Tuesday 13 November 2012

Kur ikën një mik

KUR IKËN NJË MIK
 Timo Mërkuri


Qysh në orët e para të mëngjezit, Agim Mato më dha lajmin e hidhur , mësuar në fb, të ikjes së Daniel Gazulit!
Nuk e di pse, por e besova menjëherë këtë . Jo aqë nga toni serioz me të cilin mu tha, por  nuk di pse, vetë qënia ime e përthithi këtë  lajm dhe u vu në alarm nga helmi i tij, duke dëshmuar kështu vërtetësinë.
Unë do jem shumë i lumtur sikur të jem gabuar, sikur lajmi të jetë i rremë dhe do ju ftoja dhe juve në këtë lumturi timen, pa më shkuar ndërmënd tju kërkoj ndjesë  për lajthitjen.
Por lajmi është konfirmuar dhe  mua më rrëndon gjithnjë e më shumë fakti, që me këtë mik të  njohur në botën e letrave, nuk pata mundësi të takohem fizikisht. Sa herë unë udhëtoja drejt veriut, ai ishte jashtë shtetit, në shumicën e herëve, për  vizita mjekësore.
 Dhe nuk haronte që edhe prej andej të na dërgonte thesaret e kombit tonë apo të kulturës botërore,  të zbuluara prej tij nëpër arkivat europiane.
Nuk haronte të mirte me vete thesaret e botës zadrimore, nxjerrë na pellgu i harimit, ti lëmonte e ti pastronte nga myshku i kohës dhe i keqkuptimit dhe të na i dhuronte neve, nëpërmjet portaleve, për të parë si thyheshin dhe rezet e diellit në prizmet e tyre.
Ishte vërtet një minierë diturie, ky pinjoll i Gazullëve të famshëm. Ishte vërtet një det dashurie dhe humanizmi, ky bir i Zadrimës. 
Ishte dhe  miku im, ky mik që më iku dhe unë sot ndjehem i vetmuar, gjer në atë shkallë, sa që skam dëshirë të bisedoj me asnjë. Më mjafton, sot për sot, bashkëbisedimi i mrekullueshëm që kam te “Letërkembimi” me Daniel Gazulin. Prandaj nisa ta rilexoj atë. Prandaj nisa të rilexoj “Intervistë me Vajza të mira” të Danielit. Nisa të rilexoj email-et e shkëmbyera nëpër portalet në internet dhe mu bë sikur, pas tyre, Danieli më thoshte: Hajde pra, kjo ishte një shaka zadrime.
Por kripa e lengëshme që prodhoi poshte qepallave reaksioni i helmit të lajmit më thotë të vërtetën e ikjes fizike të mikut tim nga kjo botë, duke na lënë pas yllësinë e kujtimeve të ndritëshme të tij.
Ashtu siç ikën dielli në det, duke u lënë vendin yjeve, në qiell.
Një grusht yje të tillë, bashkë me dheun zadrimor, që aqë shumë e deshi, hedh dhe unë me këtë shkrim mbi vendprehjen e tij.
Lamtumirë miku im, që gjithsesi, nuk ikën nga zemra ime.

1 comment:

  1. DR DAWN ËSHTË NJË SHPËTUES I JETËS DHE MUND TË JU SIGUROJ.
    Emri im është loana conga dhe jam këtu për t'u bashkuar me shumë njerëz këtu për të falënderuar Dr DAWN për ndihmën dhe gjestet e tij të mira ndaj meje. Kam pasur një përvojë të tmerrshme të thyerjes së zemrës me burrin tim. Ai më la dhe unë isha i shkatërruar dhe nuk gjeta asnjë ndihmë për ta kthyer atë. Në një moment isha në depresion derisa hasa në faqe ku njerëzit dëshmonin se si i ndihmoi Dr. DAWN. E kontaktova dhe ai nuk hezitoi asnjë moment të më ndihmonte edhe mua. Jo vetëm që e ktheva burrin tim pas 48 orësh, por dashuria dhe lumturia janë rikuperuar më mirë se kurrë. dr. Agimi është një personalitet i mrekullueshëm dhe nuk mund ta falënderoj sa duhet për shërbimin e tij vetëmohues ndaj njerëzimit. kontaktoni atë tani me email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159
    *Për magji dashurie.
    *Për të ndaluar abortin.
    *Për të mbetur shtatzënë.
    *Për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve.
    *Për të rivendosur paqen dhe lumturinë në martesën ose marrëdhënien tuaj.
    *Për të fituar biletën e lotarisë.
    Dhe të tjerët.

    ReplyDelete