Tuesday 7 October 2014

“Trirema e poezisë joniane” ishte një mesazh



“Trirema e poezisë joniane” ishte një mesazh
I nderuari, z. Timo Merkuri,
 Manifestimi që organizuat për të tetën herë me radhë, “Trirema e poezisë joniane”, jo vetëm se ishte një eveniment kulturor dhe letrar me peshë, por ai ishte një mesazh se si duhet afirmuar vlerat letrare cep më cep të tokave shqiptare. Njëherësh, ishte një vlerë, e cila reflekton punën në ngritjen e vlerave intelektuale letrare, që gjithashtu ndikon edhe në afirmimin dhe mishërimin e ndërsjellë të përvojave dhe në shkëmbimin e tyre në këtë fushë.
Po ashtu, “Trirema e poezisë joniane”, me pjesëmarrjen edhe të krijuesve nga vende të tjera, është faktor në afrimin e popujve.
E veçantë ishte pjesa e vizitave në Himarë dhe te Kalaja e Ali Pshës si dhe programi artistik i grupit të këngës polifonike. Të gjitha këto bashkë, e kanë begatuar dhe fisnikëruar edhe programin poetik, dhe gjithashtu i kanë nxitur komentimet e suksesshme për kulturën, letërsinë dhe për historinë.
Të përgëzoj për manifestim të suksesshëm dhe të falënderoj nga zemra për mikpritje.
E falënderoj edhe Kryetarin e Bashkisë të Sarandës, z. Stefan Çipa, që më nderoi me ndarjen, unë e konsideroj si çmim, figurën në bust, DEA-HYJNESHA E BUTRINTIT, të cilën do ta ruaj me fanatizëm si kujtim për vlerat e qytetit të Sarandës
Po ashtu, e falënderoj edhe z. Agim Mato për mikpritje të përzemërt dhe për kujdesin e respektin ndaj meje.

E hënë, 29 shtator 2014         
Me respekt, Sejdi BERISHA
P e j ë



I nderuari mik Sejdi Berisha!


Përshëndetjen tuaj e mar në adresë të gjithë antarëve të Klubit të Krijuesve Jonianë, sepse të gjithë ne punuam që të realizohej sa më mirë edicioni i VIII i Triremës Joniane. Por, duhet të theksoj se suksesi i këtij evendimenti kulturor ishte edhe kontributi i gjithë pjesmarësve si dhe i shumë të miqve krijues, që për arsye të angazhimeve të tjera, nuk ishin fizikisht të pranishëm, por krijimtarisht ishin bashkë me ne.
Ne zhvillojmë Manifestimin Poetik çdo vit, jo për të bërë një “paradë” poetësh apo krjimesh poetike, por në radhë të parë dëshirojmë të njihemi me krijuesit dhe lëvruesit e poezisë bashkëkohore të trevave mbarëshqiptare dhe të fqinjëve tanë, të shkëmbejmë me ta mendime mbi problemet e letërsisë në përgjithësi dhe të poezisë në veçanti.
Një bisedë e thjeshtë në një tavolinë poetësh, vlen më shumë se leksione të tëra nëpër katedra universitetesh, sepse nëpër këto tavolina poetësh flitet me shpirt poeti. Dhe krijohet natyrshëm një klimë poetike, aqë e domosdoshmë për ta ndjerë poezinë. Shpesh herë, më shumë flitet me heshtje se sa me fjalë. Një buzëqeshje e dëgjuesit pas një fjale tënde, ka më shumë vlerë se çdo çmim i akorduar nga komisionet e konkurseve.
Prandaj dhe ne nuk zhvillojmë konkurse nëpër takimet tona. Ne nuk japim çmime fituesish. Sepse fitues jemi të gjithë pjesmarësist, ne që ju presim dhe ju që na nderoni me pjesmarjen tuaj. Normalisht, nderi më i madh ju takon juve, miqve tanë, që e bëni më të bukur Manifestimin, me pjesmarjen tuaj.
Prania e poetëve jo shqipfolës është një kënaqsi dhe nder për ne, pasi konkretizon idenë tonë se poezia është arti i vëllazërimit të popujve. Propogandimi që ata i bëjnë nëpër vendet e tyre aktiviteteve tona poetike, por edhe resurseve turistike të qytetit tonë, janë urra që bashkojnë, nëpër të cilat ka nisur të ecë koha.
Ne menduam, që këtë vit ta zgjerojmë diapazonin e aktivitetit edhe me pjesmarjen e grupit të këngës popullore të Himarës dhe jo rastësisht. Ne e njohim këtë këngë, jemi ritur me melodinë e saj dhe ja dimë vlerat. Por duke patur parasysh se arti poetik i kultivuar e ka zanafillën nga arti popullor i kënduar, ne dëshironim që tjua prezantonim qysh në burim këtë magji poetike e muzikore, sepse të dëgjuarit nëpër kaseta apo televizione e radio e “metalizon” tingullin dhe zërin e këngëtarit. Ndërsa kur e dëgjon përballë, kënga hyn drejt e në zemër. Atëherë e ndjen dhe e kupton këngën, atëherë shtrohet rruga për të “shkuar në viset e artit jonian”.
Unë jam shumë i gëzuar që u pëlqye dhe kjo pjesë e re e programit tonë. Vetkuptohet që merita është e këngëtarëve të mrekullueshëm himarjotë dhe e marëses famoze Katina Beleri. Ata na dëshmuan edhe faktin se ...himarjotët këndojnë në të gjitha gjuhët e botës, por bota nuk këndon dot himarjotëshe.
Tani që e mësuat rrugën e Sarandës, mos prisni medoemos ftesat zyrtare.
Dhe po qe se do jenë të zëna vendet nëpër hotele, mos nguroni, portat e shtëpive dhe të zemrave i kemi gjithmon të hapura për miq si ju.


Sarandë, më 3.10.2014




I nderuari z.Timo Merkuri,

Komentimi i Juaj përkitazi me “Trirema e poezisë joniane”, është krenari për kulturën në Sarandë, por edhe pasqyrë e një cilësie të vlerave që i kultivoni, do të thotë të gjithë Ju që e bëni kulturën dhe që e afirmoni atë, për çfarë të gjithëve u uroj suksese edhe më të mëdha.
Dhe, po ashtu kujtoj se nuk keni bërë “paradë” poetësh, dhe këtë besoj se askush nuk e ka thënë. Dhe, shumë është e qëlluar që nuk zhvilloni konkurse...
Për mesazhin, peshën dhe rëndësinë e Manifestimit letrar “Trirema e poezisë joniane” (Edicioni i VIII-të), që nuk ishte vetëm ngjarje letrare, kujtoj, unë detalisht dhe gjerësisht kam thënë e peshuar në reportazhin tim në nëntë faqe të ilustruar me foto që ngelin histori e pashlyer, i cili u botua në disa portale-gazeta elektronike, por edhe në këtë faqe.
Miqësia dhe mikpritja e Juaj nuk harrohet...
S.Berisha 06.10.2014

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete