Thursday 25 May 2023

 

DASHURIA E FATMIR TERZIUT

Nga Timo Mërkuri

Nuk di pse ndërsa lexoja poezinë  e shkurtër “Dashuria” të Fatmir Terziut mu kujtua shprehja "Poezia është një pikture që flet, ndërsa piktori është një poet që hesh”, citim që jo vetëm shpreh idenë se poezia dhe piktura  kanë një qasje të madhe mes tyre dhe ndikohen reciprokisht, sa që shumë shpejt pjesa e dytë e kësaj shprehjeje  u dublua me thënien se “piktura është një poezi pa fjalë”, por më shumë për faktin se në poezi, poeti përdor imazhe dhe figurat e fjalëve për të shprehur ndjenjat dhe ide të ndryshme. E thënë ndryshe, te kjo poezi Fatmir Terziu “flet me ngjyra e pikturon me fjalë”.

Poezia "Dashuria" e Fatmir Terziut ka një qasje me pikturën në aspektin e krijimit të një imazhi me fjalë. Përdorimi i simbolit të ëndrrës së bardhë dhe pikturimi i gruas me një penel në një kanavac shpreh lidhjen midis procesit të krijimit artistik dhe emocioneve të dashurisë. Poeti përshkruan poezinë si një mënyrë për të krijuar një imazh poetik që i jep jetë ndjenjave dhe figurave artistike të dashurisë që ai ndjen .

Kjo poezi e shkurtër, si një deklaratë dashurie e një adoloshenti që i dridhet goja e i mehet fjala kur shprehet para vajzës që dashuron, demonstron jo vetëm ndjenjat e autorit, por edhe marrëdhënien e ngushtë midis poezisë dhe pikturës. Duke përdorur figurat dhe imazhet e pikturës, poezia arrin të shprehë në mënyrë të ngjashme me pikturën ndjenjat dhe ide të thella që janë të pranishme në lidhjen e dashurisë, por që vetëm piktura mund ti shprehë nëpërmjet ngjyrave. Poeti e shpreh dashurinë e tij  me fjalë dhe me ngjyra (nëpërmjet fjalëve), pra ai  përdor të dy gjinitë e artit për të dëshmuar thellësinë dhe pastërtinë e ndjenjave të tij.

Poezia "Dashuria" është një përshkrim poetik i ndjenjave të dashurisë dhe marrëdhënies së ngushtë midis dy të dashuruarve, që ende vazhdojnë ta shohin njeri tjetrin si në një ëndër, ndaj poezia fokusohet në simbolin e ëndrrës së bardhë si një mënyrë për të shprehur lidhjen e fuqishme dhe thellësisht emocionale që ekziston mes tyre.

Vargjet e para tregojnë për ëndrrën e bardhë, një imazh metaforik që përshkruan fuqinë e ndjenjave të dashurisë. "Ëndrra e bardhë" mund të konsiderohet si një ide që simbolizon perfeksionin dhe pasurinë e emocioneve të dashurisë. Ëndrra këtu shfaqet si një proces krijues, në të cilin pikturohet figura e gruas që jeton brenda poetit që shkruan poezinë.

"Kur pikturon gruan me të cilën jeton brenda teje në fakt, me një penel në një kanavac, ditë e natë" përshkruan marrëdhënien e ngushtë të poetit dhe gruas së tij. Peneli dhe kanavaci përdoren si simbole artistike për të shprehur procesin e krijimit dhe ngjyrat e jetës që ato përfaqësojnë. Ky varg thekson se ndjenjat e dashurisë janë të pranishme gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë jetës dhe se këto ndjenja i sollën “ëndrra e bardhë”.

Metafora e "ëndrrës së bardhë", që simbolizon emocionet e fuqishme dhe perfeksionin e dashurisë i jep kuptim edhe  personifikimit kur flet për gruan që jeton brenda tij dhe pikturon atë nëpërmjet penelit dhe kanavacit, duke i dhënë ndjenjës së dashurisë një formë vizuale.

Katër vargje poetike që të japin një pikturë idilike. Thua se i sheh poetin dhe gruan e tij kur flasin në heshtje duke parë njeri tjetrin në sy. Sa shumë thonë, sa bukur i thonë. Ti lemë në këtë bashkëbisedim të bukur e të pambarimtë dhe ne të lexojmë poezitë e tjera të tij.

 

Sarandë, më 24 maj 2023

1 comment:

  1. Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com

    ReplyDelete