Wednesday 16 January 2019

Petrit Ruka per shkrimin tim "Petrit Ruka vajton Dilinë"


Petrit Ruka   për shkrimin tim....Petrit Ruka vajton Dilinë

I dashur Timo, (Mërkuri)
e lexova me një frymë shkrimin tënd "Petriti Ruka vajton Dilinë" dhe u dalldisa prej gëzimit. E them me zemër në dorë, se më shumë se sa përkëdheljet ndaj meje, (që po se po më mbushin plot kënaqësi njerëzore e krenari poetike se paskam krijuar diçka kaq të mirë) akoma më tej më gëzon bindja tani e palëkundur, se në këtë fushë, atë të studimeve dhe përsiatjeve mbi folklorin shqiptar, tani Timo Mërkuri është ndër njohësit dhe studiuesit më të mirë të kësaj hullie fatkeqësisht të anashkaluar, duke injoruar mbase pasurinë më të madhe kombëtare që kemi. E kam lexuar me një frymë librin tënd të mrekullueshëm "Në bedenat e iso polifonisë" dhe nuk kam pikë droje ta them se pas librit "Autobiografia e popullit në vargje" të Ismail Kadaresë nuk kam ndeshur një libër tjetër që të sjellë kaq shumë njohuri, gjykim profesional, emocion dhe krenari për folklorin tonë. Besoj me gjithë shpirt se tërë jetën kam pasur një dhembshuri të skajshme ndaj këngës popullore. E po kështu bindjen se jemi të bekuar prej kësaj pasurie. Por po kaq shumë të madhe kam pasur brengën që kurrë nuk munda të ulem e të shkruaj në këtë fushë, ku do të doja me gjithë shpirt të kontribuoja sado pak. Ta kam zili, shumë zili. Dhe atë pak "inat" që më kap në çastin e parë, ma rrafshon e ma përmbyt një mirënjohje e pafund që dikush, shumë herë më i zoti se sa unë e bën këtë gjë mrekullisht.Një ditë (besoj me gjithë shpirt tek kjo bindje,) këto lloj librash do të jenë thesare me një çmim të florinjtë në kulturën e këtij vendi. Por më kot po ngatërrohem me këtë gjë.
Thjesht dua të të përqafoj për të thënë atë faleminderit që kjo fjalë (thjesht e shkruar) nuk e mbart dot!
Yti,
Petrit Ruka
15.01.2019

Ilirian Zhupa : Një shkrim që të lë pa frymë, shkrimi i Timos, për poezinë tënde për Dilinê... Kënaqësi t'u lexosh të dyve Petrit i dashur!

Mare nga fb

2 comments:

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete