Sunday 27 September 2015

Nderimi me Pendën e Artë, të Argjendtë dhe të Bronxtë



               Nderimi me Pendën e Artë, të Argjendtë dhe të Bronxtë  

                               Fjala ceremonial në Akademinë Letrare

Nga Timo Mërkuri

Të nderuar pjesmarës  të Manifestimit Poetik Trirema Joniane!
Trirema jonë joniane mbriti në brigjet e edicionit të 9 dhe të gjithë ne zbritëm prej saj për të blatuar ide në Tempullin e posangritur të Akademisë Letrare.
Në këtë udhëtim,  një meritë dhe rol të madh ka patur  fjala  artistike e miqve tanë, e cila si një erë e mbarë mbi velat e Triremës e ka shpejtuar udhëtimin e saj nga një edicion në tjetrin, e ka bërë këtë udhëtim më të bukur, më frytdhënës duke I shndruar manifestimet tona në festa  poetike të dëshiruara.
Ne u jemi borxhllin miqve tanë për ndihmesën dhe kontributin e tyre.
Ne gjithmon kemi menduar për formën dhe mënyrën e shlyerjes së këtij borxhi. Klubi I Krijuesve Joniane nuk organizon konkurse për dhënie çmimesh për pjesmarësit në edicionet tona. Ne nuk pranojmë të marim rolin e arbitrit në vlerësimin e krijimtarisë të miqve tanë, krijimtari me të cilën ata paraqiten në manifestimet tona. Gjithashtu ne nuk jemi dakort të vlerësojmë  profilin poetic të krijuesve me një ose dy poezi që paraqiten në këto manifestime dhe të lëmë mënjanë kollona të tëra veprash letrare të krijuara prej tyre. .
 Në edicionin e kaluar disa miqve dhe shoqatave ju akordua nga Bashkia Sarandë  “Çertifikata e Mirënjohjes së Qytetit  të Sarandës”.
Në këtë edicion, në shënjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, për kontributin e dhënë në propogandimin,  studimin dhe  analizat e krijimtarisë  sonë letrare, të manifestimeve tona si dhe  kontributin e tyre letrar në letërsinë  kombëtare, klubi I Krijuesve Jonianë ka vendosur të japëë çertifikuar për  13  nga miqtë tanë simbolin e shoqatës, që përfaqsohet prej një Zogu Deti që ka formën e pëllëmbës së dorës së poetit si dhe 6 miq ti nderojë me   Pendën e Artë, Pendën e  Argjendtë dhe  Pendën e  Bronxtë të modeluar si një velë në një varkë, e cila shndrohet në një tufë pulëbardhash që nisen fluturim.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj shpall se:

     1-Penda e artë I jepet z Fatmir Terziu.
2.a-Penda e Argjendte I jepet znj Albina Idrizi
2.b-Penda e Argjendtë I jepet z Sadik Bejko

3.a-Penda e bronxtë I jepet  z Sabit Rustemi
3.b- Penda e bronxtë I jepet  z Anton Nik Berisha
3.c- Penda e bronxtë I jepet  znj Zejnepe Alili Rexhepi.

Sarandë, më 26.09.2015

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete