Wednesday 18 November 2015

Studimi që kishte munguar….



Studimi që kishte munguar….

Përsiatje mbi librin “Joni Poetik  2” të Fatmir Terziut.


Nga Timo Mërkuri


Në qoftë se do më duhej të perifrazoja fjalët e poetes britanike Uendy Cope …Poetët e mirë lexojnë shumë…, cituar nga F.Terziu te “Liçenca poetike” duke ja përshtatur këtë konkluzion studimeve kritike, do të thoshja pa mëdyshjen më të vogël se…studiuesit dhe kritikët e mirë duhet të lexojnë shumë më shumë se poetët, dhe sidomos kur analizojnë e studiojnë poezinë.

1-Shkrimi i studimeve kritike i ngjan  punës së ar-kërkuesve në perëndimin e egër, të cilët, të paisur me një kazëm, një lopatë dhe një sitë, sitnin një mal të tërë rëre për të nxjerrë një gram flori. Vërtet një gram flori nxirnin nga një mal rëre  këta ar-kërkues të palodhur, por ky gram flori ishte shtysa e ndërtimit të qytezave të reja në rëzë të malit, të cilat shumë shpejt ktheheshin në qytete që riteshin çdo ditë. Ishte shtysa e hapjes së bankave në këtë qytet, e ndërtimit të shkollave, spitaleve, e ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave që të çonin nëpër metropole etj etj.

Ky gram flori ishte shtysa dhe rruga drejt progresit.

Ky gram floriri aty, në zemër të malit ka qënë shekuj të tërë. Puna është kush e nxjerr nga thellësia e malit, dhe ajo që është më e rëndësishmja, ta vëjë në shërbim të bashkëkombasve të tij.

2-Jo një gram flori, por një thesar të tërë, “situr” me mundim nga male të tëra…literature shqipe dhe botërore, na ka dhënë Fatmir Terziu te “Joni Poetik-2”.

Tërësia e referencave, konkluzionet shkencore, diapazoni i shikimit të fenomeneve letrare dhe trajektorja e rrugëtimit të tyre, karakteristika individuale e çdo krijuesi, e parë në tërësinë letrare të kohës, shtoi këtyre edhe një krijimtari fine e të pasur poetike e proze, që përfaqsohet nga disa vëllime poetike, novela, tregime e romane, flasin për një puntor të palodhur e cilësor të letrave shqipe.

Një  itensitet të tillë krijimi dhe nivel të lartë krijimtarie, në letrat shqipe, vetëm Sami Frashëri e ka dëshmuar.


3-Ky libër nis me studimin  shkencor mbi Artin Jonian, me temën…”Art Jonian? Po, mbi baza shkencore”, i cili është jo vetëm befasues por që tërheq vëmëndjen për nga thellësia e zhbirimit dhe hapërsira që çpalos.

Në kohën kur ne, një grup relativisht i vogël krijuesisht sarandiotë nisëm të shkruanim e të  flisnim me njeri tjetrin për “Artin Jonian”,... në fakt ne flisnim për veten tonë, për shkrimet tona, për artin tone dhe nuk pretendonim të  themelonim teori dhe shkolla, sepse ne e konsideronim vehten tonë ende si nxënës që mësojmë, zbulojmë dhe pasqyrojmë artistikisht ditë  për ditë botën e madhe magjike të Artit Jonian.

Nuk e krijuam ne Artin Jonian, ndonëse kemi folur me tingëllimën joniane, e pa krahasueshme me asnjë tjetër në botë. 

Ne nisëm të flisnim për Artin Jonian, si për  një botë apo qytetërim arti që  nuk ishte pjellë e fantazisë sonë, por  llogjikisht dhe  detyrimisht ka egzistuar, sepse reliket  e saj rrezëllijnë aty këtu.

Pak a shumë siç fliste me vete Ugolini për egzistencën e qytetit të Butrintit, para se ta zbulonte atë. (Citime nga libri im “Kur flasim për Artin Jonian”).

Pra, ndërsa ne, me entusiazëm flisnim dhe shkruanim për Artin Jonian, pati dhe  mendime e reagime se…Nuk ka Art Jonian…

Ne dëshmuam me botimet tona, egzistencën dhe finesën e Artit Jonian, por nuk hulumtuam për bazën teorike të tij.

Dhe deri në botimin e  librave “Joni Poetik” dhe “Joni Poetik 2” askush nuk kishte folur për këtë  risi letrare.

Kjo mungesë, ndoshta e ka burimin te kufizimet e socartit, apo gjethkë, por fakti është që …mungonte një studim për Artin Jonian…

Kritika letrare shqiptare nuk u muar me këtë risi letrare, duke e dënuar me heshtje, në kohën që ajo ka shekuj që jeton e krijon.  Duke “refuzuar” Artin Jonian, kritika letrare shqiptare i mohoi lexuesit shqiptar shijimin e një prej risive letrare më brilante dhe më të herëshme të kulturës shqiptare. Ndërkohë krijuesit jonianë  vijonin të krijonin perla artistike të disa gjinive, të cilat studiuesit dhe kritika i “birësonin” në familjen e socrealizmit, ndonëse ata, vetëm me socrealizmin s’kishin  përqasje.

Poezia Joniane nuk ka poezi entusiazte, të tipit të socrealizmit. Aty mbizotëron poezia e dhimbjes shpirtërore. Kjo jo si antitezë e bukurisë natyrore por si rrjedhim llogjik i origjinës së saj.

Poezia joniane është nga më të lashtat në brigjet tona.

Ajo, ashtu si ullinjtë shekullorë,  me trungun zgërbonjë (hekzametrike), bërë nga shekujt, me gjelbërimin e saj gjithëvjetor, inspiron paqen në brigjet e furtunave.

Në Manifestimet tona poetike, aty ku shekujt flasin nën ndikimin e të shkuarës në Triremën Joniane, Agim Mato hedh spirancën ideore kur thotë se …Emërtimi i këtij manifestimi është një qasje ndaj poezisë antike që është lëvruar dhe deklamuar  midis këtyre brigjeve (fq xxi).

4-Qysh në fillim të studimit autori  të befason me gjetjet reale të egzistencës së Artit Jonian. Namik Resuli në vitet 1940 flet për shkrimtarët e vjetër të jugës …që i kanë gjithmon sytë nga perëndimi … dhe tregon se…ajo që i lidhte me perëndimin këta “jugas” …ishte tek komunikimet gojore apo oratoria e trasmetimit kulturor a ndërkulturor...duke na dhënë në këtë mënyrë fillesat e poezisë joniane te këngët popullore. Ne ende theksojmë se kënga iso-polifonike himarjote (e bregut himarjot) është pjesë e çmuar e poezisë joniane.

Format heksametrike të krijimeve poetike antike,  konkludon autori janë dhe arsyet që pikëtakojnë Artin Jonian të trashëguar gojarisht në forma të ndryshme…ardhur deri në ditët tona.

Autori argumenton se në tërësinë e konceptit të trashëgimisë poetike joniane, mes kulturave që e mbartën atë në ditët tona është edhe thelbi i gjetjes të bazuar shkencërisht…dhe duke cituar Jacques thekson se…tërë bregdeti i Jonit ishte i banuar nga pelazgët dhe se ata kishin stilin e tyre poetikduke dëshmuar në këtë mënyrë se Arti Jonian nuk është …product i importuar. Jo vetëm kaqë, por ajo edhe frymëzon…si fakti që sjell  autori nga Robert D. Denham në studimin e tij “Poezia e herëshme e Charles Ëright”.

Analiza e ndryshimit fonetik është analiza e një karakteristike të Artit Jonian e konstatuar edhe në takimet tona vjetore të Triremës Joniane, por të pazbërthyer deri më sot, analizë që shoqërohet më pas me pasqyrimin e Arkitekturës joniane dhe mjedisit dhe ndikimi I tyre  në krijimtari.

Analiza e Mitit, si pjesë e arkitekturës letrare joniane është një nga pjesët më elegante të këtij studimi ndërsa …muzikaliteti në artin jonian dhe studimi i tij, është vërtet një gjetje  thelbësore në këtë art, gjetje dhe analizë që dëshmon aftësinë vëzhguese dhe konkluduese të autorit. Poezitë Joniane janë lehtësisht të këndueshmë. Ato skanë nevojë …tu vëshë muzikë…, ato e kanë muzikën brenda tyre. Kompozitori mjafton të “afrojë veshin” që të dëgjojë muzikën brenda vargjeve dhe pastaj këtë muzikë të dëgjuar ta hedhë në pentagram.

Hyrja në këtë studim na sjell hapësirën kilometrike mes poezisë…shënon autori, duke evidentuar një nga karakteristikat e këtij arti dhe pikërisht ..hapësirën që ai ka nëpër vargje, qoftë kjo hapësirë qiellore, detare, ëndëre apo mendimi. Hapësirë, ndoshta e trashëguar nga artfolklori jonian nëpër shekuj.

Ndalesa te roli i detit në kulturën njerëzore, gjatë analizës së  librit “Lundrime” të A.Matos e çon autorin, si një Odise modern, nga një zbulim në tjetrin në arqipelagun e Artit Jonian.

…aty ai gjën arsyen pse vargu jonian…thith dhe jep ajër mes lundrimit detar…( sepse vargu jonian nuk është varg static por  në…lundrim).

…deti, në poezinë joniane ka edhe një funksion tjetër. Ajo bashkon dhe ribashkon filozofikisht kulturat (e popujve dhe kohërave të ndryshme).

…gjeografikja rrjedhe e nxehtë në hapërsirën që krijohet si tipologji midis formës dhe strukturës…

Dhe konkluzioni befasues dhe i saktë se…Tek Agim Mato, ashtu si dhe në rastin e poetëve të mëdhenj, talenti ka ardhur nga mirësia e tij, përkujdesja e ndjeshme shpirtërore dhe ndjesia e organizuar në mënyrë të ndjeshme,gjithashtu, luhatëse...

5-Analiza e krijimtarisë së poetëve dhe prozatorëve të ndryshëm të ky libër, është specifike për secilin prej tyre, por e parë në mënyrë të pazgjidhëshme me tërësinë bashkëkohore të krijimtarisë letrare, me klimën letrare të kohës kur u shkrua, të kohës për të cilën shkruan dhe më kryesorja, duke analizuar  burimet  lëndore dhe teorike europiane dhe botrore të cilat  kanë qënë pjesë e “ylberit” krijues të secilit autor.

Shkrimi i këtyre analizave, është si të shoqërosh me shikimin tënd një vale deti, duke e specifikuar atë në morinë e valëve të shkaktuara nga era dhe tjua adresosh pulëbardhave për tu ulur mbi të, duke ju garantuar siguri.

Është si të ndjekësh  një dallgë deti në rrugëtimin  e saj, që nga momenti i krijimit deri në momentin e përplasjes së saj në breg , duke na dhënë kurbën e ulje-ngritjeve të saj, konfiguracionin e krijuar gjatë rrugëtimit,  flurudhën e stërkalave madje  dhe  fuqinë e saj në momentin e përplasjes.

Është si të  ndjesh te një tërmet nënujor, diku në mes të oqeanit dhe të dallosh tek ai  cunamin e frikshëm, që do rafshojë brigjet.

Dhe studiuesi, qoftë valëve, qoftë dallgëve tu tregojë edhe shkëmbinjtë nënujor që do hasin përpara.

Këto shkrime dhe analiza lexuesi i ka lexuar, veç librit, edhe te portali “Fjala e Lirë” dhe unë nuk kam ndërmënd ti riprodhoj. Por ajo që dua të theksoj është fakti se, portreti i secilit krijues  është ravijëzuar me ngjyra të ngrohta, plot dashuri. Si i tillë është jo vetëm mbështetës, por edhe nxitës për krijuesin. Dhe sidomos rekomandues për lexuesin, për vlerat pozitive që ai mbart.

Theksoja faktin, se Fatmir Terziu, analizën e secilit autor e bën në tërësinë bashkëkohore të krijimtarisë letrare. Është si të  pasqyrosh  thellësinë dhe brendësinë e detit në vende të ndryshme. Këtu deti, në thellësi ka shumë korale, aty më tejë ka alga ushqyese. Ja ku janë pinat detare, mbërthyer në shkëmbinjtë nënujore. Këtu deti ka rryma detare, aty ka valëzime të ëmblë, më tejë dallgët ngrihen zemërake duke trëmbur pulëbardhat paqedashëse.

Të gjitha këto analiza, të mara veç e veç, janë pjesë apo valë e dallgë  deti. Por këto janë gjithashtu edhe pjesë të së tërës, të detit, të studimit Terzian për Artin Jonian.


6-Me këtë studim, mund të themi se tani, Arti Jonian ka Manifestin e tij poetik.



Sarandë, më  17 Nëntor 2015

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete