Friday 14 December 2018

Duke kujtuar '97


Prolog…

U vranë djemt’ e pilure, u grinë…
Dhe nënëzezat mbi varre  u qëndrojnë
                                                     si hënë e eklipsuar…



1-PRANVERË E KRYQËZUAR

Tono Mërkurit

E kryqëzuan pranverën në vendlindjen time
Dhe nënat u veshën me të zeza, si Shën Mëria.
Po, pra. Krishti u kryqëzua në Sarandë,
                                           në kodrën  e Manastirit.
E bashkë me të u kryqëzua dhe dashuria.

Atë ditë kishte dhënë puthjen e parë,
Ndaj i kishte rënë një nur si bir perëndie.

Që atëherë seç ka një bukuri në atë vend,
Siç ka qielli dritën e një ylli që është shuar.

Në jetën tonë java ka vetëm të premte
Dhe viti ka vetëm një stinë, dhe atë të kryqëzuar.

Tani dielli lind i ftohtë, si një foshnjë e vdekur.

2-KU E KISHE GJITHË ATË ZEMËR?!

A.     Qurkut

Është një emër në varrezat e qytetit tim
ku kalojmë kokë ulur. Jo vetëm nga dhimbja.

Këtu heshtin burrat. Hesht era. Vetëm deti
                                                                         përbri
lëkundet si një vajtore në vajin e mortit
e me zhaurimën e dallgëve
si një rënkim që del nga shpirti
përmend emrin e njeriut
që harroi vetveten për të mbrojtur jetimët
atë vit, që njerëzit harruan të jenë njerëz.

Në atë trup të vogël Aristidh
ku e kishe gjithë atë zemër?!

3-KEMI NEVOJË PËR BUZËQESHJE

Sh. Mërtirit

…dhe hëna
përkëdhel fytyrën tënde brenda porcelanit
gjer pas mesnate. E s’do që të shkojë.

Thua se pranë teje do ta bëjë shtëpinë
a, ndoshta, do të marrë diçka nga buzëqeshja
jote
e t’ia shtojë dritës së saj. Ta bëjë më të ngrohtë.
Më njerëzore ta bëjë e ta shpërndajë nëpër botë.

Ne kemi vërtet nevojë për buzëqeshje. Po ti
pse ke dalë kaq i qeshur në fotografi,
në këtë fotografinë tënde të fundit
që na lë kujtim?!

Eh, ç’djem të bukur si yje janë vrarë në qytetin tim.


4-YLLI QË RA…

Y. Qurkut

Ky yll i bukur
         që ndrinte mbi ëndrrat e sa vajzave

Ky yll i vogël që ra
                       E dogji zemrat e motrave

O, po ky yll i vogël, ky yll i bukur
                                         ç’po ndrin mes lotëve.



5-YJET JANË TRËNDAFILA TË BARDHË

Polinë*s së vogël

Kisha një mbesë që më thoshte…
…se yjet janë trëndafila të bardhë
çelur në lëndinat e qiellit

dhe meteorët janë karafila
që Zoti ua hedh njerëzve që i do.

Po, më mblidh ti për Barbin një tufë yje
ose së paku tre-katër meteorë...

Kisha një mbesë të vogël që s'e kam më...
Te cili yll, vallë ta kërkoj?


*….ikur aksidentalisht



Nga  antologjia “Ëndërime të mbytura në det”. Shtëpia Botuese “Beqir Mysliu” Gjilan 2018

1 comment:

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete