Wednesday 18 December 2013

Të flasësh për Lefter Çipën



Të flasësh për Lefter Çipën

 Foto: 
Lefter Çipa dhe Timo Mërkuri në veprimtarinë e zhvilluar në Himarë




Të flasësh për Lefter Çipën, aqë më tepër këtu në Himarë, është sa e lehtë po aqë dhe e vështirë.
 Është e lehtë, për vetë faktin, se mund të përmëndësh  lehtësisht titujt e mbi 19 librave poetikë të botuar prej tij, duke e nisur që nga “Bejkë e bardhë”, “Shqipëri moj ballëhapur” e duke vijuar  normalisht te “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Këngët e Ruzanës”, “Për Kosovën prap do ngrihem” “Princi I dashurisë”etj etj. Dhe ajo që  duhet theksuar  për këto vëllime poetike, është fakti se gati të gjitha poezitë  janë  krijuar mbi një shtrat  këngësh, duke  qënë njëkohësisht edhe tekste këngësh., qoftë kjo këngë e mirëfilltë popullore apo dhe e përpunuar, po ashtu edhe të muzikës së lehtë apo korale.
Në këtë drejtim, për Lefter Çipën duhet të theksojmë se ai, si asnjë tjetër, ngriti nivelin artistik të teksteve të  këngëve popullore në nivelin e poezisë më të arirë bashkëkohore, duke  e bërë këngën popullore edhe në këtë drejtim, më fine dhe më jetëgjatë.
 Është e lehtë të flasësh, për vetë faktin, se mund të citosh disa nga mbi 1300 këngët e tij, të interpretuara nga grupe të ndryshme  popullore, duke nisur që nga Grupi i Pilurit, (udhëheqës artistik i të cilit ka qënë mbi 40 vjet) e duke vijuar me grupet  e Himarës, Bënçës, Gjirokastrës , Vlorës e Lapardhasë e deri te Asambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve.
Dhe gjithmon  kanë qënë këngë të suksesëshme e jetëgjatë..Edhe sot këndohem plot passion këngët “Bejk e bardhë”, ‘Nga kjo balt e kësaj toke”, “More Naim Shqipëria”, “Vito pëllumbesha”,”O shokë vdeksha nga kënga”,”Në të marça manushaqe” etj etj dhe haron se data e krijimit të tyre shënon disa dhjetvjeçarë.
 Krijimi i variantit të këngës pilurjote, vija e saj melodike dhe struktura e grupit, novacioni i shoqërimit të këngës me fyell etj, është një nga sukseset më të  mëdha të  këngës popullore shqiptare. Ky sukses ka firmën e autorësisë së Lefter  Çipës. Jehona e madhe   mbarëkombëtare dhe jetëgjatësia e saj janë dëshmitarë të këtij suksesi, që në vitet  ’70 ishte shndruar në një triumf të vërtetë artistik. Kjo bëri që, kur përmëndim emrin e  Lefter Çipës, vetvetiu fjalët na  dalin nga buzët  si këngë.
 Mund të përmëndim lehtësisht faktin, se ka qënë pjesmarës me grupin dhe krijimet e tij në shumë festivale folklorike kombëtare, prej të cilave gjithmon është kthyer me çmim.
Mund të shtojmë edhe faktin se ende vazhdon të shkruajë tëkste këngësh, të  botojë ,  të mbledhe  krijimtarinë popullore e ta pregatisë për botim.
Mund të përmëndim gjithashtu edhe vlerësimet e shumë personaliteteve  të artit dhe kulturës që nga Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Anastas Kondo, Irini Qirjako,  Dalan Shapllo,Shaban Sinani etj etj.
 Mund të flasim shumë për Lefter  Çipën e prapë të ndjejmë se si kemi thënë të tëra.
 Por këtu në Himarë është edhe e vështirë të flasësh për Leftër Çipën dhe ca më tepër për këngën popullore.
 Sepse bisedën duhet ta nisësh patjetër nga legjenda e këngës himarjote, nga Neço Muko Himarjoti dhe grupi i tij, të vazhdosh  për Dhimitër Varfin, madhështor e të heshtur, si një monument, të admirosh grupin e vajzave të Dhërmiut, të bukura si lulja “mos më harro” për të mbritur të grupi i Pilurit, si një ortek këngësh me Lefter Çipën në ballë, e për të ecur më tejë te grupi i ri i Himarës. “Ç’shokë pate o Lefter”.
 Janë disa male, të lidhura në një vargmal, dhe që nga kjo sallë, ne e kemi të vështirë të dallojmë se cila është maja më e lartë. Të gjitha majat arijnë te yjet dhe rretë e harimit ndërojnë rrugë para tyre. E kemi të vështirë të dallojmë se te cili mal janë më të fortë e më të dëndur lisat e këngëve apo në valet e  cilit ka më shumë lule. Për ne janë të gjithë të bukur e të dashur, sepse janë tanët, janë himarjotë. Sepse  kënduan për ne,  për Himarën e për Shqipërinë, duke i dëshmuar botës nëpërmjet këngës, shpirtin  artistik, progresist dhe europian të kombit tonë dhe njëkohësisht duke i treguar popullit rrugën e artit për në europë.
 Prandaj është e vështirë të flasësh veçmas për Lefter Çipën, malin në vargmalin e këngës, yllin në kostelacionin e yjeve të artit popullor, njeriun e thjeshtë që asgjë se dallon nga  pjesmarësit e tjerë në këtë sallë.
 Por tejë  dilemës së mësipërme, vëshirësisë  apo lehtësisë për të folur për të, unë ju them, se është nder  për Himarën dhe Bashkinë e Himarës që të nderojë me titull nderi këta kolosë të artit popullor, të cilët kanë nderuar në vite dhe për jetë Himarën dhe Shqipërinë.
 Edhe për mua, gjithashtu, është nder të flas  për Leftër Çipën në këtë ceremoni nderimi dhe vlerësimi dhe ta ftoj të marë titullin e nderit që populli i jep.
 Dhe ti them: Kur të vlerëson vendi yt, fshati dhe krahina jote, atëherë ke arritur majën.
 Më tejë …janë vetëm perënditë.
 Ta gëzosh titullin e merituar, të nderit, o Lefter Çipa!
 Himare, me 14.12.2013
 *Fjala ime ne paraqitjen e Lefter Çipës në momentin e dhënies së titullirt “Nderi I Himarës”,  në aktivitetin e organizuar nga  Bashkia Himarë, me rastin e dhënies së titujve të nderit disa personaliteteve dhe grupeve të artit.

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete