NJË PËRQAFIM AUREOLEJE
Nga Timo Mërkuri
Në ditën e Nënë Terezës, kur
kujtesa e botës përkulet me respekt ndaj figurës së saj, poezia “Në përqafim
aureoleje” e Albina Idrizit vjen si një lutje poetike, si një rrëfim i
brendshëm dashurie e përulësie. Ajo nuk është thjesht një poezi kushtuar një
shenjtoreje, por një shfaqje e thellë e mirënjohjes dhe dashurisë që poetja
mbart për Nënë Terezën. Në vargjet e saj, shfaqet një adhurim i brishtë dhe i
sinqertë, i cili e bën lexuesin të ndjejë sikur çdo fjalë është një petal që
vendoset mbi aurën e dritës së saj. Këtë poezi në këtë ditë të shënuar menduam
ta lexojmë disi më ndryshe nga poezitë e tjera dhe konkretisht të bëjmë :
1. Leximi shpirtëror
Në këtë lexim, poezia është një
lutje e hapur e poetes përballë kujtimit të Nënë Terezës. Ajo nuk e sheh vetëm
si figurë të lavdishme, por si një praninë shpirtërore të përhershme që
përqafon njerëzimin: “Më kujto, si është
/ me një zgjatje krahu të përqafosh / qindra mijëra shpirtëra rruzullit /
njëherësh.”
Poetja, përmes kësaj lutjeje,
shpreh dashurinë e saj të pafund për Nënë Terezën, duke e përfytyruar atë si
një nënë universale që nuk përqafon një fëmijë, por mijëra shpirtra. Ky
përqafim i amshuar është prova e dashurisë që tejkalon kufijtë njerëzorë dhe
shndrrohet në dashuri të hyjnizuar.
Edhe pjesa tjetër e lutjes “Të arrish tek tjetri / pa hedhur hapin”tregon
adhurimin e poetes për fuqinë e dashurisë së Nënë Terezës, e cila nuk njeh distanca
të pa aritëshme. Kjo është dashuria që prek shpirtrat pa fjalë, që mbërrin në
zemra me një buzëqeshje të ngrohtë, me fjalë shëruese. Por ajo që duhet
theksuar është fakti se këtu, poetja nuk është thjesht vëzhguese, por besimtare
e kësaj dashurie universale.
Dashuria e Albina Idrizit për
Nënë Terezën duket edhe në bindjen e saj se zemra njerëzore është vendi i
takimit të të gjitha besimeve: “dhe zemra
e njeriut / është altari më i bukur / i të gjitha besimeve.” Në këtë altar,
dashuria nuk ka nevojë për gurë e katedrale, sepse tempulli i saj i vërtetë
është zemra njerëzore që rreh për tjetrin.
Ky është kulmi i leximit shpirtëror: poetja e sheh Nënë Terezën si shenjë
të dashurisë së Zotit, që i përket të gjithëve pa dallim feje, gjuhe apo race.
2. Leximi artistik
Në aspektin artistik, poezia
ngrihet mbi figura të qarta dhe domethënëse. Përsëritja e thirrjes “Më kujto” e jep poezinë si një lutje
poetike, një psalm dashurie. Struktura e vargut të lirë i jep frymëmarrje të
brendshme dhe e lë fjalën të rrjedhë natyrshëm, si një rrëfim intim.
Metafora e fuqishme e “anijeve prej letre” bart në vetvete një
kontrast: brishtësia e letërsisë dhe kujtesës njerëzore përballë madhështisë së
një figure të pavdekshme si Nëna Tereze. Kujtesa njerëzore është e lëkundshme,
shpesh e brishtë, por në të njëjtën kohë ajo mban peshën e kujtimeve të mëdha: “Më kujto, të lutem / këtij udhëtimi
sfilitës / në anijet prej letre / që ndërton vazhdimisht / kujtesa konkave e
njerëzimit.” Anijet prej letre, ndonëse të brishta, bartin mbi valët e
kohës peshën e kujtesës së përjetshme; dhe kjo e bën çdo kujtim të duket si një
mrekulli që sfidon harrimin. Kjo figurë poetike është një nga shfaqjet më
artistike të dashurisë së poetes për Nënë Terezën: dëshira për ta mbajtur të
gjallë kujtimin e saj edhe kur mjeti është i brishtë.
3. Leximi filozofik
Në planin filozofik, poezia e
Idrizit është një reflektim mbi praninë dhe mungesën, mbi universalen dhe të
përkohshmen. Dashuria e poetes për Nënë Terezën merr trajtë pyetjeje
ekzistenciale: “si është të jesh
gjithandej / pa qenë askund”? Kjo pyetje na kujton se shenjtëria nuk është
prani fizike, por energji shpirtërore që e kapërcen kohën dhe hapësirën, duke
na bërë të besojmë se përjetësia është thjesht emri tjetër i dashurisë.
Ky varg bart një kuptim të thellë filozofik:
Nënë Tereza nuk është më në botë fizikisht, por prania e saj është kudo, në
shpirtin e njerëzve, në kujtesën e botës, në gjestin e dashurisë që ajo u mësoi
të gjithëve. Poezia e shfaq atë si një figurë që tejkalon qënien fizike, trupin
dhe hyn në dimensionin e përjetësisë. Po ashtu, pohimi se dhimbja dhe gëzimi
kanë të njëjtën gjuhë, është një reflektim filozofik mbi unitetin e përvojës
njerëzore: “si dhembja si gëzimi / kanë
të njëjtat pasthirrma / në të gjitha gjuhët e botës.” Këtu poetja shfaq
bindjen se dashuria dhe dhembshuria e Nënë Terezës prekën diçka më thelbësore
se kulturat e ndryshme ,prekën vetë natyrën njerëzore.
4. Në një ditë përkujtimore si
kjo, kur emri i Nënë Terezës shndrit mbi kujtesën e njerëzimit, poezia e Albina
Idrizit ngjan si një portë faltoreje e vogël e hapur për zemrat e njerëzve, ku
lexuesi hyn për të ndier nga afër ngrohtësinë. Fjala poetike nuk është vetëm
përkujtim, por është përjetim. Kur lexuesi dëgjoi vargjet: “Më kujto, si është / me një zgjatje krahu të
përqafosh / qindra mijëra shpirtëra rruzullit / njëherësh,” ai nuk pa vetëm
një imazh poetik, por ndjeu dhe një dridhërimë mallëngjimi në zërin e poetes,
çka e bëri të përjetonte çastin si i përfshirë dhe ai vetë në atë përqafim. Ndaj themi se
kjo poezi e bën të prekshme një dashuri që është e pamatshme. Në një ditë si
kjo, lexuesi dhe dëgjuesi merr një mësim
të heshtur: dashuria nuk është teori, por gjest i përditshëm. Ndërsa vargjet
thonë: “Me vështrimin që fshik, / me
buzëqeshjen që ngroh, / me fjalën që shëron,” secili kujton se edhe gjesti
më i thjeshtë ka peshë të pafund kur buron nga zemra.Kjo poezi, e lexuar në
Letnicë, aty ku Nënë Tereza dëgjoi për herë të parë fjalën e Atit, bëhet një
udhëtim i dyfishtë: kujtesë dhe përjetim. Lexuesi jo vetëm që përkulet me
nderim, por përfshihet në një dashuri që nuk ka kufij, duke u bërë edhe vetë
pjesë e saj. Dhe kështu, fjala poetike arrin të ribëjë për një çast atë që bëri
jeta e Nënë Terezës: të mbledhë njerëzit rreth dritës së dashurisë.
5.Vlerat që shfaq Albina Idrizi
në poezi; dashuria universale, respekti për çdo shpirt, përqafimi shpirtëror
dhe introspektimi gjejnë reflektim edhe tek poetët modernistë europianë si Rainer
Maria Rilke, T.S. Eliot dhe Federiko García Lorka, por me një ndryshim tepër
domethënës për ne: Ndërsa këta poetë meditojnë filozofikisht mbi ekzistencën
dhe humbjen, Idrizi e bën këtë në një mënyrë të ngrohtë, intime dhe humaniste,
duke e shndruar përjetimin në një lutje dhe përqafim që prek zemrën e lexuesit.
Vargjet:
“Me vështrimin që fshik, / me
buzëqeshjen që ngroh, / me fjalën që shëron.”
“dhe zemra e njeriut / është altari më i bukur / i të gjitha besimeve.”
tregojnë se humanizmi i poetes
nuk është abstrakt e filozofik, por i prekshëm; nuk është vetëm përshkrim, por
një përvojë shpirtërore që zgjon ndjesinë e përbashkët njerëzore dhe admirimin
për praninë universale të dashurisë.
Kur ne e shohim Albina Idrizin
duke ecur në modernizëm paralel me poetët më të zëshëm europianë, por në
“trotuarin tjetër”, atë pranë jetës reale, ndjejmë një trishtim të ëmbël dhe
një admirim të thellë. Afërsia shpirtërore është e dukshme: idealet e saj
humaniste, përqafimi i njerëzve, dhe përjetimi i dhembjes dhe gëzimit janë
pjesë e së njëjtës rrjedhë mendimi dhe ndjenje.
Por realiteti e ndryshon rrugën e
saj; ajo nuk kërkon famë, as skena të mëdha. Ecën në trotuarin e
përditshmërisë, duke dhënë dorën e dashurisë, duke përqafuar njerëzit në
heshtje, dhe duke i dhënë kuptim jetës me fjalë që shërojnë: “Me vështrimin që fshik, / me buzëqeshjen që
ngroh, / me fjalën që shëron.”
Ndjejmë përulësinë dhe nderimin,
sepse vlerat e mëdha nuk varen nga famë apo tituj, por nga përkushtimi i
përditshëm dhe pastërtia e shpirtit. Në këtë ecje paralel, ku modernizmi
europian takohet me përulësinë e jetës reale, kuptojmë se dashuria dhe
përkushtimi njerëzor janë të njëjta kudo dhe Idrizi bëhet bashkëudhëtare e
shpirtit tonë, duke na mësuar se praninë e madhe shpirtërore e gjen jo në famë,
por në gjestet e përditshme që ngrohin zemrat. Në këtë mënyrë fjala e Albina
Idrizit nuk është thjesht kujtesë, por shndërrohet në një aureolë dritë që na
përqafon të gjithëve, sikur vetë Nënë Tereza të zgjaste dorën e saj mbi
njerëzimin
Ndaj dhe ne ndjejmë krenari për
poeten tonë.
Sarandë, më 5 shtator
2025
NË PËRQAFIM AUREOLEJE
Më kujto, si
është
me një
zgjatje krahu të përqafosh
qindra
mijëra shpirtëra rruzullit
njëherësh.
Të arrish
tek tjetri
pa hedhur
hapin.
Me
vështrimin
që fshik,
me
buzëqeshjen
që ngroh,
me fjalën që
shëron.
Ndërmendmë,
se
si dhembja
si gëzimi
kanë të
njëjtat pasthirrma
në të gjitha
gjuhët e botës,
dhe zemra e
njeriut
është altari
më i bukur
i të gjitha
besimeve.
Më kujto, të
lutem
këtij
udhëtimi sfilitës
në anijet
prej letre
që ndërton
vazhdimisht
kujtesa
konkave e njerëzimit,
si është të
jesh gjithandej
pa qenë
askund.
Dëshmi
ReplyDeleteIsha plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.
Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:
✅ Magji Dashurie
✅ Magji Shtatzënie
✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë
📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
Telefon/WhatsApp: +2349046229159
Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!