Saturday 22 April 2023

 

NJERIU SI HARPË E NATYRËS

Një poezi e Odise Kotes

Nga Timo Mërkuri

Poezia "Njeriu si harpë natyre" e publikuar nga  Odise Kote eshte nje poezi metaforike qe  shpreh thellësinë dhe kompleksitetin e eksperiencës njerëzore në mënyrë të përsosur. Duke përdorur metaforën e harpës  dhe krahasimin me një kalë të ngarkuar me të shkuarën, Odise Kote shprehet se njeriu është i përkohshëm dhe i kufizuar, por gjithashtu të ndjekur nga një ngarkesë që ndikon në sjelljen  tonë si njerëz. Me një varg tronditës në kuptimërinë e tij, shkruar me një stil të qartë e të ndjeshëm dhe sidomos me përdorimin e suksesshëm të metaforave, krahasimeve dhe personifikimeve  poeti arrin të shprehë përsosmërinë e natyrës njerëzore në këtë poezi.

I-Qysh te strofa e parë Odise Kote shprehë idenë e harmonisë midis njeriut dhe natyrës, ide kjo  e ekspozuar në formën e një metafore, ku njeriu është krahasuar me një harpë:Dyqind e gjashtë eshtrat e trupit dridhen si një harpë” qe cila nëse është e ndjeshme dhe e aftë, mund të krijojë muzikë të bukur nga bashkëveprimi me natyrën. Në këtë kuptim, eshtrat e njeriut, që dridhen si një harpë, tregojnë se njeriu ka nevojë të ndjehet dhe të reagojë ndaj efekteve shpirtërore dhe kontakteve fizike të botës së tij.

Në vazhdim, poeti përmend "gjëra të shenjta në ngasje të rikthimit", duke u referuar ndoshta te ideja e rilindjes ose ringjalljes. Për ta përcjellur këtë ide, ai përdor vargun me një krahasim të vështirë për tu kuptuar kur “krahason” shenjat e rikthimit me një "ç'kurth i madh". Kjo e shpreh idenë se njeriu mund të ketë frikë dhe ankth ndaj çdo gjëje që nuk është e njohur ose që e kërcënon.

Shpesh melodia e “harpës njerëzore” nxjerr “tinguj të egër dhe jo fjalë se ai “tingull”është i shkaktuar nga ndjenja të forta të shprehura nëpërmjet personifikimit si  Dhimbja, frika, pritja, janē tinguj të egër dhe jo fjalē” ku kjo figurë letrare është përdorur për të përshkruar se si ndjenjat e njeriut janë si tinguj të egër që shfaqen në jetë. Kjo teknikë e personifikimit i jep ndjenjave një karakteristikë tipike njerëzore, duke i bërë ato më të afërta me lexuesin. Ky personifikim dhe imazhi që ai krijon sugjerojnë se ndjenjat janë shumë të forta dhe se ato nuk mund të shprehen me fjalë. Në vargun"Kohë e çuar dëm, fundit të zemrës pik - pik, pikon gjak" tregon se ndjenjat shkaktojnë dëme të forta te njeriu dhe shprehin  dhimbjen,  që fillon si një pikim dhe vazhdon të rritet me kalimin e kohës. Në këtë varg të poezisë, pikat e gjakut janë simbole të dhimbjes dhe vuajtjes që ndjen njeriu në kohët e vështira.

 

II-Te strofa e dytë vargu "Askush s’ka lindur të rrijë gur, vetmitar, si qyqar" nëpër-mjet krahasimit me gurin paraqet një pamje të rëndësishme të njeriut dhe jetës së tij, duke sugjeruar se njeriu nuk është i destinuar të jetë vetëm dhe i izoluar si një gur, por ka nevojë për të qenë i lidhur me të tjerët.  Vargu tronditës "Punët e lëna në mes, e gërryejnë shpirtin nga brenda" nëpërmjet  metaforës së fuqishme, që sugjeron se vështirësitë dhe sfidat që njeriu has në jetë mund të shkaktojnë dëme emocionale dhe psikologjike të thella.

Vargu :"Njeriu në fund vjen ngarkuar me të shkuarën, si kalë" paraqet një krahasim të njeriut me kal,  por  metafora e fuqishme në mes të vargut “ngarkuar me të shkuarën” i jep vargut dhe strofës një forcë danteske, duke aluduar se njeriu e mbartë barrën e së kaluarës së tij, por pesha e saj i rrëndon për gjithë jetën pse në jetë (kujtesë) do ti mbeten " boshllēqe tē rēnda" pse në çdo çast kujtimi të saj ai do ndjehet “i tronditur dhe i trembur”.

 

II-Në  strofën e tretë poeti shpreh idenë se njeriu ka nevojë për kontakte pse tërë intelekti i njeriut mund të kthehet në asgjë nëse ai është i izoluar nga të tjerët. Ky koncept është shprehur në formën e një metafore sa brilante aq dhe të fortë e pa  qasje:Inteligjenca bëhet qumësht nëne, s’ndahet me të tjerë” dhe për pasojë në mungesë të kurajës intelektuale: “Dështakët shkëlqejnë në zbukurim tē gjërave pa vlerë” një varg që reflekton si drita në pasqyrë të vërtetën se njeriu nuk mund të arrijë plotësisht potencialin e tij nëse ai nuk lidhet me të tjerët dhe nuk ndjek një qëllim të përbashkët me shoqërinë. 

Metafora”dritëz” te vargu: “Kush dritëz ka, refuzon të vdesë pa histori dashurie” përfaqëson një shpresë të vogël, ndërkohë që "historia dashurie" paraqet një formë te lartë jete Ndaj vargu: “Kush dritëz ka, refuzon të vdesë pa histori dashurie” ka vlerën e një aksiome të ngritur artistikisht mbi një krahasim, të një sentence, të një fjale të urtë dhe ka një qasje të madhe me urtësinë popullore.

 

IV-Strofa e katërt është e shkruar me një stil të qetë dhe të qartë, ku poeti flet nëpërmjet  figurat artistike, të cilat  e bëjnë atë një strofë të bukur dhe emocionuese.

Te kjo strofë në vargun "Të dëgjosh pëshpërima kuajsh, zēra për vdekje nga lulet"  autori personifikon natyrën duke e bërë atë të zëshme dhe të ndjeshme. Ky personifikim e paraqet natyrën si një kafshë që mund të “komunikojë” me njeriun dhe të tregojë histori. Në fakt pjesa e vargut “vdekje nga lulet” është unike për nga finesa dhe gjetja dhe të ngelet në kujtesë për nje kohë të gjatë, të shijon edhe pa e kuptuar domethënien.

 "Ēngjëjt e pyjeve" dhe "qimiterēt" janë dy simbole të poezisë që paraqesin natyrën, pyjet dhe drurët si qënie me shpirt dhe nëprmjet këtij simbolizmi kanë qëllim të ruajnë dhe të mbrojnë këtë planet.

Paralelizmi "Burri s'mēson nga fitoret, por veç nga humbjet" ndërsa paraqet  kontrastin midis fitoreve dhe humbjeve në jetën e njeriut, rikujton idenë aq të njohur popullore  se si njeriu mund të mësojë nga humbjet dhe të rritet si një person I kalitur nën goditjet e tyre.

 

V-Kemi të drejtë të themi se vargu poetik i Odise Kotes te "Njeriu si harpe natyre" flet nëpërmjet figurave poetike, hapja e të cilave ngjason me hapjen e dritares në një mëngjes prilli me diell pas një ante me shit ë rrëmbyer ku ajri i freskët dhe i pastër të zgjeron frymarjen. Vargjet me figura artistike të ndryshme, të kuptueshme dhe të shkruar me finesë e bëjnë atë një poezi të bukur dhe të ndjeshme, të dëshirueshme për tu rilexuar.

 

Sarandë, më 20 prill 2023

No comments:

Post a Comment