Wednesday 15 July 2020

VAJTIMI I BURRAVE PILURJOTE


VAJTIMI I BURRAVE PILURJOTË
Sprovë

Nga Timo Mërkuri

Në datën 10.07.2020  vdiq në moshën 62 vjeçare Thoma Çipa nga Piluri. Vdekja ndodhi në mesnatë dhe në mëngjez familja hapi mortin sipas traditave pilurjote, pavarësisht se i ndjeri ndodhej  familjarisht emigrant në Patra të Greqisë prej disa vitesh dhe në çastet e mortit pilurjotët e pranishëm ishin të pakët. Sipas traditave të herëshme pilurjote, vëllai i të ndjerit, Polo Çipa zuri vajin në dhomën e burrave ku i ligjëronte të vëllait:
O Thoma o vëlla, o Thoma
Ylli që dil në saba, o vëlla,
Po ç’ishte këjo hata, o vëlla
Plag e rrëndë e dot se mba, o vëlla,
Bota na kishte sevda,[1] o vëlla
Seç ma theve njërin kra’, oooo  vëllaaaa!
       1- Teksti i mësipërm vajtohej mes ngashërimeve e lotëve, pavarësisht se në dhomën tjetër gratë kishin zënë vajin me kujë e ligjërime. Mosha e të ndjerit, që s’kishte qasje me vdekjen, vdekja e ndodhur në kurbet larg njerëzve të afërm e të dashur, larg  bashkëfshatarëve, miqve dhe të njohurve e shtonin zezonën e ligjërimeve të grave, por pavarësisht kësaj, vajtimit të Polo Çipës për të vëllanë i rezervohej vëmëndja dhe radha e nderit. Kjo vëmëndje dhe ky nderim vinte jo nga fakti i vlerësimit të tekstit apo “bukurisë[2]” së vajtimit. Shkaku ishte tjetër, vajtimi i Polo Çipës ishte “vajtim i burrave”, një rit mortor tepër i hershëm shqiptar, që në vise të tjera  është haruar, madje edhe në shumë fshatra të krahinës së Himarës nuk praktikohet më. Vetëm në Pilur  ky zakon ka rrënjë të thella në kohë e të gjëra në praktikim, si ai rrapi në mes të fshatit, ndaj dhe erërat e modernitetit i rrëzojnë gjethet e i thyejnë degë, por rrënjët nuk ja shkulin dot.                                   Rrastet e ralla ku zbatohet ky rit, misteri që buron nga hershmëria e tij si dhe qasja me “gjamën
e burrave” janë më se të mjaftueshme për të tërhequr vëmëndjen e studiuesve të dokeve zakonore shqiptare.
            2-Në dukjen e parë, riti i “vajtimit të burrave” duket se bie ndesh me formulimin zakonor sipas të cilit “burrat nuk qajnë”. Këtu ndoshta duhet të sqarojmë dallimin midis kuptimit të foljes “qaj” me foljen “vajtoj”, të cilat në dukje të parë janë identike por që në kuptimin zakonor janë shumë të ndryshme me njera tjetrën
          Të “qash” do të thotë të nxjerrësh apo të lehtësosh me klithma e lotë dhimbjen tënde  fizike apo shpirtërore  të shkaktuar nga ndonjë goditje e jashtëme, e cila të ka lënë plagë në trup apo shpirt. Përkundër kësaj, të “vajtosh” do të thotë që dhimbjen tënde (vetëm) shpirtërore, nëpërmjet vajtimit me ligje, ta shndrosh në lartësim të personit, vdekja e të cilit  ta shkaktoi këtë dhimbje. Vajtimtari nuk ka plagë fizike që të ndikojnë në dhimbjen e tij, veç atyre që i shkakton vetes në zbatim të ritit mortor, si goditje me grusht gjoksit apo cënim i fytyrës e kokës.
            3- Vajtimi i burrave në Pilur ështe një rit dhe praktikim i zakonshëm në çdo mort,. Ndryshon itensiteti emocional i vajtimeve i cili varet nga mosha e të ndjerit, mënyra e vdekjes së tij dhe nga aftësia e talenti i vajtuesit. Në këtë  kontekst,  vdekja e një të riu vajtohet me gjëmë e logori me ton të lartë. përkundër vajtimit të “shtruar” në vdekjen e  një plaku. Kështu, vdekja nga një vrasje apo fatkeqsi e menjëherëshme  ka një ngarkesë emocionale më të madhe se sa vdekja e një të sëmuri që ka lënguar në krevat muaj e vite me rradhë etj.  Ajo që duhet theksuar është fakti se çdo shtëpi[3] që ka patur mort, ka përjetuar “vajtime burrash” krahas ligjërimit të grave. Thjeshtë, në mes të ceremonisë mortore, në mes të dhomës së burrave, tepër natyrshëm, një burrë i familjes ngrihet në këmbë ose ulet në mes të dhomës e zë vajin me ligje për të ndjerin. Pasi vajton fillimisht në dhomën e burrave, niset me vaj në buzë në dhomën e grave, të cilat e rritin itensitetin dhe tonalitetin e vajtimeve të tyre, duke dramatizuar skajshëm situatën.
Është tepër i zakonshëm ky moment në mortet e fshatit tim. I pazakontë do të konsiderohet mungesa e këtij vajtimi.
         4- Në pamje të parë duket se vajtimi i burrave është një vajtim vetmitar, një vajtim i vetmuar, vajtim i një njeriu të vetëm dhe për pasojë, është një shmangie e traditës së të vajtuarit kolektiv të popullit tonë. Kështu duket  në pamje të parë.
           Në familjet pilurjote, “vajtimi i burrave” nuk është vajtim i një burri të vetëm. Këtë vajtim mund ta nisë një burrë i familjes, por natyrshëm mund ta shoqërojë dhe një apo dy burra të tjerë të familjes ose  burra që kanë ardhur për ngushëllim nqse ata e përdorin këtë rit, dmth nqse dinë të vajtojnë. Kur themi që “e shoqërojnë një apo dy burra të tjerë të familjes” nuk “fshihemi” pas rasteve kur të gjithë djemtë vajtojnë bashkërisht prindin e vdekur, por flasim për  bashkim në vajtim të familjarëve dhe burrave miq e dashamirës që kanë ardhur për të bërë zakonin (ritin) mortor të përcjelljes së të ndjerit apo të ngushellimit familjarëve.
         Le ta shohim nga një këndvështrim tjetër këtë rit zakonor: kur pilurjotët shkojnë për ngushëllim[4], ata nisen si grupe burrash[5] dhe në momentin që afrohen rreth pesedhjetë metra pranë shtëpisë së mortit, nisin “vajtimin e burrave”. Në këtë vajtim ata  përmëndin  cilësitë pozitive të të ndjerit, miqësinë e tyre me atë dhe  dhimbjen e tyre për vdekjen e tij. Këtë vajtim e bëjnë të gjithë bashkë, në formë kolektive, nën një rregull të pashkruar, sipas të cilit njeri prej tyre ligjëron vargun e parë dhe grupi e shoqëron me “iso” vajtimi dhe me goditje të gjoksit me grushte e gjeste të tjera. Ky fakt është dëshmi e pakundërshtueshme e përjetuar, prej nga nxjerim konkluzion se edhe “vajtimi i burrave”,  njësoj si vajtimi i grave është formë e vajtimit kolektiv e popullit shqiptar.
          5- “Vajtimi i burrave” të Pilurit ka qasje me “gjamën e burrave” në krahinat e veriut dhe me vajtimin e Lekë Dukagjinit dhe të ushtrisë shqiptare në sheshin e Lezhës, ditën e vdekjes së Gjergj Kastriotit. Aty Lekë Dukagjini doli para ushtrisë, ra në gjunjë, goditi tokën me pëllëmbën e dorës së djathtë, pastaj goditi gjoksin me dy grushta njeri pas tjetrit, u ngrit në këmbë dhe me gjeste vetëdëmtimi në fytyrë  hodhi një hap përpara dhe nisi të shqiptonte formulë  dhimbjeje për vdekjen e “atit, të prijësit, të zotit të Arbërisë” dhe se “tani ata mbetën jetim” etj. Pas shpinës së tij, gjithë ushtria shqiptare përsëritëte lëvizjet, gjestet e fjalët e Lek Dukagjinit, i cili pastaj bënte lëvizjen e dytë duke rënë prapë në gjunjë e duke goditur përsëri tokën, për tu ngritur prapë dhe duke ecur në këtë mënyrë drejt Katedrales, ku ishte trupi i Skënderbeut.. 
            6-Disa studiues, këtë ditë e quajnë si ditën kur filloi të përdorej zakoni  “gjama e burrave”. Vlerësimi i ditës së vdekjes së Skënderbeut si dita kur filloi përdorimi i ritit të “gjama e burrave” është njësoj si të shohës në një pemë molle një kokërr mollë në degën e lartë, të hipësh e ta këputësh dhe duke e ngrënë  të thuash se…pema e mollës sot filloi të ritet. Vetkuptohet që është gabim llogjik pasi normalisht mund të thuash se ditën e sotme këputa dhe hëngra kokrën e parë të mollës të kësaj peme por jo se mqse ti hëngre mollën e parë, atëherë filloi të ritet pema e mollës..Historianët kanë parë dhe kanë  marë “kokrën e mollës” (Vajtimin e Lekë Dukagjinit)  por pema e mollës (riti mortor, pjesë e kodit zakonor) ishte mbjellur me kohë dhe ishte ritur e kishte prodhuar kokra me kohë. Konkretisht   riti i “gjamës së burrave” ishte futur në Kanun (Kanuni i Lekë Dukagjinit) pasi ishte debatuar në Kuvendin e Dibrës qysh në gjallje të Skënderbeut.
         Ndërkohë ka një anë tjetër negative cilësimi si datlindje e këtij riti dita e vdekjes së Skënderbeut. Riti i “gjamës së burrave” është “binjak” me ritin e “vajtimit të burrave”. Dikur ka qënë i njëjtë gjer në imtësi[6] si dy degë të një peme, por ndryshimet mes krahinave si pasojë e zjarrit të pushtuesit dhe ngricës së robërisë turke, bëri që njërës degë të mos i ritet filizi apo tjetrës ti përzhiten gjethet, duke pësuar ndryshime dytësore mes tyre,. Kështu “vajtimi i burrave” ndryshon nga “gjama e burrave” se te “vajtimi i burrave” kemi vajtim me ligje ndërsa te “gjama e burrave” kemi vetëm shqiptime të formulave të caktuara me kanun. Nuk është shumë e vështirë që një ligjërim vajtimor të ngurtësohet në një formulim vajtimi ose anasjelltas, një formulim vajtimi të shpërthejë në ligjërim si ujrat e përenjve malorë kur shkrin dëbora. Gjestilacionet janë gati të njëjta, vetkuptohet që kanë ardhur duke u zbutur në kohën tonë. Në thelb, të dy ritet  janë akoma identike, pavarësisht se duken  si dy degë peme pas një zjarri, sepse i ushqen e njëjta  rrënjë peme. Këto rite, për nga identiteti, janë rite mortore të herëshme shqiptare, parailire dhe ushtrohen kolektivisht.  
           7-Ndërsa themi se riti i vajtimit kolektiv është një rit parailir, duke e cilësuar datën e vajtimit të Lekë Dukagjinit si datë e lindjes së ritit mortor të “gjamës së burrave” ne e afrojmë datlindjen e këtij riti mortor në mesjetë, duke i mohuar epoka jete.  Dhe po të shohim se “vajtimi me ligje” është burimi i këngës sonë iso-polifonike si shumëzërrësh popullor, duke shkurtuar kohën e ekzistencës së këtij riti vajtimor, ne shkurtojmë padrejtësisht edhe  kohën e jetës së këngës sonë . Pra, me “një të rënë të lapsit” fshijmë epoka të tëra historike dhe kulturore të popullit tonë duke rënë në kurthin e tezave se “shqiptarët janë të ardhur von në ballkan”.
        8-Doket tona zakonore, ritet mortore, këngët dhe vetë historia e jonë nuk ka filluar në mesjetë, sado e lavdishme të jetë epoka që cilësohet. Mesjeta është një kapitull i historisë sonë me sukseset dhe disfaktat e saj, por historia e jonë është një libër me shumë kapituj, leximi i të cilëve është detyrë dhe detyrim para se të nisim të shkruajmë për tema të tilla madhore, që konfigurojnë tiparet e kombit tonë.
          9-Normalisht që lind pyetja se si shpjegohet që ky rit kaq i hershëm i ka mbijetuar trysnisë së pushtuesit turk për pesëqint vjet në Pilur dhe në disa fshatra të veriut, ndërsa është “fshirë”, “djegur” apo haruar në fshatra dhe krahina të tëra të vendit tonë. Pyetja është shumë e drejtë dhe llogjike por ne duhet të zgjerojmë hapësirën e shpjegimit për të gjetur arsyen.  
           Ritet mortore lindën në shoqërinë shqiptare në kohën e konsolidimit të familjes bashkë me disa rite e doke e norma të tjera tipike si “besa”, “nderi i motrës”, “shënjtëria e nënës” për tu vijuar me këngën “shumëzërrëshe popullore”, “martesat jashtë fisit”etj të cilat ishin si kromozonet e AND të etnitetit tonë. Mbi bazën e tyre u krijua etniteti ynë i cili kishte një unitet origjine në tërësinë e tij. Ky krijim zgjati në disa epoka dhe nuk u bë për disa shekuj.
           Pushtimi turk ishte si një zjarr që dogji e preu çdo degë peme, por ky zjarr nuk i përfshiu disa krahina e fshatra, që për arsye të ndryshme gëzuan një farë autonomie nga pushtuesi, përfshi këtu edhe besimin fetar të krishterë..Të tilla ishin  krahina e Himarës, Mirdita dhe disa zona të tjera veriore ose të disa fshatra të thella malore. Në këto krahina jeta vijonte sipas dokeve zakonore shqiptare dhe besimit kristian. E cilësojmë besimin kristian sepse në krahinat e tjera shqiptare që pranuan ndryshimin e fesë (për çfardo arsye), në ritet e jetës së tyre (si ritet mortore, dasmat etj) u futën  normat zakonore myslimane, të cilat nuk i linin hapësirë riteve të herëshme shqiptare. Në këto krahina autonome jeta vazhdonte sipas kodeve të herëshme zakonore shqiptare, të cilat ruheshin me konservatorizëm, që në fakt  shpëtoi shumë doke e zakone të vjetra, duke mbajtur të pastër identitetin shqiptar të banorëve.     
         Piluri është fshat malor, me popullsi autoktone të vendosur aty qysh në antikitetin e herëshëm, fshat luftëtarësh me besim kristian ortodoks dhe doke e zakone të herëshme që lëshojnë “filiza” dhe në ditët tona. Pushtuesi turk e ka masakruar dhe e ka djegur çdo shtëpi por  zjarri i tij nuk i dogji dot “rrënjët e pemës” të riteve  zakonore të herëshme që vazhdojnë të ushqejnë filizat e rinj me të njëjtin ushqim.
          10-Riti mortor i “vajtimit të burrave” në rastin tonë nuk u bë në Pilur por u bë në Patra të Greqisë, ku kishte emigruar familjarisht i ndjeri, bashkë me prindërit. Duke e ballafaquar me rastin e “gjamës së burrave” që ju bë Martin Camajt në fshatin e tij, ku familja organizoi ceremoninë e “gjamës së burrave” mbi rrobat që poeti pati dërguar paraprakisht nga Gjermania, duket se ka një shmangie të kodit zakonor në rastin pilurjot.
           Martin Camaj, shkrimtari dhe albanologu i shquar shqiptar. që kaloi një pjesë të mirë të jetës në Gjermani me një karrierë të ethshme akademike, ku dhe ndërroi jetë më 1992, është vajtuar me “gjamë burrash” në familjen e tij, ku ai edhe është vajtuar me lot e kujë prej grash e burrash njëherësh, duke qëndruar i pajetë para tyre në shtëpinë e lindjes, jo me trup por me kostum.
            Vajtimi mbi petkat e Martin Camaj është bërë sipas konceptit që “morti bëhët në shtëpinë e të ndjerit”, pavarësisht se ku vdes ai. Kështu u është bërë morti në Shqipëri mijra e mijra nizamëve shqiptarë që  janë vrarë nëpër luftërat turke shkretëtirave të Arabisë dhe kanë qënë të pranishëm në shtëpitë e tyre vetëm me shpirt, si zogj të bardhë ardhur nga larg..
           Në rastin tonë, vdekja ndodhi në Patra të Greqisë, ku i ndjeri kishte shtëpinë dhe familjen e tij bashkë me prindërit. Shtëpia në Patra, pavarësisht me qera, e blerë apo e ndërtuar prej të ndjerit, ku banonte ai vetë me familjen dhe prindërit, plotësonte  kuadrin e formulimit “shtëpi dhe familje” që kërkon riti mortor. Piluri mbetet thjeshtë fshat i origjinës, aty pas mjegullës, me dritaret e shtëpive të braktisura që lotojnë vesë mëngjezeve .

Sarandë, më  12-14 07.2020


[1] Ka kuptimin…Bota na kishte zili…
[2] Vajtoi bukur… themi për ndonjë vajtore që vajton me tekst  të arirë dhe zë  të bukur (melodi) vajtimi. Thuhet ndryshe dhe…me lloj vajtimi.
[3] Në përmbledhjen time “Ku hardhia pikon vesë” me këngë, vaje e bejte pilurjote, botim I MILOSA Sarandë  2012 kam publikuar disa vajtime të tim eti për vëllain, nënën dhe xhaxhain tim, kështu që nuk është nevoja ta zgjeroj listën e vajtimeve të burrave në këtë shkrim.
[4] …nëpër fshatra  të tjera , larg vendbanimit të tyre.
[5]  Natyrshëm që kanë marrë dhe gra me vete, por ne flasim për ritin e burrave.
[6] Në vajtimin e Skënderbeut veç ushtarëve dukagjinas apo krutanë, ishin edhe ushtarët himariotë dhe epirotë të cilët bënin ritin e “vajtimit të burrave” apo “gjamën e burrave” njëherësh me pjesën tjetër të ushtrisë.

2 comments:

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete