Wednesday 15 September 2021

 

Timo Mëkuri

 

DASHURIA SI PAFUNDËSI TINGUJSH, DRITASH DHE ËNDRRASH

 

 

(Rreth dymbëdhjetë librave të Sabit Rrustemit HYJNORJA IME JE TI, të përfshirë në katër vëllime)

 

“Sabit Rrustemi është nga poetët e rrallë të botës sonë që me prirje dhe me përkushtim të veçantë ka bërë objekt poetik dashurinë, që dëshmohet mirëfilli edhe me këto dy vëllime “Hyjnorja ime je ti 1” dhe “Hyjnorja ime je ti 2” [...] Poezinë e tij të dashurisë e cilëson shumësia e qasjeve dhe shumëllojshmëria e shqiptimit të dashurisë; të shprehurit poetik dhe pamjet – tablotë e pasura, që njësohen dhe bëjnë një mozaik tërësor artistik; natyrshmëria e rrëfimit; mëvetësia e përftimit të varianteve; ballafaqimi dhe përplasja e dukurive, e aspekteve dhe e mendimeve; mbrumja dhe gërshetimi i realiteteve të ndryshme, që dashur e padashur, të kujtojnë realitetin e ëndrrës, ku s’ka kufij kohorë, hapësinorë dhe mendorë; gjerësia dhe thellësia e vrojtimit të dashurisë dhe mundësia e madhe, herë – herë e jashtëzakonshme, e komunikimit dhe e ndikimit të tekstit në marrësin. Në qenësi, kjo poezi është gërmim dhe zbulim i shpirtit të njeriut, sidomos atij të dashuruar, që është pushtuar dhe tundet nga fuqia magjike e dashurisë për femrën.”

ANTON NIKË BERISHA

 

I-Në qoftë se pas leximit të librave poetikë në katër vëllime “Hyjnorja ime je ti[1]” të Sabit Rrustemit do përballemi me thënien e Persi Shellit se: “Poezia është kujtesa e çasteve më të mira, më të lumtura të mendjeve më të lumtura e më të mira” me siguri që këtë përkufizim do ta ndërlidhim pikërisht për poezinë e këtij autori dhe atë vetë, dhe këtë jo rastësisht. Sabit Rrustemi është i vetmi poet, jo vetëm në letërsinë shqipe që i ndërton dashurisë një tempull prej dymbëdhjetë vëllimesh poetike, shtrirë kjo në një hapësirë prej 14 vjetësh (2009-2021).

Është fakti se poezitë e këtyre vëllimeve janë krijuar në një moshë të pjekur krijimtarie, çka ka bërë që niveli i tyre artistik të jetë i rrafshit të epërm, ndërkohë që kanë freskinë e moshës së re..

Që nga vargu i parë i librit të parë dhe gjer te vargu i fundit i librit të dymbëdhjetë, më shumë se sa lexon, ndjen dhe përjeton një stinë dashurie në një botë ku “andralla” e vetme e jetës është dashuria, të cilën poeti na e “shet[2]” nëpërmjet vargjeve të tij. Dihet që dashuria ka “andrallat” më të shumta të jetës, por edhe më të bukurat. Madje dashuria edhe dhimbjen e ka të “bukur”, si një poezi më vete.

Nuk na habit fakti që Sabit Rrustemi shkruan e “shet” poezi të bukura dashurie, por të impresionon fakti se këto poezi dashurie, pavarësisht kohës kur janë shkruar, viteve kur janë përjetuar, ende janë me aromë rinie të mbushur plot “gjelbërim”, thua se mosha e dashurisë s’ka as vjeshtë e as dimër, por veç pranverim, ku dhe kur “rriten” lisat që synojnë yjet e qiellit.

Vargjet çelin në poezi natyrshëm si bisqet e njomë në trungun a degët e një lisi të “moçëm”, duke formuar një kurorë të re, të gjelbër që të tregon për së largu se këtu është pranverë.

 

Brenda Teje jam

nga zanafilla e këndej

më mirë askund s’e kam [...]

 

Koha e ikur

në një të nesërme kthehet

për t’më parë si të dua

 

E dashur

këtë ëmbëlsi të hidhur jete

që e kam shijuar

prapa këtyre qiejve po e lë

 

Deri në amshimin e pajetuar

më mjafton vetëm Ti

(Më mjafton vetëm ti)

 

II-Poezitë e dashurisë së Sabit Rrustemit kanë një muzikalitet shprehur përmes vargjeve, që në rastin e parë të krijohet përshtypja se buron nga vetë tema e dashurisë, por mjafton të lexosh disa poezi të tij ku heroi qëndron pak i menduar a i “trishtuar” nga vonesa e vashës dhe të ndjesh të njëjtin muzikalitet nëpër vargje, të ngjashëm me “melodinë” e gjetheve kur i ledhaton flladi që fryn nëpër lisa apo rrahjen e krahëve të një trumbe zogjsh që fluturojnë përmbi pyll.

 

Një mal ëndrrash që i pashë e më ikën

i lashë mënjanë     

e kah Ti u nisa.

 

Asnjë shenjë Tënden s’e kisha

pos një portreti shfaqur pas shiut

në murin e kaltër të shpirtit tim

sa qiellor

sa engjëllor

që s’arrihej

s’prekej

vetëm ndjehej e shijohej

si ëndrra më e pafajshme

që shkrihej syve të mi.

(Për shpirtin tënd)

 

A nuk të vjen të marrësh kitarën dhe t’i këndosh më zë rinie këto vargje? Nuk po ju sjell shembuj të tjerë se e ndjej që do t’i këndoni gjatë shfletimit të librit.

Duke kërkuar burimin e këtij muzikaliteti në poezinë e Sabit Rrustemit, të tërheq vëmendjen fakti se, pavarësisht se ai është një poet ndër më të mirët në poezinë shqipe, ndonëse kishte pasur mundësinë dhe të drejtën të vendosej në kryeqytet, jeton në Zhegër, pranë Gjilanit, në rrëzë të malit të Çepurit, shpatet e të cilit i ka “mbjellë” me lisa poezie, që janë rritur e kanë formuar një pyll, që të fton ta vizitosh shpesh.

Po t’i shohësh me vëmendje poezitë e Sabit Rrustemit duket se janë shkruar diku rrëzë një shpati të këtij mali, te ndonjë gur a ndonjë krua, mbështetur te ndonjë lis a shtrirë në ndonjë livadh të cilëve shpesh herë u citon dhe toponimin. Është pikërisht ky ambient i frymëzimit poetik që i ka përcjellë nëpër vargje muzikalitetin e tij natyror, naimiane.

Nga ky ambient kuptojmë se Sabit Rrustemi për “hatër” të poezisë i ka qëndruar larg Prishtinës zyrtare dhe me “ndihmën“ e dashurisë ka ngritur një “kryeqytet” të ri poetik, ku zë fill meridiani zero i poezisë së dashurisë, si meridiani i Griuniçit. Ai që nga Zhegra i jep poezisë sonë modernitetin dhe përmasën estetike; ai ka ngritur tempullin poetik të dashurisë me besimin dhe se dashuria do e bëjë botën më të mirë. Ju ftoj të nisemi për te ky tempull, ku kryefalltari Sabit Rrustemi do na thotë nëpërmjet vargjeve të ardhmen e dashurisë sonë. Unë kam besim te Sabiti dhe te varg-thënia e tij sepse ai është një poet i thellë në ndjenja e mendime, i mbushur me një qetësi poetike, ndonëse me një fije trishtimi, si të gjithë të dashuruarit që presin një shenjë a një fjalë nga Zoti a nga vajza.

Poeti Rrustemi është i dhënë pas artit, më saktë duhet thënë se ai është shkrirë e bërë pjesë e artit poetik; jeton nëpër poezi dhe kjo dallohet lehtë po të shohësh ritmikën e krijimeve të tij, gati të përditshme. Ai frymon poezi dhe kjo është e dukshme te vargjet e tij, të krijuara me një gjuhë të qartë e të lexueshme nga kushdo, si ajri që thithet njësoj nga të gjithë njerëzit.

 

III-Ka marrë dhe diçka tjetër kjo poezi nga ambienti i frymëzimit. Autori shkruan me varg të lirë, por pikërisht ky varg ka ndikuar që poezia e tij të jetë plotë dritë, si drita në pyjet me nivele të ndryshme lartësie pemësh. Po kështu dhe ajri mes vargjeve është plot oksigjen si ajri nëpër pyje. Nuk lodhesh duke e lexuar këtë poezi, qoftë edhe duke e lexuar me tonalitetin e një recitimi. Të duket se ajri i pastër i vargjeve mbush mushkëritë e tua gjatë leximit (Mushkëritë e mia/petaleve të saja marrin frymë/si vetë imja jetë) dhe kupton se nuk është efekti i temës së poezisë, por është efekti i stilit të tij poetik.

Në poezitë e Sabit Rrustemit s’ke nevojë të mendosh domethënien e vargjeve apo të metaforave, ato i ndjen menjëherë shpirtërisht edhe kur ndonjë fjalë a varg nuk e kupton shprehimisht, edhe kur ndonjë metaforë të “sheh” me sy të ulur, si shikimi i një djali të drojtur, në pritje të fjalës a shikimit të vajzës që e ka mbretëreshë nëpër ëndrrat e tij.

 

IV-Sabit Rrustemi shkruan, siç thashë, me vargje të lira, madje edhe me strofa të parregullta, ndonëse me ritëm e ritmikë të brendshme. Ka një afri me stilin e vargut të Ali Podrimjes dhe Mirko Gashit[3], ndonëse me një nerv poetik të vetin, më të butë, më të ëmbël.

Ka stilin e tij në vargje, ku veç të tjerash, në një poezi ndërthuren edhe strofat me disa vargje të shoqëruar me strofat me dy ose një varg. Interesant është fakti se çdo strofë e poezive të Sabitit, qoftë strofë shumë vargore apo një e dy vargore, e marrë e shkëputur më vete, ka edhe kuptimin e një poezie të shkurtër.

Vargu i tij ka dhe cilësi të tjera; shpesh herë në mes të strofave, një varg i vetëm apo së paku dy vargje përbëjnë një strofë më vete, të paraprirë dhe të pasuar shpesh herë nga një strofë disa vargjesh. Këto vargje njëshe apo dyshe, në kontekstin e poezisë të konceptuar si “një pyll lisash” të lartë shpesh ngjajnë me trungje pemësh të rrëzuar mbi vija uji a përrenj, duke u bërë në këtë mënyrë “ura kalimi” për lexuesin për te strofa tjetër. Le ta shohim këtë që thamë te poezia LULJA E JETËS:

 

Në kopshtin e kësaj zemre

ngjitas meje sythoi

e çeli

 

Një botë me aromë plot

ma dhuroi

 

Erërash sa herë u shkund

a shirave u qull

imja dorë iu gjend pranë

dhe ky trup

 

ndërsa te poezia SECILA STINË E ETUR ËSHTË PËR TY këtë dukuri e përligjim edhe me strofë me një varg:

 

Ato që i la stina e mëparshme

s’janë më

e pangopshmja kohë i zhbiu

dhe ato fryte jete që sillnin kënaqësi

 

Trungje të zhveshura mbetëm

para stinës së bardhë

 

Ardhja jote me ngrohtësi na mbështjell

shprush dhe nëpër dej

gacat e një zjarri të pashuar mbledh

 

Mos praj së riguari

derisa t’i njomësh majat e rrënjëve

thellësive të paprekshme

aty ku fija e dritës sate

 

I jep jetë një sythi të ri

 

Pastaj kthehet ajo stina e re

me njomësinë e buzëve  të tua

na bekon me dashuri

 

V- Shpesh dëgjojnë të thuhet se qysh nga Homeri e gjer më sot në poezi janë rrahur të gjitha temat e jetës dhe s’ka mbetur asnjë për t’u rrahur nga poetët e sotëm. Qysh këtu nis keqkuptimi mbi temat e shfrytëzuara nga poezia. Po të flasim p.sh. për temën e dashurisë, duhet të themi se vetë dashuria ka pafundësi tingujsh, dritash dhe ëndrrash ku secili prej tyre është një poezi më vete. Në qoftë se do ta quajmë një lëndinë, ajo është një lëndinë e pamatë, mbushur me lule të porsaçelura skaj më skaj, si hapësira qiellore mbushur plot me yje, ku çdonjëra prej tyre është një poezi më vete.

Rasti i poetit Sabit Rrustemi me dymbëdhjetë libra kushtuar dashurisë na tregon se edhe një temë si dashuria, për të cilën kanë kënduar, të thuash, të gjithë poetët e botës në të gjitha kohërat, ka një pafundësi kënd vështrimesh, mënyrash të shprehurish gjuhësor figurativ e ngjyrash të mëvetësishme, që natyrshëm të përngjajnë në këngë.

Sabit Rrustemi na e vërteton këtë, lexojeni dhe do të bindeni.

 

Sarandë, maj 2021

 



[1] Vëllimet e serisë HYJNORJA IME JE TI përfshijnë këto libra poetikë;

I-Vëllimi i parë përmban librat: a-Nën atë strehë zemre. In Tima 2009; b-Mëkatet që nuk i themi. In Tima 2010; c-Pjesa e pashuar e ëndrrës. In Tima 2011.

II-Vëllimi i dytë përmban librat: a-Stina mbetet ajo që është. In Tima 2012; b-Me bekimin e një të diele. In Tima 2013; c-Stinëve që erdhën pa ty. In Tima 2014; ç-Nëpër grimca të padukshme. InTtima 2015.

III-Vëllimi i tretë përmban librat: a.Dhomave të harruara të shpirtit, In Tima 2008 -2015; b.Më ndez e pathëna jote, In Tima, 2016/17.

IV-Vëllimi i katërt përmban librat: a.-Nëpër ëndrra të fjalëve, In Tima 2018/19. b-Era përpush ndjenjave të mia, In Tima, 2020; c. Për shpirtin tënd, In Tima 2021.

[2] Perifrazim i fjalës së Alda Merinit kur thotë: “Çdo poet shet andrallat e tij më të mëdha”.

[3] -Ndoshta kjo përafëri ka ndikuar tek unë që shkrimin tim për Mirko Gashin ta titulloja “Mali me lisa” duke i riprurë lisat poetikë edhe te ky shkrim.

 

7 comments:

  1. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    ReplyDelete
  2. Am Monica Alex nga Australia ndihem aq e bekuar në martesë sërish pasi (mjeku zooma) më ktheu burrin tim i cili ishte ndarë me mua për 11 muaj të mirë. Edhe pse kam gojë kudo, nuk do të jetë e mjaftueshme të falënderoj Dr zooma për ndihmën e tij në jetën time. Burri im është ndarë me mua për 11 muaj dhe unë jam në dhimbje dhe agoni pa të. Kështu që unë kërkova kudo për ndihmë, por asgjë nuk funksionoi derisa e kisha fjalën tek doktor Zooma të cilin e kontaktova në internet. I shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se burri im do të kthehej tek unë brenda 7 ditëve për aq kohë sa zemra ime ende rreh për Të. Unë besova në të dhe ai përgatiti një magji për mua dhe burri im më thirri ashtu siç tha Dr. Zooma. Ai u lut dhe tha se kishte nevojë për mua dhe tani ne po jetojmë përsëri të lumtur për 3 muajt e fundit. Kushdo që lexon artikullin tim që ka nevojë për ndihmë, duhet ta kontaktojë atë ... Email. Mjeku zooma nëpërmjet
    Zoomatemplegoddess@ gmail.com..ose shtojeni në whats app ++ 19737553810 për më shumë informacion

    Nëse kaloni diçka
    nën problemet ai është gjithashtu i përsosur
    (1) Dëshiron të kthehesh?
    (2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
    (3) Dëshironi të merrni një promovim në zyrën tuaj?
    (4) Doni që gratë/burrat të vrapojnë pas jush?
    (5) A doni një fëmijë?
    (6) Dëshironi të jeni të pasur?
    (7) A doni ta lidhni burrin/gruan tuaj
    pergjithmone i joti?
    (8) Keni nevojë për ndihmë financiare?
    (9) A jeni mashtruar dhe dëshironi?
    i ktheni paratë e humbura?
    (10) Shërimi i kancerit, HIV/AIDS, herpesi dhe të gjitha llojet e sëmundjeve
    (11) Ju dëshironi të ndaloni problemet martesore dhe divorcin
    (12) Lindja e fëmijëve
    (13) Thyerja e Gara e Gjenerimit
    (14) Gjetja e një pune
    (15) Mbrojtja Shpirtërore
    (16) Kujdesi bimor
    (17) Shkurorëzimi
    (18) Magjia e martesës
    (19) Magjia e shpërbërjes
    (20) magji parash
    (21) magji dashurie
    (22) duke mbetur shtatzënë
    (23) Mbrojtja e kompanisë
    (24) Magji për problemet familjare
    (25) Problemet në padi
    Nëse keni nevojë ose doni informacion në lidhje me magjitë e dashurisë ose parave, ju mund ta zgjidhni atë problem sot në zooma Temple

    ReplyDelete
  3. Baccarat - Newest Online Betting Site | Freebets No Deposit
    Bet365 is a truly innovative live dealer 온카지노 casino with fast-growing markets, fast payments and a febcasino fantastic 카지노 user interface. The live casino industry is

    ReplyDelete
  4. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  5. Me të vërtetë isha thyer zemra 💔 kur dashuria e jetës sime më la, ishte e vështirë për mua, pothuajse hoqa dorë, nëse jo për një mik që më drejtoi te një njeri i fuqishëm shpirtëror i quajtur Dr. DAWN, i cili përdori fuqitë e tij të fuqishme shpirtërore për të rivendos martesën time.
    Vendosa ta ndaj këtë për të ndihmuar ata që kanë probleme të ngjashme si të miat ose probleme të tjera shpirtërore. I jam shumë mirënjohës Dr. DAWN.
    👇🏻👇🏻👇🏻
    Telefononi ose WhatsApp Dr.DAWN në këtë numër +2349046229159.

    ReplyDelete
  6. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete
  7. Am fost frustrat și devastat când soțul meu a cerut divorțul. Apoi l-am contactat pe Dr. DAWN, după ce am văzut o mulțime de mărturii despre modul în care Dr. DAWN a ajutat atât de mulți oameni să restabilească pacea în căsnicia și relația lor,
    De asemenea, am văzut cum a tratat diferite boli și a ajutat puțini oameni să trateze infertilitatea și am decis să-l contactez pentru ajutor,
    Mi-a promis că mă va ajuta când după ce i-am explicat totul, i-am oferit tot ce mi-a cerut și și-a făcut treaba, acum soțul meu mă iubește atât de mult și mă tratează cu grijă. Casa mea este atât de liniștită și plină de fericire, totul datorită doctorului DAWN,

    Contactați-l dacă în prezent aveți vreo problemă. El este WhatsApp: +2349046229159
    E-mail: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete