Sunday 4 October 2015

Ymer Nurka i ngre bejte Timo Merrkurit



                             MIQËSORE

                        Timo Merkurit

Nga Ymer Nurka


Ishte ditë e Perëndisë, si gjithë ditët, jetë e mot,
Kur ti erdhe me të qara, domosdo s’i kujton dot,
Kur të mori nëna jote, dhe të mblodhi me pelena,
Këndoi këngë pilurjote, me ushtarë e me bedena.

Shkuan orë e shkuan ditë, e pastaj si hape sytë,
I uritur pije dritë, pive qiellin me gjithë yjtë,
Pa kur pe rrezet e Hënës, i mahnitur si në këngë,
Zbrite që nga krah’ i nënës dhe kërthinj ece më këmbë.

Dhe vrapove nëpër ara, nëpër gjerdhe, nëpër ngastra,
Mësove fjalët e para, këndove këngët e pastra,
Luajte me topa bore dhe rrëshqite nëpër akull,
U dogje zhegjesh verore, e pive dhallin me shakull.

Nëpër malet asaj ane, praruar nga drit’ e Diellit,
S’të dehu raki e manit, s’të ngopi, as mish’ i hellit,
Ja ky është Timo Merkuri, dashnori këngës, së Bregut,
Që në çast, sapo e zuri, i vuri frerë shelegut !

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete