Sunday 19 May 2024

 

 

 

 

NJË DITË E NATASHA LAKOS

Timo Mërkuri

Poezia "Një Ditë" e Natashës Lako përfiton një vëmëndje të veçantë si për temën dhe formën e realizimit, ashtu dhe për faktin se: ndonëse e shkruar dhe botuar në vitin 1979 në Revistën Nëntori (prej nga e publikoi së fundmi Petro Mejdi nga koleksionet e tij), ajo nuk është përfshirë në asnjë përmbledhje poetike të Lakos të asaj periudhe. Të vesh në diskutim vlerat artistike të saj është absolutisht e pa vend, të tjera duhet të kenë qenë arsyet e mospërfshirrjes së saj, të cilat kuptohen dhe ndjehen vetëm pas një leximi të vemëndshëm.

Kjo poezi shfaq një perspektivë introspektive mbi përjetimet dhe ndjenjat e grave nëpërmjet një sinteze që trajton tema që përfshijnë kohën, angazhimin dhe dashurinë. Hyrja në “vitet e shkuara” është gjetur nga poetja si një portë prej nga ajo hyri dhe, si në një kamp përqëndrimi pa dashuritë dhe ëndrrat të ngujuara e të copëtuara, fakt ky që jo vetëm e revolton por dhe e angazhon: “Do të punoj në emër të të gjithave/do të dashuroj me dashurinë e të gjithave”,duke përcjellur një mesazh që interpretohet si thirrje për të vlerësuar kohën dhe përjetimet e kaluara , për të reflektuar mbi dashurinë dhe përkushtimin ndaj të tjerëve, si dhe duke u angazhuar në emër dhe bashkë me të gjithë për të ndikuar në botën përreth dhe për të krijuar një impakt pozitiv. Mendoj se qysh këtu nisin problemet e kësaj poezie me kohën, të cilat ju ftojmë ti zbërthejmë në shoqërim gjatë analizës.

I-Vargu "Një ditë hyra në vitet e shkuara" është hapja e poezisë dhe përmban një ngarkesë emocionale dhe kuptimore për interpretimin e saj, ku aspekte që mund të analizohen për këtë varg janë:

-Ndonëse fjala "Një ditë" fillon poezinë me një moment të caktuar ku personazhi hyri në "vitet e shkuara" , kjo tregon një hap të rëndësishëm që ndërmori poetja pasi tregon një lëvizje kohore nga e tashmja në të kaluarën, hyrje që artistikisht mund të shprehë një moment reflektimi ose një kujtesë përjetimesh të kaluara.

-Simbolika e "vitet e shkuar" është e rëndësishme në kontekstin e poezisë sepse së pari: transmeton idenë e poezisë për përjetime të kaluara, por është dhe një farë mburoje e autores për temën që trajton. Poetja lehtësisht temën e sposton në një kohë të pacaktuar, por që gjithsesi është shumë larg kohës kur ajo shkruan poezinë (viti 1979). Arsyeja është shumë e thjeshtë, në vitin 1967 udhëheqësi i vendit mbajti një fjalim programatik duke u pozicionuar në mbrojtje dhe emacipim të femrës shqiptare, pra poetja duhej që kohën e hyrjes në vitet e shkuara (ku paDashuritë të mbyllura /Ëndrra të coptuara”)  ta spostojë para kohës së mbajtjes së atij fjalimi, ndryshe do kishte probleme.Teorikisht, me këtë varg (Një ditë hyra në vitet e shkuara") poetja paraqet një perceptim subjektiv të kohës duke i dhënë një qasje modernizmi poezisë, një aspekt që mund ti “shënohej” në “kartën e krijimtarisë” si shfaqje anti soc.-realizmi.  Arsyeja e dytë është fakti se jo shumë larg ishte mbajtur Pleniumi famëzi i IV që shtroi shinat e soc.-realizmit mbi të cilat do ecte kultura, arti dhe letërsia dhe ishte e dukëshme që kjo poezi, në formë dhe përmbajtje kishte dalur nga shinat (binarët) e soc-realizmit. Po të ishte vetëm kjo, edhe i falej kësaj “çupke pe Korçe”, por “hataja” e poezisë vjen më pas.

-Vargjet "Do të punoj në emër të të gjithave/ Do të dashuroj me dashurinë e të gjithave" shfaqin një vendosmëri dhe dëshirë për të sjellë ndryshime pozitive në botë, duke përfshirë dhe shprehur dashurinë në një mënyrë universale. Analiza e këtyre vargjeve sjell disa interpretime:

-Vendosmëria për ndryshime pozitive në botë shprehet te fjala "Do të punoj". Kjo lidhet me dëshirën për të kontribuar në shoqëri në një mënyrë që sjell përparim dhe përmirësim për të gjithë dhe në veçanti të statusit të gruas, por ama fraza ka kuptimin që “do punoj unë”, dhe jo do punojë partia dhe udhëheqësi. Sigurisht që pyetja që kanë bërë redaktorët ka qënë përafërsisht: Kush është kjo çupkë që mënjanon udhëheqësin  dhe del vetë në ballë të punës, kur për udhëheqësin në atë kohë këndohej kënga: Ti përpara, ne pas teje…?

-Ajo që ka rëndësi te vargjet e mësipërme është solidariteti dhe përkushtimi me dhe ndaj të gjithë individëve dhe grupimeve shoqërore, që shprehet me frazën: "në emër të të gjithave". Kjo paraqe një dëshirë të poetes për të punuar dhe përmirësuar statusin e vajzave dhe grave, ndonëse interpretimi shtrihet edhe në një dëshirë për të punuar për të përmirësuar të mirën e të gjithëve, duke përfshirë të pastrehët, të pambrojturit, dhe ata që janë në nevojë etj. Sigurisht që dhe te ky interpretim është e dukshme dalja nga soc.-realizmi.

-Poetja i jep dashurisë përmasat universale nëpërmjet përdorimit të fjalës "dashurinë e të gjithave" e cila përfaqëson një kuptim të gjerë të dashurisë. Kjo mund të interpretohet si  dëshirë për të dhënë dhe për të pranuar dashuri nga të gjithë, pa dallim dhe kufizime, duke u shndruar në një shprehje përkushtimi për të krijuar një botë më të dashur dhe më të mirë për të gjithë.

-Autorja mund të shprehë dëshirën për shpëtimin dhe çlirimin e dashurive të të gjitha grave te vargjet e përmendura. Në këtë kontekst, vargjet paraqesin një thirrje për  angazhim të përbashkët për të luftuar për drejtësi dhe lirinë e grave e vajzave, por dhe si shprehje solidariteti me gratë që përjetojnë diskriminimin, dhunën, ose të tjera forma të padrejtësisë sociale e shoqërore. Vargu" Do të punoj në emër të të gjithave " mund të paraqesë angazhim për të ndryshuar strukturat dhe normat shoqërore që cungojnë statusin e gruas, me synimin për të ndryshuar realitetin shoqëror dhe për të siguruar që të gjitha gratë të kenë të drejta të barabarta. Kjo thirrje, ndonëse është shprehur në vetën e parë (do punoj, unë) është një thirrje për veprim kolektiv dhe për të qenë zë për ndryshime pozitive në shoqëri. Kjo dëshirë për të punuar në emër të të gjithëve dhe për të “dashuruar me dashurinë e të gjithave” paraqet idenë e poezisë si mjet për të krijuar ndryshime pozitive në shoqëri dhe për të shkaktuar ndjenja të përshtatshme te lexuesit. Sigurisht që me termin "dashuri", poetja nuk nënkupton vetëm dashurinë mes dy partnerëve, por edhe dashurinë për për familjen, për karriere, për arsimin dhe për përkushtimin ndaj idealeve dhe pasioneve të ndryshme etj.

Pra, në esencë, poetja shprehet se poezia ka fuqinë për të ndryshuar perceptimet, për të ngritur ndërgjegjen dhe për të frymëzuar veprime të mëdha për të ndryshuar botën (reale apo shpirtërore), duke shprehur një besim të madh në fuqinë e fjalës së shkruar dhe aftësinë e saj për të ndryshuar realitetin. (Sigurisht që një hetues monist do mbushte nja dhjetë faqe material për akuzën me këto interpretime).

Unë nuk e di në se mospërfshirjen në vëllimet e botuara nga autorja këtë poezi e ka hequr redaktori apo nuk e ka përfshirë poetja, por kjo poezi tregon se kjo “çupkë” nuk ka qenë dhe aq në rregull “me vijën”, për fatin tonë të mirë.

II-Janë pikërisht vargjet "Do të punoj në emër të të gjithave / Do të dashuroj me dashurinë e të gjithave!" që na tregojnë se poezia “Një ditë”e Natasha Lakos i përket rrymës së poezisë progresive ose angazhuar. Kjo rrymë fokusohet në të drejtat sociale, politike dhe njerëzore dhe shpesh përdoret për të përfaqësuar ide dhe qëllime shoqërore. Poezitë e kësaj rryme shprehin qëndrime kritike ndaj padrejtësive dhe përkushtim ndaj një idealizmi për ndryshime pozitive. Në këtë rast, poetja shprehe një dëshirë për të punuar në emër të të gjithëve dhe për të gjithë, duke paraqitur angazhim për të ndryshuar dhe përmirësuar shoqërinë për të gjithë individët.

Kujtojmë se poezia progresive ose angazhuar është një formë e poezisë që përdor fjalë dhe imazhe për të shprehur qëndrime e qëllime sociale, politike e njerëzore dhe fokusohet në problemet shoqërore, padrejtësitë, dhe sfidat e shoqërisë, duke përpjekur të nxisë ndryshime pozitive dhe të zgjojë ndërgjegjen e lexuesve për të parë dhe njohur thelbësisht realitetin në të cilin jetojnë. Kjo poezi ka një qëndrim kritik ndaj sistemeve të padrejtësisë dhe pabarazisë dhe përpiqet të theksojë nevojën për drejtësi dhe liri për të gjithë individët dhe këtë përpiqet ta realizojë përmes imazheve, metaforave e simboleve që paraqesin situata të rënda sociale ose politike. Poezia progresive shpesh ka një qëllim të qartë e të dukshëm për të nxitur ndryshime në shoqëri, për të mbrojtur të drejtat e njeriut etj. Një shembull i njohur i poezisë progresive është Pablo Neruda, i cili përdorte imazhe për të shprehur solidaritetin me të pambrojturit dhe për të kundërshtuar padrejtësitë shoqërore. Kjo lloj poezie ka një impakt të madh në lexuesin e saj dhe mund të ndikojë në diskutimet dhe veprimet shoqërore.

Pra , veç sa thamë më sipër, nqse do ti evidentohej edhe qasja me rrymën e poezisë progresive ose angazhuar dhe fakti që nuk plotësonte asnjë kriter të realizmit socialist unë nuk dua të mendoj se çdo kishte ndodhur. Veçse unë ju them se është një poezi shumë e bukur, shumë e ngrohtë, tepër shpirtërore dhe e kuptu-eshme, ndonëse është një poezi moderniste.

III-Vargjet "Dhe gratë më treguan/Dashuritë e tyre të mbyllura / Ëndrat e tyre të coptuara" paraqesin një pamje të ndjeshme të përjetimeve të grave, duke përdorur metafora të fuqishme për të shfaqur ndjenjat dhe dëshirat e tyre. Fjala "gratë" në këtë varg përfaqëson një grup të gjerë, ku rrëfenja e tyre është qendra e idesë së vargjeve. Kjo fjalë krijon ndjenjë përgjithësimi e përfaqëson përjetime të njejta nga disa individë, si grup apo shtresë shoqërore. Metafora e "dashurive të mbyllura" sugjeron një ndjenjë të ndaluar. Kjo mund të interpretohet si ndjenja e e pashprehur ose emocione të ndrydhura, që nuk janë shprehur hapur. Fjala "mbyllura" tregon një ndjenjë të mbyllur, që mund të jetë si rezultat i ndryshimeve në jetë, apo kodeve zakonore e tradicionale të jetës, jo vetëm në kohët e shkuara. Po ashtu  metafora e "ëndrave të coptuara" shfaq gjendjen e ëndrrave të coptuara, ku fjala "coptuara" paraqet imazhin e (ëndrrave) diçkaje të bukur (një trëndafil psh) të shkatërruar forcërisht si pasojë e goditjes apo dhunës sistematike të ushtruar mbi atë.

Pavarësisht përdorimit të metaforave (dhe figurave të tjera artistike) poezia "Një ditë" e Lakos karakterizohet më shumë nga natyra e saj imazhiste, ku përdorimi i imazheve dhe skenave vizuale është thelbësor për transmetimin e mesazhit poetik. Për shembull, fjalët si "Një ditë hyra në vitet e shkuara" dhe "Ëndrat e tyre të coptuara" krijojnë imazhe të forta dhe të ngjashme me realitetin, të cilat forcojnë përjetimet dhe ndjenjat që shprehen në poezi. Në këtë rast, përdorimi i metaforave dhe simboleve nuk është shumë  thelbësor, ndërsa imazhet dhe shfaqiet vizuale janë ato që zbulojnë thelbin dhe emocionin e poezisë. Disa prej imazheve të poezisë  që i japin natyrë imazhiste asaj, janë:

Imazhi:"Një ditë hyra në vitet e shkuara", është një imazh metaforik që përshkruan një përvojë personale ose kohë të kaluar. Imazhi: "Dhe gratë më treguan / Dashuritë e tyre të mbyllura" paraqet dashurinë si diçka të mbyllur, e përjashtuar apo e fshehur nga shikimi i botës. Imazhi: "Ëndrat e tyre të coptuara"përshkruan ëndrrat si të dëmtuara ose të shkatërruara, ndoshta si pasojë e goditjeve të forta. Këto imazhe janë të rëndësishme për të shprehur përjetimet dhe ndjenjat në poezi, duke i dhënë asaj jo vetëm një thellësi, por dhe një aspekt vizual që e bën atë më tërheqëse për lexuesin.

IV-Nuk e di në se qëllimisht apo rastësisht poetja Lako, në këtë poezi ka përdorur elemente të tradicionalitetit, ndonëse të përzier me qëndrim progresiv. Ajo përdor një strukturë të thjeshtë dhe të kuptueshme, e cila i përshtatet poezisë tradicionale. Megjithatë, përmbajtja e poezisë shfaq një angazhim të thellë për të ndryshuar dhe për të përmbushur qëllime të larta shoqërore dhe njerëzore, duke treguar kështu një qasje progresive.

Përfaqësimi i përmasave të larta shoqërore dhe njerëzore në një formë poetike të thjeshtë dhe të qartë ka një ndikim nga tradicionaliteti poetik në Shqipëri, por dëshira për të ndryshuar dhe përmbushur qëllime të larta sociale dhe njerëzore tregon një qasje progresive dhe  përdorimin e poezisë si një mjet për të realizuar ndryshime në shoqëri.

Prandaj, poezia e Natasha Lakos ka një përzierje të elementeve të tradicionalite-tit me një qasje më progresive, duke paraqitur kështu një kuptim të thellë dhe të pasur nën dukjen e saj të thjeshtë.

V- Poezia e "Një ditë" shpreh një ndjenjë të thellë të universalitetit të dashurisë përmes qëndrimit të përkushtuar ndaj përmirësimit të situatave shoqërore dhe njerëzore. Duke shprehur dëshirën për të punuar në emër të të gjithave dhe me dashurinë e të gjithave, poetja thekson një përfaqësim të lartë të solidaritetit dhe një përkushtim ndaj një ideali të përbashkët njerëzor.

Nëpërmjet përdorimit të fjalëve të thjeshta e të kuptueshme, Lako shpreh një larmi ndjenjash dhe aspiratash që i përkasin çdo individi dhe duke u përqendru-ar në idenë e të punuarit në emër të të gjitha grave dhe dashurisë me të gjithë, ajo paraqet dashurinë si  forcë e përbashkët që përmirëson jetën e të gjithë njerëzve, pa dallim etnik, kulturor, apo shoqëror.

Ky universalitet i dashurisë që përfaqësohet në poezinë e saj është thelbësor për arsyetimin e një bote të drejtë dhe të lumtur për të gjithë. Duke ngritur dashurinë si një forcë për ndryshim dhe përparim, poetja paraqet  vizionin e një shoqërie që bazohet në solidaritet dhe respekt ndaj të gjithëve.

Për këtë arsye, përkushtimi i Natasha Lakos për të shprehur universalitetin e dashurisë në poezinë e saj ndikon në një kuptim më të gjerë të një qëndrimi human dhe një dëshirë për të krijuar një botë më të mirë.

 

Sarandë, më maj 2024

 

Natasha Lako                                              

NJË  DITË                                                

Një ditë hyra në vitet e shkuara                                   

Dhe gratë më treguan                               

Dashuritë e tyre të mbyllura                           

Ëndrat e tyre të coptuara                                         

Do të punoj në emër të të gjithave.                         

Do të dashuroj me dashurinë e të gjithave!

 

 

Friday 17 May 2024

 

TRISHTIMI I ODISE KOTES

 

Timo Mërkuri

Odise Kote me poezinë e tij "E trishtë kjo shpresë që lind nga humbja" shpalos një përzierje të fuqishme ndjenjash të dhimbjes dhe shpresës. Poezia ka një strukturë të lirë dhe të ndjeshme, që pasqyron natyrën e brishtë të temave që trajtohen.

I- "E trishtë kjo shpresë që lind nga humbja ..." është një titull që menjëherë krijon  kontrast mes dy koncepteve të kundërta: shpresës dhe humbjes. Kjo krijon një ndjenjë të trishtimit dhe dhimbjes, por gjithashtu sugjeron se nga humbja mund të lindë një formë e re e shpresës.

Në strofën e parë, poet i referohet "thellësisë" dhe fuqisë që ajo të jep, duke sugjeruar se ndjenjat e forta dhe përvojat e thella mund të çojnë në një ndjesi të re të kontrollit dhe fuqisë personale. Ky mendim pasqyrohet në vargun "Pas çdo krahu hedhur, nis diçka e re", duke treguar për rinisje pas vështirësive.

II-Deti është një motiv qendror në poezi, simbolizon thellësinë, misterin dhe pavdekësinë. Poeti e paraqet detin si një vend prehjeje të përjetshme për marinarin, "Marinari varr më të mirë paska detin!", duke sugjeruar një paqe dhe qetësi,  gjetur pas një jete të vështirë. Kjo metaforë thellohet më tej me imazhin e zogut që ndjek dallgët dhe të pulëbardhave që flasin, duke krijuar një lidhje mes njeriut dhe natyrës, dhe ndjesisë së përjetësisë dhe të qetësisë që deti sjell.

-Poeti përdor figurën e zogut që ndjek dallgët për të shprehur vetminë dhe nevojën për shoqëri, "O zog që më ndjek dallgëve, a ke të dashur?". Kjo pyetje personale për zogun krijon një moment të ndjeshëm dhe intim. “O ju zogj që veni e vini” na kujton këngën “Vajz’ e valeve” duke na treguar lidhjen e motivit të poezisë modern së Odise Kotes me motivet tradicionalite. Zogu dhe pulëbardhat që flasin përfaqësojnë një dëshirë për komunikim dhe ndarje të sekreteve, duke reflektuar ndjenjën e vetmisë dhe nevojën për intimitet dhe mirëkuptim.

-Erëra aventuri dhe jeta që noton pas një lajmi të pamundur përfaqësojnë përpjekjen e njeriut për të arritur ëndrrat e veta, pavarësisht realitetit të ashpër. Këto imazhe theksojnë përpjekjet e pafundme dhe sfidat e jetës. "Po i ndoqe ëndrrat, kurrë nuk i kap dot. Kur duan ato të kthehen, ti nuk je aty...!" Kjo frazë e fundit është një reflektim i trishtimit të poetit për pamundësinë e kapjes së ëndrrave dhe mungesës së tyre në momentet kur janë më të nevojshme. Pra, poezia përfundon me ripërsëritjen e titullit, duke mbyllur ciklin e mendimeve dhe ndjenjave,cikël që përforcon temën e shpresës që lind nga humbja dhe dhimbja, një realitet i ashpër dhe i pranuar si pjesë e jetës.

-Gjuha e Kotes është e thjeshtë, por e ngarkuar me simbole dhe metafora të fuqishme. Poeti përdor një ton reflektiv dhe meditativ që pasqyron ndjenjat e tij të thella dhe introspektive.

Në përmbledhje, poezia "E trishtë kjo shpresë që lind nga humbja" nga Odise Kote eksploron temën e shpresës që buron nga përvoja e humbjes dhe dhimbjes. Me anë të simboleve të detit dhe aventurës, poeti shpreh një ndjenjë të vetmisë, kërkimit dhe reflektimit mbi natyrën e ëndrrave dhe realitetit.

II-Poezia "E trishtë kjo shpresë që lind nga humbja" e poetit Odise Kote mund të vlerësohet më së miri si një poezi simbolike dhe metaforike, me elemente të forta imazhiste, sepse:

-Poezia përdor shumë simbole për të shprehur idetë dhe ndjenjat e saj. Deti, për shembull, është një simbol i thellësisë, misterit dhe pavdekësisë. Marinari që gjen varrin në det simbolizon paqen dhe qetësinë e përjetshme pas një jete të vështirë. Zogu dhe pulëbardhat janë simbole të vetmisë, komunikimit dhe shpresës

-Poezia ka tipare metaforat pse ato janë të pranishme në të gjithë poezinë. Për shembull, "thellësia ka diçka që bën të ndihesh zot" është një metaforë që nënkupton fuqinë dhe kontrollin që mund të vijë nga përvoja e thellë emocionale. Fraza "po i ndoqe ëndrrat, kurrë nuk i kap dot" është një tjetër metaforë që tregon pamundësinë e realizimit të plotë të ëndrrave dhe dëshirave të njeriut.

-Poezia ka tipare imazhiste pse përdor imazhe të gjalla dhe të qarta për të krijuar një efekt të fortë vizual te lexuesi. Përshkrimi i detit, zogut që ndjek dallgët, dhe pulëbardhave që flasin janë të gjitha imazhe të fuqishme që ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të veçantë dhe të ndjeshme.

-Të kuptojmë se poezia ka elemente realiste në shfaqien e ndjenjave dhe përjetimeve njerëzore, por ajo nuk mund të klasifikohet si realiste. Theksi i saj është më shumë në përvojën emocionale dhe në përdorimin e simboleve dhe metaforave për të shprehur ndjenja të thella, sesa në përshkrimin e saktë dhe të detajuar të realitetit.

III-Poezia "E trishtë kjo shpresë që lind nga humbja" e Odise Kotes, si një poezi moderne, lidhet me disa rryma bashkëkohore të modernizmit, duke përfshirë simbolizmin, modernizmin dhe imazhizmin. Secila prej këtyre rrymave kontribuon në strukturën dhe stilin e poezisë në mënyra të ndryshme.

-Në qasje me rrymën e simbolizmit poezia e Kotes përdor një numër të madh simbolesh për të shprehur ndjenjat dhe idetë e saj, siç janë deti, marinari, zogu dhe pulëbardhat. Këto simbole shërbejnë për të krijuar një shtresë më të thellë kuptimi dhe për të evokuar emocione të fuqishme tek lexuesi. Simbolizmi është një rrymë letrare që e përdor shpesh këtë teknikë për të komunikuar përvojat e brendshme dhe të padukshme të individit.

-Si pjesë e modernizmit, poezia reflekton një ndjenjë të fragmentarizmit dhe të kërkimit për kuptim në një botë që duket e paqartë dhe e pakuptueshme. Poezia e Kotes shpreh përpjekjen njerëzore për të gjetur shpresë dhe kuptim pas humbjes dhe vështirësive, një temë e zakonshme në letërsinë moderniste.

-Poezia e Kotes shfaq qasje thelbësore me ekzistencializmin, ndonëse kjo rrymë nuk është domosdoshmërisht poetike në thelb, temat ekzistencialiste janë të dukshme në poezinë e Kotes, kjo për arsye se autori është veçse një poet modern edhe një prozator i nivelit të lartë dhe poeti e shkrimtari te ai japin e marrin me njeri tjetrin. Pyetjet mbi kuptimin e jetës, humbjen, vetminë dhe përpjekjen për të gjetur shpresë në një botë të pakuptimtë janë të gjitha elemente që lidhen me ekzistencializmin.

Në thelb, poezia e Odise Kotes "E trishtë kjo shpresë që lind nga humbja" mund të klasifikohet si poezi që i përket modernizmit të simbolizmit, me elemente të forta imazhiste dhe ekzistencialiste. Këto rryma ndihmojnë në krijimin e një poezie të thellë, komplekse dhe të ndjeshme që rezonojnë me lexuesit në nivele të ndryshme.

 

Sarandë, më 17.05.2024

 

E trishtë kjo shpresë që lind nga humbja ...

Thellësia ka diçka që bën të ndihesh zot,

Pas çdo krahu hedhur, nis diçka e re.

Fryma shkon ngadalë, atje tej tek bregu,

Marinari varr më të mirë paska detin!

 

O zog që më ndjek dallgëve, a ke të dashur?

Më thuaj se unë di të ruaj sekrete.

Flasin pulëbardhat, eh ç'shpendë besnike,

Më prekin herë pas here frikën dhe flokët.

 

Si mund të bëj kërkime për një mrekulli,

Asgjë nuk është ashtu siç duhej të ishte.

Erë aventure fryn mëngësh e jakë këmishe.

Gjithë dita not pas një lajmi të pamundur.

 

Po i ndoqe ëndrrat, kurrë nuk i kap dot.

Kur duan ato të kthehen, ti nuk je aty...!

E trishtē kjo shpresë që lind nga humbja ...

Tuesday 14 May 2024

 

Timo Mërkuri

LEXIMI I NJË POEZIE POSTMODERNISTE TË FATMIR TERZIUT

 

Në analizë të krijimtarisë poetike postmoderne të Fatmir Terziut më tërhoqi vëmëndjen poezia "Një poezi, a pushon?", për qasjen e saj postmoderniste, e cila shfaq një perceptim të rolit të poezisë në një kontekst të fragmentuar dhe të ndryshueshëm shoqëror.Terziu përdor imazhe dhe metafora për të shfaqur qasjen në shkallë të gjerë, duke reflektuar historinë e të tashmen dhe rolin e poezisë në ato. Për këtë arsye mendova që analizën ta realizoj nëpërmjet leximit vargor në aspektin e qasjes postmoderniste të tyre në veçanti dhe poezisë në tërësi.

1) –Kështu, vargjet 'Ndërsa dallga çmallet me gurin që mbajti dinosaurin e parë në ishullin Ëight / unë ia hap sytë celularit tim, lexoj një mesazh,' shfaqin një përzierje të imazheve dhe konteksteve të ndryshme, karakteristikë e poezisë postmoderne. Dallga që 'çmallet me gurin që mbajti dinosaurin e parë në ishullin Ëight' përdoret si një metaforë për kohën dhe përvojën njerëzore të kohës së kaluar, ndërsa 'ishulli Ëight' mund të interpretohet si një hapësirë e izoluar ose e ndarë nga realiteti i përditshëm. Kjo paraqitje metaforike e trajton kohën si një entitet që lë gjurmë të dukshme në natyrë dhe histori.

Në vargun tjetër, hapja e syve të celularit për të lexuar mesazhin e forcon kontrastin mes të kaluarës dhe të tashmes dhe mes natyrës e teknologjisë moderne.  Ky moment shfaqet si një ndërthurje e dy botëve, e kaluara dhe e tashmja , ndërthurje  që është një element i zakonshëm në poezinë postmoderne, ku koha dhe hapësira përplasen dhe ndërtojnë një realitet të pazakontë.

Kështu, vargjet shfaqin një shkëputje nga një linearitet i qartë dhe një qasje unike ndaj kohës dhe përvojës njerëzore dhe ne duhet të dimë se koha, natyra dhe ngjarjet  në poezi janë gjithmon të ndryshëm nga realiteti natyror apo historik. Në vend të një narrativi të qartë dhe të strukturuar, poeti preferon të shprehë fragmente dhe momente të papritura, duke e bërë lexuesin të mendojë për marrëdhënien komplekse midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, duke përmbushur kështu fragmentimin dhe përzierjen e konteksteve dhe kontrastin e ndërthurjen e dy botëve, karakteristikat themelore të poezisë postmoderne.

2)- Po ashtu, edhe vargjet: 'besoj se bari që shkel mban erë si kockat e mbretërve / dhe mbretëreshat / shkruajnë në mendjen time punëra dashurish / të strukura në gjurmët e fosileve' shfaqin qartë elemente të postmodernizmit nëpërmjet përdorimit të metaforave dhe imazheve të pazakonta. Vargu: 'besoj se bari që shkel mban erë si kockat e mbretërve / dhe mbretëreshat' shfaq perceptimin subjektiv të realitetit, një karakteristikë kjo e postmodernizmit, por ndërkohë metafora e 'kockave të mbretërve' dhe 'mbretëreshave' është një shprehje simbolike e fuqisë dhe autoritetit, ndërsa vargu'punërat dashurish të strukura në gjurmët e fosileve' shpreh një lloj kontinuiteti të përvojës njerëzore dhe historisë në mënyrë simbolike, duke përmbushur karakteristikën postmoderniste të 'përdorimit të simbolizmit dhe metaforës'. Të kemi parasysh se përdorimi i bimëve për të shprehur erën dhe kockat e mbretërve e mbretëreshave është një imazh i një ndërthurjeje të dy anëve midis natyrës dhe kulturës, midis të thjeshtës dhe të sofistikuarës. Kjo lloj shprehjeje e koncepteve tradicionale është një element tipik i postmodernizmit. Në vargun tjetër, 'punërat dashurish të strukura në gjurmët e fosileve' paraqitet një kërkim i pafund për të kuptuar një marrëdhënie me të kaluarën, të shprehur nëpërmjet kujtesës, duke shprehur një lloj melankolie që është e paparashiku-eshme, duke përmbushur karakteristikën e reflektimit mbi historinë dhe përvojën njerëzore të postmodernizmit.

Në të dyja rreshtat, përdorimi i këtyre imazheve dhe metaforave shpreh një botë të pazakontë, një realitet ku kuptimi tradicional dhe i qartë është i ndërthurur, dhe kjo është karakteristikë thelbësore e poezisë postmoderniste, e cila ndihmon në krijimin e një përvoje letrare që sfidon kuptimin tradicional dhe inkurajon lexuesin të shprehë interpretimin e tij të ndryshëm.

3)-Duke lexuar vargjet: 'që thonë se sytë e pasqyrës së dashur / yjet, / dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur / se poezia është universi i kërkimeve të tyre,' në kontekstin e poezisë postmoderne, vërejmë një përdorim simbolik e metaforik të elementeve natyrore për të shprehur rolin dhe fuqinë e poezisë. Vargjet 'që thonë se sytë e pasqyrës së dashur / yjet,' shprehin një perceptim subjektiv të realitetit, duke u përqendruar në një perceptim nga perspektiva personale, karakteristikë kjo e perceptimit subjektiv të realitetit të poezisë postmoderne. Vargjet 'dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur / se poezia është universi i kërkimeve të tyre,' ku 'sytë e pasqyrës së dashur' dhe 'yjet' janë personifikuar dhe përbejnë simbole të ndjeshmërisë njerëzore, ndërsa 'poezia' është e shprehur si një 'univers i kërkimeve të tyre,' një metaforë për rëndësinë dhe rolin e artit në përjetimet njerëzore, duke përmbushur karakteristikën e përdorimit të simbolizmit dhe metaforës në poezisë postmode-rne. Gjithashtu, vargjet përmbajnë reflektim mbi kulturën dhe identitetin, duke e paraqitur poezinë si një mjedis ku individët mund të reflektojnë mbi përjetimet e tyre.

Në poezi, vargjet 'sytë e pasqyrës së dashur' dhe 'yjet' janë simbole që përfaqësojnë një lloj perceptimi të fshehur, të cilin poezia mund ta zbulojë. Përdorimi i 'pasqyrës së dashur' për të shprehur një mënyrë të veçantë për të parë në botën natyrore thekson qëndrimin e poezisë si një mjet për të zbuluar thellësitë e fshehura të përjetimit njerëzor. Përmes shprehjes 'yjet, / dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur,' poezia shpreh një lloj lidhjeje të fuqishme midis natyrës dhe kreativitetit poetik. Yjet, simbole të pasqyrimit dhe reflektimit, shfaqen si lexues të natës së errët të detit, duke sugjeruar një lloj lidhjeje mitike midis natyrës dhe imazhit poetik. Në fund, shprehja 'poezia është universi i kërkimeve të tyre' thekson rolin e poezisë si një hapësirë ku mendja dhe shpirti eksplorojnë dhe kërkojnë kuptime të reja. Ky koncept përcakton poezinë si një hapësirë ku shkenca, miti dhe perceptimi personal përplasen dhe formojnë një realitet të ri, ku kuptimi tradicional është riformuluar.

Në këtë mënyrë, vargjet shprehin një qasje postmoderne ndaj poezisë, ku kuptimi dhe perceptimi janë të hapur për interpretime të ndryshme dhe poezia përdoret si një mjet për të eksploruar hapësirat e përvojës njerëzore dhe natyrore.

4)- Te vargjet "I kuptoj në errësirën e tyre senzuale / nga statujat e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier / netët," në kontekstin e poezisë postmoderne, vërejmë se ato shfaqin një ndërthurje të imazheve të papritura dhe të pazakonta për të paraqitur një realitet të fragmentuar dhe të paqartë, ku fraza "I kuptoj në errësirën e tyre senzuale" shpreh një perceptim subjektiv të realitetit, ku autori ndjen se ai kupton gjëra në mënyrë të veçantë, subjektive, por ndërkohë kjo është një karakteristikë e poezisë postmoderne.

Gjithashtu  përdorimi i termave "errësira senzuale"shfaq një ndjenjë emocionale dhe senzoriale, ndërsa "statujat e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier" paraqesin një imazh qetësie në një mjedis që duhet të shfaqet i qetë, por që përmban elemente të paqarta. Kjo paraqitje është karakteristikë e poezisë postmoderne, ku kuptimi dhe perceptimi janë të përzier nëpërmjet ndërthurjes së kontrastit. Në këtë rast, ndjenja e "errësisë senzuale" përplaset me imazhin e "statujave të ngrira," duke krijuar një kontrast midis ndjenjave të jetës dhe lëvizjes, dhe qetësisë së padukshme dhe të ndaluar.

Në poezinë postmoderne, kjo përzierje e imazheve dhe ndjenjave shpesh përdoret për të paraqitur një realitet të ndryshëm nga ai i pritshëm dhe për të përshkruar ndjenja të çuditshme dhe të befasisshme tek lexuesi. Kjo lejon poezinë të përjetojë një lloj lirie dhe eksperimentimi dhe poetit të shprehë idetë dhe emocionet në një mënyrë të re, duke plotësuar disa karakteristika të postmodernizmit si: përdorimi i imazheve tërheqëse dhe surrealiste ( statujat e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier përfaqësojnë një imazh surreal), duke e bërë lexuesin të ndjehet i hutuar dhe të ndërthurë midis botës reale dhe botës së ëndrrave. Ky lloj përdorimi i imazheve është një element i zakonshëm i postmodernizmit. Po ashtu, përzierja e një realiteti të njohur me elemente të pazakonta, siç janë statujat e ngrira me erë pije alkoolike të përzier, reflekton një ndërlidhje midis realitetit dhe fantazisë, e cila është një temë e zakonshme në poezinë postmoderne, ku kufijtë midis realitetit dhe imagjinatës shpesh janë të pamundur për t'u dalluar.

5)-Vargjet "Mblidhen nën guackë i një vezë e zier, / botë e çuditëhme e pandryshuar / duke shuar shekujt në dallgët shkumë, / tregojnë se poezia s'ka pushuar," në kontekstin e poezisë postmoderne,shfaqin përzierje të imazheve të papritura për të shprehur një qasje të pazakontë ndaj poezisë dhe përvojës njerëzore. Përdorimi i imazhit të "vezës së zier" për të shfaqur një grupim të papritur, tregon një kujdes të veçantë për detajet dhe për mënyrën e përjetimit të elementeve të zakonshme në një mënyrë të re dhe origjinale. Ky përfaqësim metaforik forcon ndjenjën e ngjyrës dhe ndriçimit të përjetimeve që mund të jenë të pranishme në një realitet të fshehur.

Koncepti i "botës së çuditshme e pandryshuar" shpreh një realitet të ndryshuar, gati mitik, të pazakontë,duke përfaqësuar qasje ndaj postmodernizmit, ku kuptimi i zakonshëm dhe i njohur është sfiduar nëpërmjet përzierjes së elementeve të njohura me ato të panjohura. Poezia vazhdon me imazhin e "shekujve që shuhen në dallgët shkumë," duke shprehur një lloj përzierjeje ose shkatërrimi të kohës dhe të historisë nëpërmjet një procesi të pakthyeshëm. Ky imazh përforcon idenë se poezia është një fuqi që tejkalon kohën dhe që e ndërton një realitet të ri dhe të pazakontë.

Në fund, vargjet përfundojnë me vargun "poezia s'ka pushuar" duke theksuar idenë se pavarësisht  transformimeve të ndryshme në botë, fuqia dhe ndikimi i poezisë mbeten të pacenuara, duke shprehur kështu një përmbajtje të postmodernizmit, ku poezia shërben si një mjet për të përballuar dhe shprehur kompleksitetin e realitetit dhe përvojën njerëzore në një mënyrë të pazakontë dhe inovative.

6)- Në vazhdim të vargjeve të mësipërme dhe në lidhje organike me ato, vargjet: "me një varg të çuditshem / ka gjetur gjithnjë shtegun, / edhe në vend tjetër / sepse e ngjiz me art vargun / kur i afrohet ndonjë gënjeshtër…" në kontekstin e një poezie postmoderniste shfaqin një përzierje të imazheve dhe ideve të ndryshme për të shprehur një qasje të pazakontë ndaj krijimtarisë së poetit. Përdorimi i fjalëve "me një varg të çuditshëm" shfaqin një qasje inovative dhe origjinale ndaj krijimit të poezisë,  varg që simbolizon aftësinë e tij për të përzier kuptimin dhe formën në një mënyrë të re, duke çaktivizuar një efekt të pazakontë tek lexuesi.

Fjala "shtegun" shfaq një rrugë (apo udhëtim) që poeti ndjek për të shprehur idetë e tij nëpërmjet poezisë. Ky "shteg" shfaq një qasje të postmodernizmit, ku krijuesi eksploron mjedisin për të gjetur nxitje dhe frymëzim për të krijuar. Në vargun "edhe në vend tjetër / sepse e ngjiz me art vargun," shfaqet një ide e rëndësishme e postmodernizmit që artisti nuk është i kufizuar nga koha apo hapësira. Ai mund të shkojë përtej kufijve të një realiteti të caktuar për të gjetur frymëzim dhe për të krijuar diçka të re dhe të papritur. Përfundimi i vargjeve me deklaratën "kur i afrohet ndonjë gënjeshtër…" shfaq një lloj sfide dhe qasje skeptike ndaj realitetit dhe përvojës. Fjala "gënjeshtër" përfaqëson një elementë të pazakontë që mund të ndikojnë në procesin e krijimit të poetit, por këtu duhet të kujtojmë rëndësinë e frazës “e ngjiz me art vargun”, ku është pikërisht arti ai që mbron poezinë nga ndonjë “gënjeshtër”. Shprehja "e ngjiz me art vargun" në vargun e poezisë shfaq një kuptim themelor që arti dhe talenti i poetit janë ata që e mbrojnë poezinë nga influencat e rreme. Ky varg udhëzon se talenti dhe aftësia krijuese e poetit i lejojnë atij të transformojë materialet e ndryshme, përfshirë edhe gënjeshtërat në diçka të bukur dhe të rëndësishme.

Në kontekstin e poezisë postmoderniste, ky varg thekson një qasje të cilësuar ndaj rolit të talentit dhe aftësisë krijuese të poetit. Përdorimi i fjalës "art" në këtë kontekst paraqet një aftësi të jashtëzakonshme për të formuar dhe krijuar duke përdorur teknikën dhe ndjenjën artistike. Pra, arti në këtë kontekst është ai që bën të mundur që poezia të përmbahet dhe të mbrohet nga elementet e rreme, duke e ngritur atë në një nivel të lartë të ekspresionit dhe kuptimit.Pra siç pamë në këtë lexim analitik të vargjeve jo vetëm çdo varg, por edhe pjesë vargjesh apo figurash artistike shfaqin dukurinë e karakteristikave të postmodernizmit.

III- Poezia “Një poezi, a pushon?" e Fatmir Terziut shpalos një vizion të thellë dhe të ndjenjshëm, duke përdorur metafora, simbole e imazhe postmoderniste për të shfaqur një botë të ndryshme, të çuditshme në disa aspekte.

a) - Kështu, te vargu "Ndërsa dallga çmallet me gurin që mbajti dinozaurin e parë në iëhullin Ëight" metafora është "dallga çmallet me gurin" kjo metaforë paraqet një skenë të larmishme dhe të fuqishme të natyrës, ku dallgat shkaktojnë një zhurmë mbi gurët e bregut. Kjo metaforë mund të simbolizojë një ndjenjë të lirë, fuqinë dhe energjinë e pa kufizuar të natyrës, duke shpalosur ndjenjën e bukurisë, forcës dhe përjetësisë së saj. Ajo shfaq kohën duke përfshirë elemente të lashta dhe të reja, si dinozaurët dhe ishujt, duke krijuar një ndjesi të përplasjeve kohore dhe hapësinore. Mirëpo, kjo metaforë ka një ndërveprim me simbolin e dinozaurit, i cili mund të simbolizojë diçka të lashtë, të largët dhe misterioze. Dinozaurët janë krijesat prehistorike të zhdukura nga toka para më shumë se një milion vjetësh, kështu që përdorimi i tyre në poezi mund të paraqesë një ndjesi të hershme, gati të harruar. Ndërveprimi i simbolit të dinozaurit me metaforën "dallga çmallet me gurin" shfaq imazhin poetik të dallgëve që shkaktojnë lëvizjen e fuqishme me gurin, që paraqesin një skenë të vërtetë dhe tërheqëse të natyrës, duke krijuar një ndjesi të veçantë të lëvizjes. Kombinimi i këtij imazhi me dinozaurin e parë në ishullin "Ëight" (Eit), një emër që mund të kujtojë numrin "8" ose fjalën "infinity", forcon ndjenjën e mrekullisë dhe përjetësisë së natyrës.

b) - Po kështu vargu "Bari që lëkund mban erën i kockat e mbretërve dhe mbretëreshat" është i mbushur me metafora, simbole dhe imazhe dhe konkretisht: Në këtë varg, bari që lëkund është një metaforë për një fuqi të padukshme dhe të papritur, që mund të përfaqësojë ndonjë forcë ose ndonjë ngjarje të papritur që ndodh në jetën tonë. Kockat e mbretërve dhe mbretëreshave janë një simbol i pushtetit, lavdisë dhe autoritetit dhe përdorimi i tyre në këtë kontekst shkakton një ndjenjë që forcon ngjarjet e papritura. Imazhi i erës që mban bari, të krahasuar me kockat e mbretërve dhe mbretëreshave, shkakton një ndjesi admirimi dhe forcon ndjenjën e madhështisë dhe fuqisë të ngjarjeve që po ndodhin. Përdorimi i termit "erë" në këtë kontekst nuk përfaqëson një imazh konkret, por përfaqëson një aromë. Pra, është një imazh poetik i fjalës që shpreh një atmosferë, një ndjesi, ose një emocion. Kështu, paraqitja e "erës" së diçkaje që mban bari shpreh një atmosferë të veçantë, një ndjesi mrekullie ose të pakëndshme dhe është një pasqyrim poetik i një ndjesie ose gjendje imazhi poetike, por jo një imazh konkret.

Mund të vazhdojmë me shembuj të tjerë, por do të ecim në të njëjtën logjikë, pa thënë asgjë tjetër të re, ndërkohë që duhet të theksojmë ndërveprimin midis simboleve dhe metaforave në krijimin e imazheve te poezia e Terziut. Ky ndërveprim shpreh një tipar të rëndësishëm të postmodernizmit, i cili karakterizohet nga përdorimi i gjerë i simboleve, metaforave dhe ndërthurjes së tyre në krijimin e imazheve komplekse dhe me kuptime të thella. Në poezinë e Terziut, simbolet dhe metaforat përdoren për të shprehur ndjenja, përjetime dhe koncepte të ndryshme në një mënyrë që është e pazakontë dhe e papritur. Ndërveprimi i tyre krijon një lloj ngjashmërie midis ideve dhe imazheve, duke sjellë një ndjenjë kompleksiteti të botës që shfaqet në poezi. Ky përdorim i elementëve të postmodernizmit sjell një anë të papritur, duke lejuar lexuesin të krijojë interpretime të ndryshme dhe të gjejë kuptime të reja nëpërmjet bashkëve-primit të simboleve dhe metaforave.

 

IV- Postmodernizmi i shprehur në poezinë e Fatmir Terziut e bën atë të thellë dhe të pasur në përmbajtje. Përdorimi i simboleve, metaforave dhe strukturave të ndërlikuara, si dhe ndërthurja e realitetit me elemente të tjerë të kulturës dhe përvojës njerëzore, e bëjnë poezinë e tij një krijim që kërkon lexues të përkushtuar dhe të angazhuar për ta kuptuar në brendësi. Ky kompleksitet në poezi e ngre atë  ai autor në kuotat e larta të letërsisë. Kritika dhe publiku e vlerësojnë thellësinë dhe gjithëpërfshirjen e poezisë së tij, duke e cilësuar si kontribut të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore.

Për të kuptuar dhe përjetuar poezinë e Terziut në mënyrë të plotë, është e nevojshme një lexim i kujdesshëm, duke u përpjekur të kapësh gjithë dimensionet dhe kuptimet që ajo përmban. Kjo lloj sfide kërkon një nivel të lartë kulturor, intelektual dhe ndjeshmërie te lexuesit.

Të kuptojmë: lexuesi duhet të jetë i gatshëm për të eksploruar brendësinë e temave të poezisë së tij, të reflektojë mbi lidhjet komplekse midis ideve dhe imazheve, si dhe të ndjehet i përfshirë në një udhëtim mendimi dhe emocionesh. Kjo është arsyeja pse ne qysh në krye të shkrimit bëmë një leximi poetik sipas qasjes postmderniste  të poezisë së tij, duke ftuar inteligjencën dhe ndjeshmërinë kulturore të lexuesit të zbulojnë ndryshimet në kuptimin dhe përjetimet që poezia ofron, duke e bërë atë (përjetimin poetik) më të pasur dhe më të ngazëllyer.

Poezitë e Terziut kërkojnë lexues që janë të hapur ndaj ideve të reja, të gatshëm për të shprehur empati dhe për të reflektuar mbi kompleksitetin e jetës njerëzore. Është e vërtetë që poezia e Terziut, në veçanti, si dhe poezia postmoderniste në përgjithësi, shpesh konsiderohet e orientuar kah një audience më të specializuar ose më intelektuale, kjo për shkak të kompleksitetit të temave, përdorimit të gjuhës dhe strukturave të ndërlikuara, si dhe përdorimit të metaforave dhe simboleve që kërkojnë një lexim të hollësishëm dhe një kërkesë reflektuese. Poezia postmoderne eksploron tema dhe ide që mund të jenë të ndërlikuara, madje duke përdorur mënyra të avancuara për të shprehur emocionet dhe përjetimet njerëzore. Kjo bën që këto poezi të jenë më tërheqëse për një audiencë të përkushtuar ndaj letërsisë dhe të gatshme për të shpenzuar kohë dhe energji për të kapur brendinë dhe kompleksitetin e tyre.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se: ndërsa poezia e Terziut dhe e postmodernizmit në përgjithësi mund të jetë më e përshtatshme për lexues me një nivel të lartë kulturor dhe intelektual, ajo nuk është e përjashtuar për lexues të tjerë. Çdo lexues, në varësi të interesave dhe përvojës së tij, mund të gjejë vlera në poezinë e Terziut dhe të pasurohet nga përjetimi i leximit të saj. Letërsia, në tërësi, ka potencialin për të frymëzuar, për të provokuar mendimet dhe për të ndikuar në emocionet e lexuesve të ndryshëm, pavarësisht  nivelit, përvojës apo edukimit. Kushdo është i mërëpritur në letërsinë postmoderniste, pavarësisht diferencave në përjetime.

 

Sarandë, maj 2024

 

 

 

 

NJË POEZI, A PUSHON?

(Bashkë(n)dëgjim me Timo Mërkurin në mesazhier)

Nga Fatmir Terziu

Ndërsa dallga çmallet me gurin që mbajti dinosaurin e parë

në ishullin Ëight

unë ia hap sytë celularit tim,

lexoj një mesazh,

besoj se bari që shkel mban erë si kockat e mbretërve

dhe mbretëreshat

shkruajnë në mendjen time punëra dashurish

të strukura në gjurmët e fosileve

që thonë se sytë e pasqyrës së dashur

yjet,

dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur

se poezia është universi i kërkimeve të tyre.

I kuptoj në errësirën e tyre sensuale

nga statujat e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier

netët,

mblidhen nën guackë si një vezë e zier,

botë e çuditshme e pandryshuar

duke shuar shekujt në dallgët shkumë,

tregojnë se poezia s'ka pushuar,

me një varg të çuditshëm

ka gjetur gjithnjë shtegun,

edhe në vend tjetër

sepse e ngjiz me art vargun

kur i afrohet ndonjë gënjeshtër…

 

 

02.prill 2024

 

Sunday 12 May 2024

 

Timo Mërkuri

MODERNITETI I VONUAR I NATASHA LAKOS

 

Poezia "Druaj" e Natasha Lakos shpalos një vizion të thellë dhe të ndjeshëm të përjetimit njerëzor nëpërmjet imazheve të holla dhe të ngjashme me piktura, ku përdorimi i tyre (imazheve) të detajuara si "buzët", "lapsi", "kandili" e "pasqyra" krijojnë një peisazh emocional për lexuesin. Ky përdorim i imazheve vizuale forcon lidhjen e poezisë me artin vizual dhe skenat e përjetimit njerëzor bëhen më të dukshme përmes tyre. Gjithashtu, ndjenjat dhe përjetimet e heroinës shpalosen në një mënyrë të ndërthurur, duke i bërë ato të përfaqësojnë aspekte të përjetimit njerëzor. Nëpërmjet frazave si "çfarë kam për të fshirë atje dhe çfarë kam për të shkruar?" apo "njeriu ulet përpara pasqyrës që diçka të paguajë", poezia thekson kërkimin e vazhdueshëm të identitetit dhe vështirësië e përjetuara të ndjenjave nëpërmjet tij. Po ashtu, ndezja e shuarja e kandilit si metafora e jetës e dashurisë forcon mesazhin kryesor të poezisë: ndryshimi i përhershëm dhe kalimi i kohës, si një kosto që paguajmë në jetë, duke e lenë lexuesin me një reflektim mbi natyrën e përjetimit njerëzor dhe rëndësinë e shprehjes artistike në përballje me jetën dhe kohën.

Për nga rëndësia, ideja dhe struktura artistike e shprehjes, poezia "Druaj" e Lakos mund të quhet "Poema e buzëve të gruas" duke theksuar temën kryesore të përjetimit të saj nëpërmjet imazheve të buzëve dhe ndjenjave që ato shprehin. Ky titull mund të fokusohet si një element kryesor i poezisë që do ndihmojë lexuesin të kuptojë qëllimin dhe temën kryesore të tekstit poetik.

I-Fjala "Druaj" përsëritet në tekst si një thirrje, një ngurrim ose një këshillë, duke theksuar rëndësinë e kapërcimit të saj dhe shfaqjen e vetvetes. Kjo përsëritje forcon qëllimin e poetes për të adresuar një temë të rëndësishme dhe universale, madje, duke iu referuar përvojës njerëzore në kontekstin e jetës, poezia shndrro-het në një udhëzim të fuqishëm për lexuesit për të kapërcyer drojën dhe shfaqur veten në mënyra autentike e të vërtetë, ndërkohë që ndikimi i saj në strukturën poetike shfaqet:a)-Përsëritja e fjalës “druaj” shpreh figurën artistike të anadiplo-zës , një teknikë e përsëritjes së një fjale, fjalie ose një grup fjalësh në fillim dhe në fund të vargut të dy rreshtave pasuese.  b)- Kjo përsëritje krijon një strukturë që thellon domethënien dhe përjetimet e saj në jetën tonë.c)-Teknika e përdorimit e anadiplozës “druaj”  forcon temën e pasigurisë, ngurrimit, hezitimit që shfaqet në jetën tonë. ç)- Anadiploza forcon mesazhin kryesor të poezisë dhe e bën atë të ndjehet dhe më fortë për lexuesin,dhe d)- krijon lidhje të ngushtë mes vargjeve dhe forcon ndjesinë e ngurrimit, drojës që përshkon poezinë.

II- Përkundër ndjenjave të veçanta dhe formës së përjetimeveve personale të shprehur në poezinë "Druaj" nga Lakos, tema dhe emocionet që shpalosen janë të përgjithshme dhe universale. Kjo është e zakonshme në poezinë moderne, ku poetët shfrytëzojnë përjetimet personale për të shprehur gjendjet dhe ndjenjat e përbashkëta njerëzore. Poetja mund të druhet për shumë arsye lidhur me përjetimet e saj, qëndrimin ndaj jetës apo tema të tjera të veçanta që i trajton në poezi. Këtu shprehemi për disa arsye psikologjike pse poetja shfaq drojë dhe formën artistike të shprehjes së tyre në poezi:

- Vargjet e para të poezisë "Druaj" të Natasha Lakos: “ Druaj/Të gërryej buzët me laps,/çfarë kam për të fshirë atje/dhe çfarë kam për të shkruar?/Druaj”, tregojnë për një dilemë shpirtërore dhe një përpjekje për të përmbyllur atë, e paraqitur si një rrëfim. Kjo ndjenjë e pafundësisë dh pakuptimtësisë së mundësive që përjetohen në një moment të caktuar të jetës, shfaqet në tekst nëpërmjet metaforave të lapsit dhe buzëve. Fraza: “Të gërryej buzët me laps” përqendrohet në një veprim, në prag të kryerjes, por poetja heziton, druhet. Të kemi parasysh se ngjyerja e buzëve te femra shqiptare është një element estetik, një formë zbukurimi dhe vënie në dukje e pamjes së saj, atëherë pse poetja këtë gjest që femrat e kryejnë me finesë e dëshirë e quan ”gërryerje”? Sigurisht që poetja e përdor fjalën "gërryej" për të shprehur përdorimin e lapsit mbi buzët në një kontekst metaforik , madje kjo fjalë përdoret në një mënyrë që konsiderohet si përdorim metaforik i shprehjes, pasi  ajo nuk e përdor fjalën "gërryej" në kuptimin literal, por më shumë në një mënyrë simbolike për të treguar një proces, siç është aplikimi i lapsit mbi buzët. Në shqip, fjalët kanë shpesh nuancat e tyre, dhe përdorimi i tyre mund të jetë më shumë për të shprehur një ndjenjë apo për të krijuar një imazh emocional sesa për të paraqitur një veprim fizik në mënyrë strikte. Përdorimi i kësaj fjale mund të jetë bërë për arsye se poetja mund të jetë e pasigurtë për veprimin pasues, psh daljen në bulevard, në një takim, në një aktivitet etj., pasiguri që shprehet për përdorimin e lapsit në formë të tensionuar, larg butësisë estetike.

-Vargu: “çfarë kam për të fshirë atje / dhe çfarë kam për të shkruar?”  shpreh me një analogji një ndjenjë  paqartësie në mendjen e poetes, e cila përballet me dilemën e zgjedhjes së fjalëve për të shprehur gjendjen e brendshme, ndaj ajo kërkon kohë për të reflektuar me kujdes. Përdorimi i frazës”për të fshirë” mund të ketë dhe interpretimin e fshirjes së një buzëqeshjeje që s’duhet ta shohë dikush, ndërsa  përdorimi i frazës “për të shkruar” identifikon poeten, e cila ndjehet se si krijuese, kupton që fjalët mund të mos jenë të mjaftueshme për të shprehur atë që ndjen. Shikoni pak, fytyra e gruas dhe sidomos buzët e saj flasin atë që thotë shpirti i saj, aty shprehen ndjenjat e gëzimit, lumturisë, pranimit apo refuzimit, inatit a zemërimit. Madje dhe  forma e të kuqit të buzëve, nuancat  apo ngjyra shprehin mesazhe , të cilat sigurisht ndryshojnë në kohë dhe ambient. Thelbi i drojës së poetes shprehur te kjo frazë është pasiguria e saj për çështje të ndryshme, si përzgjedhja e fjalëve, transmetimi i ndjenjave të saj ose interpretimi i temave të ndjeshme, apo frika nga reagimi i dikujt me ndonjë përgjigje negative. Pasazhi jep një pamje të përpjekjeve të poetes për të shprehur ndjenjat dhe përjetimet e saj me sinqeritet dhe në përputhje me perceptimin e saj për botën dhe për veten. Ajo ka nevojë që çdo fjalë dhe emocion të jetë i vërtetë dhe i përputhshëm me realitetin dhe perceptimin e saj të jetës dhe të dashurisë.

-Te vargjet:”Mbi buzët e gruas është shkruar për hetë të parë historia/të çmendet pastaj dashuria/Druaj”, droja e poetes Lako duke përdorur metaforën e buzëvejanë shfrytëzuar si një metaforë për fillimin e një historie të re, qoftë kjo histori e një marrëdhënieje, e një periudhe të jetës, ose diçkaje tjetër. Përdorimi i hiperbolës "të çmendet pastaj dashuria” te kjo shprehje, ajo shfaqet si diçka që bën një person të çmendet, duke shprehur një intensitet dhe ndikim emocional që (dashuria) mund të ketë mbi njeriun. Këtu personifikimi “druaj” e bën vargun të forcojë idenë e një përjetimi të ndjeshme e të kujdesshme, duke e bërë të përmbushë  rol të veçantë në vargun e fundit. Frazave "Mbi buzët e gruas është shkruar për herë të parë historia" në një kuptimshmëri të drejtpërdrejtë mund të interpretohet psh si buzëqeshja që i jipet një djaloshi nga një vajzë, ku kjo është pikërisht historia e ndjenjave të vajzës. Kështu kuptimi i frazës: ” të çmëndet më pas dashuria” është tepër i dukshëm, por poetja dhe te kjo kuptimshmëri e drejtpërdrejtë transmeton psikologjikisht mesazhin për fuqinë e dashurisë në ndryshimin e një personi. Megjithëse dashuria mund të sjellë një ndjenjë euforie dhe ngazëllimi, ajo shkakton ndryshime të mëdha në identitetin dhe në jetën e një personi. Duke përfunduar me fjalën "Druaj" poetja, sa tregon ngurrimin e heroines, aq dhe fton për të qenë e kujdesshme për të marrë parasysh sfidat që shoqërojnë dashurinë. Kjo duket si një paralajmërim, por është në fakt dhe një  inkurajim për të nisur marrëdhëniet me qasje të kujdesshme dhe të ndërgjegjshme.

- Vargjet:"Dita pikon mbi buzët si kandil i ndezur/nata pikon si kandil i shuar./ Druaj." nëpërmjet një mozaiku figurativ të përbërë nga krahasimi i ditës dhe natës me kandil të ndezur dhe të shuar, përdorimi i metaforës ku në këtë rast, dita dhe nata janë personifikuar si "kandil i ndezur" dhe "kandil i shuar", respektivisht që krijon një imazh të fuqishëm vizual dhe emocional, duke forcuar ndryshimin dramatik në ndjesinë dhe përjetimet e personazhit me kohën dhe rrethanat. Ky imazh metaforik përjeton një ndryshim nga dita në natë, dhe ky ndryshim interpretohet si simbol i transformimit në jetën dhe emocionet e personit.Shtojmë se në varg ka një përsëritje të tingujve me zëra të ngjashëm, duke krijuar një efekt të rëndësishëm zanor. Psh, tingulli "p" dhe "k" përsëriten në fjalët "pikon", "buzët", "kandil", duke krijuar një ritëm dhe harmoni të veçantë në varg, dmth aliteracion. Fraza: “Dita pikon mbi buzët si kandil i ndezur” sugjeron një ndjenjë ngrohtësie dhe energjie që shoqëron ditën, ku "Buzët" paraqesin një hapësirë të ndriçuar aktiviteti, ku emocionet e përjetimet janë të dukshme. Poetja mund të ndihet e sigurtë dhe e lumtur në këtë kontekst, duke përjetuar kënaqsi dhe lumturi në ditën e saj, ndërkohë që fraza:”Nata pikon si kandil i shuar” paraqet një kontrast të fortë me vargun e mëparshëm. "Kandili i shuar" e paraqet natën si një periudhë të errët, ku emocionet dhe ndjenjat mund të jenë më të fshehta dhe më të errëta. Nata kështu mund të përfaqësojë një kohë  vetmie, reflektimi, pasigurie. Duke i krahasuar ditën e natën në këtë mënyrë, poetja tregon  një pasiguri apo ngurrim  në lidhje me ndryshimet e ardhshme të jetës. Kjo pasiguri mund të krijojë një frike te heroina, duke e shtyrë atë të shfaqë një drojë që e fton për kujdes. Në këtë kontekst, përdorimi i figurave të ditës dhe natës është një mënyrë e fuqishme për të paraqitur një ndryshim të madh dhe të ndjeshëm në përjetimet dhe emocionet e një personi.

- Vargu imazhzist "Njeriu ulet përpara pasqyrës që diçka të paguajë./Druaj" ku pasqyra shfaqet si metaforë që përfaqëson një mënyrë për të shqyrtuar ekuilibrin moral dhe për të përballur pasojat e veprimeve, por ndërkohë me të njejtat cilësi ajo personifikon një etnitet. Imazhi shfaq një veprim të zakonshëm, atë të "uljes përpara pasqyrës", por në këtë kontekst, ky veprim është i lidhur me një motiv më të thellë emocional dhe psikologjik. Duke e vendosur në kontekstin e poezisë së Natasha Lakos, mund të kuptohet se kjo ulje përpara pasqyrës është më shumë se thjesht një veprim fizik, ajo simbolizon një moment  reflektimi dhe vlerësimi të identitetit. Heroina përballet me veten e saj para pasqyrës, duke tentuar të njohë, kuptojë dhe vlerësojë më mirë veten , veprimet e kryera apo ato që do kryejë, duke paraqitur një proces të analizës shpirtërore dhe vlerësimit të jetës së saj. Kujtoni psh, në momentet para një takimi të dëshiruar vajzat rrinë  një copë kohe para pasqyrës, duke u rregulluar, medituar dhe analizuar veprimin që po ndërmarrin. Mirëpo kjo analizë shoqërohet me një kosto që në poezi përfaqsohet me frazën "që diçka të paguajë" pse ky proces reflektimi dhe vlerësimi nuk është pa pasojë. Njeriu edhe mund të ketë nevojë të "paguajë" për diçka, të ndajë një kosto për njohjen e vetes së vërtetë. Kjo përfaqëson ndryshime në mënyrën sesi heroina sheh veten  e botën dhe mund ti sjellë pasoja të ndryshme në jetë. Përfundimi me fjalën "Druaj" vë në dukje ndjenjën e pasigurisë ose ngurrimit nga pasoja e këtij procesi reflektimi. Kjo fjalë bën që lexuesi të ndjehet si heroina të cilin lexon. Pra, në kontekstin e poezisë ky varg mund të interpretohet si thirrje për të kuptuar më mirë veten, por dhe për të qenë të vetëdijshëm për koston që paguan dhe duhet paguar në procesin e vetënjohjes.

-Vargjet imazhiste: "Mbi buzët e gruas do shkruhet gjithnjë e para historia/do çmëndet pastaj dhe vetë dashuria/derisa në formën e gezhojës të ketë mbetur/i kuqi i buzëve që do ketë shkruar patjetër.//Mbi buzët e gruas shkruhet dhe shkruaj./ Druaj…" ku lulëzojnë metafora “i kuqi i buzëve” për dashurinë dhe përdorimi i ngjyrës së buzëve si simbol i dashurisë forcon idenë e një marrëdhënie të thellë emocionale. Vargjet shfaqin një progresion kohor, duke filluar nga shkrimi i historisë mbi buzët e gruas dhe mbaruar me thirrjen për t'i dhënë rëndësi kësaj historie e të druhet nga gabimet e mundëshsme. Ky progresion kohor forcon ndryshimet e zhvillimet në marrëdhënien e gruas me veten dhe dashurinë. Vargjet vënë në pah ndjeshmëri-në e madhe ndaj buzëve si  hapësira ku shkruhet dhe reflektohet historia e personit dhe (jo vetëm) ndjenjat e dashurisë. Analiza e këtyre vargjeve në kontekstin e poezisë sugjeron disa ide dhe mesazhe:

Buzët e gruas paraqiten si një hapësirë ku shkruhet historia e saj, ndjehen e përje- tohen emocionet e dashurisë. Buzët, si pjesë e fytyrës, përfaqësojnë dhe shfaqin intimitetin dhe lidhjen emocionale të saj me të tjerët, duke  sugjeruar se përjeti-met dhe emocionet që ndjejnë njerëzit janë të “shkruara” në fytyrën e tyre dhe të lexueshme për të tjerët. Psh buzëqeshja e një gruaje  e shkruar mbi buzët e saj flet më shumë se një libër historie, jo vetëm për dashurinë.

Për poeten,ideja që "historia shkruhet mbi buzët e gruas" përfaqëson një shprehje simbolike për fuqinë dhe ndjeshmërinë e identitetit të gruas. Kjo frazë përdor buzët si simbol i jashtëm i ndryshimeve dhe përjetimeve shpirtërore të një gruaje, (por jo vetëm).Buzët janë të përfshira në aktin e të  folurit dhe shprehjes së vetes përmes fjalëve. Për poeten, buzët mund të paraqesin një mjet për të shprehur identitetin dhe për të komunikuar me botën.

Duke shkruar që "historia shkruhet mbi buzët e gruas", poetja mund të sugjerojë se buzët janë një “faqe e parë e librit të jetës”së një gruaje, hapësira ku ndjenjat dhe përjetimet e shpirtërore shfaqen dhe shprehen në një mënyrë të dukshme.Poetja fokusohet te"i kuqi i buzëve",si simbol i bukurisë dhe identitetit,detaj që sugjeron për një estetikë të bukurisë shpirtërore e të jashtme, që ka një ndikim thelbësor në mënyrën sesi personi përjeton veten dhe është i perceptuar nga të tjerët.

-Të kemi parasysh dhe faktin se Natasha Lako si një poete elitare ka standarde të larta artistike për veten dhe poezinë e saj, ndaj ngurrimi mund të vijë dhe nga dëshira për tu siguruar që çdo fjalë dhe ide të jetë e vendosur me kujdes dhe e shprehur me saktësi për të përmbushur synimet artistike. Pasazhi që shpreh këtë është pikërrisht fjala “Druaj”. Kjo fjalë shpreh nevojën për kujdes dhe përpjekje të mëdha në procesin e krijimit të poezisë, duke theksuar dëshirën për të arritur një standard të lartë artistik dhe për të shprehur çdo detaj me kujdes dhe saktësi për të përmbushur synimet artistike të saj. Kjo fjalë (Druaj) shpreh gjithashtu dhe  ndikimin e kontekstit shoqëror, politik, ose kulturor në mënyrën se si poetja sheh dhe shpreh veten, ku ngurrimi vjen nga jashtë dhe e bën poeten të heshtë apo të kufizojë shprehjen e saj. Unë ju them lexuesve se pikërisht pse është një poete elitare Natasha Lako nuk mund kuptohet me një lexueshmëri të drejtpërdrejtë të fjalëve, ajo mund të admirohet për imazhet, siç admirojmë një kostelacion yjesh dhe, nëpërmjet kuptimshmërisë së  këtyre imazheve lexuesi mund të njohë botën e saj poetike.

III-Poezia e Lakos, përmban elemente të modernitetit poetik, por përputhet me rrymën e modernizmit të vonuar në poezi, gjë që është e dukshme me praninë e karakteristikave të kësaj rryme në poezi. Para se të vazhdojmë me elementët që e adresojnë këtë poezi te rryma e modernitetit të vonuar le të sqarojmë se:

Modernizmi i vonuar është rrymë moderniste e  një periudhe kohore që vjen pas periudhës së Modernizmit, (fillimi i të cilit shihet në fund të shek. 19 rreth viteve 1890 e cila si një lëvizje letrare fillon të qartësohet rreth viteve 1900- 1910 ) dhe shtrihet nga fundi i viteve 1920 deri në fundin e viteve 1950. Në këtë periudhë ka vijuar shkallëzimi i eksperimentimit të Modernizmit,  duke patur një fokus të madh në reflektimin e pasigurisë dhe paqartësisë në një botë që po ndryshonte shumë. Në anën tjetër, Postmodernizmi është një rrymë që fillon rreth viteve 1950 dhe zgjatet në të gjithë shekullin e 20-të, rrymë që ndjek modernizmin dhe ndikohet nga ai, por ka një qasje të veçantë: ai ve në dyshim qëndrimet e mëpa-rëshme, përfshirë autoritetin, strukturën dhe të vërtetën absolute, ka tendencën për të eksperimentuar me forma të ndryshme artistike dhe për të përzier lloje të ndryshme kulture dhe stili. Krahasimisht me Modernizmin e vonuar, Postmode-rnizmi shpesh ka një qasje më radikale ndaj strukturës dhe autoritetit të traditës, duke e bërë atë më të paparashikueshëm dhe më të lirë në shprehje. Megjithatë, në disa raste, poetët e Modernizmit të vonuar dhe poetët e Postmodernizmit kanë ngjashmëri në mënyrën e tyre të trajtimit të temave emocionale e ndjenjave të individit në shoqërinë e tyre të ndryshueshme.

Të kuptohemi një gjë, në kontekstin e gjuhës shqipe,termi "moderniteti i vonuar" ka kuptimshmërinë e një arritjeje ose zhvillimi që ndodh në kohë më vonë sesa duhej të ndodhte dhe ka qasje analogjike me termin “dashuri e vonuar”.  Nqse shohim kohën e tij (rreth v.1920 deri në v. 1950) shohim se modernizmi i vonuar kaloi në periudhën e tensionuar të pregatitjes dhe zhvillimit të luftës së dytë botërore, që ndërpreu modernizmin dhe dha i hapi rrugë lindjes së modernizmit të vonuar. Në Shqipëri,vdekja e parakohëshme e Migjenit në nisjen e udhëtimit të tij drejt modernitetit poetik ishte një goditje e madhe për poezinë shqipe. Lufta e dytë botërore dhe sidomos udhëheqja e kësaj lufte nga komunistët ftoi në skenën poetike artin tradicional dhe soc.realizmin ndërsa periudha pas luftës deri në vitet 1990 ishte thjeshtë bunkerizimi i letërsisë dhe arteve në soc. realizëm. Përpjekja për liberalizim në vitet '70 u godit me grusht të hekurt, jo metaforikisht por realisht, poetët kurajozë u burgosën dhe u internuan dhe pushteti ftoi në skenën e poezisë tradicionalitetin në aleancë me soc.realizmin, aleancë që jo vetëm frenoi modernitetin poetik por dhe vetë kujtimin e tij foshnjor të viteve 70 e aratisi, jo në harresë, por në frontin armik të luftës ideologjike. Për këto arsye, moderniteti i vonuar në kontekstin e letërsisë dhe kulturës shqipe përbën një qasje të veçantë, në përshtatje me kushtet dhe kontekstin e vet historik, shoqëror dhe kulturor.

Le të shohim disa element të modernitetit të vonuar të poezisë “Druaj” si:

-Poetja eksperimenton me formën dhe strukturën e modernitetit të vonuar në poezinë "Druaj" ,  që duket te përdorimi i një strukture të lirë dhe jo-lineare, duke lejuar një lëvizje të lirë të mendimeve dhe ndjenjave. Poetja përdor një stil të avangardës dhe lirikën e ndërthur me imazhe të ngjarjeve të ndryshme për të shkaktuar ndjenja dhe për të komunikuar mesazhin e saj.Psh: "Mbi buzët e gruas do shkruhet gjithnjë e para historia / do çëndet pastaj dhe vetë dashuria / derisa në formën e gezhojës të ketë mbetur / i kuqi i buzëve që do kete shkruar patjetër." ku poetja eksperimenton me strukturën e poezisë, duke përdorur një strukturë të lirë dhe jo-lineare për të shprehur ndjenjat dhe përvojat në një mënyrë të përmbajtur dhe të thellë.

-Poezia përfshin një reflektim mbi identitetin, ndjenjat dhe përjetimet personale. Kjo shfaqet në vargjet që shprehin ankthin, pasigurinë dhe kompleksitetin e jetës njerëzore. Psh: “Njeriu ulet përpara pasqyrës që diçka të paguajë." ku poetja shpreh një reflektim mbi identitetin dhe përjetimet personale, duke shfaqur një ndjenjë të përgjegjësisë dhe dëshirën për korrigjim të gabimeve të mëparshme.

-Poetja përdor metafora dhe simbole për të shprehur ndjenjat dhe përjetimet në një mënyrë që shpesh është abstrakte, duke i dhënë thellësi dhe kompleksitet poezisë. Psh: “Dita pikon mbi buzët si kandil i ndezur/nata pikon si kandil i shuar."ku, poetja shfrytëzon imazhet e ditës dhe natës për të shprehur ndjenjën  paqartësisë dhe pasigurisë. Përdorimi i këtyre imazheve për të shprehur një ndjenjë të ndryshueshme dhe të paparashikueshme të kohës përputhet me karakteristikat emodernizmit të vonuar, ku koha dhe realiteti perceptohen si të fragmentuar dhe të paqarta.

Të mos harrojmë se poezia shfaq një ndjenjë të paqartësisë dhe konfuzionit, e cila është një karakteristikë e Modernizmit të vonuar. Kjo ndjenjë e paqartësisë përjetohet në paraqitjen e përvojave dhe mendimeve të ngjarjeve të ndryshme në jetën e heroinës.

 

IV-Poezia e Natasha Lakos, si dhe krijimtaria e shkrimtarëve dhe poetëve të tjerë bashkëkohës, mund të shihet si një kontribut i rëndësishëm për të hapur rrugë për një periudhë të re letrare në letërsinë shqipe, një periudhë që mund të quhet si një pararojë e modernizmit në poezi. Natasha Lakos, me poezinë e saj "Druaj" sjell një qasje të re dhe të freskët në letërsinë shqipe, duke eksperimentuar me gjuhën dhe stilin për të shprehur emocione e reflektime shpirtërore, shfrytëzon simbole e metafora për të shprehur përjetimet njerëzore në një mënyrë që ka një ndikim emocional tek lexuesi.

Përveç kësaj, Natasha Lako mund të shikohet si një përfaqësuese e një brezi të ri krijuesisht shqiptarë që po hapin rrugën për një periudhë të re letrare. Ajo shfaq një qasje të gjerë dhe të avancuar ndaj letërsisë dhe kultures moderne, duke shfaqur aftësinë për të eksploruar tema të ndryshme e për të shprehur mendime të thella mbi realitetin dhe jetën njerëzore. Duke iu përgjigjur sfidave të kohës së saj dhe duke shfaqur një qasje të re dhe inovative në poezi, Natasha Lakos (dhe disa poetë të tjerë) ka ndihmuar në krijimin e një bazë për zhvillimin e letërsisë shqiptare moderne. Të kuptohemi, Natasha Lako nuk kopjoi modernitetin europian për tja veshur si kostum poezisë shqipe, ajo me talentin e saj e ngriti poezinë shqipe në nivelin e modernitetit europian, madje duke eksperimentuar dhe në disa rryma të këtij moderniteti. Natasha Lako gjithashtu me përkthimet e saj pruri poezinë moderne europiane në gjuhën shqipe, duke shpërbërë errësirën e soc.-realizmit. Ajo është një ndër pionierët që kanë çuar në krijimin e një peisazhi të ri letrar dhe kanë lënë gjurmë të rëndësishme për brezat e ardhshëm të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë. Ky kontributi i Natasha Lakos dhe poetëve të tjerë ka qenë i rëndësishëm për shkëputjen nga modelet tradicionale të poezisë dhe zhvillimin e një qasje më moderne dhe më të lirë ndaj formës dhe përmbajtjes së poezisë. Duke e parë atë në këtë dritë, poezia e Lakos shërben si pikënisje  për një periudhë të re letrare që do karakterizohet nga eksperimentimi i mëtejshëm me forma dhe ide, duke sjellë një freski dhe një frymë të re në letërsinë shqiptare.

Për këtë arsye, mund të thuhet se Natasha Lakos dhe krijimtaria e saj, përfshirë poezinë "Druaj", janë shembuj të një pararoje të modernizmit në letërsinë shqipe. Ajo ka kontribuar në hapjen e rrugës për një lloj të ri të shprehjes letrare dhe në ndërtimin e një peisazhi letrar që shfaq karakteristika të modernizmit dhe të modernitetit të vonuar, duke i dhënë një ndikim të rëndësishëm zhvillimit të letërsisë shqipe dhe ka mbetur një figurë e orientuese në historinë e poezisë shqipe.

 

Sarandë, fillim prilli 2024

 

 

 

 

Natasha Lako

D R U A J

Druaj

Të gërryej buzët me laps,

 

çfarë kam për të fshirë atje

dhe çfarë kam për të shkruar?

Druaj.

 

Mbi buzët e gruas është shkruar për hetë të parë historia

të çmendet pastaj dashuria.

Druaj.

 

Dita pikon mbi buzët si kandil i ndezur

nata pikon si kandil i shuar.

Druaj.

 

Njeriu ulet përpara pasqyrës që diçka të paguajë.

Druaj.

 

Mbi buzët e gruas do shkruhet gjithnjë e para historia

do çëndet pastaj dhe vetë dashuria

derisa në formën e gezhojës të ketë mbetur

i kuqi i buzëve që do kete shkrusar patjetër.

 

Mbi buzët e gruas shkruhet dhe shkruaj.

Druaj…

 

Këmbë dhe duar.Toena, 1998