Friday 18 January 2013

Një sugjerim për një letër



NJË SUGJERIM PËR NJË LETËR

Nga Timo Merkuri

(Botuar te Zemra Shqiptare, më 29.06.2011)

I nderuari miku im Daniel Gazuli!

Nga Saranda po ta nis këtë letër, unë, miku yt Timo Mërkuri
 E lexova me vëmëndje letrën që ju ka dërguar At Gjergj Fishta dhe vërtet që u ndjeva pak ngushtë. Jo për gjë tjetër, por për vetë faktin se qeshë unë ai, që i pari ju nisa një letër para pak ditësh, duke ju kërkuar një këshillë. Unë jua kërkova këshillën si miku i vdekshem por i gjallë mikut te vdekshëm por të gjallë. Dhe e bëra këtë bazuar te dijet e tua të shumta e nuk ma mori mëndja se do vinte një ditë që të të kërkonte këshillë a kthjellim që nga parajsa At Gjergj Fishta, duke tu drejtuar si i pavdekëshmi të gjallit.
E si të thënka;-Po e pi kafen me Shën Pjetrin.
Po domosdo që me Shën Pjetrin do e pijë kafen dhe domosdo në parajsë.
Se me shejtanin e pimë ne kafen mëngjes për mëngjes, këtu në ferin tonë dhe marim mësimet e tij, si për ta nxirë më tepër.
Ngushtë je more miku im, vërtet ngushtë dhe nuk e di se si do ti përgjigjesh. Dhe nuk di si të të ndihmoj edhe unë. Se nderin që më bëre nuk ta haroj dhe nderi me nder shlyhet.Ose së paku me një këshillë.Po unë vërtet s’di si të të ndihmoj.
S’di ç’këshillë të të jap a së paku një project përgjigje për Atin e përndritur.
Se At Gjergjin nuk e dërgon dot te lisat e Pilurit, ku fryn era dimër e behar.
Edhe për faktin se ai është mirë e bukur në parajsë, sepse e kreu me nder që në gjallje detyrën e tij, por edhe për faktin se nuk të pyet për hallin e vetë, por të pyet për bëmat tona në këtë vënd e në këtë kohë.
Po të pyet se vërtet a janë tharë lisat dhe po harbojnë shkurret.
Si do ti përgjigjesh e ti thuash se ka ca mote që lisat nuk janë tharë, por janë prerë e në vend të tyre kanë mbirë vetëm fera. E nëpër to lëvrijnë veç gjarpërinj.
Po për Skënderbeun që të pyet, si do ja sqarosh e ti thuash se vetë shqiptarët nuk ja dashkan monumentin në viset shqiptare dhe që llapin sa poshtë e lart se nuk na qënkish shqiptar.
Unë nuk do guxoja që ti them se ka shqiptarë që rinë e qajnë mbi vendvarimin e Sulltan Muratit të parë të vrarë në atë luftën e madhe në Fushën e Mëllënjave, ndërsa Skënderbeut nuk i dinë as varrin. Dhe sokëllijnë nëpër Shqipëri se qënkan nipërit e atij sulltani dhe se Shqipëria duhet të ribëhet Turqi .
Unë nuk jam tip që trëmbem kollaj, por nuk kam guximin ti dëftoj At Gjergj Fishtës as për shkollat e as për gjuhën shqipe, se nuk dua të vras një të pavdekshëm.
Besomë more mik se më vjen shumë keq që stë ndihmoj dot me ndonjë këshillë.
Por që tja thuash troç fare si është e vërteta, këtë, të lutem mos e bën. Mos e bën se do ndizet ndonjë sherr në parajsë dhe sdihet kur e si e lajmë borxhin e këtij sheri.
Pooor, po sikur ti dërgosh At Gjergj Fishtës, në vënd të përgjigjes me letër, një televizor, nga ata që marin vetëm një stacion, si qëmoti, TVSH.
O po do kënaqet Ati, se ska parë televizor në gjallje të tij. Pastaj kur të shohë kronikat e të dëgjojë lajmet e përparimit të vëndit e të lumturisë e begatisë së popullit, për ritjen ekonomike që ka vendi ynë dhe që ja kalon Gjermanisë dhe Amerikës bashkë,për luftën që bëjmë ne ndajë korupsionit që p one e bëjmë etj etj, o po do rijë rehat në parajsë e do lozë domino me shën Pjetrin tërë motin e sdo të pyesë më për hallet e vendit. Tani, është një çikë problem edhe televizori me ca filma e ca emisione me ato fëmërat që mbanëveshur vetëm një spango a një llastikë , se letërdërguesi yt është edhe prift dhe si prift, është pakëz namusqar në këto punë, por nga që sdo e kuptojë shqipen që flasin ato në TVSH, do kujtojë se janë fëmëra sërbe.
Kështu shpëton nga halli more mik.
E po mua, këtu te lisat e Pilurit, ku më dërgove zotrote, vetëm këto më erdhën ndër mënd, ndajë ti thashë. Po ti bën si bën e jepi një përgjigje atij Shqiptari të Madh, që dhe atje në parajsë qn ende për Shqipërinë.
Zoti të ndihmoftë o mik, se unë deri këtu e pata hapin.

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete