Saturday 15 July 2017

Lisi me rrënjë të thella




Lisi me rrënjë të thella


Mikut tim Kristo Çipa


Nga Timo Mërkuri

Sa herë që kemi folur dhe shkruar për këngën iso-polifonike himarjote, me emërtimin “Himarë” kemi nënkuptuar teritorin që zënë shtatë fshatrat e Bregut të Detit dhe jo      thjeshtë qyteti Himarë. Kjo jo vetëm për arsye të grupimit  administrativ të këtyre fshatrave nën emërtimin Himarë, ( “Krahina Autonome e Himarës” etj) por edhe për faktin e afërisë të botës shpirtërore dhe materiale të banorëve të këtyre fshatrave. Për këtë arsye në shkrimin tim  “Lisat e këngës” në disa raste, në ilustrimin e karakteristikave të këngës himarjote në rraport me këngën labe kam përdorur vargje të këngëve pilurjote.

1-Por pikërisht ky moment ishte dhe fillesa e këtij shkrimi. Vërtet që këngët e Pilurit dhe këngët e Himarës janë pasuri shpirtërore e trevës himarjote, por specifikisht këngët e  fshatit Pilur si janë në raport me këngët e qytetit Himarë?

Afëria e këtyre dy tipeve të këngëve është e madhe dhe diskutimet për ‘to janë shpeshtuar sidomos pas  daljes në skenë të grupit  të Pilurit. Piluri dhe Himara janë larg  nga njeri tjetri 5 kilometra rrugë malore ndërsa  distanca ajrore midis tyre është afërsisht 1 kilometër. Janë  të vendosur pranë e pranë, Himara në breg të detit, Piluri në majë të malit.

Ngjashmëria mes Himarës dhe Pilurit është shumë e madhe, në zakone, në veshje, në kë -ngë, etj. Të parë në  këndvështrimin folklorik duken si dy lisa të mbirë pranë e pranë, kurorat e të cilëve mpleksen mes tyre sa që nga lart, nuk i dallon dot ku mbaron njeri e ku fillon tjetri. Por pavarësisht nga kjo afëri dhe fakti që janë të dy lisa, ata janë dy lisa të ndryshëm. Njërin e rreh flladi i  detit tjetrin e rreh flladi i detit dhe era e malit bashkë..

2-Në qoftë se do bëjmë krahasimin muzikalisht të dy tipeve të këngëve, kënga himarjote është këngë klasike me katër zëra që janë: marrësi, kthyesi, hedhësi dhe iso-ja.. Kënga është brenda notave muzikore me zëra koke dhe këndohet në gjysëm note.

Kënga e Pilurit ka gjashtë zëra që janë: marrës, kthyes me zë gryke, hedhës, prerës, kthyes me zë koke dhe iso. Është këngë me lirizëm të brendshëm, këndohet me zë gryke dhe ka harmoni të shkallës së lartë. Është këngë me shumë vargje dhe forca e refrenit është si e marrësit. Kemi këngë lirike, elegjike,epike dhe dramatike. Te kënga lirike mbizotëron alegria…

Mund të vazhdojmë edhe më tejë shpjegimet muzikalisht, por meqënëse jo të gjithë lexuesit  e kuptojnë termilogjinë muzikore dhe teknikat e funksionimin e këngëve iso-polifonike, le të rikthehemi në stilin tonë letrar të shpjegimit.

2.1-Kemi shpjeguar në  shkrimet tona të mëparëshme se në Himarë, në Pilur dhe në gjithë
trevën iso-polifonike labe tipi i këngës shumëzërëshe  ardhur nga hershmëria ishte i tipit …O shokë more… Vija melodike e këngës ishte gati e njëjtë në të gjithë trevën iso-polifonike, ndryshonte larmia e tekstit të këngës dhe pozicioni si dhe përbërja e grupit të këngëtarëve. Kemi theksuar se në këtë kohë konkurohej me tëkst dhe jo me vijë melodike.


3-Varianti pilurjot  u çfaq pas variantit himarjot. Në qoftë se varianti himarjot i këngës ka si datëlindje  vitin 1929 me inçizimet e Neço Mukos në firmën PATHE në Paris, varianti pilurjot u prezantua në Festivalin Folklorik Gjirokastër në vitin 1973   me këngën “Bejk’ e bardhë”. Dalja në skenën e artit popullor e këngës pilurjote mund të krahasohet me rrënien e një tërmeti nëntë ballë diku në mes të detit, tërmet që jo vetëm vithisi malet dhe kodrat në brigjet e detit, por ngriti dhe male dallgësh në mes të detit, dallgë që u përplasën me furi në brigje.

Temat e bisedës mbi këngën pilurjote u ngjanin shkëmbinjve të zjarrtë që forca e vullkanit në shpërthim i hidhte nga krateri i tij sa lart aqë edhe larg. Kudo që binin ndiznin zjarre debatesh dhe më entusiaztët ja nisnin këngës “Bejk’ e bardhë” kudo që të ishin. Kjo këngë  këndohej nga udhëtarët nëpër autobuze, nga klientët nëpër klube, tifozët me këtë këngë nxisnin skuadrën e tyre për fitore, me këtë këngë priteshin nuset në shtëpinë e dhëndërit etj etj... Bejka e bardhë e eklipsoi për shumë kohë këngën meritashumë “Vajz’ e valeve” . Marrësen e këngës Vasillo Lapa  populli e ripagëzoi Vasillo Bejka.

Pastaj…kënga e Pilurit njohu vetëm ngjitje, ngjitje cilësore dhe rritje vlerash.

3.1-Kënga pilurjote është rritje e trungut të liskëngës së herëshme pilurjote, por më i lartë, më i drejtë dhe më i fortë. Dhe ajo që ka rëndësi është fakti se ky trung që u rrit nxorri degë të shumta, njëra më e bukur se tjetra duke krijuar kështu një kurorë sa të gjërë aqë dhe të bukur. Edhe kënga himarjote u rrit dhe u zbukurua, por ajo mbeti vetëm rreth ciklit të këngëve të Neço Mukos, ashtu si një vejushë që ja kushton gjithë kujdesin dhe jetën djalit të saj të  vetëm. Përkundrazi, kënga pilurjote i ngjan një  shtëpie të mbushur plot me fëmijë, njëri më i bukur apo më i prapë se tjetri, fëmijë që shtohen do vit me motra e vëllezër të rinj.
3.2-. Këngën himarjote e dëgjon ulur në karike, magjepses dhe loton nga mrekullia që përjeton, kënga pilurjote të rrëmben ashtu siç të rrëmben një dallgë e fuqishme deti kur ecën shkujdesur në rërën e bregut, të merr në gjirin e saj, të bën pjesë të saj. Do këndosh se s’bën kur je pranë saj, pavarësisht se me zë të ulët apo të lartë.

3.3- Në qoftë se zërin e hedhësit himarjot do ta perifrazonim me një rufe në një fllad, hedhësin pilurjot do ta perifrazonim me një rrufe shoqëruar nga bubullima. Në qoftë se marrësin himarjot do ta krahasonim me një valë të ëmbël deti, marrësi pilurjot është një dallgë e fuqishme që përplaset në shkëmb, stërkalat e të cilit të stërpikin edhe kur je larg bregut.

4-Por ne le të ndalemi te disa elementë vendimtarë në krijimin e fizionomisë  të botës shpirtërore të cilat prodhuan këto këngë. Grupi himarjot është një grup burrash i konsoliduar me një numër të caktuar 5-7 veta. Qënia e Katina Belerit , madje në rolin e marrëses te grupi aktual himarjot, është përjashtimi që përforcon rregullin. Qysh nga grupi i Neço Mukos  e në vijim grupi himarjot ka qënë një grup burrash në të cilin nuk bënte pjesë asnjë femër. Madje teksti dhe melodia e këngëve të këtij grupi të krijon përshtypjen se  nuk i përshtatej interpretimit nga këngëtarja femër. Kënga i kushtohej femrës, por e kënduar nga burrat.

Interpretimi i këtyre këngëve nga Katina Beleri rrëzoi një tabu dhe rolin e marësit të këngës himarjote ajo e fitoi falë talentit të saj.

4.1-Krejt ndryshe është përbërja e grupit të Pilurit. Madje ai nuk mund të quhet “grup”, ai është një asambël i tërë që e “zapton” gjithë skenën me praninë e tij. Por ajo që është më e rëndësishme, krahasimisht me grupin himarjot, në grupin pilurjot elementi femër është  jo vetëm i pranishëm por edhe në numër është gati i barabartë me elementin  mashkull. Bile elementi femër është dominues në zërat marrës dhe hedhës, dy zërat që i japin tonin dhe natyrën këngës.

4.2-Duke patur parasysh faktin se Himara është konsideruar qytet bregdetar, me  admini -stratë dhe shkolla, ka qënë qëndër e rëndësishme administrative dhe fetare e njohur dhe e kontaktuar nëpër kancelaritë dhe mbretëritë e kohës, nyje e rëndësishme komunikimi tokësore dhe detare në një kohë që  Piluri ka qënë dhe mbeti një fshat malor me një nu -mër maksimal banorësh prej 500 frymë, pa kontakte me botën perëndimore apo lindore, pra duke patur parasysh  se ballafaqohet arti i një qyteti (i vogël, por gjithsesi qytet) me të një fshati malor dhe të izoluar, është e natyrëshme që elementët më të emacipuar të jenë pjesë e qytetit dhe jo e fshatit.

4.3-Por në këtë rast ndodh e kundërta, civilizimi i femrës, dëshmuar te pjesmarja e saj në grupet folklorike është evidente në grupin e Pilurit dhe mungon te grupi i Himarës.

Por nuk është fjala vetëm te pjesmarja në grupin e këngës.

4.4-Në Pilur edhe vallet  janë mikse, meshkuj e femra bashkë, ndërsa në Himarë vallet janë të ndara, veçë burrat e veçë gratë, veçë vajzat e veçë djemtë. (Vallja e rrëndë e burrave është kategori më vete).

4.5-Unë mund tju dëshmoj dhe dokumentoj  faktin se në Pilur, kur loznin të rinjtë futboll ishte gjë e zakonëshme pjesmarja e femrës në përbërjen e skuadrave të futbollit. Dhe e kam fjalën për para viteve pesëdhjetë-gjashtëdhjetë, jo për vitet dymijë e gjashtëmbëdhje -të. 

4.6-Fakti që blegtoria ka qënë bazë e jetës diktoi në këngë shoqërimin e saj me mjete muzikore të botës baritore. Mjetet më të dashura për pilurjotët janë cula dhe dyjarja të cilat janë pjesë e inventarit muzikor të çdo familjeje. Edhe grupi folkloric pilurjot shumë këngë i shoqëron me culë dhe dyjare, duke muzikuar në këtë mënyrë elementin baritor të jetës. Më lejoni që tju tregoj edhe një kuriozitet për këto vegla muzikore.

Kur kënga “Bejk’ e bardhë” u prezantua në Festivalin Folklorik Gjirokastër në vitin 1973 me marrëse Vasillo Lapa kishte  shoqërues me culë Milto Gjiçalin dhe, në dyjare Margarit Kongjinin. Pas mbarimit të këtij Festivali,  grupet më të suksesëshme u ftuan në Tiranë të jipnin një koncert para udhëheqjes së kohës. U ftua sigurisht dhe grupi i Pilurit, por ju kërkua që të mos e shoqëronin këngën me culë dhe dyjare sepse “kënga popullore nuk shoqërohej me vegla muzikore”. Pilurjotët refuzuan argumentin  e paraqitur por urdhëri ishte i prerë. Atëherë pilurjotët i fshehën veglat  në veshjen e tyre dhe kur dolën në skenë i nxorën triumfalisht, me një gjest kalorsiak siç nxiret koburja nga brezi në dyluftim, gjest që u shoqërua me duartrokitje nga publiku.

4.7-Historia e rebelimit antiturk njeh edhe komiten (kaçaken) pilurjote Zogë Muçja ndër -sa nuk përmëndet ndonjë rast himarjoteje, pa nënvlerësuar kontributin e grave dhe vajza -ve himarjote në histori. Ne e kemi fjalën për cilësim individi (si psh Maro Konde në Ço -rraj).

Natyrshëm lind pyetja: Ku e ka burimin ky ndryshim dhe avancim pilurjot në rraport me Himarën?

5-Piluri është fshat malor por që nuk i mungon toka. Fusha e Vanovës që shtrihet deri në kufi me fshatin Kuç është një burim i madh  jetese. Por problem ishte se Piluri i kishte të kufizuar krahët e punës meshkuj edhe për arsye se meshkujt mereshin me jetën blegtorale. Kështu që nevoja kërkoi aktivizimin e  femrës në jetën ekonomike. Ato kryenin jo vetëm punët e shtëpisë, por edhe punët bujqësore të familjes, siguronin në mal drutë e zjarrit për në dimër.

5.1-Edhe Piluri edhe Himara bazë të jetesës kanë patur blegtorinë. Por vetëm pilurjotët mirnin gratë me vete në stane (si stopane) për të punuar bulmetin. Pilurjotët shtegëtonin familjarisht, duke marë me vete gjithë familjen, bura, gra e fëmijë gjë që nuk e bënin himarjotët dhe lebërit. Në familjet pilurjote administrimi i bulmetrave (djathë, gjizë, gjalpë etj) ishte detyrë dhe e drejtë e grave. Himarjotët, por edhe lebërit e quanin për “turp” të mirnin gratë në punë stani.

5.2-Gratë e Pilurit asnjëherë nuk kanë qënë femra të “mbyllura” në shtëpi të ndrydhura nga kanuni. Asnjë kanun nuk e mbyllte femrën pilurjote, ndonëse koha i kishte mbyllur rrugët e emacipimit dhe të arsimimit. Por ato gjithnjë e gjenin rrugën për të mbrojtur veten e tyre. Nuk janë të pakta rastet që gratë pilurjote të paraqiteshin në kuvendin e burrave te rrapi i fshatit dhe me kobure në brez te replikonin me burrat dhe të kërkonin të mbronin të drejtat e tyre (a).

5.3-Por gratë pilurjote ishin të tëra vajtore me nam. Nuk kishte morte në krahinë ku të mos ishin të pranishme gratë-vajtore-pilurjote që me ligjërimin e tyre të bënin të “çahej guri” nga dhimbja që përcillnin dhe finesa me të cilën e shprehnin. Emrat e shumë vajtoreve dhe vajet e tyre na kanë mbritur deri në kohën tonë.

Por pas vajit vjen logatja dhe më pas e gjitha kjo shndrohet në këngë. E kush mund ta mbrunte më mirë se nënat këngën nga vaji i mortit? Kënga u mbrujt nga nënat. Dhe nënat së pari këtë këngë ua kënduan fëmijëve. Por kënga u dëgjua dhe nga burrat, të cilët kthyen kokën drejt grave të habitur me këtë mrekulli melodike që po krijonin ato.  Sepse pilurjotët e kanë dashur gjithmon këngën, madje thonë se Piluri ka lindur nga kënga.

 6-Përmëndëm më sipër faktin se pilurjotët shtegëtonin me bagëti familjarisht. Vendet e
shtegëtimit (verimit) të tyre ishin kryesisht  Zagoria, Lunxhëria dhe Korça. Por këto krahina ishin gjithashtu edhe vende të njohura të emigacionit ekonomik.  Burrat e fami -ljeve zagorite, lunxhiote dhe korçare ishin emigrantë ekonomikë . Duke punuar nëpër vendet europiane dhe në amerikë, veç të ardhurave financiare ata sillnin edhe kulturën europiane apo amerikane, mënyrën e jetesës së këtyre vendeve dhe për pasojë edhe civili -zimin e femrës.

6.1-Me këtë kulture dhe me këtë civilizim binin në kontakt pilurjotët gjatë “emigrimit” të tyre të brendshëm. Thotë një këngë pilurjote…Leskovik vajta njëherë/ vajta për të blerë verë/ gjezdisa derë më derë /me para s’gjeçë të blejë/ Leskovik o gur i thatë/sa  të bukura i ke gratë/ të voglat dhe të mëdhatë…Duke qënë se pilurjotët kishin  gratë dhe fëmijët me vete në shtegëtime, thithja e kësaj kulture perëndimore bëhej më e shpejtë dhe kultivohej menjëherë në jetën e tyre. Vërtet që varfëria ekonomike i pengonte pilurjotët të visheshin “allafrënga”, por aktivizimi i grave dhe vajzave në jetën kulturore ishte pa shpenzime fina -nciare. Fakti që finesa femërore i bënte më të pëlqyeshme dhe më të bukura këngët dhe vallet ishte “çelësi“ që u hapi portën e pjesmarjes në jetën kulturore grave dhe vajzave pilurjote. Festat fetare në Pilur ishin edhe një demostrim i pjesmarjes aktive të femrave në këngë e valle në shesh të fshatit.

6.2-Dalëngadalë kjo pjesmarje femërore u bë  domosdoshmëri organike për tu kënduar kënga apo për tu kërcyer vallja. Kënga kërkonte zërin e ëmbël dhe vallja kërkonte hapin e lehtë të femrës.

6.3-Por duke hyrë femra si pjestare e grupit të këngës, ajo filloi të ndikojë cilësisht te teksti dhe melodia, duke i dhënë finesë, elegancë dhe ëmbëlsi këngës. Kënga pilurjote e mëparëshme, pavarësisht tipit melodik të të kënduarit kishte një tematikë të larmishme, që të kujton lulet e shumta të fushave në prill. Ishte një këngë e veçantë në gjithë trevën iso-polifonike sepse këndohej nga grupe mikse burrash e grash. Si pasojë e kësaj pjesmarjeje të femrës, edhe tonaliteti i lartë i disa zërave ishte çuditërisht i ëmbël dhe jo i ashpër.Po kështu edhe vallet, e kënduara apo jo, kishin larminë tematike dhe finesën e të kërcyerit si pasojë e  përbërjes mikse të grupit.

6.4-Pilurjotët kishin avantazhin e përthithjes së kësaj kulture perëndimore nëpër vendet ku shtegëtonin për vetë faktin se ata e mirnin këtë kulturë nga vendasit zagoriotë, lunxhi -otë dhe korçarë të “shqipëruar” më parë prej tyre dhe jo duke u ballafaquar me vështirësi -të gjuhësore të kombeve prej nga vinte.

7-Por edhe himarjotët emigronin do thotë dikush, madje edhe lebërit nuk emigronin më pak.

Është e vërtetë që dhe himarjotët emigronin, kryesisht në Venedik. Por ky ishte kryesisht emigracion ushtarak. Himarjotët shkonin ushtarë në ushtrinë e Venedikut, luftonin e fito -nin pasuri e grada, por kultura që mirnin ishte kryesisht ushtarake. Kjo kulturë ushtarake i shërbente forcimit të autonomisë së Himarës por jo civilizimit dhe përparimit kulturor  të saj. Pra, ky emigracion ushtarak nuk i hapi ndonjë portë civilizimit të femrës himarjote dhe aktivizimit të saj në jetën kulturore.

7.1-Fillimi i emigracionit ekonomik në vitet njëzetë ishte si “ardhja e pranverës ”për jetën civile himarjote.. Lindja e grupit të Neço Mukos dhe këngës  së tij “avazi “ himarjot është edhe produkt i  ndikimit europian në jetën shqiptare, ardhur nga emigrantët himarjotë në përgjithësi dhe Neço Muko në veçanti. Le të kujtojmë faktin se Neço Muko emigroi në Francë gati një pesëvjeçar para se të krijonte dhe inçizonte këngët himarjote. Ardhja e “avazit” të Neço Mukos ishte si …erdhi prilli, shkriu bora/ majave…

7.2-Edhe  lebërit shkonin nizamë nëpër viset sulltanore. Por edhe ky ishte një emigracion ushtarak, madje shumë i ashpër. Nizamët shqiptarë bëheshin më të zymtë gjatë shërbimit ushtarak turk sepse edhe vetë ky shërbim ushtarak ishte shumë i vrazhdë. Ata s’kishin çfarë gjëje të bukur e fine të mësonin te ushtria turke. Ata do ishin të fituar në qoftë se do ruanin kujtimet e shtëpisë dhe të vendit të tyre, kujtime që mjegulloheshin me kalimin e viteve. Për mos t’u haruar, kujtimet i shkruanin nëpër këngë, ku bënte roje një iso e ashpër. E ashpër që të mos futej fshehtazi nëpër këngë  ndonjë “aman-amane” turke.

7.3-Në këngët pilurjote, fryn një fllad i lehtë i  ëmbëlsisë së këngës  himarjote si dhe një rrymë e  epizmit lab dhe  kjo jo rastësisht. Piluri ndodhet në kufirin midis labërisë dhe Himarës, dhe po të analizojmë edhe emrin Pilur që ka kuptimin e vendrojes, mund të themi se Piluri ka qënë vendroja e Himarës në kufi me labërinë. Madje edhe vala e mysli -manizimit të labërisë  dhe ecja e besimit islam drejt Himarës u ndal në Pilur, i cili u dogj e u masakrua mbi dy herë nga ushtria  turke.

Por le të vazhdojmë me analizën e këngës.

8-Mendojmë të theksojmë edhe faktin që Piluri ka patur një numër të madh rapsodësh me aftësi dhe nivel të lartë krijimi. Vetëm në 200 vitet e fundit numërohen mbi 80 rapsodë me krijime të arira. Krijimet e këtyre rapsodëve, këngët dhe bejtet  ishin një revolucion më vete në civilizzimin e jetës shoqërore. Ata kuptuan se të qesëndisësh me bejte veset e bashkëfshatarëve nuk ishte “ftesë për duel” apo ofendim publik, por ishte një mënyrë  fine e të kritikuarit dhe një ftesë për korigjim. Po të lexosh bejtet e Pilurit mahnitesh nga larmia tematike e tyre dhe mrekullohesh nga mënyra fine e qortimit apo kritikës e cila, jo vetëm që nuk shkaktonte qefmbetje por pritej me humor dhe natyrisht lindte dëshirën për korigjim.

8.1-Në këtë korpus popullor këngët e dashurisë ndrinin nga ëmbëlsia si diamante. Ato ishin dhe mbetën në moshën e rinisë, në stinën e dashurisë. Ata propoganduan në krijimet e tyre faktin që dashuria  të mba të ri e të bukur. Urejtja është ajo që të mpak e të plak. Prandaj Piluri ka kaq shumë këngë dashurie. Pothuaj se të gjitha vajzave u është ngritur këngë nga rapsodët apo djemtë e dashuruar. Këto këngë  dhe bejte të rapsodëve pilurjotë  ndikuan në zbutjen e ashpërsisë të jetën shoqërore dhe shpirtërore të bashkëfshatarëve të tyre ashtu siç ndikon si dielli i pranverës mbi dëborën e mbetur nga dimri i kaluar.

E parë në këtë këndvështrim kënga pilurjote është si një lis i mbirë dhe rritur në  mal, por në një vend të mbushur me lule dhe jo rrëzë ndonjë shkëmbi të shkretë.

9-Duhet të specifikojmë faktin që në Pilur të gjithë banorët janë rrënjës, pra nuk ka të ardhur, në një kohë që në fshatrat e tjera të Bregut ka banorë të ardhur nga veriu (Thopajt - Topiaj në Dhërmi etj) pas vdekjes së Skënderbeut në tentativë për të kaluar në Itali apo të mbetur pas zbarkimit të Gjon Kastriotit të Ri.

9.1-Kështu që, duke mos pasur të ardhur nuk ka ndikime kulturore jashtë fshatit. Ndiki -met e vetme janë ato që kanë përzgjedhur vetë banorët në zonat e shtegëtimeve. Në Pilur ende përdoren fjalë të vjetra si çeço për babai, dade për nëna, toto për kushëririn e burrit, bulla për kushërira e burrit etj. Pra duhet të theksojmë se kultura është rrënjëse, e vendit dhe jo e huazuar.

10- Pjesmarja aktive e femrës pilurjote në këngë, ashpërsia e një jete malore, vendbanimi   në një vend të konsideruar si vijë kufiri midis dy besimeve fetare, pozicion ky që ka sjellë jo pak përplasje të armatosura  (flëmë me dyfek nën kukë- thotë një këngë e vjetër pilurjo- te), një traditë shpirtërore shumëshekullore e patrazuar nga ndikime të jashtëme dhe sidomos një jetë folklorike aktive plot këngë e bejte të kënduara publikisht në shesh të fshatit apo te rrapi qenë “përenjtë” që  rritnin  nivelin e ujit në  “ujëmbledhësin” shpirtë -ror. Përenjtë janë malorë dhe uji është  i pastër.

Kjo pasuri shpirtërore (në kontrast me varfërinë materiale)  shumë e madhe për një fshat të vogël do kërkonte dhe do gjente terenin ku të shpërthente digat tradicionale.

11-Kënga pilurjote lindi si një fidan lisi dhe u rrit si një lis me rrënjë të thella, i ushqyer nga shpirti i një  populli të rritur në furtunat e jetës. Ky popull, që jeta e privoi nga shumë privilegje materiale por që gjithnjë ruajti në shpirtin dhe buzët e tij fjalët më të ngrohta përkëdhelëse, ëndrat dhe shpresat më të mëdha për jetën, të cilat si flori të shkrirë i derdhi në format e këngës.

Pilurjotët, nuk prodhuan nëpër shekuj ndonjë flamur të qëndisur me fije ari apo argjendi Për flamur ata patën këngën  me vargje dhe tinguj diamanti, nxjerrë nga shpirti i tyre.

a-Përmëndim rastin e gjyshes sime nga babai e cila, me kobure në dorë i kërkoi llogari vjerit të saj para kuvendit të burrave për një ofendim që i kishte bërë ai në shtëpi. Aty ajo i deklaroi ndarjen nga biri i tij dhe i kërkoi kuvendit që ta detyronte të riste ai fëmijën, sepse ajo do martohej sërish dhe s’mund ta mirte te shtëpia e burrit të ri, sepse fëmija  ishte… vajzë dhe burri i ri nuk e kishte bijë të tijën…

Sarandë, më 9.7.2017

2 comments:

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete