet mbrapa, dhe se të gjitha ngjarjet e jetës janë të përkohshme dhe mbeten në kujtesën tonë.

Gjuha dhe vargu i poezisë janë të ngrohtë dhe emocionuese, duke përdorur imazhe të bukura dhe të fuqishme për të shprehur idenë kryesore. Metafora: "dhe vjen të vdesë në perëndim të diellit", duket se do të paraqesë një vdekje të bukur dhe romantike, ndërsa personifikimi i zbaticës dhe erës (mua më pëshpërisin zbatica dhe era) shpalosin një pamje të bukur të natyrës.

Ndonëse “ngulitja në shkëmbin thep” të jep një ndjesi vetmie, poeti ka gjithnjë instiktin e zbulimit dhe kërkon: “E dua një të fundit rrëfim prej saj,/një këngë lamtumire a një psalm” si një amanet të fundit, duke nënkuptuar se ndërsa vdekja është moment i rëndësishëm, kujtimet dhe historitë që ne ruajmë mund të jenë të përhershme, thesar, më tepër se vetë jeta jonë.

Nuk e ndal dot kohën, vetëm e kap/Koha nuk ndalet, nuk kthehet pas” thotë poeti si me trishtim pse : “Është e pafundme koha ..”ndaj dhe para pafundësisë së saj: “Deti tërhiqet i penduar, dallgët pērplas …”, ku të personifikuara: dallgët që përplasen paraqiten si një simbol i kohës që vazhdon të rrjedhë, ndërsa deti që tërhiqet penduar shpalos idenë se atij cikli i vjen fundi për të nisur një të re, atë tê kujtesës.

Poezia është e pasur me mjete artistike në funksion të qëllimit estetik të poezisë si shfaqje, mahnitje, thellësi përjetimi. Poeti përdor suksesshëm metaforën: "zogu mysafir që vjen veç njëherë", ku "zogu mysafir" përfaqëson njeriun dhe "vjen veç njëherë" duke  treguar që jeta njerëzore është e shkurtër dhe e kufizuar. Jemi të vdekshëm!

Përdor personifikimin: "Dielli perëndon midis Lëkurësit dhe Korfuzit", ku Dielli përfaqëson dimensionin biblik që lëviz midis dy vendeve, përfaqëson kohën.

Imazhi: "zbatica dhe era", që përshkruan zërat e natyrës dhe e bën poezinë më tokēsore, ndërsa  antiteza: "Disa ngjarje shfaqen vetëm një çast, për të mbetur përgjithmonë në thellësi", ku "vetëm një çast" dhe "përgjithmonë në thellësi" janë dy koncepte që kanë kontraste të thella dhe shprehin faktin e fotografimit tē magjisë dhe pērjetësisê, si të tilla meritojnë të nderohen me art të vërtetë.

Ndërsa poezia shpreh idenë se vdekja është e pashmangshme, ajo nuk e paraqet atë si diçka që duhet të frikësojë ose të trishtojë njeriun, përkundrazi, poezia shpalos një pamje të bukur të vdekjes, me një zog mysafir që udhëton për të vdekur në perëndim të diellit në viset joniane, duke përshkruar një ngjarje të qetë dhe të bukur, një moment ku jeta dhe vdekja bashkohen.

Poezia: "dhe vjen të vdesë në perëndim të diellit" e Odise Kotës është një poezi e veçantë që e shpreh frymën e kohës dhe njerëzimit në përgjithësi. Poezia është e ndërtuar mbi fabul, është e gjitha filmike dhe çdo lexues e shikon atë me sytë e mendjes. Poeti përdor imazhet e natyrës si një mjet për të përshkruar misterin dhe bukurinë e jetës, duke përdorur një gjuhë të kthjellët, të pasur tërheqëse, që ashtu si rrathët e brendafshehur krijojnë asosacione e metafora që tê shtangin e tërheqin nê meditime.

Poezia ka një mesazh të qartë që shpreh rëndësinë e momenteve në jetë dhe e vë në dukje faktin që ato mund të jenë të shkurtëra. Poezia përshkruan momente të bukura dhe të qeta që vijnë dhe shkojnë në një shpejtësi të pafundme, ndërsa koha nuk ndalet kurrë. Ky kontrast mes momenteve të përkohshme dhe kohës së pafundme krijon një ndjesi të melankolisë dhe të kujtesës, duke u bërë një temë që shumë lexues mund të vetëidentifikohen me të.

Me përdorimin e këtyre figurave artistike dhe gjuhës së pasur, poezia e Odise Kotës shpreh thellësinë e jetës dhe emocionet njerëzore në një mënyrë të ndjeshme dhe të bukur.

Përdorimi i fjalëve dhe ndërtimeve gramatikore është i përshtatshëm dhe i strukturuar hijshëm, gjithë delikatesë.

Në vargjet e poezisë, poeti përdor togfjalësha metaforikë të freskëta si "mbretëresha maure", "rrugën që ruan kujtesa", "kohën", "deti tërhiqet penduar", etj., që ndihmojnë për të theksuar emocionet duke e bërë poezinë më ndjesore, më të thellë.

Gjuha në poezinë e Odise Kotës është e fuqishme, tingëlluese, e kuptueshme, e përzgjedhur me kujdes. Për shembull, në vargun e dytë të poezisë "Rri e pres, ngulur mbi shkëmbin thep", poeti përdor një strukturë të thjeshtë fjalesh që shpreh qëndrimin e tij ndaj jetës, ndërkaq në vetvete ajo të shfaqet edhe si një metaforë e përshtatshme për jetën. Përdorimi i fjalëve si "shkëmbin thep", "zbatica", "era", dhe "dielli" pikturojnë natyrën dhe ngjarjet që ndodhin si proces brenda saj.

Kemi thënë dhe më herët se poezia e Odise Kotës është një shembull i veçantë i përdorimit të gjuhës shqipe (njohës i përkorë i saj) duke e pasuruar dhe krijuar figura artistike që shprehin thellësi emocionesh njerëzore dhe pasqyrojnë jetën në një mënyrë të bukur dhe të përfunduar.

Sarandë, më 10 maj 2023

Tuesday 9 May 2023

 

Nga Timo Mërkuri

 

NJË POEZI E SHKRUAR ME LOTË

 

Qysh në titull poezia "Nuk ma mësove këtë ikje"e poetes të shkakton një ankth e mehje fryme, pse për diçka të dhimbëshme të paralajmëron,  një “ikje” për të cilën poetja nuk ishte e pregatitur. Më duhej të lexoja një shkrim të Iliriana Sulkuqit që të mësoja se kjo “ikje” paskësh qënë gjëmë më vete, nga ato për të cilat populli vajton: “Më zu mali ndënë vete”, paskësh qënë një ngricë dimri në prag të pranverës që ngrin këngët e zogjve dhe than petalet e luleve. Ishte “ikja e vajzës së vetme në prag të nusërimit” lexova te shkrimi i Iliriana Sulkuqit dhe mua befas mu duk sikur dikush më goditi me tokmak në kokë dhe vargjet e poezisë mu shndruan në një tekst ligjërimi dhe zanoret e fundvargjeve mu shndruan në një oi oi.

 Ju them se në ligjërimet mortore për fëmijën që “ikën” nëna qëndis në tekst metaforat më fantastike për portretizimin e të mirit të saj, ikur pa radhë, por kur “ikja” bëhet nga vajza dhe ca më tepër kur ajo është në prag martese teksti është ngjethës dhe i bashkuar me vijën vajtimore të krijon  një ambient që ska burrë nëne që e duron, ndaj ata largohen sypërlotur e me ngulçe në grykë. Sa për vajzat dhe djemtë bashkëmoshatarë, ata  i detyrojnë të largohen që të mos jetojnë dhe përjetojnë situatën dramatike. Vetëm nënat janë të zonjat të mbajnë mbi shpirt këtë “mal” dhimbjeje, madje dhe ta “gdhëndin” atë në art. Sigurisht që në këtë “mbajtje” dhe “gdhëndje” nënat nuk janë vetëm, pasi nënat shqiptare nuk vajtojnë asnjëherë vetëm qofshin ato të krahinës së toskërisë apo të gegërisë.

Te kjo poezi e Miradie Maliqit kemi disa specifika: së pari nuk është “art gojor”, por është një art i kultivuar, është një poezi, madje poezi moderne pavarësisht nga pesha e dhimbjes që ajo mbart, madje e parë në këtë këndvështrim ajo përmban “substancën” e një teksti ligjërues. Zanoret janë lotë, fjalët janë dhimbje dhe vargjet janë klithma. Së dyti kjo poezi nuk është me tekst të traditës mortore por është “art modern” i “mbjellur” në truallin e traditës, dhe së treti poetja nuk portretizon bijën e ikur por skicon “anatominë” e jetës së saj pas ikjes së bijës. Shikojeni mënyrën tronditëse të shprehjes së poetes: "Unë frymoj me buzëqeshjet e tua/Kur vjen koridoreve të kujtesës", pra ajo jeton vetëm kur i kujtohet e bija, buzëqeshja e së cilës është e vetma rrugëfrymarjeje e saj. 

Këndell mendimin me dritën e syve të tu./E shoh veten me vështrimin tënd”shkruan poetja duke paraqitur një ndjenjë përqendrimit dhe lidhjes së thellë emocionale midis saj dhe bijës të shprehur në imazhe të thella. Duke përdorur një lloj qasjeje "shoh veten me vështrimin tënd", poetja jo vetëm bën që poezia të jetë thellësisht e ndjeshme dhe tërheqëse për lexuesin, por shfaq një gjëndje të përherëshshme sikur, kudo që shkon e bija e ndjek me shikimin e saj, madje poetja “etjen e mungesës e ndez me praninë tënde”, duke mos pranuar”ikjen” e saj. Më kujtohet një varg vajtimi i tim eti për tim vëlla kur i thoshte: “Dal e të kërkoj pazarit”, ja që poetja paskësh qënë më “me fat”, e shikonte çdo gjë nëpërmjet syve të së bijës. Duhet ta keshë provuar një dhimbje të tillë që ta ndjesh peshën e lemerishme të saj.

Cila nënë pranon ikjen e bijës së saj?  Poetja po të kishte Zotin pranë dhe atij do ti kërkonte llogari, ndaj vargun  "E i godas malet kur më thonë ke ikur"mos e mirni mirëfilli si një figurë artistike, ndonëse është një metaforë, por lexojeni si një shfrim shpirti, si një të vërtetë. Për këtë ju siguroj unë.

E vërteta është se si çdo nënë, poetja nuk e ka pas mësuar si realitet jete ikjen e bijës, dhe ca më tepër në prag martese, madje as ndër ëndrrat e saj  më të erëta nuk e ka parë, por ja që i duhet të mësohet si të jetojë:"Mësoj për ditë se si ta kuptoj jetën/me sy të lagur humnerave të netëve"ku metafora e syve të lagur humnerave të netëve shpreh me një forcë artistike mënyurën e re të jetës që do bëjë.

Metafora "arratisem me krahët e dashurisë tënde" tregon se dashuria është fuqia që poetja nënë përdor për të shpëtuar nga vuajtjet dhe ankthet e saj, pse vetëm kjo dashuri: "Mi hap portat e botës, më bën nënë më të mirë, nënë, më të fortë" është në gjendje të bëjë të ndjehet më e fuqishme dhe më e sigurtë në botë. Nuk është varg artistik, është varg real, konstatim real i forcës trasformuese të dhimbjes në jetën e atyre që e provuan atë,

Vargu i fundit "Me emrin tënd, bijë, fitoj, gjithçka pata humbur" tingëllon si një simfoni,  jo vetëm që tregon se bija është qendra e universit, por dhe shpresa se gjithçka që ka humbur në jetën e saj si nënë, ajo do arrijë ta fitojë përsëri.

Gjuha e poezisë është tepër emocionale dhe ngjall stuhi ndjenjash te lexuesi,  madje përmban shumë ndryshime në regjistrin gjuhësor.

Fjalet dhe shprehjet që përdoren në poezi janë të thjeshta por të zgjedhura me kujdes dhe me një qëllim të caktuar si "mungesë", "vuajtje", "ikje", "dashuri" dhe "kujtim"për të “folur” emocionalisht dhe vendosja e tyre në varg të krijon idenë e një përzgjedhjeje të mundimëshme.

Sigurisht që do kisha preferuar të mos e kisha lexuar (më qartë të mos kishte ndodhur “ikja” që autorja të mos e shkruante) këtë poezi, por nuk mund të ri pa shprehur admirimin tim për forcën e saj shpirtërore, që si ari i shkrirë është derdhur në vargjet e kësaj poezie që të imoponon respet dhe për nivelin e epërrm artistik me të cilin është realizuar.

 

Sarandë, më 09 maj 2023

Monday 8 May 2023

 

 

ATDHEU I IBRAHIM KADRIUT

Nga Timo Mërkuri

Poezia "Atdheu" e Ibrahim Kadriut  e përfshirë në  përmbledhjen “Kohë e varur në litar”(Faik Konica  Prishtinë 2021 f.27)  më tërhoqi për mënyrën e veçantë të shprehjes  emocionale të lidhjes së thellë të poetit me atdheun dhe me anë të figurave artistike që ai e sjell në poezinë e tij. Në këtë poezi, ndryshe nga shumica e poetëve Kadriu e shpreh ndjenjën e tij në një këndvështrim të veçantë, në atë të ndjenjës së ndarjes së atdheut prej tij, ku shprehet se  nëse do të shpërngulet (atdheu) prej tij, ai do mbetet një vetmitar në botë, nuk do të ketë asnjë person që do t'i thotë as mirëmëngjesi: " Nëse shpërngulesh nga unë/nuk do të kem kujt/t'i them mirëmëngjesi".

Interesant është fakti se poeti nuk shprehet për largim të atij vetë nga atdheu, pasi  dihet që edhe duke u larguar fizikisht nga atdheu (si emigrant psh) atdheun e ka me vete në shpirt, në ëndërra, në fjalë, etj. Problem është në se Atdheu largohet nga personi i tij, për arsye madhore (sigurisht për mohim prej tij),  madje ky largim  mund të ndodhë jo vetëm duke qënë larg atdheut, por edhe duke jetuar në atdhe, dhe jo vetëm në kohë pushtimi. Të jetosh pa atdhe është mjerimi më i madh në jetën e kujdo, është më lemeritëse se të “dimëron në qiej/se dheu stë qas”, është më e dhimbëshme se të braktisësh një besim fetar të trashëguar dhe të marrës një tjetër, pse në këtë rast quhej një braktisës i një besimi, kjo ka qasje me rastin kur Zoti braktis njeriun, duke na sjellë një qasje me Moisium në mal kur lutej: “Zot, pse më braktise” apo me Jezu Krishtin në kryq kur duke ju drejtuar Atit mes vuajtjes së kryqëzimit i thotë:” Ati im, pse hoqe dorë prej meje?”. Këtë braktisje të atdheut poeti e çmon si të jetosh pa diellin:Pa ty si pa diellin/akulli zë në prit zemrën/ se ç’ndodh më tutje me të/një Zot e di ku krahasimi “Pa ty si pa diellin" ndihmon në theksimin e rëndësisë së atdheut në jetën e poetit pasi nuk mendohet jeta në tokë pa diellin , ndërkohë që metafora "akulli zë në prit zemrën" - përshkruan ndjenjën e kësaj ndarjeje  si një akullnajë që mbulon jetën, shpirtin dhe zemrën e poetit. Aty nis “epoka” e re e akullnajave.

Duhet të shprehemi dhe të pranojmë se këndvështrimi original i Ibrahim Kadriut shprehur në vargun e parë të kësaj poezie është unikal për nga  vlera kuptimore dhe artistike e tij.

Poeti  shprehet me figura artistike që janë të një shkëlqimi të veçantë, madje unë do të thoshja tipik. Në vargun "pa ty si pa diellin" Kadriu përdor një metaforë për të treguar se atdheu është për atë ashtu siç është dielli është për botën. Personifikimi i përdorur në vargun "akulli zë në prit zemrën" që tregon lidhjen shpirtërore të tij me atdheun, mungesa e të cilit bën që shpirti të ndjehet sikur është akull i ftohtë duket si rrjedhojë e vargut “akulli zë në prit zemrën”.

Personifikimi "ruajna Zot"  te strofa e parë tregon se nëse Atdheu do të ndahet nga ai, “Nëse shpërngulesh nga unë/…/atëherë kur/(ruana Zot)/nuk do të kem kujt/t’i them mirëmëngjesi”, pra në se “Nëse shpërngulesh nga unë” atëherë ai sdi çdo bëjë dhe sdi si do vejë halli, ndaj lutet që Zoti ti mbrojë. Pra mjeshtërisht shprehet se largimi  atdheut nga poeti sjell  mjerimin, fundin, kataklizmoin, përmbytjen e jetës në tokë dhe nga kjo: “vetëm Zoti na mbroftë”. Është e njëjta gjetje mjeshtërore si e vargut të parë, ose më saktë vazhdimi i mjeshtërisë poetike të shprehur te vargu i parë, i pa hasur në poezinë shqipe.

Në vargun "të lus prandaj të qëndrosh gatitu/para syve e zemrës/të më qëndrosh/ashtu siç je/me plagë", Kadriu përdor një anatomi të trupit si një figurë artistike për të treguar ndjenjat e tij ndaj atdheut. Ai “kërkon nga atdheu” që të qëndrojë pranë tij edhe në momentet e vështira, të qëndrojë ashtu siç është, me plagë ( dhe sa shumë plagë që ka atdheu ynë) dhe me çdo sfidë që mund të ketë.

Në vargun "një Zot e di", Kadriu përdor një refren, jo aq për të treguar se fati I tij dhe fati I atdheut janë në dorë të Zotit , por për të treguar se e ardhmja është vetëm zi, pasi shprehja “Një zot e di” rëndom përdoret si humbje e shpresës për njeriun shqiptar

Gjuha e poezisë "Atdheu" së Ibrahim Kadriu është e thjeshtë, por në të njëjtën kohë shumë e ndjeshme dhe e fuqishme. Përshkrime të tilla si "pa ty si pa diellin/ akulli zë në prit zemrën" tregojnë shumë bukur figurën artistike të personifikimit, duke e bërë atdheun një person që mund të shikohet si një burim i ndriçimit dhe ngrohjes, një diell të jetës së tij,  largimi i të cilit nga ai shkakton një shtresë akulli që as ngrohtësia e zemrës së tij  nuk mund ta zbusë.

Vargjet janë të shkurtër dhe kanë një ritëm të veçantë që i japin poezisë një efekt të rëndësishëm emocional. Poeti përdor metafora si "me plagë" për të treguar ndjenjat e tij të thella ndaj atdheut, dhe përdor vargje të shkurtra dhe të ndjeshme për të treguar këtë ndjenjë. Në poezinë "Atdheu", përdorimi i vargjeve me nga dy a tri fjali në varg tregon fuqinë dhe përqendrimin e ndjenjave të autorit ndaj atdheut.

Përveç kësaj, përdorimi i rrethimit të fjalisë "ruana Zot" me thonjëza, si dhe përdorimi i vargjeve me një varg të vetëm "një Zot e di", tregojnë një shqisë të thellë të besimit të autorit te Zotit dhe në rrugën pa rrugë që jeta do të ndjekë nëse atdheu do të ndahet nga ai.

Stili dhe vargu i poezisë së Ibrahim Kadriut është i veçantë dhe unik për veten e tij, por mund të thuhet se ka afërsi me poetë të tjerë shqiptarë si Lasgush Poradeci, Migjeni, dhe Ndre Mjeda, të cilët kanë shkruar poezi të ndjeshme dhe të thella në lidhje me atdheun dhe të jetuarit në kushtet e vështira. Për shembull, poezitë e Lasgush Poradecit si "Kënga e Tërës" dhe "Gurëzimi" (Lirika", "Kristalina", Tiranë 1937). kanë tema të para me afëri me "Atdheun" e Ibrahim Kadriut, ku shprehin ndjenjën e krenarisë dhe ndërtesën e personalitetit të një kombi nëpërmjet historisë dhe kultures së tij.

Po ashtu në nivelin europian, këndvështrimi i poezisë ”Atdheu” të Ibrahim Kadriut ka një afërsi me poetët e romantizmit si Ëilliam Ëordsëorth dhe Percy Bysshe Shelley, të cilët kanë shkruar poezi të ndjeshme dhe të thella për natyrën dhe emocionet e brendshme të njeriut. Poezia e Ëordsëorthit si "I Ëandered Lonely as a Cloud" ("Unë ecja vetëm si një re").ka një afërsi me poezinë e Kadriut në mënyrën se si ata shprehin emocionet e tij ndaj atdheut dhe ndjenjën e lidhjes së thellë emocionale me’të..

Është e rëndësishme të theksohet se poezia “Atdheu” e Ibrahim Kadriut është unike dhe e veçantë, dhe ai ka arritur të krijojë një stil të tij të veçantë nëpërmjet përdorimit të figurave artistike dhe metaforave të ndryshme për të shprehur emocionet dhe ndjenjat e tij në mënyrë të gjallë dhe të ndjeshme.

 

Sarandë, më 07.05.2023

 

Nga Ibrahim Kadriu

        ATDHEU

 

Nëse shpërngulesh nga unë

dhe s’di kujt tjetër mund t’i fal aq kohë

dhe s’di të arrij më askund

atëherë kur

(ruana Zot)

nuk do të kem kujt

t’i them mirëmëngjesi

 

Të lus prandaj të qëndrosh gatitu

para syve e zemrës

të më qëndrosh

ashtu siç je

me plagë

 

Pa ty si pa diellin

akulli zë në prit zemrën

se ç’ndodh më tutje me të

një Zot e di.

Thursday 4 May 2023

 

Nga Timo Mërkuri

BULKTHI ZHURMËMADH

 

 

Një nga bezdisjet më të mëdha në stinën e verës është kënga e bulkthit me një tingull si e gjinkallës që të cingris nervat në fushë, le më kur të hyn në shtëpi dhe të nervozon gjer në ekstrem. Për ata që nuk e njohin ju sqarojmë se bulkthi është një kandërr si karkalec i vogël, me krahë të errët, që rron zakonisht në vrimat e dheut a të mureve të vjetra dhe që natën nxjerr një zë si të gjinkallës, prej nga ka dalë dhe shprehja “këngë si e bulkthit”, por nuk e mendoja se do e gjeja dhe në poezinë e Fatmir Terziut, madje të paraqitur me një ritëm të këndshëm poetik, si antitezë e këngës së tij: “Dhe erdhi. Dhe mbeti./nga brenda. Hyri nga jashtë/e mbyti gjithë zhurmën nga universi”. Realisht  ka ndodhur që në banesat tona të hyjë befas ndonjë bulkth, të struket diku në errësirë dhe të “mbysë”, jo vetëm gjithë “zhurrmat e universit”, por edhe bisedat brenda shtëpisë, duke u ngritur të gjithë të alarmuar në kërkim të këtij “zhurmaxhiu” të madh “edhe pse shumë i vogël”.

I-Në poezinë e Fatmir Terziut bulkthi simbolizon një ide të vogël, një njeri të vogël por me ndikim të madh në opinion falë “këngës-zhurmë” të tij dhe poeti përdor mjetet artistike për ta shprehur këtë ide.

Bulkthi është një qenie e vogël, por duke u metaforizuar në vargun "Bulkthi shkëlqen nja dy trilion qeliza truri", ai përfaqëson një qenie me "potencial” të madh, me ambicje e synime zotëruese dhe zhurma -këngë e tij, si çdo e keqe në botë mund të pengojnë zhvillime të mëdha ideore apo shoqërore, të cilat përshkruhen me vargun ironizues:efekti është kaq i mahnitshëm / tallava në vend të këngës”. Ne e kemi shumë të lehtë ta ilustrojmë këtë efekt me ngjarje të kohës, por le të qëndrojmë në fushën e poezisë, pse vargu "e ardhmja mbetet korri” na vë në mendime pse dhe ai “dhe i zhurmshëm edhe aq shpresëdhënës / a kemi zgjedhje?!". Epiteti "zhurmshëm" përshkruan  ndjekjen e të  ardhmes, duke theksuar se ajo është e ngërçur me zhurmë dhe mosqartësi. Për më tepër, fjala "shpresëdhënës" nënkupton se në këtë kaos, ka gjithashtu një ndjesi të lehtësimit, që vjen nga ndjenja se diçka e re po vjen, pse ne  instiktivisht pyetëm veten: a humbën këngët e dashurisë, psherrëtimat e ëmbëla në pagjumësinë e vajzave? A nuk do dalin përsëri trimat nga përallat e legjendat të përleshen me këtë përbindësh  Rrotullamë si sferë e krijuar” e të shpëtojnë vajzat  e të sjellin përsëri agimet e bardha? HiperbolaBulkthi shkëlqen nja dy trilion qeliza truri” na bën të parafytyrojmë ndonjë robot, apo dhe inteligjencë artificiale, sidomos kur lexojmë vargun :një e njëmijtë e sekondës në garë”, të cilën nuk jemi në gjëndje ta llogarisim. Dhe jemi gati të heshtim të pafuqishëm, kur ja, na bën të buzëqeshim shprehja aq e njohur:”s'bie Faja prej fikut?!”. Pse Bulkthi përshkruhet si "kufomë", që tregon se ai është shumë i vogël, i padukshme dhe i besdisshëm, i vdekshëm ndaj cilësohet me epitet në vargjet: "kufoma e bulkthit ngeci / në mur monument i dhjetë vjetëve/ që grisëm / në shkakun e pritshëm / për një kamxhik ".

Simbolika e shprehur të vargjet “kufoma e bulkthit ngeci/në mur monument i dhjetë vjetëve”, interpretohet si një triumf mbi “bulkthin”, I cili u shndrua në kufomë , por që gjithsesi qëndron te muri monument edhe pse kufomë, duke ndalur kohën të ecë përpara , dhe gjithashtu mund të kuptohet si një reflektim i ndarjes së jetës midis botës materiale dhe atij qëndron pas saj.

Epiteti "vullneti i kamxhikut" përdoret për të ilustruar idenë se në këtë botë të ngërthyer dhe kaotike, një njeri mund të kenë kontroll mbi fatin e tyre duke përdorur vullnetin e tyre për ti drejtuar dhe më pas për ti urdhëruar, siç lindin rrëndom diktaturat.

 

II-Hamendësimi se “bulkthi” mund të të jetë “i vogli vigan” nuk qëndron, pasi ai cilësohet me të gjitha ngjyrat e errëta. Ai është “i/e vogla” ide, e zhurmëshmia që synon të frenojë mendimin dhe lëvizjen  përparimtare, zhvilluese të shoqërisë, ai është individi që manipulon masa. E parë figurativisht në kontekstin poetik, ai është një “kafshëz e vogël dhe e  errët” e skutave të shoqërisë njerëzore, që koha ka provuar së mund të dalë në krye dhe të pengojë ecjen e shoqërisë përpara. Le ti lexojmë me vëmëndje vargjet :Rrotullamë si sferë e krijuar/pos bulkthit që shëtit në ferra/truri ndjek dhe thjesht është/ajo që rikrijoi sfera” nga të cilat të krijohet ideja e një robotizmi.

III- Poezia “Bulkthi”e Fatmir Terziut ka një qasje filozofike dhe reflektuese ndaj jetës dhe të ardhmes, si shumë poezi të tjera të tij kohëve të fundit.. Autori ka përshkruar një ngjarje të vogël, siç është vdekja e një bulkthi, dhe e ka lidhur me ide më të mëdha për jetën dhe botën rreth nesh. Për shembull, ai tregon se kufoma e bulkthit ngeci në mur monument i dhjetë vjetëve që grisëm, duke treguar se edhe gjërat më të vogla mund të kenë ndikim të madh në jetë. Poeti gjithashtu ndez shpresën se edhe pse ardhmja është e paqartë dhe e pa sigurt, ka gjithmonë mundësi për zgjidhje dhe përparim.

Për sa i përket gjuhës dhe fjalëve të përdorura, Fatmir Terziu shfrytëzon një kombinim të gjuhës së thjeshtë dhe të fjalëve të rralla për të krijuar një klimë të veçantë në poezinë e tij. Fjala "bulkthi" përdoret si metaforë për të përshkruar gjërat e vogla që kanë ndikim të madhe në jetë, ndërsa fjala "kamxhik" përdoret për të paraqitur një jo aqë idenë e vogël dhe të kufizuar se sa mënyrën si vihet në jetë ajo. Një tjetër fjalë që përdoret është "efekti", që tregon ndikimin e një ngjarjeje ose situatë mbi njerëzit dhe botën në përgjithësi.

 Gjuha e përdorur është e thjeshtë dhe e kuptueshme, por me disa fjalë të rralla për të krijuar një klimë të veçantë. Stili i vargut është me rima të fortë dhe përdor metafora, simbole dhe humor për të shprehur ide të ndryshme. Është një poezi që lexohet me interes dhe të ve në mendime për mesazhin e saj filozofik.

 

Sarandë, më 04.maj 2023

Wednesday 3 May 2023

 

 Nga Timo Mërkuri

 

LAUDAMUS

 

Sinqerisht më befasoi poezia “Ti, psalmi im i shenjtë” i Luan Ramës me thellësinë  dhe stilin e vargut të tij, sa që u ndala në rilexim, më shumë për të medituar mbi poezinë, çka solli më pas këto shënime momenti mbi ‘të.

 

I-Qysh në nisje poeti është tronditës me vargjet :Kishe kaq kohë që kërkoje një kishë/një kambanore për të lajmëruar dashurinë” ku, kujtdo që i drejtohet autori i sjell para kujtesës faktin se ai kërkonte “një kishë”, një vend ku të falej, të kërkonte falje për veten e tij, sigurisht nga Zoti, për mëkatet që ndoshta kishte bërë dhe “një këmbanore për të lajmëruar dashurinë”. Të shkosh në kishë dhe të kërkosh falje është normale për njerëzit e gjallë, por në këtë rast shkon si një mëkatar që ke bërë një mëkat diku, dikur dhe mqse të bren në ndërgjegje, kërkon falje.Të gjitha besimet fetare e pranojnë lutjen për falje mëkatesh, kështu që termi “kishë” nuk përcakton detyrimisht vetëm të krishterët.  

Ti biesh këmbanës “për të lajmëruar dashurinë” është e pa pranueshme në besimin kristian, pasi këmbanat bien vetëm në dasmën e çiftit, pra personi që kërkonte “një kishë dhe një këmbanore” kërkonte të shpallte dhe të ngrinte lart dashurinë e tij ndaj partnerit dhe ca më tepër këtë kërkonte ta bënte në shtëpinë e zotit dhe me këmbanën që i çonte lajm Zotit. Si një pretendim i madh duket ky veprim.

 

II-Të krishterët veç lutjeve dhe rrëfimit, kanë një shkallë të lartë në shërbesat kishtare, kanë Psalmet, (Lavdet, Laudamus), të cilat nuk pëshpëriten më vete por këndohen në kishë, madje këndohen në grup dhe teksti i tyre është një lavdërim për Zotin dhe jo një kërkesë (lutje, rrëfim) që besimtari ja drejton Zotit për falje apo për ti dhuruar diçka. Psalmet janë këngën, hymne, lavdërime për Zotin dhe këndohen nga të gjithë të pranishmit, pse të kënduarit e një Psalmi bashkërisht i afron besimtarët më shumë me njeri tjetrin në qëllimin e të lavdëruarit të Zotit, duke i afruar gjithashtu ata më shumë te Ai. Këtë tipar të Psalmit e kanë shfrytëzuar më së miri Etërit e kishës si Buzuku, Budi, Pali prej Hasi etj. të cilët jo vetëm që kanë përkthyer Psalme nga latinishtja por edhe kanë krijuar Psalme tipike shqiptare, si Buzuku te Meshari.

 Këtu qëndron ndryshimi i poetit Rama me personin që i drejtohet në fillim, i cili kërkonte një kishë për tu falur e një këmbanore që ta dëgjonte Zoti “se ai u fal” apo “dashuroi”,  ndërsa (Poeti):unë kërkoja një psalm të vetëm/kënduar në kantikat e vjetra të Solomonit të vdekur”.

Të kuptojmë diçka: Kantikat e Vjetra të Solomonit janë një koleksion i poezive ose këngëve që nënkuptohet se i ka shkruar mbreti Solomon i Izraelit, i cili u ndodh në pushtet në mesin e shekullit të 10-të para Krishtit. Këto këngë janë pjesë e librit biblik të Këngëve të Shenjta, dhe janë një nga pjesët më të njohura të librit të Këngëve të Shenjta dhe kanë qenë një burim i rëndësishëm i frymëzimit për shumë poetë dhe artistë nëpër shekuj. Shumë prej tyre janë këngë dashurie, ndërsa disa janë këngë lirike që lëvdojnë bukuritë e natyrës dhe vlerat morale. Në vargun e poezisë së Luan Ramës "Ti, psalmi im i shenjtë", Solomonit i referohet si një figurë kryesore e këtyre kantikave dhe psalmeve të vjetra, që nënkupton se poeti po kërkon një psalm të tillë të kënduar në kantikat e Solomonit të vdekur.

 

III-Poeti shkruan:Atëherë kërkova psalmën time/të përhumburën, të përunjurën, të hirtën/psalmin e buzëve që zgjojnë të vdekurit dhe agun/që mbushin krahërorët e vegjël të zogjve dhe shtëpive /psalmin me hapin e lehtë të barit/me sytë e të gjelbërtës”, o miq, poeti kërkon “Psalmin e dashurisë”, Pse “Zot” do të thotë “dashuri”, pse dashuria është forca që të ringjall së vdekuri:psalmin për një kishë të ngritur në natyrë/ku veç një altar guri ka/a muranë kulti të harruar/ku murgjit kanë lënë një milionë fjalë e lutje/aty nën kubenë qiellore/me zotër e hyjni të dashuruar”.

Autori nuk thotë në mënyrë prozaike që sot është dita e të dashuruarve, por sot është dita e Lavdërimit të dashurisë :sot është dita e lëvduar/plot harqe të Mozart/oboe dhe violinçelë/që e ngrejnë lart botën dhe trupat tanë/lëvduar, psalmi im i shenjtë”!

  

Lëvduar dhe ti poet i dashurisë së shenjtë që ke gjetur Psalmin tënd të “purpurtë”,psalmin e buzëve që zgjojnë të vdekurit”.

 

IV-Dhe sa bukur e ke shkruar, metafora yte: "një kishë, një kambanore për të lajmëruar dashurinë" përshkruan kishën si një vend ku shpirti mund të ndjehet i afërt me dashurinë, pavarësisht se kjo “kishë” është e  ngritur në natyrë dhe vetëm një altar guri ka, ndoshta të shënjtëruar nga gdhëndia e dy  emrave mbi ‘të.

Personifikimi: "psalmin me hapin e lehtë të barit" përshkruan psalmin si një entitet që vjen me një hap të lehtë (si dashuria), duke sugjeruar se ai është i butë dhe i qetë ( a nuk është kështu dashuria?)..

Simbol: "altar guri" paraqet një kthim në origjinën e kishës, duke treguar se ai kërkon një qasje të pastër dhe të thjeshtë ndaj besimit.

Lëvdata: "Laudamus shpirtit që ka nderur duart" përmend shpirtin si një entitet që është i lavdishëm dhe që duhet të nderohet, lëvdatë e denjë për dashurinë dhe për Zotin  që na dha dashurinë në tokë . Kjo lëvdatë nënkupton "Ne lëvdojmë shpirtin që ka nderuar duart", ku poeti Luan Rama po paraqet një ide për nderin dhe lavdërimin e një shpirti, i cili ka bërë diçka të mirë me duart e tij. Ky varg mund të interpretohet si një lloj poezi e lavdishme për vlerat morale dhe për të cilët janë të aftë të kryejnë vepra të mira.

 

Ky është një koment i imi që mund të mbyllet vetëm me vargun e perigfrazuar: “Laudamus Luan Ramës që ka nderur duart” e ka krijuar këtë poezi.

 

Sarandë, më 02 maj 2023

Tuesday 2 May 2023

 

YJET E ZEMËS SË  SABIT RRUSTEMIT

 

 Libri i Sabit Rrustemit “Ndezje yjesh në zemër[1]” është një përmbledhje poezish të zgjedhura të dashurisë, të cilat janë  shkruar prej tij në një hark kohor prej 25 vjetësh dhe janë botuar nëpër libra[2] të ndryshëm poetikë, pos një pjese të tyre që u botuan së pari te kjo përzgjedhje[3].

             Sabit Rrustemi njihet si poeti i dashurisë, ngase në krijimtarinë e tij kjo është tema e njëmië e sa  poezive, madje në gjithë korpusin e tij poetik, poezitë e dashurisë janë si kolonat kryesore mbajtëse të ndërtesës  poetike.

 

I-E veçanta në këtë përmbledhje është se poezitë e përfshira janë zgjedhur me kujdes dhe sqimë, duke pranuar ato më të arirat artistikisht, freskia poetike e të cilave u ka rezistuar viteve, duke e bërë këtë një libër që të shkakton një stuhi emocionesh poezitive në shpirt. Befasi më vete përbën renditja e poezive nëpër cikle të veçantë, jo sipas viteve të krijimit apo të botimit të tyre, por sipas afërisë që ato kanë me idenë e ciklit poetik duke dhënë qartë një libër unik poetik. Në këtë mënyrë libri të duket sikur nuk është një përmbledhje disavjeçare, por ka aromën e freskët të një krijimi të njëkohshëm, madje “harron” se disa poezi i ke lexuar nëpër libra të mëparshëm.  

Poezitë e dashurisë të Sabit Rrustemi kanë  një bukuri ndjenjash sa që ato  lehtësisht mund të mësohen përmëndësh dhe të jenë pjesë e citimeve të djemve në bashkëbisedim me vajzat, jo vetëm kur u propozojnë por në çdo rast bashkëbisedimi, për t’ju ngrohur shpirtin me vargjet e vlerësimit të hijeshisë së tyre. Madje edhe burrat duhet t’u lexojnë grave të tyre të tilla poezi që t’u dëshmojnë se ata i shohin ato gjithmonë të reja e të bukura.

Te poezia e Rrustemit dhe fjala e zakonshme zbukurohet e selitet kur i drejtohet vajzës së dashur, ndryshon ngjyrë e gërmat ndrijnë si yje, madje dhe tingulli ëmbëlson melodicitetin. Shumë vargje të poezive të tij mund të përdoren lehtësisht si sentencë dashurie, vargje si: "Si lulja në vazo, ngrohet prej shikimeve të mia, e flladitet prej ofshamave të veta", "Nën çerpikë portretin e saj ëndërr e ruaj, udhën kah ajo të mos e harroj"  (Dritarja që shihet e s’hapet fq 37) s’ke si të mos mrekullohesh e të mos i rikthehesh leximit. Kur lexon poezi të tilla si: “Si ta mbjell/Si ta krijoj/Kopshtin në shuplakë/E të të grish/Mes buzësh të të rris/Me puthje të të ujis/Moj belkëputur/Lule/E flutur/Mollë e ndaluar moj/Lidhmë shtrëngomë/M’u në zemër qëllomë” (Kënaqsia e pashijuar f. 42) dëshiron që ta kompozosh e të këndosh si serenatë me kitarë poshtë dritareve të vajzës që të prish gjumin e ta lësh dhe atë pa fjetur.

II-Le të shohim konkretisht disa prej poezive të librit të tij dhe konkretisht: -Poezia "Prushi i buzëqeshjes"(f.33) është një poezi dashurie që shënon bukurinë dhe fuqinë e buzëqeshjes së një gruaje. Poeti përdor imazhe dhe metafora të gjalla për të shprehur emocionet e tij dhe për të krijuar një atmosferë të ndjeshme dhe romantike.

Poezia fillon me një ftesë për të lejuar të lirë trupin dhe për të lejuar veten të kapet nga bukuria e buzëqeshjes: "Lermë të zbres / Trupit tënd të shkriftë / Me një mal puthjesh". Vështirësia e poetit ndaj buzëqeshjes është shprehur përmes frazës "me një mal puthjesh", ku ai përpiqet të përcjellë ndjenjën e tij të marrjes frymë nga kjo buzëqeshje.

Poeti vazhdon të shprehë dëshirën për të harruar aspektet e zakonshme të jetës dhe për të zhytur veten në bukurinë e buzëqeshjes. Ai përdor metaforën e dhimbjes së dashurisë së palëkundshme: "Nën shelgun e kroit t’zogut / Që pikon e djeg / Me dhembjen e dashurisë", por pavarësisht kësaj dhimbjeje, ai ende është i tërhequr nga buzëqeshja dhe dëshiron të ngjitet "Me një mal miklimesh" për të qenë më afër saj. Në strofën finale, poeti reflekton mbi fuqinë transformuese të buzëqeshjes, e cila mund ta transportojë atë në një botë tjetër ku ai mund të rikthehet me të dashurën e tij. Përsëritja e fjalës "dashurisht" në fund të poezisë nënvizon pasionin dhe devocionin intensiv të poetit.

              Përdorimi i mjeteve artistike të poetit te "Zemër e virgjër" (f.39) shtë një art “më vete” qoftë për larminë e tyre, qoftë dhe për mënyrën estetike të vendosjes në vargje. Kështu poeti përdor:

- imazhe vizuale për të përshkruar ndjenjat e tij për personin e dashur, për shembull, "dlirësia ime e bardhë" dhe "ëndrra ime e virgjër" paraqesin dritën dhe pastërtinë që ai ndjen ndaj personit të tij të dashur.

               - metaforën për të përshkruar ndjenjat e tij, psh. "tapia e zemrës" paraqet ndjenjën e plotësimit dhe qetësisë që ai ndjen kur është me vajzën e dashur.

                 - simbolikën si, "paqja e shpirtit tim", për të përshkruar ndjenjat e tij ndaj personit të dashur.

                  Në të njëjtën kuotë të epërme janë mjetet artistike që autori përdor te poezia “Këtë fat ma fali jeta”(f.41):

Metafora: me të cilën autori  përshkruan ndjenjat e tij ndaj jetës, ku ai thotë se "Këtë fat ma fali Jeta/Të të ndjej/E të të ringjall", duke e metaforizuar dashurinë me një forcë që e ringjall trupin dhe shpirtin. Po ai nuk ndalet, vazhdon me metafora të tjera, siç janë "rrënjët e shpirtit" dhe "puls zemre", për të përshkruar ndjenjat e ndryshme që i shkakton jetëgjatësia.

Personifikimi i trupit duke e përshkruar si një gjelbrim që është i ndjeshëm ndaj impulsit të shpirtit dhe më pas, ai e personifikon atë si një lule që kërkon të mbijetojë dhe të marrë frymë nëpërmjet ajrit dhe erës.

             Në këtë poezi autori përdor krahasime për të përshkruar ndjenjat e tij ndaj jetës dhe jetëgjatësisë. Ai krahason jetën me një pjesë të trupit që nuk mund të preket, dhe më pas e krahason atë me një lule që kërkon të mbijetojë nëpërmjet erës dhe ajrit. Krahasimi i autorit në këtë poezi shërben si një mjet për të shpjeguar përvojën e tij personale ndaj jetës dhe jetëgjatësisë.

-Te poezia "Nga sytë e tu të etur" (f.45) ka një stil romantik dhe poeti përdor disa mjetet artistike të tilla si metafora, personifikim dhe simbolizëm për t’i shprehur ndjenjat .

Përdor metaforën e "syve të etur" për të përshkruar dëshirën e tij për vajzën që dashuron. Autori përdor edhe metaforën e "portretit tënd" dhe "hijes që pushtoi sytë e mi" për të përshkruar imazhin e personit të dashur. Personifikimi i kohës e orës që "harruan" dhe "humbën" kohën, tregon se autori është përqë-ndruar vetëm tek vajza që ai dashurone cila nëpërmjet personifikimit shfaqet si një person rela i gjallë (jo një ëndërr) që e ndjek atë kudo që shkon.

Simbolizmi i "mollës së egër" dhe "mëngjesit" në fund të poezisë, tregon se autori është i gatshëm të jetojë dhe të përjetojë dëshirën e tij për vajzën edhe nëse kjo do të jetë një eksperiencë e vështirë.

 Pra, mjetet artistike që përdor poeti ndihmojnë në përshkrimin e ndjenjave të thella të dashurisë së tij ndaj vajzës që dashuron, ndihmojnë në “ndërtimin” shpirtëror të poezisë dhe nuk janë thjeshtë zbukurime estetike poetike. Janë vlera artistike të njohura dhe kjo ndihmon lexuesin në përjetësimin shpirtëror të poezisë dhe jo për ta “soditur” atë si diçka të bukur, diku larg.

 

- Le ta shohim poetin në një tjetër situatë, në ditën e Shën Valentinit te poezia “Në ditën e shenjtë të dashurisë”(f.105) ku në një poezi të shkurtër, por të ndjeshme, autori shpreh ndjenjat e tij ndaj personit të dashur në një moment të veçantë, siç është dita e Shën Valentinit.Në këtë poezi, poeti nuk ka kurajon të duartrokas kur të tjerët puthen, por nuk do të harrojë kurrë personin e tij të dashur. Për autorin, shenjtëria nuk vjen nga unaza ose letrat, por vjen nga puthjet nëpër lumenj me luleborë.

Mjetet artistike që përdoren në këtë poezi janë të thjeshta, të kuptueshme por të ndjeshme. Autori përdor metaforën e shenjtorit për t'iu referuar ndjenjave të çiftit që puthen në ditën e të dashuruarve. Përdorimi i shprehjes "duartrokas" në fillim të poezisë shpreh frikën dhe mosbesimin që autori ndjen ndaj tregimeve të puthjeve që shohin të tjerët. Në pjesën tjetër të poezisë, ai përdor imazhe poetike të natyrës, si lumenjtë me luleborë, për të përshkruar mënyrën e shenjtërimit të dashurisë.

-Shpesh herë poezia e Sabit Rrustemi çfaqet tepër konçize, si një mendim i beftë, por që qëndron brenda në zemër “Mos pyet kurrë ku jam/Vetëm vëje dorën në anën e majtë/Të gjoksit tënd/Aty pulsoj deri sa t’marrësh frymë” (f.111).

Ky nivel artistik i epërrm gjendet te të gjitha poezitë e kësaj përmble-dhjeje, pavarësisht kohës kur është shkruar dhe dëshmon se poeti Sabit Rrustemi krijon poezi vetëm në çaste frymësimi, gjë që shpirtëron në ‘to dhe ruan freskinë e krijimit të momentit. Kështu shpjegohet që edhe te poezitë e fundit të përmbledhjes, kemi gjithashtu panoramën artistike të “lulimit” pranveror të poezisë:

-Poezia "Me frymën time"(f.223) është një poezi e shkurtër, por e ndjeshme, ku autori përdor imazhe natyrale si Çepurin, lëkurën prej dheu dhe gjethe të vjeshtës për të shprehur praninë e një personi të dashur brenda tij, duke thënë se personi i dashur është "diku brenda tij me frymën time të ngrohtë". Mjeti artistik kryesor që përdoret në këtë poezi është personifikimi, ku fryma personifikohet dhe perceptohet si një entitet i gjallë që jeton brenda tij.

-Në poezinë "Mos u trazo prej hapave të mi"( f.224), autori shpreh dëshirën e tij për një person të dashur. Poezia është e ndërthurur me imazhe të natyrës dhe metafora që simbolizojnë ndjenjat e autorit. Përmes imazheve të pranverës dhe luleve të posaçme, autori shpreh ndjenjën e rilindjes dhe shpresës së tij për një marrëdhënie të re. Mjeti artistik kryesor që përdoret në këtë poezi është metafora , ku lulet simbolizojnë ndjenjat e shpirtit dhe shpresat për të ardhmen.

-Poezia "Ku mbeti vogëlsia jonë"(f.222) kritikon shoqërinë moderne dhe ndikimin e saj në njeriun dhe shpreh dëshirën për t’u kthyer në vogëlsi dhe të ruajë humanitetin e njeriut. Imazhet e majave që "ngrënë sytë" dhe "thyjnë qafat" janë metafora për forcën e teknologjisë dhe shoqërisë së ndërlikuar që po na bënë të humbasim lidhjen me vetveten dhe me njerëzit që na rrethojnë. Mjeti artistik kryesor që përdoret në këtë poezi është metafora, ku majat dhe vogëlsia simbolizojnë shoqërinë e ndërlikuar dhe humanitetin e humbur.

 

III-Përmbledhjen poetikeNdezje yjesh në zemër” me poezitë e dashurisë të Sabit Rrustemit e ka realizuar Anton Nikë Berisha, i cili e ka shoqëruar me një studim të hollësishëm të poezisë së dashurisë të këtij poeti, duke cilësuar shumë vlera tipike të saj dhe të stilit poetik, ndaj   nga droja se mund të përsërisnim thëniet e tij e ngushtuam këndvështrimin tonë në disa pak “hijë” të mbetura jashtë studimit të tij.

Poeti Sabit Rrustemi në poezinë e tij të dashurisë përdor mjetet artistike të shumëllojshme për të shprehur ndjenjat dhe emocionet e tij, por ajo që duhet vlerësuar është fakti se këto emocione janë të gjalla, të ngrohta sikur të jenë regëtima shpirti dhe jo rreshta të shkruara mbi letër. Po ashtu figurat artistike që ai përdor nuk janë “yje të largët që reflektohen mbi det”, ato janë gjethe dhe degë të pemës poetike, gjë që na dëshmon se Sabit Rrustemi ka përvetësuar të folurin metaforik në poezi. Të shkruash për dashurinë do të thotë ta përjetosh atë në veten tënde, si këngë zogu në zemër. Dashuria është një këngë shpirti ku melodia dhe “teksti” janë në unison hyjnor, ku jo vetëm goja por edhe sytë edhe trupi këndojnë. Kënga e dashurisë është hyjnore edhe kur këndohet në heshtje.

Gjuha: Poeti përdor gjuhën e thjeshtë dhe të kuptueshme, duke i bërë poezitë të përshtatshme për lexuesit e ndryshëm,  shmangë përdorimin e fjalëve të huaja, qoftë dhe ato që kanë hyrë në përdorimin ndërkombëtar, duke dëshmuar kështu pasurinë e gjuhës sonë për të cilësuar e shprehur çdo element të dashurisë dhe kohës së saj. Kjo ka ndihmuar që edhe figuracioni që përdor të jetë i shprehur qartë, thjeshtë dhe i kuptueshëm. Fjalët që përdor poeti kanë jehonën e epeve brenda vargjeve që do të thotë se dhe dashuria e tij është si e Halilit, ja vlen çdo sakrificë dhe është i gatshëm për çdo trimëri.Nën qerpikët e një vashe/Erë dheu me grish/Për flijim të ri “(f.87).

Vargu: Poeti përdor vargun në mënyrë të përshtatshme për të shprehur ndjenjat e tij, por anon nga vargu i lirë. Ai përdor vargje të shkurtra dhe të gjata, dhe ndryshon ritmin dhe zanafillën e tyre për të bërë poezitë më tërheqëse për lexuesit. Një karakteristikë e poetit Sabit Rrustemi është se disa herë në mes të dy strofave poetike përdor një ose dy vargje lidhëse që të krijojnë idenë e një ure ku kalojnë vargjet, ose duart e lidhura të dy personave që ecin bashkë të zënë për dore. Këto vargje mbartin gjithmonë një ngarkesë të madhe emocionale dhe të shtojnë përqëndrimin në lexim. Psh te poezia “Si atë mbrëmje”(f.210) pas strofës: “Unë përsëri/Do të puth/Si atë mbrëmje” vjen dyvargëshi befasues :”Jo ty/Po dashurinë time”për të vazhduar me strofën : “Borxh ta kam/Secilën ofshamë/Që nxjerr në mungesë time”.

Sipas stilit të Sabit Rrustemit, disa nga poezitë janë në dy variantet, gjë që tregon se poeti i punon e ripunon poezinë për përsosjen estetike dhe artistike të saj, por kjo na e shtyn mendimin më tejë, te fakti që në poezitë e Sabit Rrustemi hapësira e dashurisë është universale dhe nuk mbulohet dot me një poezi, madje edhe një aspekt, pamje apo imazh i saj nuk mbulohet dot me një poezi ashtu si një yll nuk e ndriçon dot me dritën e tij gjithë hapësirëm qiellore, ndaj dhe poeti e sheh dhe e ndjen që hapësira e dashurisë nuk është mbuluar e tëra me poezinë e momentit,  ndaj i punon në disa variante, si psh. poezia me një ritëm të shpejtë “Bora i shkrihet në faqe” (f.47), ku variant i dyte i saj eshte pa ndarje ne strofa, gjë që flet për një “eksperiment poetik” të autorit.

Tipar i veçantë i poetit Sabit Rrustemi është vendongjarja e dashurisë: dashu-ria ndonëse një akt universal, ndodh në vendlindjen e tij në Çepur, thua se në këtë botë nuk ka tjetër vend ku mund t’i “mbijë” dashuria.Çepurit përditë ngarend/Nëpër zemrën e secilës lule/Me emrin tënd” (f.57) ose: “Vishu me rroba të pastra/E dil tek ai tempull që falesh përditë/(si unë tek Çepuri im)” (f.54). Në fakt ky tipar është një dëshmi e atdhedashurisë së tij, pasi Çepuri nuk është vetëm ai mali që njohim, por është gjithë atdheu i tij, pa e cilësuar në se është shtrirë mali i Çepurit në gjithë Kosovën apo është mbledhur Kosova te mali i Çepurit.

Ka edhe një tipar tjetër poezia e dashurisë e Sabit Rrustemit, ndryshe nga disa  poetë të tjerë shqiptarë që kanë shkruar poezi dashurie edhe për vajza të huaja, e natyrshme kjo për botën e dashurisë, e cila nuk njeh kufij shtetesh e dallime kombesh, dashuria e poetit tonë i kushtohet vetëm vajzës kosovare, thua se nuk “do” që të ketë fatin e Halilit, të cilin eposi e “lejoi” të dashurohet me Tanushën, por nuk e “trashëgoi” me fëmijë.

 Megjithatë duhet të theksojmë se portreti”fizik” i vajzës së dashuruar nuk ka asnjë cilësues identiteti në poezi si psh ngjyra e flokut, e syve apo ndonjë tipar personal. Portreti i saj është një “femër mjegull”, një ëndërr që shket, vjen e shkon dhe kjo na tregon se poeti, ndonëse mund  t'ja kushtojë poezinë një vajze konkrete ai dhe portretin e saj e ve në funksion të dashurisë universale. Pra primare është dashuria dhe jo e dashura, prej nga tërheqim mendimin se Sabit Rrustemi i këndon dashurisë dhe jo (thjeshtë) të dashurës, çka më kujton vargun e Poradecit: “Nuk dashuroj as unë as ti/Por dashuronte dashuria” me gjithë madhështinë e tij poetike, të qënëshme te poezia e Rrustemit.

Imazhet që përdor poeti janë të forta dhe të bukura për të shprehur ndjenjat dhe emocionet e tij. Ai përdor imazhe të natyrës, të qiellit, të yjeve, të diellit, të shiut, të hënës, etj. për të bërë poezitë më tërheqëse dhe më të bukura. Në këtë drejtim poeti ka tepër afëri me artin gojor të popullit, pavarësisht se poezia e tij është një poezi modern.

Simbolet poeti i përdorë  për të shprehur ndjenjat dhe emocionet e tij në mënyrën më të thellë. Ai përdor simbole të tilla si zjarr, qiell, yje, etj. për të shprehur dashurinë, dëshirën, ëndrrën dhe ndjenjat e e heroit lirik, i cili mund të jetë njëri prej nesh në çdo kohë.

Pamjen fotografike poeti e përdor për të bërë poezitë më tërheqëse edhe në dukje. Ai përshkruan pamje dhe peizazhe të ndryshme, duke i bërë poezitë më të bukura dhe më tërheqëse për lexuesit dhe duke i e nxitur fantazinë e lexuesit edhe tejë poezzisë .

Pamja estetike e poezisë është e tillë që të impresionon, ajo i ngjan një lisi të drejtë e të lartë apo një djaloshi trup hollë që nxiton për diku në pragmbrëmje dhe lexuesi e ndjek me shikimin e tij, sikur diçka pret. Këto poezi me vargje të shkurtëra, që mbartin dendësi emocionesh të “detyrojnë” që ta vazhdosh  ta hamendësosh poezinë edhe kur ajo ka mbaruar së foluri.

IV-Në qoftë se do krahasohet me poezinë moderne europiane, mund të themi se Sabit Rrustemi përdor mjetet artistike të traditës shqiptare të poezisë, por edhe elementë të poezisë moderne, siç janë lirika dhe imagjinata e lirë, duke mbetur një poet i kuotës së lartë. Ai shpesh e përdor imagjinatën e lirë për të krijuar poezi që janë shumë emocionale dhe të ndjeshme, ndërkohë që poezia moderne europiane përdor shpesh teknika të avancuara të shkrimtarisë, siç janë struktura të ndërlikuara dhe mënyra e organizimit të poezisë në mënyra inovative.

Duke u mbështetur në rrënjët e traditës dhe trashëgimisë sonë shpirtërore, veçanërisht në korpusin e këngëve popullore të dashurisë,  Sabit Rrustemi mbetet një poet modern original tipik shqiptar,  gjithmonë i kërkuar dhe shumë i lexuar.

 

Sarandë, më prill 2023



[1]Sabit Rrustemi “Ndezje yjesh në zemër” Poezi e zgjedhur e dashurisë. Beqir Musliu Gjilan 2015

[2] Poezitë për këtë vëllim u përzgjodhën nga Anton Nikë Berisha nga vëllimet poetike:

-Ku i la lisat era. “Rilindja”, Prishtinë 1990; -Besoj në një diell. “Fjala”, Prishtinë 1992;

-Variacione për lirinë, “Rilindja”, Prishtinë 1997; -Shiu i buzëve tua. “Rozafa”, Prishtnë 2009;

-Nën qerpikun tënd. “T-KOM”, Shkup 2009; -Zjarrmi e kthejlltë. “Beqir Musliu”, Gjilan 2011;

-Në fytyrën e një gjethi. “Beqir Musliu”, Gjilan 2012; -Murale shpirti. “Rozafa” 2013;

-Grafite nënlëkurore. “Beqir Musliu”, 2015 si dhe nga disa poezi të autorit në dorëshkrim

[3] Përmbledhja është realizuar me poezi të përzgjedhura, redaktuara, sistemuara dhe shoqëruar më një parathënie nga  Anton Nikë Bersiha