Thursday 7 March 2019

Dy komente në fb për shkrimin I SHKRETI HODO ALI në datën 7 Mars 2019


Dy komente në fb për shkrimin I SHKRETI HODO ALI në datën 7 Mars 2019

NJË RAST I RRALLË QË NUK DUHET HUMBUR
Është një gëzim i madh që në tërë këtë shkreti të madhe indiference ndaj folklorit, harresës së pafalshme ndaj pasurisë më të artë që ka ky komb, këngës popullore, ndeshesh (rrallë) me shkrime të mirëfillta studimore që të mbushin plot emocion, nderim dhe krenari që ka ende njerëz që u dhemb bjerrja e saj, e ruajnë, e mbrojnë dhe ia rizbulojnë vlerat asaj.
Historia e këtij vendi është në to, në ato pak rreshta që shpesh vlejnë si thesare që i kemi para sysh e nuk dimë t'i zbulojmë.
Njëri prej këtyre "arkeologëve" të paepur drejt këtyre kalave të moçme shpirtërore plot mrekulli të panjohura, prej vitesh është Timo Mërkuri.
Ia ka kushtuar këto kohëve të fundit gjithë pasionin dhe energjinë e vet këtyre zbulimeve me rëndësi të dorës së parë kombëtare.
Ka qenë një befasi për mua shkrimi i tij i fundit për një tjetër zbulim spektakolar përmes një kënge të vjetër për Hodo Aliun.
Një këngë rrëqethëse që zbulon një botë të tërë...
Ka mundur të nxjerrë flori prej pak vargjeve që unë i njoh prej një jete, por që prej Timos më sjellin një bukuri tragjike nga më tronditëset në historinë e këtij vendi.
Duke e falënderuar me gjithë zemër ju ftoj të mos e humbisni një rast të rrallë për të cilin do të ndjehemi me fat që nuk e anashkaluat.
Do t'ju bëj më të pasur ky lexim!
Petrit Ruka
Faruk Myrtaj Njeriu qe nuk di shume, befasohet me shpejt e me rrepte, por kjo nuk eshte mire te ndodhe me popujt: eshte pergjegjesi e kujdestareve te tij, bje fajesi e atyre qe merren me artet, me kenget, me kulturen, kur lejone me mosveprimin e tyre qe popujt, brezat e rinj, te mos i dine kenget e tyre me te bukura! Le te jesh ne fund te botes emigrant, kete prurje te Timo Merkurit ta perthith menjehere shija e lindur ne kete gjuhe. Si ka mundesi te flasin per Reforme ne Arsim delenxhijte e politikes dhe te mos i fusin ne librat e shkollave keto perla te konstitucionit shpirteror te shqiptareve, qe nuk pret t'ja jape futja ne Evrope, premtuar prej atyre qe kalerojne mbi tendera dhe koncesione, jo ne ison e perlotur te ketyre elegjive... Si mund te pretendojme te hyjme ne Evvrope e bote, dhe te jemi te imunizuar nga asimilimi global, kur pa u nisur per atje, por se paku edhe tashme qe dy te tretat e kane mendjen atje, edhe pse Krye-Ministria e Diaspores as e ka ne pllanet e saj qe te njihen keto mrekulli te shpirtit shqiptar qe nje aradhe shpirtrash te vete i kane shnderruar ne kesi lloj pasurish...
Nuk dime nese pasuri te tilla gjenden tek popuj qe mbajne kryet lart per kulture te hershme...por Timo Merkuri levduar qofte, sic edhe Petrit Ruka pak dite me pare, per prurjet. Se paku deri ketu ku shohim ne, por pasionantet dhe specialistet, nuk bejne mire te mos ofrojne nderimin per thjeshtesine e te sjellurit, pa lene per asnje cast mundesine e keqkuptimit autorial, sic ka ndodhur ne te shkuaren, por duke i bere origjinaleve shenime e sherbime qe ne fakt formojne se paku bashkeautoresi.
Sa per mirenjohje lexuesi, faleminderit Timo Merkuri...

2 comments:

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete