Thursday 8 June 2017

Loti i detit…..një poezi e Timo Mërkurit



Loti i detit…..një poezi e Timo Mërkurit



Nga Odise Kote



…pasi mbaron së lexuari vëllimin e dytë poetic të Timo Mërkurit, e ndjen se ke udhëtuar në një brengë e dhimbje të bukur poetike. Varg mbas vargu më vinte ndërmënd një konstatim i Alberto Moravisë që gati një shekull më parë thoshte se letërsia serioze nuk është optimiste. Përkundrazi është dhimbje, dhimbje e thekëshme.

Këto të vërteta njerëzore i zbulon në poezitë e vëllimit “Loti i detit”. Në fakt konturet e kësaj poezie me gjetje të latuara si guri i pusit, me pikëshim individual dhe me fjalë të kursyera e të punuara me kujdes i hasim që në vëllimin e parë “Bulevardi i dhimbjes”.  Poeti Niko Kacalidha, redaktor i të dy vëllimeve ka të drejtë kur thotë se metafora e Timo Mërkurit është e ngurtësuar si guri.

Guri i ca të vërtetave që thuhen dhe nuk thuhen, por që të fsehura pas dallgëve dhe indiferencës publike, është e vështirë ti zbulosh e t’ja thuash lexuesit të poezisë. Timo Mërkuri i ka thënë me një fuqi dallgësh të vërtetat e shpirtit të tij.

Në poezitë më të mira të vëllimit kemi një konceptim tejet poetic të faktit dhe një krijim të arrirë të metaforës poetike. Nga koha në kohë Timo Mërkuri e ka kuptuar se poezia është sintezë, është dhe gjëndje, është dhe kumt që trasmentohet brez pas brezi.

Një numër poezish kanë formën e shkurtimave dhe sit ë tilla ato kanë të brendangjeshur fuqinë  metaforike të egzistencës. Shkurtimat e Mërkurit në pjesën më të mirë të tyre ja kanë aritur që krahas kumtit, mesazhit dhe thirmës filozofike të përcjellin për lexuesit edhe ndjenjën, edhe pamjen, edhe pyetjen meditative.

Njera pas tjetrës në formën e një përroi poezitë e Mërkurit shtjellin shkallë –shkallë një botë të shqetësuar që gjithsesi lëviz. Lëviz me nervin e rritjes dhe ballafaqimit, me fenomenin, me kundërshtinë e vet, me të pakumtuarën dhe nëkuptimin. E rendidur kësisoj, kjo lloj poezie është vështirë të ngjizet, kërkon njohje mirëfilli të realiteteve dhe veçmas një gjëndje inkadeshente të ndezur. Timo Mërkuri i ka të gjitha këto “armë” dhe me syrin e një piktori që sa herë lodhet hedh vështrimin në blunë e detit Jon, apo dhe në dallgët e kërleshura të tij, arrin të japë poezi që thjeshtë mund ti quajmë  të gdhëndura.

I prirur drejt poezisë meditative e filozofike, Mërkuri kësisoj në rastet më fatlume ia ka dalë mbanë.Një pjesë e poezive të tij mund ti quajmë gravura poetike. E për të gjithë ata që nuk e njohin poezinë e Timo Mërkurit, kontakti me dy vëllimet e tij është jo thjeshtë një befasi, as edhe një sfidë, por një hapësirë e panjohur, e denjë për tu verifikuar e vlerësuar.

Timo Mërkuri është tani në radhën e poetëve që ja vlen të lexohet prej të kualifikuarve.



Gazetë “Dita Jug” 28 Shtator 2003

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete