Sunday 18 February 2024

 

Timo Mërkuri

NUMËRAT E DASHURISË TË MUSA RAMADANIT

 

Kemi folur për poezinë e poetit  Musa Ramadani dhe qasjen e saj me  rrymën abstrakte në poezinë moderne, por njohja me poezinë e tij “Dashuria nëpër numra vizuelë” ishte pëër mua një befasi më vete, pasi kjo poezi eksploron ndjenjat e dashurisë përmes një strukture numerologjike, ose e thënë ndryshe shpreh udhëtimin e dashurisë nëpërmjet numrave, duke përdorur ata si simbole dhe metafora për të shfaqur ndryshimin dhe zhvillimin e marrëdhënies së dashurisë. Kuptimshmëria e numërave në këtë poezi të Ramadanit realizohet nëpërmjet një lloji të simbolizmit numerik dhe ndjekjes së një rregulli ose parimi të përdorimit të tyre nëpër kontekstin e dashurisë. Kështu ndërsa poeti fillon me numërin zero dhe vazhdon me numra që rriten progresivisht (1, 2, 3, 4, 5...). është pikërisht kjo rritje graduale që simbolizon një evoluim ose rritje në ndjenjat dhe përvojat e dashurisë, ku çdo numër ka një kuptim të veçantë në kontekstin e poezisë. Psh., zero përfaqëson fillimin e gjërave, një boshllëk potencial ku lind, fillon dashuria, ndërsa numri pesë (5) simbolizon një fazë të rëndësishme të transformimit dhe zhvillimit të dashurisë. Po kështu numrat që përsëriten në poezi ose janë të lidhur me njëri-tjetrin në një mënyrë simbolike, psh rrotullimi midis numrave gjashtë dhe nëntë (6 dhe 9) mund të simbolizojë një lloj ciklit të pafundëm të dashurisë, një lëvizje që nuk ka fillim e as fund. Çdo numër përshfaq një fazë të ndryshme ose një aspekt të dashurisë, duke e bërë kështu poezinë të pasur me metafora dhe simbole që rrisin ndjeshmërinë dhe kuptimshmërinë e saj. Të kuptohemi, në studimin e poezisë dhe simbolikës së numrave, nuk ka një rregull apo teori që zbatohet në mënyrë absolute për të interpretuar kuptimin e tyre. Megjithatë, ka disa shpjegime dhe koncepte të cilat janë përdorur për të kuptuar rëndësinë e numrave në kontekstin e poezisë dhe letërsisë në përgjithësi:

Kështu, duke patur edhe ndihmën e numërologjisë, e cila është një praktikë e vjetër që përdor numrat për të zbuluar kuptimin e përvojave dhe nddjenjave njerëzore, ku çdo numër ka një kuptim të veçantë dhe mund të interpretohet në kontekstin e një personi apo një ngjarjeje të caktuar, në letërsi, numrat përdoren si simbole për të shprehur ide, ngjarje, ose për të theksuar karakteristikat e personazheve apo situatave, psh, numri tre mund të paraqesë një unitet, ndërsa numri shtatë mund të përfaqësojë perfeksionin ose transcendencën. Sigurisht që kuptimi i numërave mund të ndryshojë në varësi të kontekstit kulturor dhe histori, psh., në kulturën perëndimore, numri 13 mund të konsiderohet si një numër i terc, sjell fatkeqësi ndërsa në kulturat e tjera, ai mund të ketë një kuptim të ndryshëm. Pavarësisht këtyre, interpretimi i numrave në poezi mund të jetë i ndryshëm nga lexuesit në varësi të perceptimeve të tyre personale, përvojave dhe kulturës nga vijnë, pavarësisht se ka disa rregulla dhe koncepte themelore për interpretimin e numrave në poezi dhe letërsi.

Përfundimisht  “numerologjia” që shfaqet në poezinë "Dashuria nëpër numra vizuelë" nga poeti Musa Ramadani nuk është e pakuptimtme, veçse ka të bëjë me përdorimin e numrave si simbole dhe metafora për të shprehur ndjenjat dhe përvojat e dashurisë në një mënyrë të fuqishme dhe simbolike.

 

I-Në strukturën e kësaj poezie, numrat shërbejnë si simbole që përfaqësojnë fazat e ndryshimit dhe evoluimit të dashurisë dhe të zgjerimit të hapësirës së ndjenjave e ndërgjegjësimin në tekst, ku përkthimi e interpretimi i tyre si simbole dashurie krijojmë kuptimshmërinë e re, që në këtë poezi, në kontekstin e dashurisë i përafrohet interpretimit se:

Numëri “Zero”si fillim përfaqëson nisjen, fillesën e gjërave, një hapësirë boshe, ku lind, krijohet, formohet dashuria, është fillimi i udhëtimit të dashurisë.

Njëshi (1) në këtë kontekst, përfaqëson fillimin e individit, ndarjen nga bota e të pavarurit, por edhe ndjenjat e para të dashurisë. Vargu "Dashuria lëvarej në Njësh tek ngrihesha mbi kërryle" është një imazh poetik dhe metaforik që paraqet një gjendje emocionale apo një eksperiencë njerëzore në mënyrë shumë e bukur dhe simbolike. Fjala "Njësh" mund të përfaqësojë një ndjenjë të unitetit dhe të  qenit të tërësishëm, ndërsa "ngrihesha mbi kërryle" mund të simbolizojë ngritjen, progresin dhe zhvillimin e një personi në marrëdhënien e dashurisë, duke sjellur imazhin e një personi që rritet dhe zhvillohet nëpërmjet dashurisë.

 “Dyshi” përfaqson një lidhje përtnerësh, kur dashuria fillon të pjestohet në dy veta dhe të formohet në mënyrë më komplekse. Nqse “treshi” paraqet rritjen e marrëdhënies, dy gjysmëharqet e tij sugjerojnë konfliktet dhe sfidat që përjetojnë partnerët në një marrëdhënie.

Në numrin “katër” lindin tre "L" vizualisht si shkronja "L", të cilat përfaqësojnë lidhjen, lëvizjen, dhe lirinë, ndërsa vargu "Dashuria ime në Pessh u lakua e u përthye si ashti" është një imazh metaforik që shfaq  transformimin e ndjenjave të dashurisë në një gjendje tjetër, të ndryshme, pasi numri pesë simbolizon një moment tranzicioni, një ndryshim ose fazë të re në marrëdhënien e dashurisë, pasi është një numër që sjell lëvizje dhe ndryshim.

Ndërmjet gjashtës (6) dhe nëntës (9), dashuria rrotullohet, pra paraqitet si një lëvizje rrethore (të 6 të kthyer në 9) që tregon kompleksitetin dhe ndryshimin  konstant të ndjenjave. Në poezinë "Dashuria nëpër numra vizuelë", rrotullimi i numrave është simbol i ndryshimit dhe paqëndrueshmërisë në marrëdhënie. Numrat 6 dhe 9 rrotullohen dhe vërtiten, duke paraqitur një ndjenjë të pafundme të lëvizjes dhe ndryshimit të ndjenjave. Në simbolikën numerike, numri nëntë është i lidhur me përfundimin, plotësimin dhe përsosmërinë, në kontekstin e poezisë, numri nëntë mund të paraqesë një fazë përfundimtare të marrëdhënies, një moment kur gjithçka bëhet e qartë dhe plotësohet.

Shtata (7): sjell një vijë e cila mund të interpretohet si një lidhje e përhershme midis dy të dashuruarve, një lidhje që do të mbetet në kujtesën e tyre.

Teta (8): me dy rrathët e mbyllur mund të paraqesë një unitet të plotë, një lidhje të përhershme që nuk ka fillim e as fund.

Dhe dhjeta (10) është përfundimi i një cikli, një fillim i ri që tregon përfundimin e një periudhe të dashurisë, por edhe fillimin e një tjetre.

Duke patur parasysh se numerat në matematikë fillojnë me zero dhe vazhdojnë në pafundësi, përfshirë dhe numrat negative që vijnë nga pafundëesia dhe shkojnë në pafundësi,  kur flasim për numrin dhjetë, nuk duhet të themi se ai na çon në zero në kuptimin e drejtpërdrejtë të numrit në matematikë. Në kontekstin e poezisë dhe përdorimit metaforik të numrave, numri dhjetë mund të simbolizojë një kthesë, një fillim të ri,(pse përbëhet nga 1 dhe 0, interpretimin e të cilëve e pamë më sipër) pra nuk  i referohen drejtpërdrejtë zero-s matema-tikore. Në poezi, numri dhjetë mund të përfaqësojë një pikë kritike, një moment transformimi, ose një fazë të rëndësishme në zhvillimin e një marrëdhënieje apo një historie.

Pra, edhe pse në matematikë numri dhjetë nuk na çon drejtpërdrejtë në zero, në poezi, ai ka një kuptim simbolik dhe metaforik që përfaqëson një ndryshim, një fillim të ri, një fazë të re në kontekstin e historisë së poezisë. Ky është një aspekt i rëndësishëm për të kuptuar më saktësisht përdorimin e numrave në kontekstin  letrar dhe metaforik të poezisë. Në këtë kontekst, numrat nëntë dhe dhjetë janë simbole që shprehin  përfundimin e një faze të marrëdhënies dhe fillimin e një cikli të ri. Ata kontribuojnë në rrugën e përkryer dhe të plotësimit të marrëdhënies së dashurisë, duke shtuar hapësirë dhe përmbajtje në poezinë "Dashuria nëpër numra vizuelë".

Vlen të theksojmë jashtë numërave  se: "Kënga e mjellmës" te vargu:“Atëherë zu të këndonte Këngën e mjellmës Dashuria” është një metaforë për harmoninë dhe kënaqësinë që sjell dashuria. Është shfaqur si një imazh i bukur dhe i gëzueshëm që shfaq ndjenjat e plotësisë dhe lumturisë që vijnë me një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të harmonishme dhe simbolizon një lloj përqafimi apo pranimi të sinqertë të dashurisë në të gjitha format e saj. Është si një thirrje që shpreh thelbin e ndjenjave të sinqerta e të përjetshme të dashurisë.

Referimi te pleqëria te vargu:” Dashuria ime gulçonte pleqërisht” simbolizon një maturi të dhimbshme ose një perspektivë të ndryshuar mbi dashurinë, ndoshta një kujtesë e herëshme që mbetet e gjallë në kujtesën e autorit.

Interesant është vargu: "Dashuria hyri në Dhjetsh me 1 të vogël 0 të madhe" e cila është një shprehje simbolike që paraqet një moment final në udhëtimin e dashurisë. Shprehja në vetvete ka një karakter metaforik, ndërsa përmasat e numrave (1) dhe (0) e vogël dhe e madhe përdoren për të paraqitur disa koncepte thelbësore të dashurisë dhe përvojës së saj, ku:

Shprehja:"1 të vogël" paraqet numrin (1) si diçka e vogël, e pakët dhe mund të interpretohet si një fillim modest, një fillim i vogël në raport me gjithësinë e dhjetës, por gjithashtu mund të përfaqësojë një fillim të vogël, një hap të vogël drejt misterit dhe thellësive të dashurisë.

Shprehja:"0 të madhe"paraqet numrin (0) si diçka e madhe dhe e plotë, ku numri zero është simbol i boshllëkut dhe potencialit të pafundëm. Në këtë kontekst, zero përfaqëson një përmasë të madhe, një potencial të plotë për të filluar një udhëtim të ri, një fillim me madhështi dhe fuqi, që ka mundësinë për të krijuar gjithçka.

Për shkak të këtyre konotacioneve dhe simbolikave të fjalëve "i vogël" dhe "i madh", përdorimi i tyre paraqet një moment të fillimit të dashurisë, një moment modest por plotësisht të mbushur me potencial dhe mundësi të mëdha për zhvillim dhe rritje. Bashkimi i tyre në kontekstin e "Dhjetësh-it" nënvizon një fillim të përsosur dhe të gjallë për një udhëtim të madh dhe të pasur emocional.

Kthimi në Zero dhe Një te vargu :” mes Zeros e Njëshit” mund të interpretohet si një cikël i fillimit e mbarimit, duke theksuar që dashuria fillon dhe mbaron gjithmonë, por në çdo fillim ka një potencial të ri.

Si përfundim mund të themi se poezia e Musa Ramadani përmes përdorimit të simboleve numerike, paraqet rrugëtimin e dashurisë si një udhëtim që nis nga një pikë boshe (moment i rastësishëm) dhe evoluon nëpër ndryshime, sfida dhe përjetime të ndryshme, duke përfunduar në një cikël të pafundëm që rifillon me çdo moment të ri dhe përjeton një lloj  përjetshmërie në kujtesën dhe përvojën e personit. Duhet të theksojmë se interpretimi i numërave dhe

kuptimshmërisë së vargjevë nuk është statike por  ndryshon sipas lexuesit, kulturës dhe këndvështrimit të tij.

 

II- Numrat që përdor Musa Ramadani në poezinë "Dashuria nëpër numra vizuelë" janë simbole, pasi përfaqësojnë një ide, koncept, apo realitet të caktuar.  Në kulturën tonë, numrat kanë kuptime të veçanta dhe simbolizojnë ndryshme  psh., numri një mund të përfaqësojë fillimin, ndërsa numri shtatë mund të përfaqësojë fatin e mirë. Këto simbole dhe kuptime përforcojnë mesazhin e poezisë, ku numrat në tërësi përfaqësojnë një gamë të gjerë idesh dhe përvojash në lidhje me dashurinë dhe jetën. Duhet të kuptojmë  se në këtë poezi numrat përfaqësojnë koncepte të përgjithshme, jo të veçanta dhe përdoren për të paraqitur procesin e zhvillimit dhe transformimit të dashurisë.

Ndërkohë që në këtë poezi numrat janë simbole, ata përdoren metaforikisht ku shërbejnë për të shprehur përvojat dhe ndjenjat që ndodhin e trasformohen  nëpër kohë dhe në udhëtimin e dashurisë në mënyra, që fjalët konvencionale nuk mund të bëjnë. Në poezi, numrat përfaqësojnë ndryshime dhe zhvillime në marrëdhënien e dashurisë, psh., nisja nga zero shpreh fillimin e një marrëdhë-nieje të pastër dhe të paformësuar dhe me kalimin e kohës, numrat rriten e transformohen, tregojnë maturimin dhe ndryshimet në raportin e dashurisë. Le ti paraqesim me pasazhe vargjesh idetë që shprehëm më sipër:

Te vargu:"Dashuria lëvarej në Njësh tek ngrihesha mbi kërryle", simboli është numri "Njësh" që përfaqëson fillimin dhe përpjekjet e para në një marrëdhënie dashurie, ndërkohë  metafora: "Lëvarja" e dashurisë është  një imazh i lirë dhe i lehtë, që sugjeron fillimin e një rrugëtimi emocional dhe romantik.

Te vargu:"Dashuria u kthye në Tresh mes dy gjysmëharqesh", numri "Tresh" simbolizon unitetin e harmoninë,  "dy gjysmëharqet" mund të përfaqësojnë dy individe që përpiqen të pajtojnë ndjenjat e tyre, ndërkohë që metafora: Kthimi i dashurisë në "Tresh" paraqet një fazë ku ndjenjat bëhen më të qëndrueshme dhe të plotësuara në një lidhje, mirëpodashuria që kthehet në Tresh" paraqet një imazh ashtu si dhe"dy gjysmëharqet".

"Ndërmjet 6 dhe 9 rrotullohej e vërtitej Dashuria" shkruan poeti me simbolet e numërave të kundërt ( gjashtë dhe nëntë), por këtë e shpreh metaforikisht: “rrotullohej e vërtitej Dashuria”.

 

III-Poezia "Dashuria nëpër numra vizuelë" e poetit Musa Ramadani përkthehet si një përfaqësim i rrymës moderne poezi, pasi  shfaq karakteristikat e modernitetit poetik për arsyen se:

Poezia eksperimenton me formën dhe strukturën, duke përdorur numra si një mjet për të organizuar dhe paraqitur përvojat dhe ndjenjat e dashurisë në një mënyrë innovative, psh."Dashuria hyri në Dhjetsh me 1 të vogël 0 të madhe"ku eksperimenti me strukturën, është një tipar i rëndësishëm i poezisë moderne.

Numrat në poezi përdoren metaforikisht për të shprehur ndjenjat dhe përvojat e dashurisë përveçse si simbole, dhe përdorimi i simbolizmit e metaforës është një nga karakteristikat kryesore të poezisë moderne, pse e  bën më komplekse dhe më thelbësore në interpretim.

Poezia shfaqet si lëvizje larg formave tradicionale të poezisë pse përqëndrohet në eksperimentimin me formën, strukturën dhe përmbajtjen.

Poezia shfaq një nivel të lartë të ekspresionizmit, duke përdorur imazhe dhe simbole të forta për të shprehur ndjenjat dhe përvojat e thella njerëzore: "Dashuria lëvarej në Njësh tek ngrihesha mbi kërryle".

Përdor abstraksionin dhe simbolizmin për të shprehur mendime, ndjenja dhe emocione, që janë përtej realitetit fizik, duke krijuar një atmosferë poetike dhe metafizike psh."Dashuria në Shtatsh fitoi një vijë mu në trup po".

Përdorimi i imazheve të pasura dhe të ngjashme me vizionet është një element i theksuar i modernitetit poetik në këtë poezi. Poeti spërdor imazhe të arira për të krijuar një kuptim përvojë intensive poetike psh: "Dashuria ime në Pessh u lakua e u përthye si ashti"

Janë këto elemente që e rendisin poezinë"Dashuria nëpër numra vizuelë" në kontekstin e rrymës moderne në poezi. Ajo ndjek një qasje të lirë dhe inovative ndaj formës dhe përmbajtjes, duke e bërë atë një përfaqësuese të larmishme të poezisë së shekullit të 20-të dhe të poezisë bashkëkohore në përgjithësi.

 

IV- Duhet të specifikojmë se përdorimi i kuptimit të numërave në poezinë "Dashuria nëpër numra vizelë"  të Musa Ramadanit ka një qasje më shumë me rrymën e poezisë moderne që përdor abstraktin për të shprehur ndjenja dhe ide. Në këtë rast, numërat përdoren si simbole dhe metafora për të shfaqur marrëdhënien e dashurisë dhe ndryshimet që përjeton ajo. Kjo nuk është një qasje e zakonshme në poezi, por është një stil i veçantë që shpesh përdoret për të shprehur emocione dhe përvoja në një mënyrë që shmang shprehjen e drejtëpërdrejtë  dhe kuptimshmërinë e thjeshtë.

Përdorimi i numerave në poezi mund të quhet si një formë e poezisë simbolike, ku numrat përfaqësojnë ide dhe ndjenja në mënyrë të koduar, ndërsa shprehja e tyre metaforikisht e shpie poezinë në shtegun metaforik. Kjo qasje e poezisë shtron lexuesin për të gjetur kuptime të thella nëpërmjet simboleve dhe metaforave, duke e bërë atë më shumë se thjesht një rrëfim linear, prandaj stili i përdorimit të numërave në këtë poezi të Ramadanit mund të shihet si një formë e poezisë moderne e rrymës abstrakte, që shpreh ndjenjat dhe idetë në një mënyrë që lë shumë hapësirë për interpretim. Përdorimi i numerave ka një qasje abstrakte, duke i përdorur ata si simbole që përfaqësojnë ndjenjat, përvojat dhe rrugën e ndryshueshme të marrëdhënies së dashurisë. Në këtë mënyrë, poezia shfaq një lloj lirizmi dhe transparence, duke lejuar lexuesin të përcjellë një përvojë të re shpirtërore.

Prandaj, ky stil poezie mund të konsiderohet si një mënyrë e re dhe inovative për të shprehur ndjenjat dhe përvojat njerëzore në mënyrë  të ndjeshme, ai sjell një dimension shtesë dhe kompleksitet në poezinë moderne.

Realisht përdorimi i numerave në poezinë "Dashuria nëpër numra vizuelë" shërben edhe si mënyrë për të krijuar ndjenjën e misterit poetik, duke e bërë atë më intriguese dhe tërheqëse për lexuesin. Misteri qëndron në faktin se numrat përdoren si shenja të koduara që kërkojnë të dekodohen dhe të interpretohen, duke e lënë hapësirë për shumëllojshmëri kuptimesh dhe interpretimesh. Kështu, përdorimi i numerave shtron një sfidë për lexuesin për të kuptuar dhe për të lidhur pjesët e ndryshme të poezisë në një pikturë të plotë. Kjo mund të interpretohet si një thirrje për të eksploruar ghjeografinë e marrëdhënies së dashurisë dhe për të zbuluar kuptime të reja që mund të qëndrojnë pas pamjes së jashtëme të poezisë dhe jo për të zbërthyer misticizimin poetik, të cilin realisht Ramadani nuk e ka si qëllim.

 

V-Ndoshta dhe për këtë arsye poezinë "Dashuria nëpër numra vizuelë" të Musa Ramadani duhet ta shohim në dimensionet që interpretohen nga një perspektivë filozofike, pasi shfaq elemente që mund të lidhen me temat dhe aspektet filozofike, duke reflektuar përvojën dhe kuptimin e dashurisë në një mënyrë ndryshe.

Në këtë poezi, numrat dhe ndryshimet që paraqiten përfaqësojnë një rrugë të pashmangshme të ndryshimit dhe zhvillimit e cila mund të interpretohet në dritën e filozofisë eksistenciale, ku jeta dhe marrëdhëniet shpesh shihen si një udhëtim i pashmangshëm dhe i paqëndrueshëm.

Në përdorimin e numrave poezia ka një aspekt të njësimit,  pajtimit ku përmes rrugës së ndryshimit e rrotullimit të numrave, mund të shihet një përfaqësim i procesit të njësimit e pajtimit me veten dhe me të tjerët (jo vetëm partnerin), një temë që shpesh luhet në fushën e filozofisë.

Numrat dhe struktura e tyre në poezi mund të interpretohen në dritën e kohës dhe eksperiencës njerëzore. Ajo paraqet një rrugë të kohës, me fillimin dhe përfundimin e një marrëdhënieje, duke reflektuar mbi përvojat dhe ndryshimet që na formojnë në kohë.

Në filozofi, numrat (shpesh) janë parë si simbole të strukturës së realitetit dhe të kuptimit të tij, ndaj përdorimi i tyre në poezi mund të interpretohet si një përfaqësim i kësaj ideje, duke sugjeruar se ka një rregull dhe një harmoni në strukturën e dashurisë dhe marrëdhënies njerëzore.

Këto aspekte filozofike e bëjnë poezinë më shumë se thjeshtë një  rrëfim poetik; ajo e çon lexuesin në një udhëtim reflektimi dhe përmbysjeje të kuptimit të marrëdhënies njerëzore dhe të gjerësisë së ndjenjave që ajo sjell

 

VI-Kam folur për modernitetin e poezisë së poetëve kosovarë dhe për figuracionin e tyre “të mbyllur” në zbërthyeshmërinë e tij nga censura për tu shpëtuar “rrufeve zeusiane”, por në rastin e kësaj poezie të Ramadanit “arsyeja” nuk duhet kërkuar te shmangia nga censura. Arsyeja e vërtetë e këtij stili poetik, ku në modernitetin e së cilës gërshetohen simbolizmi, metaforizmi, imazhizmi dhe abstraktia duhet kërkuar te synimi i autorit për ti ngritur krijimet e tij në një kuotë sa më të lartë, për tu dhënë vargjeve kuptimshmëri dhe interpretim sa më të gjerë dhe bashkëkohor europian. Poezia është shkruar në vitin 1993 dhe do ishte e natyrëshme që të shkruante për një temë revolte (psh) në këtë stil për tju shmangur censurës, por vetë tema dhe mënyra e trajtimit të saj shpalos qëllimin që i ka vënë vetes autori për të krijuar një poezi të rrafshit europian, duke dhënë sinjalin se në këtë vend (Kosovë) në këtë kohë, poezia është e kuotave europiane. E parë në këtë aspekt kuptohet, ndjehet dhe ngjall krenari kjo poezi. Poetët janë të parët që arrijnë në botë të re.

 

Sarandë, më shkurt 2024

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Musa Ramadani

DASHURIA NËPËR NUMRA VIZUELË

Fillimisht isha një Zero ku banonte Dashuria

Dashuria lëvarej në Njësh tek ngrihesha mbi kërryle

Pastaj u bëra Dysh e në mua u pjesëtua Dashuria

Dashuria u kthye në Tresh mes dy gjysmëharqesh

Kur arrita në Katërsh lindën tri “L” nga Dashuria

Dashuria ime në Pessh u lakua e u përthye si ashti

Ndërmjet 6 dhe 9 rrotullohej e vërtitej Dashuria

Dashuria në Shtatsh fitoi një vijë mu në trup po

Në numrin Tetsh u mbyllën dy rrathët e Dashurisë

Dashuria hyri në Dhjetsh me 1 të vogël 0 të madhe

Atëherë zu të këndonte Këngën e mjellmës Dashuria

Dashuria ime gulçonte pleqërisht mes Zeros e Njëshit

 

/Mars 1993/

Thursday 15 February 2024

 

Timo Mërkuri

MODERNITET ME RRËNJË NË TRADITË

 

I-Poezia “Qan era me logori” e poetit Odise Kote ka në strukturën e saj jo vetëm elementë dhe dukuri tradicionale por specifikisht ka elementë thelbësorë të ritit zakonor të të qarit me logori. Poeti së pari ka përdorur konceptin e ritualit të të qarit me logori ku gratë vajtojnë me ulërima, shkulje flokësh e çjerje faqesh, me përplasje koke nëpër qoshe muresh (për të ndjerë apo për të marrë ato dhimbjen e të ndjerit që iku i vrarë nga plumbi apo aksidenti). Ky vajtim është një ritual mortor që kryhet në rastet e vdekjeve të rënda, si psh. në vdekjen apo vrasjen e djalit të vetëm, vdekjen apo vrasjen e burit të shtëpisë në një moshë të re, vdekjen e vajzës në prag fejese apo martese etj. Vajtimi në këto raste është impulsiv dhe shoqërohet gjithmonë me gjeste vetëndëshkuese. Ritual vjen nga hershmëria dhe përdorej gjer në vitet 50 të shek. të kaluar në Shqipërinë e jugut, ku praktikohej vetëm nga gratë, pasi burat dhe në rastet kur ata vajtonin, nuk e praktikonin këtë formë vajtimi. Një formë e këtij rituali mortor ka egzistuar deri vonë në trevat veriore në formën e zbutur të “gjamës së burave” ku burrat në mort, duke bërë “gjamën” rrahin gjoksin e klithin disa shprehje, që më së shumti  u ngjanë formulave të paracaktuara. Në trevat jugore pas ritualit të të qarit me logori, vjen forma e ligjërimimit vajtimor, ku një grup grash vajtojnë sipas një teksti, që e ligjëron (vajton) njera nga vajtoret, tekst që shpesh  herë është një brilant poetik dhe në një të ardhme shndrohet në këngë.

Të kemi parasysh se arti gojor, letërsia e kultivuar dhe e traditës kanë dhënë kulme të bukurisë artistike duke shfrytëzuar elementët tradicionalë të jetës e riteve zakonore, por gjithmonë këto krijime kanë mbetur brenda formatit tradicional. Romantizmi e klasicizmi  i shfrytëzuan këto element, por këtë e bënë kryesisht në aspektin e jashtëm fizik, ndërsa letërsia moderne, pa e nënvlerësuar aspektin fizik, i kushtoi rëndësi  zgjerimit dhe riformatimit të aspektit të brendshëm shpirtëror të njeriut. Kështu duke i metaforizuar elementët e artit, jetës apo riteve tradicionale, duke i bërë të flasin metaforikisht,  simbolikisht, dhe  imazhisht këto elementë jo vetëm që nuk humbën vlerën dhe bukurinë e tyre, por  fituan dritësi e gjerësi shpirtërimi dhe një aspekt universaliteti në kuptim-shmërinë e tyre në shndërimin në funksion të modernitetit poetik.

Të kuptojmë një gjë, Odise Kote nuk merret me rastin që ka shkaktuar dhimbjen dhe për pasojë vajtimin me logori të erës, madje ai (duket sikur) as e di se cili është shkaku, ai merret me peshën e dhimbjes që shkakton rasti dhe është kjo peshë që krijon diamantë tekstore vajtimorë. Këtu poeti nuk merret as me tekstin vajtimor në kuptimin konkret të tij, ai merret me jehonën e gjëmës në ambientin tradicional ardhur nëpërmjet poezisë moderne të tij pranë lexuesve. Qan dhe era themi në ato raste morti kur përcjellja e të ndjerit bëhet nën një erë suferinë të fortë, që fërshëllen nëpër pemë e hapësira pallatesh pasi përcjellja e tij detyrimisht bëhet në orën e caktuar, pavarësisht motit të egërsuar.

II-Thamë më sipër që Odise Kote nuk meret me rastin që ka shkaktuar dhimbjen, madje duket sikur ai nuk e dëshiron ta përmendë shkakun, por ne nëpërmjet analizës strukturore të poezisë konstatojmë një gjendje dhimbjeje e vajtimi të erës. Në këtë rast poezia përjeton një spektrum të gjerë të humbjesh e tragjedish njerëzore që ka shkaktuar dhimbjen, ku përfshin:

Vajtimi në poezinë "Qan era me logori" mund të lidhet me humbjen e një dashu-rie, e cila shkakton dhimbje të mëdha dhe trishtim. Fjala "logori" të pasazhi: "qan era me logori, pezm e pendime në varre" mund të shprehë ndjenjën e zhgënjimit apo të braktisjes në një dashuri të pafat.

Poeti mund të jetë duke shprehur dhimbjen për humbjen e një personi të dashur  të familjes apo të afërmve. Përmendja e: "rikthimin e pamundur, fëmijërinë tjetër" sugjeron një humbje të rëndë në jetën e tij, pasha e dhimbjes e të cilit do jetojë bashkë me atë për një kohë të gjatë.

Autori  paraqet një atmosferë të zymtë e të trishtuar ku ëndrrat janë zhdukur e shpresa është zhveshur dhe kjo mund të jetë një tjetër formë e humbjes që përjeto -het, e shprehur me vargjet: "shpresë - therrur thikash, të vdekurit e gjallë".

Ai mund të ndiejë një humbje të identitetit personal, apo humbjen e vlerave që e mbajnë në jetë,ndaj shprehet me vargun: "shpirt njeriu bosh, si gufallë kërmilli"

Realisht poezia "Qan era me logori" e Odise Kotes është nga ato poezi që të venë në mendime të thella para se të shprehesh, pasi shpreh me ngjyrësi të theksuar dhe thellësi emocionale  në formën e një vajtim me logori, një gjëndjeje emocio-nale për humbjen e dhimbjen, qasjen me shkatërrimin e mjerimin njerëzor.

Analizimi i poezisë në kontekstin e ritit vajtimor “të qarët me logori” na ndihmon të kuptojmë më mirë ndikimin e poezisë në kontekstin e kulturës dhe traditave shqiptare.

Në poezi fjala "logori" përdoret për të shprehur krahasimisht me dhimbjen e shfaquir në ritin e vajtimit për një dhimbje të madhe të tij shpirtërore. Poeti Odise Kote, si një njohës i hollë i këtij riti përdor imazhe të fuqishme si "qan era", "pezm e pendime në varre", "Shpirtëra a degë të thyera pemësh vajton" për të shprehur gjendjen e dhimbjes, trishtimit dhe mjerimit të thellë, por pikërisht përdorimi i foljes “qan”e personifikon erën dhe i jep një status ndjesor, i cili justifikonon veprimet e saj të njëjta me ato të një gruaje në momentin e

vajtimit me logori.

Në strofat e tjera, ai paraqet gjendjen e zymtë shpirtërore e dhimbjen e pashoqe të humbjes së dashurisë, të fëmijërisë, të kujtimeve dhe ëndrrave të prera nga realiteti i trishtueshëm. Gjithashtu, ai shfaq edhe përplasjen me rrethanat dhe pengesat që e bëjnë rikthimin e pamundur, dhe shpërfytyrimin e vazhdueshëm mes shpresës dhe humbjes së plotë të saj.

Përfaqësimi i kësaj gjendjeje të rënduar shpirtërore, i këtij vajtimi të paimagji-nueshëm me fjalë, ndërthurur me elemente natyrore e kozmike, bën poezinë e Kotes një veprim arti tërheqës dhe në të njëjtën kohë thelbësor për të kuptuar shpirtin njerëzor në gjendjen më të vështirë e të dhimbshme. Në fund, përdorimi i fjalëve si "oi, oi", pjesë reale e vajtimit shton një ndjenjë të vazhdimësisë së këtij vajtimi në një kohë të mëtejëshme, e cila i përcillet lexuesit si një kontakt ndjesor.

III-Në vijim të analizës së poezisë "Qan era me logori" të Odise Kotes, është e rëndësishme të theksojmë disa elemente thelbësore të kompozimit e strukturës së saj që ndikojnë në dukjen e vajtimit të dhimbshëm të shpirtit njerëzor.

Poeti përdor një gjuhë metaforike për të shfaqur gjendjen emocionale të vajtimit. Fjalët dhe imazhet që përdor si "harresat që s'plaken", "fshehtësira të nëndhe-shme a demonë", dhe "rikthimin e pamundur, fëmijërinë tjetër" shpërfaqin një botë të mjerueshme, të përulur në dhimbje dhe humbje.

Nëpërmjet imazheve natyrore dhe elementeve simbolike si "shpirtëra a degë të thyera pemësh", "Barin e tharë fërgëllimit", dhe "shpirt njeriu bosh, si gufallë kërmilli", poeti paraqet një botë të shkatërruar, ku shpirti njerëzor është zbrazur dhe i tharë nga vdekja.

Aspekt tjetër që vlen të theksohet është ndikimi i kontekstit historik e kulturor në përmbajtjen dhe shprehjen e kësaj poezie. Siç u përmend në nisje, tradita e vajtimit me logori dhe praktikat vajtimore të trevave jugore të Shqipërisë janë pjesë e trashëgimisë kulturore e sociale të popullit shqiptar. Kjo traditë ka qenë pjesë e identitetit të etnitetit tonë për një kohë të gjatë, që shfaqej në momente  vdekjesh tragjike, humbjesh e dhimbjesh të mëdha familjare a miqësish.

Në këtë kontekst, poezia "Qan era me logori" përjeton dhe paraqet gjendjen e trishtimit dhe vajtimit nëpërmjet një gjuhe simbolike e metaforike, e cila është e pasur me kuptim e thellësi kulturore. Përdorimi i fjalëve: "era", "logori", "zjarret", "prushërat", "ufëm mbytëse", dhe "rrokullimën e gjakut" përforcon lidhjen e poezisë me peisazhin e mjedisin  tradicional të Shqipërisë, si dhe me emocionet e ndjenjat e popullit shqiptar në rastet e gjëmave.

Poeti përdor imazhe të fuqishme si "shpirt njeriu bosh, si gufallë kërmilli" për të shfaqur  ndjenjën e zbrazëtisë dhe mjerimit që shoqëron humbjen dhe vdekjen. Ky imazh rëndon më shumë mbi lexuesin dhe e bën atë të ndjehet më afër me përjetimet dhe ndjenjat e personazhit poetik.

IV-Odise Kote këtë poezi e ka krijuar me fjalë e shprehje të një fjalori lokal që i qasen ritit tradicional mortor të  Shqipërisë së jugut,  me një kuptimshmëri tradecionale  madje dhe me imazhe tradicionale. Megjithatë kjo është një poezi moderne e mbirë dhe ritur në truallin tradicional.

Poezia "Qan era me logori" e Odise Kotes është një përfaqësim i shkëlqyeshëm i një poezie moderne që përdor elemente tradicionale shqiptare, sidomos ato të zonës së jugut, për të shprehur një situatë shpirtërore të rënduar nga një fatkeqësi e rrëndë. Kote përdor  gjuhën e imazhe të forta që lidhen ngushtë me traditën dhe kulturën e Shqipërisë së jugut. Përdorimi i fjalëve tradicionale dhe imazheve nga kultura e jugut shqiptar, si "logori", "era", "prushërat", "ufëm mbytëse", etj., ndihmojnë në të shprehurit e atmosferës së ritit mortor të të qarit me logori, madje dhe të lokalizimit të ngjarjes.

Megjithatë, edhe pse poezia përmban elemente tradicionale, ajo është qartësisht për të shprehur një krijim poetik modern dhe universale. Kote përdor teknika të poezisë moderne për të shprehur trishtimin dhe humbjen në një mënyrë që është e përjetshme për lexuesit e sotëm. Një aspekt i rëndësishëm që e bën këtë poezi  moderne  është përdorimi i metaforës dhe simbolikës në mënyrë të shkëlqyer për të shprehur ndjenjat e përvojën shpirtërore. Ky përdorimi i tyre i jep komple-ksitet poezisë, duke e bërë atë një eksperiencë të pasur e gjerësisht të interpretu-eshme për lexuesit.

Kështu, poezia "Qan era me logori" përfaqëson një përshtatje të tradicionalite-tit në një kontekst modern dhe një përvojë shpirtërore të përgjithshme e të përjetu-eshme. Kjo e bën atë një poezi të rëndësishme e të vlefshme, që ka aftësinë për të komunikuar me lexuesit nëpërmjet kohës dhe kulturave të ndryshme.

V-Poezia "Qan era me logori" e Odise Kotes përdor metafora të forta dhe simboli-ka të pasura për të shprehur një përvojë shpirtërore, duke kontribuar në moderni -zimin e poezisë në kontekstin e letërsisë shqiptare. Disa nga metaforat që ndikojnë në këtë modernizim janë:

Metafora:"Qan era me logori" shfaq një imazh të fuqishëm që shpreh një ndjenjë të dhimbjes e të vajtimit, duke e lidhur atë me natyrë të trishtuar e të mjeruar. Kjo metaforë shpërfaq një gjendje shpirtërore në mënyrë epike dhe metafizike, duke e paraqitur atë si një element natyror që është nën ndikimin e dhimbjes njerëzore.

Metafora "Shpirtëra a degë të thyera pemësh vajton" shpreh ndjenjën e humbjes dhe vajtimit si një gjendje e rrënduar  shpirtërore, duke përdorur imazhe të hua-zuar nga natyra për të përforcuar ndjenjën e mjerimit dhe dhimbjes njerëzo-re.

Po kështu metafora:"Shpresë - therrur thikash, të vdekurit e gjallë": shfaq një imazh të fuqishëm që shpreh ndjenjën e shpresës së zhdukur dhe të shuar, duke e krahasuar atë me një degë që këputet. Ky imazh sjell një ndjenjë të humbjes dhe trishtimit për gjërat që janë humbur përfundimisht.

Metafora:"Barin e tharë fërgëllimit"shprehnjë gjendje të mjerueshme e të ndrojtur të shpirtit, duke e krahasuar atë me një bar që është tharë e mungon jeta. Interesante është se metaforat e Kotes shfaqen në formën e një imazhi, ku ky i fundit jep një ndjenjë të humbjes e mungesës së shpresës.

Metafora:"Fillikatin shpërfillur e goditur me gurë" shfaq ndjenjën e të braktisurit e të mohuarit, duke e krahasuar me një të mbetur fillikatë, të shpërfillur e goditur me gurë, duke na  paraqitur një gjendje të mjerueshme e të ndrojtur të shpirtit, duke e bërë atë një element qëndror të vajtimit dhe humbjes.

Ndërkohë metafora:"shpirt njeriu bosh, si gufallë kërmilli": shfaq një ndjenjë të zbrazëtisë dhe mjerimit të shpirtit njerëzor pas një gjëme të madhe, e shfaqur imazhisht me një gufallë kërmilli bosh dhe të paplotë, që sjell një ndjenjë të mjerimit dhe trishtimit të shpirtit njerëzor.

Pra kemi një dendësi metaforash që flasin e përforcojnë ndjenjën e humbjes, vajtimit dhe mjerimit në poezi. Ato sjellin një atmosferë epike dhe ngjallin ndjenjën e një përvoje të thellë njerëzore për lexuesin. Psh."Barin e tharë fërgëllimit, sytë e bërë agull" përforcon ndjenjën e mjerimit dhe mungesës së shpresës në një mënyrë të thellë. Po ashtu dhe pasazhi"Fillikatin shpërfillur e goditur me gurë" jep një pamje vizuale të mjerimit dhe mohimit të shpirtit njerëzor.

Këto metafora i japin poezisë një dimension të thellë  të mjerimit, duke e bërë atë një eksperiencë të fuqishme për lexuesin. Nëpërmjet tyre, poeti modernizon poezinë dhe e bën atë të vlefshme edhe për kohën e kontekstin aktual.

VI-Po ashtu imazhet poetike të Kotes kontribuojnë në forcimin e modernitetit poetik të këtij krijimi. Përdorimi i tyre i zgjuar dhe i përmbushur me hapësirë dhe intensitet i jep një dimension të veçantë dhe të gjerë poezisë, duke e bërë atë të ndjeshme e relevante për lexuesin e sotëm. Disa  imazhe që përdoren për të forcuar modernitetin poetik janë:

Imazhi  që buron nga metafora"Qan era me logori" shfaq një situatë mortore të një vajtimi me logori, me kujënë një mënyrë të metaforizuar, ku logoria është një imazh i fuqishëm që shpreh një ndjenjë të madhe të dhimbjes, mjerimit e humbjes, duke e bërë atë element qëndror për të kuptuar përvojën shpirtërore të poetit.

Imazhi që jep metafora "Barin e tharë fërgëllimit" tregon një pamje të dhimbë-shme nga një humbje e madhe dhe një ndjenjë  mjerimi të shpirtit.

Imazhi që shfaq metafora: "Fillikatin shpërfillur e goditur me gurë" paraqet një pamje të mjerimit e mohimit të shpirtit njerëzor, ku imazhi i një fillikati të shpërfillur dhe të goditur me gurë  jep  pamjen vizuale të mjerimit e mohimit në portretin fizik të një njeriu të vetmuar e të braktisur. Po kështu dhe imazhi "shpirt njeriu bosh, si gufallë kërmilli"paraqet një pamje  zbrazëtie dhe mjerimi të shpirtit njerëzor. Përdorimi i një gufalle të zbrazëtë dhe të paplotë paraqet një ndjenjë të madhe të humbjes e mungesës së shpresës.

Siç e pamë më sipër, pothuaj të gjitha metaforat shfaqin imazhe në funksion të modernitetit të kësaj poezie me element tradicionale. Këto imazhe poetike janë të përshtatshme për kohën moderne dhe e bëjnë poezinë të përshtatshme për lexuesin e sotëm. Përdorimi i tyre i zgjuar poetikishti jep një dimension të gjerë dhe të dhimbshëm poezisë, duke e bërë atë një eksperiencë të për lexuesin. Nëpërmjet tyre, poezia fiton një modernitet poetik që e bën atë tërheqëse dhe të rëndësishme për kohën tonë.

VII-Thamë që poezia "Qan era me logori" e Odise Kotes është poezi moderne, modernitet i cili shfaqet në disa aspekte:

Së pari te përdorimi i gjuhës poetike dhe imazheve, që poeti i përdorsi elementë përbërës i një gjuhe poetike për të shprehur ndjenjat njerëzore të dhimbjes së madhe. Kjo gjuhë e pasur dhe e ngjashme me  fjalë e imazh të gjerë e bën këtë poezinjë shprehje të fuqishme të ndjenjave njerëzore në një kontekst modern.

Së dyti te përdorimi i një metafore të fuqishme dhe simbolike të ngjashme për të shprehur gjendjen shpirtërore të humbjes e mjerimit. Të kuptojmë, të qarët me logori  kryhet edhe më kushtet e një mjerimi të madh apo të një mungese vizioni, shprese apo perspetktive. Përdorimi i këtyre elementeve poetike përforcon modernitetin e poezisë, duke e bërë atë një shprehje e thellë dhe e ndjeshme e përvojave njerëzore.

Së treti Odise Kote shfrytëzon një strukturë të veçantë në poezinë "Qan era me logori", duke kombinuar metaforat e imazhet me një rrjedhë të caktuar mendi-mi. Kjo lloj strukture krijon një ritëm dhe intensitet që reflekton modernitetin poetik. Kjo strukturë e rëndësishme në poezi, e përbërë nga vargjet dhe imazhet e forta, ndihmon në forcimin e ndjesive dhe përmbajtjes shpirtërore.Psh. kjo poezi përmban strukturën e një rrëfimi të përmbushur me imazhe, siç shihet në vargjet e saj:"Krahë të këputur ikjesh, keqkuptimet rigatë" ku shfaqet një gjendje të mjerueshme dhe e ndrojtur e shpirtit, duke e krahasuar atë me një gjendje të psikologjike të shkatërruar e të braktisur. Ndërkohë metafora: "Në dukjen e mjegullt, rrokullimën e gjakut" paraqet një gjendje të trishtimit dhe mjerimit të madh.

Pra, kombinimi i këtyre metaforave dhe imazheve me një strukturë të qartë dhe të rëndësishme në poezi kontribuon në forcimin e modernitetit poetik të Kotes dhe e bën atë tërheqëse dhe interesante për lexuesin e sotëm. Nëpërmjet kësaj strukture të veçantë, poezia përfaqëson një shprehje të ndjeshme të përvojave njerëzore në një mënyrë që është e përshtatshme për kohën dhe kontekstin aktual.

VIII-Simbolikat në poezinë "Qan era me logori" të Odise Kotes shërbejnë për të theksuar e shprehur gjendjen shpirtërore të humbjes, trishtimit e vajtimit në një mënyrë të dukëshmedhe  komplekse. Përdorimi i tyre ndikon në modernitetin e poezisë duke e bërë atë tërheqëse për lexuesin e sotëm nëpërmjet ndjenjave të thella dhe të përgjithshme që shpreh. Kështu psh:

“Era”, është një simbol i trishtimit e dhimbjes që shpërndahet nëpërmjet një tingulli, e cila shpesh paraqitet si një gjendje e rënduar shpirtërore që përjeton humbje e dhimbje të madhe.

“Logoria” simbolizon një mënyrë të shprehuri me zë melodik të dhimbshëm e të trishtueshëm. Përdorimi i logorisë në poezi përforcon ndjenjën e dhimbjes dhe humbjes së madhe.

“Prushërat dhe zjarret” janë elemente natyrore dhe përfaqësojnë gjendjen e trishtimit dhe mjerimit dhe shpesh janë simbole të humbjes dhe zhdukjes së shpresës, ndërsa “Fërgëllimi” simbolizon një gjendje  mjerimi dhe të humbjes së identitetit,  në poezi shpesh paraqitet si një simbol i mjerimit dhe trishtimit të madh.

Pra, përdorimi i këtyre simboleve në poezinë "Qan era me logori" kontribuon në modernitetin poetik të poezisë pikërisht në aspektin ndjesor dhe emocional të saj. Simbolika e pasur e shpreh kompleksitetin dhehapësirën e përvojës njerëzo-re në një mënyrë që është e përputhur me kohën tonë, ku përdorimi i tyre shërben për të forcuar temën e vdekjes, humbjes e trishtimit në një mënyrë që ka një rezonancë të fortë me lexuesin e sotëm.

Shprehim se nëpërmjet këtyre simbolikave, poezia përjeton një modernitet poetik duke e bërë atë një shprehje të fuqishme dhe të ndjeshme të përvojave njerëzore në botën moderne. Kjo i jep poezisë një vlerë të përjetshme dhe e bën atë një pjesë e rëndësishme e letërsisë bashkëkohore shqiptare.

IX- Melodiciteti i vargjeve në poezinë "Qan era me logori" të Odise Kotes ka një ndikim të rëndësishëm në modernitetin poetik të këtij krijimi. Përdorimi i vargjeve me fjalë të një tonaliteti të rëndë, që shprehin dhimbjen, trishtimin, humbjen e vajtimin, forcon dimensionin emocional dhe shpreh përmasat e përvojës njerëzore me një rezonancë të fortë te lexuesi i sotëm.

Vargjet e rënda shprehin ndjenjën e kujtimeve të vajtimeve, duke i dhënë poezi-së një dimension emocional e nostalgjik, pasi  përforcojnë përvojën e humbjes dhe mjerimit që shfaq poezia. Përshtatja e zanoreve dhe bashkëtingëllores me përmbajtjen e trishtë e bën poezinë të shprehëse të ndjenjave. Bashkëtingëlloret dhe zanoret reflektojnë thellësinë e vuajtjes dhe trishtimit të shprehur në vargje, duke e bërë atë një përvojë të fuqishme emocionale për lexuesin. Psh vargjet: "Barin e tharë fërgëllimit, sytë e bërë agull,/qan era me logori, në ufëm mbytëse, në zhar./Në dukjen e mjegullt, rrokullimën e gjakut,/shpresë - therrur thikash, të vdekurit e gjallë."

Këto vargje përdorin imazhe të forta dhe një gjuhë të zymtë për të shfaqur pamjen e trishtuar e të shuar të botës së personazhit. Melodiciteti i krijuar nga bashkëtingëlloret e zanoret e poezisë përforcon ndjenjën e trishtimit dhe dhimbjes në përvojën letrare të lexuesit

Kështu imazhi i fërshëllimës së erës nëpër peme në male jep një imazh që përforcon ndjenjën e vajtimit në një mënyrë  mjeshtërore. Përdorimi i vargjeve të rënda për të shprehur këtë imazh e bën atë edhe më të ndjeshëm e të prekshëm për lexuesin.

Tingulli i trishtimit në poezinë "Qan era me logori" nga Odise Kote përjetohet përmes bashkëtingëlloreve të dendura dhe përdorimit të imazheve të errëta dhe të mbyllura. Tonaliteti i rëndë përkthehet në mënyrë të qartë në vargje si:"Krahë të këputur ikjesh, keqkuptimet rigatë,/jehonën nën dhe, ujëra, gremisjen e gjumit."

Në përgjithësi, tonaliteti i rëndë në vargje prezanton një realitet të trishtueshëm dhe të mbyllur, ku ka një prani të madhe të vuajtjes dhe dhimbjes. Ky tonalitet i rëndë reflekton gjendjen e rënduar  emocionale e shpirtërore të poetit, ndërsa shpreh gjendjen e përgjithshme të trishtuar dhe të mjerueshme të botës që ai përjeton ose përjeton në vargjet e tij.

Vargjet e rënda përforcojnë intensitetin e ngjyrat emocionale të poezisë, shfaqin një gamë të gjerë emocionesh, përfshirë trishtimin, melankolinë dhe dhimbjen. Tonaliteti i rëndë i vargjeve reflekton gjendjen e brendshme të poetit e ndikimin e rrethanave të mjerueshme e të dhimbshme në botën që e rrethon. Ky tonalitet tërheq lexuesin drejt thellësive emocionale të poezisë, duke e bërë atë një përvojë të thellë dhe tërheqëse për lexuesin.

Vargu përmbyllës "Qan era me logori, oi, oi, në shira pikëllimi," është  shprehje e thellë e dhimbjes dhe trishtimit në poezinë "Qan era me logori" të Odise Kote, ku tingujt "oi, oi, oi" shprehin një përforcim  intensiteti të të qarit me logori, ku kjo shprehje, e ndërthurur me vargun që paraqet erën që qan me logori, shkakton një rritje emocionale të ndjenjave të mjerimit dhe trishtimit që përjeton heroi ose poeti. Kjo shprehje e thënë shpesh në vajtime është një pjesë organike e përjetimit të dhimbjes dhe vajtimit në kulturën tonë dhe në poezi, ndaj themi se shtimi i tingujve "oi, oi, oi" në vargun e dhimbshëm të poezisë "Qan era me logori" jep një dimension shtesë emocional dhe e bën atë të përforcojë ndjenjën e vuajtjes dhe trishtimit në lexuesin.

Edhe këto aspekte ndikojnë në modernitetin poetik të krijimit, pasi përdorimi i  vargjeve të rënda e melodiozë krijon një përvojë të rrallë poetike. Moderniteti vjen nga aftësia e poetit për të shprehur përvojat njerëzore në një mënyrë që është e përputhur me kontekstin dhe kohën tonë. Kjo poezi bën përdorimin e teknikave të lashta poetike në një mënyrë të re e të modernizuar, duke e bërë atë tërheqëse dhe e interesante për lexuesin e sotëm.

Si përfundim mund të themi se poezia "Qan era me logori" e poetit Odise Kote është një leksion i dukshëm dhe i prekshëm i krijimit dhe lëvrimit të një poezie moderne në një truall tradicional, me fjalë, shprehje dhe melodicitet gjithashtu tradicional që të ketë një formë dhe impuls të fuqishëm modern te lexuesi dhe në botën krijuese. Mjafton ta lexojmë mirë këtë poezi.

Sarandë, më shkurt 2024

 

Qan era me logori ...

Qan era me logori, pezm e pendime në varre,

Shpirtëra a degë të thyera pemësh vajton.

Harresat që s'plaken, prushërat dhe zjarret,

fshehtësira të nëndheshme a demonë.

 

Barin e tharë fërgëllimit, sytë e bërë agull,

qan era me logori, në ufëm mbytëse, në zhar.

Në dukjen e mjegullt, rrokullimën e gjakut,

shpresë - therrur thikash, të vdekurit e gjallë.

 

Krahë të këputur ikjesh, keqkuptimet rigatë,

jehonën nën dhe, ujëra, gremisjen e gjumit.

Qan era me logori tê pandreqshmin fat,

shtiratën ulëritëse derdhur thellë unit.

 

Fillikatin shpërfillur e goditur me gurë,

rikthimin e pamundur, fëmijërinë tjetër,

Zabullimën e jetës, shira të thinjur në muzg,

qan era me logori një ëndërr të vdekur.

 

Qan era me logori, oi, oi, në shira pikëllimi,

shpirt njeriu bosh, si gufallë kërmilli.

 

Vëllimi"Pengje të gurëve" 2021

Sunday 11 February 2024

 

NJË PORTRET I MENDIMEVE DHE EMOCIONEVE

 

 

I-Tregimi "Një Shën Valentin i ëmbël për Kolonelin" nga Fatmir Terziu është një portret i mendimeve dhe emocioneve të një koloneli të moshuar, i cili po përballet me sfidat e jetës, përfshirë këtu kujdesin e shëndetit të tij dhe marrëdhënien me infermieren në spital. Në nisje, koloneli paraqitet si një person i përpiktë e korekt, që e ka mbajtur disiplinën dhe uniformën e tij ushtarake me krenari dhe angazhim të lartë, mirëpo në moshën e tretë ai është i detyruar të përballet me kujdesin e shëndetit të tij dhe me sëmundjen e sheqerit, duke ju nënshtruar rutinave të trajtimit dhe këshillave mjekësore.

Në spital ai nis dialogimin me një infermjere e cila kujdesej për atë dhe këtu, shfaqet një kontrast midis disiplinës ushtarake të kolonelit dhe lirive njerëzore të tilla si dashuria dhe emocionet. Infermierja, jo vetëm në kuadrin e profesionit dhe detyrës së saj përpiqet të sjellë një frymë tjetër në jetën e kolonelit, duke e trajtuar me dashuri e kujdes, duke e bërë të ndjehet si një njeri, jo vetëm si një pacient.

Tregimi jep një perspektivë mbi jetën dhe vdekjen, duke shpalosur sinqeritetin dhe humanitetin në një kontekst ku tundohen disiplinat  e jetës ushtarake dhe sfidat shëndetësore, duke nxjerrë në pah vlerën e dashurisë. Përmes personazheve të tregimit, lexuesi reflekton mbi rëndësinë e dashurisë, kujdesit të njerëzve për njëri-tjetrin, dhe pranimin e vdekjes si një pjesë e natyrshme të jetës.

Tregimi shfaq transformimin gradual në mendimet dhe emocionet e kolonelit. Nqse në  fillim ai paraqitet si një ushtarakt i rreptë dhe i ngurtë , që ecën vetëm në  trotuarin që lejojnë ligjet dhe rregulloret, pse ka jetuar për uniformën dhe për rrjedhën e strukturuar të jetës së tij ushtarake, por në kontaktin me infermi eren dhe në përballje me sëmundjen, ai fillon të shfaqë shenja të dobësisë e ndjenja të zbutjes së kontrollit mbi situatën.

Në momentin kur ai pranon të hajë një ëmbëlsi në formë zemre për të festuar Shën Valentinit, shfaq një ndryshim në perspektivën e tij, pse ky veprim tregon një hap drejt pranimit të dashurisë dhe të kujdesit, duke e portretizuar atë si një person që ka nevojë për emocionet dhe lidhjet njerëzore. Edhe pse ai mund të jetë në prag të vdekjes, ai gjen një moment të bukur për të shprehur dashurinë dhe respektin ndaj infermieres.

 

Përpos kësaj, tregimi reflekton mbi temat e humbjes që ai (Koloneli) ka përjetuar në jetën e tij, duke filluar nga arrestimi i të atit, që i ka ndikuar jetën e tij deri në përfundim. Në këto momente ai nis e përjeton një lloj arratisjeje nga realiteti i tij aktual përmes ëndrrave dhe kujtimeve, duke e mbajtur atë të lidhur me kujtimet e hershme dhe me një ideali të humbur të të kaluarës së tij.

 

II-Në vazhdim të tregimit, koloneli përjeton një përplasje mes disiplinës dhe lirive të tij personale, veçanërisht pasi takon infermieren në spital e cila përfaqëson lirinë, dashurinë dhe kujdesin, gjë që kontraston me strukturën e rreptë ushtarake të jetës së kolonelit.

Në këtë moment, koloneli reflekton mbi njërin nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij, ditën e Shën Valentinit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot dashuri, ai bën një akt të vogël, por të ndjeshëm, duke dhuruar një kuti çokollate infermieres. Është ky veprimi që tregon një ndryshim në perceptimin dhe sjelljen e tij, duke i dhënë hapësirë ndjenjave dhe emocioneve që më parë ishin të fshehura pas maskës së disiplinës ushtarake. Ky moment është një lloj çlirimi dhe një mundësi për të shprehur gjithçka që ka mbajtur brenda për një kohë të gjatë, është një rikthim në një botë më të humanizuar dhe të përmbushur me kuptim, larg prej strukturës së ashpër ushtarake.

Gjatë kësaj përvoje, koloneli përballon dilemën e zgjedhjes mes detyrës dhe lirisë individuale. Ai ndjen tensionin midis disiplinës së tij të detyrueshme ushtarake dhe nevojës për të shprehur emocione e ndjenja të mëdha njerëzore, që tregojnë një konflikt të brendshëm, ndërsa koloneli përpiqet të gjejë ekuilibrin midis dy botëve të ndryshme që ai përfaqëson.

 

III-Për kolonelin, dita e Shën Valentinit dhe akti i dhurimit të një kutie me çoko-llata simbolizon një moment të ndryshimit dhe të reflektimit në jetën e tij. Kjo ditë përmban disa simbole të rëndësishme për të:

Akti i dhënies së një dhurate në ditën e Shën Valentinit është një shprehje e dashurisë dhe kujdesit për të tjerët. Koloneli, pavarësisht prej sëmundjes dhe sfidave që përjeton, gjen një moment për të shprehur respektin dhe dashurinë për infermieren, duke e bërë atë të ndjehet të vlerësuar dhe të kujdesur.

Dita e Shën Valentinit përfaqëson një rast për të shprehur emocionet e ndjenjat, një gjë që mund të jetë e rrallë në një kontekst të strukturuar si ai ushtarak në të cilin ka jetuar koloneli. Kjo ditë simbolizon lirinë nga strukturat e rrepta dhe mundësinë për të shprehur veten në një mënyrë më humane dhe të çlirët.

Akti i dhurimit të një dhurate në ditën e Shën Valentinit gjithashtu simbolizon një formë rinovimi dhe transformimi për kolonelin. Ai përballet me një moment të rëndësishëm të reflektimit mbi jetën dhe vlerat e tij, duke i dhënë një peshë të re përparimit të tij personal dhe përjetimit të jetës.

 

IV-Dhurata që koloneli i jep infermieres në ditën e Shën Valentinit është një shprehje e simpatisë dhe dashurisë në kontekstin e tregimit. Edhe pse mund të jetë një veprim i vogël në dukje, ajo ka një ndikim të thellë në marrëdhënien midis tyre.

Për kolonelin, akti i dhurimit të një kutie me çokollata është një mënyrë për të shprehur respektin dhe vëmëndjen e tij  për infermieren. Në një kohë kur ai është i sëmurë dhe nën trajtim, ky akt tregon se ai e vlerëson përkujdesjen dhe dashurinë që infermierja i ofron.

Nga ana tjetër, për infermieren, kjo dhuratë mund të paraqesë një shenjë të kujdesit e vlerësimit nga ana e kolonelit ndaj personit të saj dhe në këto kushte ajo mund të ndiejë emocion e ndjenjë të vlerësimit për punën dhe përkushtimin e saj ndaj pacientëve.

Pra, në këtë kontekst, dhurata për Shën Valentinit përfaqëson një shprehje të thellë të simpatisë, vlerësimit e dashurisë midis dy personazheve, duke treguar për një lidhje të ndërsjelltë dhe të ndjeshme që formohet në kushtet e një spitali.

 

V-Mbyllja e tregimit "Një Shën Valentin i ëmbël për Kolonelin" është e ngarkuar me emocion dhe ndjenja, duke lënë lexuesin të reflektojë mbi jetën, dashurinë dhe kuptimin e pranisë njerëzore në momentet e fundit të jetës.

Në mbyllje, koloneli tregon një lloj qetësie dhe pranimi të vdekjes si një pjesë e natyrshme të jetës. Edhe pse ai përjeton tërheqje fizike dhe emocionale, ai nuk ka frikë prej vdekjes, akt ky që tregon një lloj maturie dhe përshtatjeje ndaj fatit të pashmangshëm, duke shfaqur një lloj harmonie me të kaluarën dhe të ardhmen e tij.

Përpos kësaj, mbyllja reflekton edhe mbi transformimin personal të kolonelit gjatë tregimit. Ai ka përjetuar një udhëkryq midis detyrës dhe lirisë individuale, duke përballur sfidat e sëmundjes dhe ndjenjave të fshehura. Me të kaluarën e tij të vështirë dhe refleksionin mbi jetën, ai arrin në një fazë ku ka pranuar fatin e tij me një lloj qetësie dhe harmonie.

Më tej, mbyllja e tregimit shfaq një moment të bukur të ndërlidhjes mes kolonelit dhe infermieres. Përkundër dallimeve të tyre në profesion, status dhe përvojë jetësore, ata gjejnë një lloj lidhjeje dhe kuptimi në një moment të çastit, ku dhurimi i një ëmbëlsire për ditën e Shën Valentinit tregon një ndjenjë të thellë  për njëri-tjetrin. Mbyllja e tregimit "Një Shën Valentin i ëmbël për Kolonelin" është një moment i maturisë, pranimit dhe dashurisë, duke treguar për fuqinë e lidhjes njerëzore në mes të sfidave të jetës dhe përgjigjeve të ndryshme që ajo sjell, duke na bërë dhe ne që ta rilexojmë për ta përjetuar më të plotë këtë tregim.

 

Sarandë, më shkurt 2024