Monday 5 October 2015

Timo Merkuri, faleminderit mik!



TIMO MËRKURI, të falem nderit, or mik i dashur!
që më shkruan; se duke lexuar poemën time baladeske “Nëntë vje e nëntë ditë” je përlotur. Jam krenar që e kam bërë të qajë me vargjet e mia një poet e studies si ty, një himariot e një piluriot që e njeh folklorin e anëve të tij në majë të gishtave e me thelb të zemrës. Në fakt nuk je i pari që qan. Je i treti. Kam qarë unë ndërsa e shkruaja, Pëllumb Kulla, që më telefonte se e kisha përlotur disa herë me Kostandinin dhe ja, më në fund edhe ti. Jemi vetëm tre lexues deri tani, se libri është i ngrohtë si një bukë furre e unë ndjehem i përkëdhëlur, që ai të rrëmben lotin prej burri. Ne kemi nevojë të qajmë, sepse kemi harruar si qahet duke lexuar një libër, një libër, që ty të duket sikur e ka shkruar gjyshja jote 50 vjet më parë pranë zjarrit nëpër dimrat e Pilurit tënd. Unë jam fatlumtur që ty, duke lexuar të ngatërrohet Petriti me gjyshen tënde dhe çfarë nuk do të jepja të jem sado pak si gjyshet e Pilurit, të shpresoj se di të tregoj si ato të papërsëritshmet një histori rrënqethëse si kjo e Kostandinit të vogëlith. Natyrisht që me vjen të të përqafoj për këto fjalë të dashura dhe mezi e prisja gjykimin tënd. Sa për verejtjet zakonore si orizi i dasmave e ndonje tjetër si mosha ime, ti e di që në poezi kohët bëhen lëmsh qëllimisht për shkaqe të ditura e origjinalit i iket me njeë tradhëti të bekuar poetike pëër ta bërë sa më të afërt me lexuesit e sotëm. Mos harro se kur them 30 vite më parë, e kam saktë pak a shumë llogarinë me kohën, nga që poema ka 15 vjet që është shkruar e vetëm tani vendosa ta bëj “nuse” për publikun...
Me njëmijë falenderime për shkrimin tënd të mrekullueshëm që më gëzoi si një fëmijë.
http://atunispoetry.com/2015/10/04/...

No comments:

Post a Comment