Thursday 7 February 2013

Bungovilet e prera




Bungovilet e prera


I prenë bungovilet* barbarisht. E prej tyre
fluturuan kujtimet e fëmijërisë si harabela të trëmbur.

O po unë gjithmon kam patur nevojë për pak fëmini
që ma jepte lulimi i gjithvitshëm i bungovileve.

Tani luleve s’ua dalloj dot ngjyrat e zogjtë s’vijnë më tek unë
Ndaj më duket vetja si një zgërbonjë ku fryn veç era.


*-Bimë dekorative karakteristike, me lulim të gjitvitshëm.Thuhet se në qytetin e Sarandës e ka sjellur nga vendet arabe poeti Naim Frashëri, në kohën kur punonte në doganë e këtij qyteti.

  
Vetmi në dimër


Do ndërtoj një të dashur prej dëbore
Këtë dimër, kur edhe zjarri mërdhin.

Mdoshta më ngroh pak në këtë të ftohtë
Në këtë vetmi.
   
 Uji që lajmë duart


Pilati lau duart.Por ujin nuk e derdhi.
Me të lanë duart dhe fytyrën shekujve Pilatët e rinj.


Tani uji është nxirë.Mandje bie erë.
                                                         S’flitet më për pastërti.
Po pse dyndemi për duarlarje çdo ditë?

  
Një re më pengon
  
Ah kjo re e bardhë që s’lëviz.Kjo re e vogël e bardhë
Si shami e sime motre
                                  që refuzon të çpaloset në një lamtumirë.


Ah kjo re e bardhë që s’më lë të hipi në skaf e të nisem
Se në cep të saj ndrit ylli i mëngjezit si një lot pikëllimi.

  
Epilogu i lavdisë


Në Janinë. Pranë  kalasë. Për pesë para.
Shpatat e heronjve shiten
                                       në dyqanin e vjetërsirave.
   
Malçan *


Në Malçan, mali qan me dyzetë palë lot.
Era vjen me kuje. Por s’e kuptoj dot
Se ç’thotë në ligje? Për ç’gjëmë? Për ç’mort?
Qan e s’pushon mali dyzet shekuj plot.


Me lotët e malit,me lotët e mia
S’u ngope, o Zot?



*-Malçan- mal në rrethin e Sarandës. Thuhet se emri i tij shpjegohet me togfjalëshin   “ mali qan”, pasi në shpatet e tij janë dyzetë burime me ujë të pastër,si loti..


Hëna e fëminisë sime


Sa e bukur qe hëna e fëminisë sime. Sa e bukur.
Kur loznim mbyllasyza, hipte mbi manin e xha Dhimos
Tundte degët e binin meteorë
E mes gjetheve më shkelte syrin e ma bënte
                                                                kuku, kuku.
O, po qe e bukur hënëza ime.
                                   Unë ëndëroja të martohesha me të
Ose,së paku, të merja një nuse nga hëna.

Mesnatës, kur më përcillte  në shtëpi, ulej te hardhia
                                                                          praën dritares
Ku unë më në fund, e puthja nëpër ëndëra.

Qe vërtet e bukur hëna ime. Tani
Në qiell është një hënë bullafiqe.Plakë mistrece.
                                                              Leshralëshuar përmbi det
Që përgojon gjithë natën vajzat e qytetit.

Ziliqarja e dreqit.

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete